

Disa pamje nga Youth Soccer tournament 4, i cili u realizua sot nga Vatra Chicago dhe me ndihmën e donatorëve pa të cilët ky event nuk do të ishte i mundur. I përcjellim një falenderim të përzemërt donatorëve që na mbështetën, vullnetarëve që ndihmuan pa u lodhur gjatë aktivitetit, prindërve dhe të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që morën pjesë. Një falenderim i veçantë shkon dhe për qendrën kulturore, xhamia shqiptare, si dhe personelin drejtues të cilët na lejuan të përdorim fushën e futbollit. Dita filloi me shi, por u ndal pikërisht në momentin që filloi ndeshja.Të rinj të moshave të ndryshme luajtën me përkushtim dhe devotshmëri. Atmosferën e bëri edhe më të këndshme prania e futbollistes së famshme Riga Kallaba ( lojtare e kombëtares së Kosovës për femra e cila jeton në Chicago). Riga është një figurë me të cilën krenohemi dhe një shembull suksesi për tu ndjekur nga të rinjtë. Në fund u shpërndanë medalje dhe kupa për skuadrën dhe lojtarin më të mirë.
Mirë u takofshim në aktivitetin e ardhshëm ![]()
![]()