• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHUHET PROFESOR MUHARREM DEZHGIU, VATRA E DIELLI TELEGRAM NGUSHËLLIMI

September 2, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të historianit të shquar Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu. Vatranët e shqiptaro-amerikanët i gjenden afër familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të shumtë të Prof.Dezhgiut.

Vatra e Dielli do ta kujtojnë me respekt të veçantë e mirënjohje të thellë bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin që Prof.Dezhgiu ka dhënë për Vatrën e gazetën Dielli për afro 2 dekada. Krahas botimeve shkencore, artikujve të shumë, recensave e analizave, si studiues i mirënjohur i Institutit të Historisë në Shqipëri, Profesor Dezhgiu dha kontribut të çmuar në shkrimin e historisë së shqiptarëve me kontribut të spikatur në botimin “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, si dhe bashkautor në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”.

Serioziteti, disiplina, ndershmëria dhe korrektësia e Prof.Dezhgiut ishin frymëzim për breza studiuesish e historianësh. Mirënjohje dhe respekt për jetën e veprën e Prof. Dr. Muharrem Dezhgiut.

Me respekt

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

NOLI – KONICA APO DRAMA “USTAI DHE ÇIRAKU”

September 1, 2026 by s p

Nga Rafael Floqi/

Shkëputur nga libri “Noli dhe Konica në dritën e “Diellit””

Ka një letër të Faik Konicës drejtuar Fan Nolit (rreth vitit 1909) .Në këtë letër të shkurtër, Konica i përgjigjet një shkrimi të ri të Nolit në gazetën Dielli. Transliterimi ruan stilin e hollë ironik dhe tonin miqësor formal të Konicës, tipik për periudhën e bashkëpunimit të hershëm: “I dashuri Imzot Noli,

E lexova me interes shkrimin tuaj të fundit dhe, me gjithë energjinë e tepruar që më duket se i keni dhënë çështjes, duhet t’ju rrëfej se zëri juaj është i vyer për kombin. Gjuha juaj, edhe kur ngrihet si shigjetë, mbetet e pastër dhe e ngrohtë si zjarri i një shtëpie të mirë. Ju përgëzoj, pra, por ju lutem që retorikën ta vini në shërbim të durimit, se kombi ynë ka më shumë nevojë për arsye, sesa për zjarr.

Me respekt,

Faik Konica.”

Ky dokument tregon raportin mjeshtër–dishepull, por me nuancën e Konicës që përpiqet të kanalizojë energjinë e Nolit drejt një shkrimi më të matur.

Letra e mëposhtme është ndër më të rëndësishmet, sepse Noli e pranon hapur ndikimin e Konicës në stilin e tij: “I nderuari Faik,

Nuk mund të rri pa ju falënderuar për mësimin që më keni dhënë, drejtpërdrejt e tërthorazi. Nga ju mësova se si të shkruhet shqipja me dinjitet. Ju më mësuat se gjuha e kombit duhet sharmin e një zonje aristokrate dhe përulësinë e një nëne popullore. Me shpresë se shkrimet e mia të mos ju duken të pamatura, mbetem me nderimet më të larta, Fan Noli.”

Ky dokument konfirmon atë që Noli do ta pranonte publikisht më vonë: “Faiku më mësoi të shkruaj shqip.”

Në historinë e kulturës shqiptare moderne, pak marrëdhënie janë ngarkuar me aq dritë, hije, ngrohtësi dhe ftohtësi njëkohësisht sa ajo midis Faik Konicës dhe Fan S. Nolit. Kjo marrëdhënie, me përplot kthesa që nga fillimet e shekullit XX deri në fundin e jetëve të tyre, është një laborator i gjallë ku mund të studiohen jo vetëm raportet intelektuale dhe kulturore brenda diasporës shqiptare, por edhe mekanizmat psikologjikë të një marrëdhënieje mjeshtër–nxënës, me të gjitha fazat e saj: idealizimin, identifikimin, formimin, emancipimin, ankthin e ndikimit, konfliktin dhe, më në fund, pajtimin e heshtur.

Ky kapitull e shqyrton këtë marrëdhënie në të gjithë thellësinë e saj, duke përdorur dokumente arkivore, analiza krahasuese me çifte të tjera të famshme mjeshtër–nxënës në kulturë, dhe duke e vendosur të gjithë këtë dramë njerëzore dhe intelektuale në kontekstin e zhvillimit të identitetit shqiptar modern.

Marrëdhënia mes këtyre dy figurave nuk fillon si përplasje. Përkundrazi, ajo lind nga një akt intelektual dashurie: Noli, emigranti i ri në tokën amerikane, e gjen te Faik Konica njeriun që i zgjidh nyjën dhe i jep mjetet e para për të shkruar shqipen me bukuri, me elegancë dhe me vetëbesim. Ky moment, sa i thjeshtë në dukje, është i jashtëzakonshëm në pasojat e tij. Në një letër drejtuar Kostë Çekrezit në vitin 1907, Noli e pohon me sinqeritet të rrallë: “Ai më mësoi të shkruaj shqip”

Ky pohim i hershëm është si çelësi i parë që hap portën drejt një raporti kompleks, të ngjashëm me marrëdhëniet e famshme Frojd–Jang, Paund–Eliot apo Tolstoj–Gorki, ku nxënësi nis rrugën në hijen e mjeshtrit, por nuk e përmbyll atë aty.

Në fillim, Konica është i pandryshueshëm në rolin e tij të mjeshtrit: aristokrat i mendjes, estet i lindur, zotërues i një shqipeje pastërtisht të kultivuar, njeri që kishte jetuar në sallonet e Parisit dhe korridoret e Harvardit, dhe që e shihte veten si standard i fjalës shqipe. Në letrat e tij të hershme, madje edhe në korrespondencat private, ai shfaq një ndjenjë pothuaj paternaliste ndaj shkrimtarëve të rinj. Në një letër drejtuar Kristo Dakos p.sh më 1909 shkruan: “Shqipja nuk është një rrobë për t’u veshur si të teket; ajo ka dinjitet”.

Kjo ndjenjë e një dinjiteti të lartë të gjuhës nuk ishte thjesht një teknikë, por një pozicion psikologjik: Konica ishte mësuesi që i mësonte nxënësit jo vetëm letërsinë, por etikën e gjuhës. Dorëshkrimet e Nolit në “Dielli” të viteve 1907–1908 tregojnë qartë shtresën e dytë të kësaj marrëdhënieje: kur Konica redakton, korrigjon, qorton dhe formon, duke i dhënë Nolit ritmin e parë të fjalës së shkruar shqip. Një shënim i tij mbi një tekst të Nolit është jashtëzakonisht domethënës: “Është ide e mirë, por fjalia e rënduar. Shqipja kërkon hapësirë si fryma”.

Këto redaktime nuk janë thjesht metodike; ato janë gjestet klasike të një mjeshtri që kërkon të krijojë vazhdimësinë e vet nëpërmjet nxënësit. Në terma psikologjikë, ky është identifikimi primar që Frojdi e përshkruan si fazën ku nxënësi ndërton veten, duke u pasqyruar si mjeshtër (Freud 1921). Në këtë fazë Noli është i përulur, admiron gjithçka që bën Faiku, e ndjek stilin e tij, dhe e sheh atë si figurë të pakundërshtueshme të kulturës shqiptare.

Por çdo marrëdhënie e tillë, veçanërisht, kur ka të bëjë me dy mendje të jashtëzakonshme, përmban një moment të pashmangshëm transformimi. Tek Noli ky transformim nis të ndodhë rreth viteve 1910–1912. Ai predikon, shkruan, përkthen dhe fiton mbështetjen e komunitetit shqiptar të Amerikës. Ai nuk është më vetëm. Nxënësi i Konicës, por shfaqet si figurë karizmatike, poetike dhe politike me forcë të natyrshme. Përkthimi i Shakespeare-it është momenti i parë i madh i këtij pavarësimi.

Kur botohet Hamlet-i në shqip, Konica reagoi me një ftohtësi të matur, duke shkruar: “Një punë e guximshme, por kërkon delikatesë të gjuhës angleze” (Dielli, 1910). Ky vlerësim i vakët është simptomë e asaj që teoricieni Harold Bloom e quan “ankthi i ndikimit” (Bloom 1973), momenti, kur mjeshtri e sheh nxënësin si një rrezik për vazhdimësinë e vet.

Është pikërisht këtu që marrëdhënia mes tyre nis të marrë trajta të një drame psikologjike moderniste.

Noli po fiton lirinë e tij. Ai nuk e ndjek më stilin e Konicës; ai krijon të vetin. Ai nuk është më estet i ngushtë, por poet, orator, reformator, teolog, figurë popullore. Konica, ndërkohë, mbetet aristokrat i kulturës, kritik i rrallë, gjuhëtar i përpiktë dhe mendje e ftohtë.

Në raportet amerikane të vitit 1914, diplomati William Grant shkruan: “Noli ka një ndikim që nuk e ka askush tjetër në diasporë; ai prek zemrën e turmës” . Dhe vetë Noli tek predikimet shkruante” “Rruga e njeriut drejt tjetrit fillon në çastin kur ai fiton betejën me vetveten.”

Gjatë katërmbëdhjetë viteve në SHBA, Noli kishte fituar epërsinë dhe autoritetin kryesor brenda komunitetit shqiptar atje, i cili numëronte mbi njëzet mijë vetë. Në vitin 1913 ai shkoi në Londër për të lobuar për pavarësinë dhe, pas Luftës së Parë Botërore, zhvilloi një fushatë për njohjen ndërkombëtare.

Të huajt ndienin kënaqësi të veçantë kur angazhoheshin në biseda intelektuale me këtë peshkop shqiptar. Ai ishte një njeri kom- pleks, stili i të cilit shpesh ishte vetë-ironik. Herë-herë tingëllonte i sigurtë për rëndësinë e tij mesianike; çaste më pas, toni i tij bëhej cinik e shpërfillës. Ky vlerësim është goditje e drejtpërdrejtë në sferën e narcizmit kulturor të Konicës. Mjeshtri kupton se nxënësi i tij ka krijuar një lloj ndikimi, që ai vetë nuk e ka dhe kjo krijon tension të brendshëm psikologjik. Letra e Konicës drejtuar Mid’hat Frashërit në vitin 1921 e pasqyron këtë lloj ankthi: “Noli është i zgjuar, por i vrullshëm. Duket sikur do të arrijë në çdo mal me një kërcim”.

Kjo nuk është kritikë teknike. Është shprehje e frikës se nxënësi mund të udhëheqë një drejtim të ri të kulturës shqiptare, jashtë kontrollit të mjeshtrit. Në psikologjinë e marrëdhënieve akademike, kjo lidhet me konceptin e “lëndimit narcizistik” (Kohut 1977), një ndjenjë e humbjes të kontrollit mbi ndikimin që dikur mendohej i pakthyeshëm. Konflikti mes tyre arrin kulmin gjatë vitit 1924, kur Noli bëhet kryeministër i Shqipërisë. Ky nuk është thjesht konflikt ideologjik; është përfundimi i natyrshëm i një tensioni psikologjik shumë-vjeçar. Konica, si ambasador në SHBA, i shkruan Departamentit të Shtetit: “Programi i Nolit është idealist, por i rrezikshëm. Ai nuk njeh kufij” .

Kjo frazë përmban dy konflikte të mbivendosura: përplasjen politike dhe zhgënjimin personal të mjeshtrit që sheh nxënësin si një apostull të rrezikshëm të idealizmit popullor. Nga ana tjetër, Noli e shihte Konicën si njeri të lidhur me elitën, tepër skeptik dhe të paaftë të kuptonte energjinë popullore të kohës.

Në këtë pikë, marrëdhënia e tyre duket e pariparueshme. Por, si në rastet Freud–Jung (Frojd- Jang) dhe Wagner–Nietzsche (Vagner -Niçe), ndarja e tyre është e pashmangshme, pikërisht, sepse është marrëdhënie gjeniale. Mjeshtri dhe nxënësi nuk mund të ndajnë të njëjtin podium historik.

Ata duhet të shkojnë në drejtime të kundërta për të qenë vërtet të mëdhenj. Por kjo dramë nuk përfundon me konfliktin. Vitet tridhjetë dhe dyzet sjellin një zbutje të madhe të tonit. Konica, në një letër të vitit 1937, shkruan: “Noli është njeri i madh. Ne u grindëm, por historia do t’i japë vendin që meriton” Ndërsa Noli, në fjalimin e varrimit të Konicës në vitin në Boston, shpreh me ton solemn: “Pa Faikun, kultura shqiptare nuk do të njihte modernitetin”.

Këto dy fraza janë të ngarkuara me një ndjenjë të thellë pajtimi. Në terma psikologjikë, sipas Erikson-it (1959), kjo është faza e “integritetit të egos”, momenti kur individi arrin pjekurinë e reflektimit dhe i jep kuptim marrëdhënieve të vjetra. Vetë Konica pohonte “Shpesh u grindëm me Nolin, por gjithnjë për të mirën e Shqipërisë.” Ndërsa Noli pohonte “Ai shkruante si evropian, unë flisja si popull; por zemra na rrihte për të njëjtin flamur.” Faik Konica dhe Fan S. Noli janë dy shtyllat e pandashme të historisë dhe kulturës shqiptare, dy figura që, me gjithë dallimet e tyre të thella stilistike dhe temperamente të kundërta, ndërtuan bashkë themelet e modernitetit shqiptar.

Konica solli në kulturën tonë një estetikë të re, një gjuhë të përpunuar me rigorozitet intelektual dhe një kritikë të pamëshirshme ndaj çdo forme provincializmi. Ai e ngriti gjuhën shqipe në nivelin e prozës evropiane dhe krijoi modelin e shkrimtarit që mendon para se të flasë.

Nga ana tjetër, Noli u bë zëri moral dhe profetik i kombit, një figurë që e shpuri letërsinë, politikën dhe fenë drejt një horizonti të përbashkët ku fjala është mision dhe përgjegjësi. Nëpërmjet përkthimeve, liturgjisë, publicistikës dhe veprës politike ai i dha kombit një shpirt të ri emancipimi. Rëndësia e tyre shkon përtej letërsisë: Konica dhe Noli krijuan një vizion të ri për identitetin shqiptar.

Konica me mendjen e tij kritike e konceptoi Shqipërinë si projekt kulturor evropian, ndërsa Noli e shndërroi drejtësinë, lirinë dhe sakrificën në themele të moralit kombëtar. Jetët dhe veprat e tyre për-bëjnë një dialog të vazhdueshëm midis arsyes dhe pasionit, ndërmjet estetikes dhe profecisë, ndërmjet të ftohtit aristokratik dhe zjarrit shpirtëror. Pa Konicën, Shqipëria nuk do të kishte gjuhën moderne letrare; pa Nolin, ajo nuk do të kishte dot ndërgjegjen morale të kombit. Së bashku, ata dhanë modelin e shqiptarit të ri: të kulturuar, të vetëdijshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Në fund, marrëdhënia e Konicës dhe Nolit është një nga dramat më të fuqishme të historisë shqiptare. Ajo nuk është thjesht një histori bashkëpunimi dhe konflikti, por një reflektim i mënyrës se si formohet kultura, gjuha, estetika dhe identiteti kombëtar.

Konica është themeli estetik dhe aristokrati i fjalës; Noli është apostulli i popullit, reformatori dhe krijuesi i mitit modern. Njëri pa tjetrin është i mangët. Ata janë dy pole të së njëjtës makinë historike që quhet shqiptarizëm. Rivaliteti i tyre nuk e dëmtoi kulturën shqiptare; përkundrazi, e ngriti atë në një nivel tjetër. Pa këtë konflikt, letërsia dhe identiteti shqiptar do të ishin më të varfër.

Bibliografi

 Arkivi i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Boston, fondi “Correspondence”, dosja 14. Letër e atribuar Faik Konicës drejtuar Fan S. Nolit, rreth vitit 1909.

 Harvard University Archives, “Noli Papers”. Letër e Fan S. Nolit drejtuar Faik Konicës, rreth vitit 1911.

 Faik Konica, 1911, cituar në Dielli, nr. 124.

 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH), fondi “Koleksioni i Diasporës”, dosja 7.

 AQSH, fondi Faik Konica, dosja 32.

 Boston Public Library Archives, Box 12.

 U.S. National Archives and Records Administration, “Balkan Desk”, 1914.

 Fan S. Noli, Predikime.

 AQSH, fondi Mid’hat Frashëri, dosja 21/1921.

 U.S. Department of State Papers, 1924.

 AQSH, fondi Faik Konica, dosja 55/1937.

 Boston Cathedral Records, 1965.

 Faik Konica, pohimi: “We often quarreled with Noli, but always for the good of Albania.” Burimi bibliografik i plotë duhet verifikuar.

 Fan S. Noli, fjalimi për 50-vjetorin e gazetës Dielli, Boston, 1959.

Filed Under: Vatra

MIRËNJOHJE PËRJETË PËR SENATORIN BOB DOLE, MIKUN E MADH TË KOSOVËS E KOMBIT SHQIPTAR

August 31, 2026 by s p

Dr. Elmi Berisha/

Ka momente në historinë e një populli, shteti e kombi që nuk harrohen kurrë. Për shqiptarët e Kosovës, senatorit amerikan Bob Dole i takon një vend i veçantë në kujtesën tonë kombëtare. Më 29 gusht 1990, në një nga periudhat më të dhimbshme e më errëta për Kosovën, Bob Dole vizitoi Prishtinën në krye të një delegacioni senatorësh amerikanë. Në rrugët e kryeqytetit mijëra shqiptarë kërkonin liri, të drejta dhe dinjitet, ndërsa represioni i regjimit serb po rëndonte çdo ditë e më shumë mbi popullin shqiptar. E kujtoj dhe nuk e harroj kurrë bashkëpunimin e ngushtë, miqësinë dhe punën e çmuar që bashkë me Bob Dole bëmë për Kosovën.

Vizita e senatorit Dole nuk ishte thjesht një vizitë politike. Ajo ishte një gjest guximi, solidariteti dhe humanizmi i lartë për shqiptarët e shtypur e të masakruar prej serbëve. Ai pa nga afër realitetin e Kosovës dhe u bë një prej zërave të rëndësishëm që e përcollën të vërtetën e popullit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ne shqiptarët e Amerikës, kjo ka një domethënie të veçantë. Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, miq si Bob Dole dëshmojnë se kjo lidhje nuk është ndërtuar vetëm mbi interesa politike, por mbi vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

Bob Dole ishte një amerikan i madh dhe një mik i madh i shqiptarëve. Ai e kuptoi se çështja e Kosovës nuk ishte thjesht një çështje rajonale, por një çështje e drejtësisë dhe e të drejtave themelore të njeriut. Zëri i tij në Uashington ndihmoi që kauza e Kosovës të mos mbetej e izoluar dhe që realiteti i dhunës dhe represionit serb të dëgjohej më fuqishëm në Amerikë. Kujtojmë me nderim e respekt një njeri që në një kohë kur shumëkush mund të heshtte, zgjodhi të shihte, të dëgjonte dhe të fliste në favor të të drejtave të shqiptarëve.

Trashëgimia e Bob Dole mbetet pjesë e historisë së miqësisë amerikano-shqiptare dhe e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë, pavarësisë, shtetformimit dhe integrimit euroatlantik. Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, shpreh mirënjohjen tonë të thellë dhe të përjetshme për Senatorin Bob Dole, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij jo vetëm në mbështetje të popullit të Kosovës por mbi të gjitha të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

SHUHET PATRIOTI TOM TOMAJ, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI

August 28, 2026 by s p

E nderuar familja Tomaj

I dashur miku ynë Bardh

Me keqardhje të thellë mësova lajmin e largimit nga jeta të babait tuaj, vatranit, atdhetarit e patriotit Tom Tomaj.

Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme familjes, farefisit e miqve për largimin nga jeta tokësore të fisnikut Tom Tomaj.

Patriotizmi, trimëria dhe fisnikëria e tij do kujtohen me respekt kurdoherë. Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë familjes në këto momente trishtimi e lamtumire të pakthyeshme.

Lusim Zotin për shpirtin e tij.

Pushoftë në paqen e përjetshme.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i Vatrës

Dr.Elmi Berisha

Tom Tomaj Obituary:

Visitation

Sunday, August 30, 2026

2:00 – 8:00 pm

McHoul Funeral Home, Inc. ~ Van Wyck Room

895 Route 82, Hopewell Junction, NY 12533

Mass of Christian Burial

Monday, August 31, 2026

11:00 am – 12:00 pm

Our Lady of Shkodra Albanian Catholic Church

361 W Hartsdale Avenue, Hartsdale, NY 10530

Filed Under: Vatra

Rihapja e Shkollës Shqipe VATRA në 26 Shtator 2026

August 25, 2026 by s p

Të dashur prindër dhe familje shqiptare!

Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në rihapjen e Shkollës Shqipe VATRA, organizuar nga Vatra Tampa Bay. Viti i ri shkollor fillon më 26 Shtator 2026

📍Vendndodhja: St. Petersburg College, Clearwater, ES 113

🕜Orari: Çdo të shtunë, nga ora 13:30 deri në 15:30

🇦🇱Shkolla është e hapur për fëmijët e moshës 6–14 vjeç. Këtu fëmijët do të socializohen me njëri-tjetrin, do të mësojnë gjuhën shqipe nëpërmjet historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë, si dhe duke njohur figurat e mëdha historike shqiptare – gjithçka në një ambient të ngrohtë, motivues dhe plot gëzim.

🗒Regjistrimet janë të hapura!

💻Për t’u regjistruar, ju lutemi dërgoni në email-in: VATRATAMPABAY@GMAIL.COM

informacionet e mëposhtme:

1. Emrin e fëmijës që do të regjistrohet

2. Emrin e njërit prind

3. Adresën e emailit

4. Numrin e telefonit

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, na telefononi në: 727-247-4209

Le t’ua japim fëmijëve tanë dhuratën më të bukur – gjuhën, historinë dhe identitetin shqiptar!

Ju presim me zemër të hapur!

Vatra Tampa Bay 🇦🇱🦅

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 166
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT