
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për kryetarin e Këshillit të Vatrës patriotin e shquar z.Kolec Ndoja (Pishtar i Demokracisë) dhe djalin e tij vatran z.Richard Ndoja për kontributin prej 5,000 USD në mbështetje të organizimit të Darkës së Flamurit Kombëtar që zhvillohet në New York më 27 nëntor 2026.
Kjo bujari e familjes Ndoja është vazhdimësi e mbështetjes shpirtërore e patriotike ndaj Federatës Vatra, gazetës Dielli e çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kolec e Richard Ndoja faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Vatrës, komunitetit shqiptar dhe çështjes kombëtare në Amerikës. Pasioni, bujaria e fisnikëria juaj është frymëzim e krenari.