

Hapja e Vitit të Ri Shkollor
Shkolla Shqipe Vatra
26 Shtator 2026 • Tampa Bay, Florida
Dje, më 26 shtator 2026, komuniteti shqiptar i Tampa Bay u mblodh për hapjen e vitit të ri shkollor të Shkollës Shqipe Vatra. Ceremonia nisi me fjalën e mirëseardhjes të Presidentit të Vatra Tampa Bay, z. Isuf Spahiaj, i cili uroi nxënësit, prindërit dhe stafin për një vit të ri të mbushur me njohuri dhe identitet.
Eventi vazhdoi me himnin kombëtar shqiptar dhe atë amerikan, si dhe me një recitim patriotik nga z. Ndue Gjekaj. Më pas, administratori i shkollës, z. Tasim Ruko, foli për rëndësinë dhe misionin e Shkollës Shqipe Vatra si vatër e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Drejtoresha znj. Meri Andrea Kodra prezantoi stafin pedagogjik dhe programin për vitin në vijim.
Sekretari i Shkollës Shqipe Vatra dhe i Vatra Tampa Bay, z. Bledar Prifti, përshëndeti donatorët, duke filluar me znj. Fotini Allteni Kokeri dhe donatorët e tjerë. Në takim, aktivisti dhe biznesmeni i mirënjohur z. Eduart Suçi (Florida Pro-tech Painting, LLC) i dhuroi Vatra Tampa Bay 5,000 dollarë. Biznesmeni z. Kledi Poloska (Bay to Bay Remodel and Design, LLC) dhuroi 2,500 dollarë, ndërsa z. Gani Xhoka dhuroi 500 dollarë.
Dekorimet me rastin e ceremonisë dhe video-montazhi i mëposhtëm u realizuan nga kontributoria jonë e jashtëzakonshme, znj. Migena Canhasi.
Ceremonia u mbyll me recitime të fëmijëve, valle popullore shqiptare dhe tortën tradicionale të Shkollës Shqipe Vatra. Dita dëshmoi edhe një herë bashkimin e komunitetit për të ruajtur gjuhën dhe traditën shqiptare në Tampa Bay.
Gëzuar vitin e ri shkollor!
Me përzëmërsi dhe respekte të larta,
Vatra Tampa Bay