



Sokol Paja
Foto: Ndrekë Tonaj + Diana Ivezaj/
New York, 1 nëntor 2026- Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” organizoi në mënyrë mallështore Festivalin e XXXIV Shqiptar duke bashkuar patriotët, artistët, këngëtarët, valltarët, grupet muzikore, ansamblet folklorike, instrumentistë, kërcimtarët, skenografët e koreografët në një spektakël madhështor dedikuar gjuhës shqipe, elementit themelor të përkatësisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Një investim shpirtëror e kulturor i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës si garanci e vazhdimësi patriotike për çdo fëmijë shqiptar të lindur e rritur në emigracion.
Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” si institucion fetar, atdhetar, kulturor e komunitar, me organizimet serioze e dinjitoze i bën një nder e shlrbim të jashtëzakonshëm trashëgimisë kulturore kombëtare dhe mbarë mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimtaria frymëzuese e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York duke bashkuar mbarë shqiptarët nga çdo cep i Amerikës, është vlerë, identitet, trashëgimi dhe pasuri e jashtëzakonshme për diasporën shqiptare.
Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve të New York-ut, personalitet fetar, atdhetar e kombëtar, në fjalën kryesore të Festivalit theksoi ky vit ka një randësi të veçantë dhe të thellë për të gjithë ne. Na sonte e dedikojmë këtë festival gjuhës tonë të bukur shqipe. Gjuha jonë është rrahja e zemrës së identitetit tonë, fillim i artë që lidh të kaluemen tonë me të ardhmen dhe simboli më i naltë i qëndresës sonë si komb.
Festivale si ky janë të radha sepse na ndihmojnë të ruajmë kulturën tonë të pasur, traditat tona të gjalla dhe gjuhën amtare për brezat që do të vijnë. Përmes këtyre aktiviteteve, na sigurojmë që rranjet tona të qëndrojnë të forta, megjithëse jemi larg atdheut. Sonte, zemrat tona mbushen me plot krenari kur shohim djemtë e ri dhe vajzat e reja në skenë që do të përformojnë për ju sonte. Përmes valles, muzikës dhe kangës së tyre, ata mbajnë ndezur pishtarin e trashëgimisë sonë. Faleminderit të gjithë organizatorëve që punuen pa u lodhë ditë e natë me e ba të muejtun këtë festival. Faleminderit të gjithë juve të pranishëm që me përkrahjen tuej dëshmoni bukurinë e kulturës sonë, theksoi Dom Pjetër Popaj.
PROGRAMI I FESTIVALIT TË 34-TË SHQIPTAR
1.Film i shkurtër: “Gjuha jonë”
2.Hapja – Gegë e toskë
3.Dom Pjetri – Përshëndetja e festivalit
4.Rozafati: Valle e Ulqinit
5.Nora e Kelmendit: Valle (Prej Malësie në Tropojë)
6.Gjovani Gjonaj: Ulqini ynë
7.Flamur Biçaku: Potpuri e Shqipërisë së Mesme
8.Bashkimi Dance: Valle me motive çame
9.Haxhi Nezaj: Prej nji shpati
10.Nik Çarku: Cili asht ma bukur
11.AYC Greenwich: Valle me motive të Tropojës
12.Grupi Lab: Gjuha shqipe
13.Gjergj Kastrioti: a) Valle e shoqëruar me çifteli e fyell b) Valle me DJ e tupana c) Këngë d) Valle
14.Rozafati Dance: Valle me motive të Kosovës
15.Ermina Bushi: Ç’ka ka zogu
16.Barbana: Valle me motive të Shqipërisë së Mesme
17.Nora e Kelmendit: Rrofsh përjetë, Malësia e Madhe
18.Projektori me film për kombin shqiptar
19.Montclair University – Kolazh këngësh popullore
20Merita Halili: Na leu dielli n’at buzë mali
21.Rozafati Dance: Valle me motive të jugut
22.Haki Krasniqi: Moj Kosovë, t’u njeft e mira
23.Bashkimi Dance: Valle me motive Tropoje
24.Lorna Hysa: Do marr çiften, do dal për gjah
25.AACW Dance: Për ty, Nanë
26.Grupi Lab: Kënga labe
27.Besim Muriqi: Mora udhën kah Manastiri
28.Albanian Roots: 2 valle
29.Struga: a) Zana Sahiti – Shqipëri, o nana ime b) Instrumentale me çifteli c) Siara Kaba, Arlinda & Diana Dauti – Hidhet vallja d) Valle me motive të veriut
30.Gjystina Bojaj: Këndon bilbili fushave
31.Argjend Llogaj: O gjuhë e bukur
32.Dijana Vajushi: Malësinë time
33.Rozafati Dance: Valle me motive Tropoje.
KOMISIONI ORGANIZUES:
Famullitar: Dom Pjetër Popaj, Kryetar i Këshillit të Kishës: Ndrekë Tonaj, Kryetar i Qendrës Nënë Tereza: Mark Berishaj, Drejtor i Festivalit: Dr. Elizabet Peraj, Drejtor artistik: Agim Kola, Regjia: Agim Kola, Prezantues: Zef Vataj & Mikejla Nonaj, Koordinatore e reklamave: Dr. Elizabet Peraj, Drejtues i orkestrës: Alfred Popaj, Video: Festor Volaj, Photography: Diana Ivezaj
ANËTARËT E KOMISIONIT:
Agim Kola, Alfred Jaku, Alfred Popaj, Angjelina Nika, Diana Ivezaj, Dr. Elizabet Peraj, Gjergj Paloka, Ismer Mjeku, Kristina Popaj, Mark Berishaj, Mikejla Nonaj, Ndrekë Tonaj, Petrit Grishaj, Vjeko Cotaј dhe Zef Vataj.