
Dr.Mehmet Prishtina/
Me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisësë Shqipërisë, sjellim në kujtesë një nga ngjarjetmë të dhimbshme të historisë sonë kombëtare:vrasjen e Luigj Gurakuqit, njërit prej personalitetevemë të shquara të Rilindjes Kombëtare, firmëtarittë Pavarësisë, intelektualit, burrështetasit dheatdhetarit të përkushtuar ndaj çështjes shqiptare.
Luigj Gurakuqi nuk ishte vetëm një politikan elitardhe një mendje e ndritur e kombit, por edhe njëmik i besës, i qëndrueshëm dhe bashkudhëtar nëidealet kombëtare të Hasan Prishtinës. Miqësiadhe bashkëpunimi i tyre mbështeteshin në njëvizion të përbashkët për Shqipërinë e lirë, tëpavarur, demokratike dhe me dinjitet kombëtar.Ata i bashkonte bindja se interesat e atdheut duhejtë qëndronin mbi çdo interes personal e partiak.
Dokumenti nr. 143, i botuar në gazetën “Dielli” tëBostonit, më 2 prill 1925, na sjell një dëshmi merëndësi të veçantë për rrethanat që pasuan vrasjene Luigj Gurakuqit në Bari të Italisë, më 2 mars 1925.Përmes këtij raportimi gazetaresk dokumentohenzhvillimet e hetimeve, dyshimet e ngritura ndajkonsullit shqiptar në Bari, dëshmitë dhe reagimete bashkatdhetarëve shqiptarë, si dhe kërkesat etyre për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje politike.
Veçanërisht domethënëse janë përshkrimet eceremonisë mortore, ku morën pjesë personalitetetë njohura politike e kombëtare shqiptare. Praniae Hasan Prishtinës në këtë ceremoni dhe fjalae tij në emër të anëtarëve të qeverisë së rënëdëshmojnë jo vetëm lidhjen e ngushtë miqësoredhe politike ndërmjet tyre, por edhe dhimbjene thellë të mërgatës shqiptare për humbjen enjërit prej përfaqësuesve më të çmuar të kombit.
Një moment që meriton të veçohet është fjala ezonjës Gjika, e cila, në emër të grave shqiptare,i dha lamtumirën e fundit Gurakuqit me njëmesazh që tejkalon kohën: “Forca mund tëprishë jetën e njeriut, po jo idetë.” Kjo thëniepërmbledh më së miri filozofinë e qëndresësdhe të pavdekësisë së idealeve kombëtare.
Ky dokument ka vlerë të veçantë edhe për faktin sepasqyron klimën e rëndë politike të Shqipërisë sëviteve 1920, përplasjet ndërmjet kundërshtarëvepolitikë dhe shqetësimin e patriotëve shqiptarë përsigurinë e bashkatdhetarëve të mërguar. Ai përmbangjithashtu të dhëna për pretendime dhe dyshimetë ngritura në atë kohë, të cilat duhen lexuar nëkontekstin e raportimit bashkëkohor, pa i ngatërruarme përfundime përfundimtare të një procesi gjyqësor.
Në këtë përvjetor të madh të Pavarësisë, kujtimi iLuigj Gurakuqit merr një domethënie të veçantë.Nuk mund të kremtojmë me dinjitet 28 Nëntorinpa kujtuar ata burra që jo vetëm kontribuuan nëthemelimin e shtetit shqiptar, por edhe vuajtën, upërndoqën dhe sakrifikuan jetën për idealet e tij.
Luigj Gurakuqi u vra fizikisht, por idealet e tij nuk u shuan. Ato mbeten pjesë e ndërgjegjessonë kombëtare dhe e historisë së përpjekjeveshqiptare për liri, drejtësi dhe shtetndërtim.
Publikimi i këtij dokumenti është një homazh përLuigj Gurakuqin, për miqësinë e tij me HasanPrishtinën dhe për të gjithë ata atdhetarë që nuke ndanë kurrë fatin e tyre nga fati i Shqipërisë.
Lavdi jetës dhe veprës së Luigj Gurakuqit!Nderim për Hasan Prishtinën dhe të gjithëata që mbrojtën idealin kombëtar!
Burimi arkivor dhe bibliografik:
Gazeta “Dielli”, Boston, nr. 2845 (388), 2 prill1925, f. 4.
Dokumenti nr. 143.
Përgatitur në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljessë Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntor 1912.
Dokumenti nr.143
Konsulli i Shqipërisë në Bari i përzjerë në vrasjen e Gurakuqit ?
Boston, më 2 prill 1925
I thirrur në gjyq shkon pandehur në Shqipëri
Hetimet për vrasjen vazhdojnë
Z-nja Gjika përshëndosh të vdekurin nga an’ e grave shqiptare – Njeriu munt të vritet, po jo për idetë
(Nga korrespondenti ynë, Z.F.Argondizza)
Romë, 16 mars 1925
Zoti Sraçi, konsull i Shqipërisë në Bari, u vu balla-ballës me Z. Pallastrini (i cili u ndodh atje kur ngjau vrasja), po nga këto përpjekje nukë dolli nonjë gjë positive. Këta të dy do të kishin dalë prapë përpara autoriteteve të drejtësisë, po Z. Saraçi iku në një mënyrë të papritur për Shqipëri. Siçduket aty u thërrit prej guvernës, dhe u dërgua një njeri tjatër në këmbë të tij.
Hipotezat që janë bërë prej policisë për Driza Kuçin, qëdhe ay është bashkë-fajtor në vrasjen e Gurakuqit, duket se e humpnë forcën e tyre.
Argumenti i përdorur për mprojtje të tij prej vrasësit tëGurakuqit që i fundit j’u mat t’a goditte me bastun u përgënjeshtrua nga të gjitha provat e dëshmuara.
***
Nderimet funerale të Luigj Gurakuqit u bënë me shumësolemnitet. Ishin dërguar nj’a dyzet kurora lulesh, midis tëcilave nje e familisë së vikstimës, të tjera nga ish-ministrë, ish-deputetë dhe nga kollonitë shqiptare. Ceremonia u bëBrenda në qimitir. Qivurin me trupin e të ndyerit e mbajtnëmi sup ish-ministër dhe ish-deputetë. Midis njerësve tëshënuar që u vunë re ishin Sotir Peci, ish anëtar i Këshillës së Rexhencës; Rexhep Shala, ish ministrë i Punëve tëBrëndëshme; Qazim Koculi, ish-Ministrë i Punëve Publike; Tatzati, ish-Ministrë i Luftës; Hasan Prishtina; Mustafa Kruja; ish prefekt i Shkodrës; Akif Përmeti, ish-kumandar i xhandërmarisë; Riza Dani, ish-Prefekt i Beratit; Hil Mosi; Angel Suma; Lazar Fundua, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit.
E para që mori fjalën ishte Zonja Gjika, e cila i dërgoj tëndyerit përshëndoshjen e grave shqiptare. Ajo e mbylli fjalën duke thënë që forca munt të prishë jetën e njeriut po jo idetë. Pasoj Profesori Giusepe Schiro, i të cilit Gurakuqi ishte nxënës në institucion oriental të Napolit. Në emër tëanëtarëve të guvernës së rënë foli Hasan Prishtina, Lazar Fundua foli në emër të Bashkimit, dhe më në fund foli Beqir Valteri. Kur u ul në var trupi i mbuluar tërë lule.
***
Disa Shqipëtarë që rojnë në Bari, me rastin e sjelljes sëkonsullit Catin SaraçI përpara dhe pas vrasjes, i dërgojnënjë letrë gazetës Gazzetta delle Puglie, në të cilën letrëmidis gjërash të tjera ta heqin vërejtjen dhe ngulin këmbëmi këto pika:
1) Që konsulli kish patur me vrasësin bashkëfjalime tëdëndura përpara dhe pas vrasjes.
2) Që Saraçi mori qëndrimin e mprojtësit kundrejt Stamollës.
3) Që ndjekja e Stamollës nga Shqipëria është bërë me qëllim që të çngarkojë guvernën shqipëtare nga çdo dyshim.
4) Konsulli nuk ka të drejtë të kërkojë largimin e refugjatëve, të cilët, nga respekti që kanë për vendin që i ka pritur, kanë përfilljen e autoriteteve të gjithë Puglia-s.
5) Refugjatët nukë mbajnë armë me vete të tyre; përkundër, të armatosur ven’e vijnë kundërshtarët e tyre, sikundër e provon fundi tragjik i Luigj Gurakuqit i cili shkonte gjithnjë i çarmatosur.
***
Gazetat botojnë këtë lajmë: Italia mori koncesjen(koncesion) për të bërë kërkime dhe për të çfrytuar burimet e vaj-gurit në qark të Vlorës gjer në Elbasan. Kjo koncesje duhet të ratifikohet dhe nga Parlamenti i Shqipërisë. Marrëveshja tregtare, e cila kish mbetur e varur nga shkaku i interpretimit të artikullit të dhjetë, pas një marrëveshje të përbashkme midis të dy guvernave u ratifikua dhe guverna shqipëtare.
Dielli, Boston, nr. 2845(388), 2 prill 1925, f.4