
Sokol Paja/
Artistja Violeta Kukaj vizitoi Federatën Vatra. Ajo u prit nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha dhe editori i Diellit. E shoqëruar nga shkrimtarja Bora Balaj, artistja Violeta Kukaj vlerësoi pritjen nga Vatra, historinë dhe veprimtarinë e Vatrës dhe u shpreh e gatshme për të ndihmuar dhe kontribuar për Vatrën. Kryetari Dr. Berisha e vlerësoi artisten Kukaj në kontributin për lirinë e Kosovës, vlerat artistike e kulturore dhe trashëgiminë kombëtare. Kryetari Dr. Berisha e nderoi në emër të të gjithë vatraneve dhe komunitetit shqiptar në Amerikë këngëtaren e shquar Violeta Kukaj me “MIRËNJOHJE” me motivacion: “Për kontributin e shquar në artin dhe kulturën shqiptare, për vlerat e saj të rralla artistike dhe për përkushtimin e vyer në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këngës shqipe. Zëri dhe arti i saj mbeten një vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore”. Historia e Vatrës dhe Diellit ishte pjesë e pritjes së ngrohtë e shumë miqësore. Artistja Violeta Kukaj u shpreh me shumë emocion për pritjen, vlerësimin dhe aktivitetet kulturore të udhëhequra nga Vatra.