• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eqrem bej Vlora, in memoriam…

May 26, 2026 by s p

Saimir Kadiu/

Më 25 maj 1964, u shua ne Viene, një nga figurat më të veçanta, më aristokratike, fëlliqësisht më të sulmuara dhe më tragjikisht të vetmuara të historisë shqiptare: Eqrem Vlora (1 dhjetor 1885 – 25 MAJ 1964).

Ai nuk ishte thjesht një bej i fundit i një bote që po perëndonte. Ishte një dëshmitar i rrallë i Shqipërisë osmane, i shpalljes së pavarësisë, i kaosit ballkanik, i luftërave botërore dhe i shembjes së një rendi të tërë kulturor. Me të u shua jo vetëm një njeri, por një kujtesë e gjallë e Shqipërisë së vjetër.

Eqrem bej Vlora vinte nga një familje që kishte hyrë prej kohësh në historinë kombëtare.

Ishte i afert i Ismail Qemalit, por rruga e tij nuk ishte ajo e tribunëve revolucionarë. Ai zgjodhi më shumë të ishte vëzhgues, kronikan, intelektual dhe udhëtar i përhershëm mes Lindjes dhe Perëndimit. I edukuar në ambientet elitare të Perandorisë Osmane dhe të Evropës Qendrore, ai mbeti gjithë jetën një shqiptar me shpirt europian dhe një europian me mall të pashërueshëm për Shqipërinë.

Në kujtimet e tij, Shqipëria nuk del si slogan, por si dhimbje. Ai e pa vendin e vet të copëtuar nga tribalizmi, varfëria, fanatizmi politik dhe hakmarrjet e pafundme. E deshi me një dashuri aristokratike: pa ulërima patriotike, por me trishtimin e atij që sheh një komb të humbasë vazhdimisht mundësitë për t’u bërë më i mirë.

Eqrem bej Vlora ishte nga ata njerëz që nuk i përshtaten asnjë regjimi. Për nacionalistët radikalë ishte tepër kozmopolit. Për revolucionarët ishte tepër aristokrat. Për komunistët ishte simbol i një bote që duhej zhdukur. Dhe kështu ndodhi. Pas Luftës së Dytë Botërore, emri i tij u fshi, librat u ndaluan, familja u godit, ndërsa ai vetë mbeti në mërgim — larg Vlorës, larg Shqipërisë, larg gjuhës së përditshme të popullit të tij.

Ka diçka thellësisht prekëse në fundin e tij. Një burrë që kishte parë perandori të ngriheshin e të binin, që kishte biseduar me diplomatë, pashallarë, princër e rebelë, e mbylli jetën në heshtje, në një qytet të huaj, duke mbajtur brenda vetes kujtimin e një Shqipërie që nuk ekzistonte më.

Por koha, ndonjëherë, di të kërkojë falje. Sot, veprat dhe kujtimet e Eqrem bej Vlorës lexohen jo vetëm si dokumente historike, por si elegji për një botë të humbur shqiptare. Në faqet e tij jetojnë ende odat e vjetra të Jugut, rrugët me pluhur të Shqipërisë osmane, fisnikëria provinciale, krenaria, marrëzitë dhe bukuria tragjike e një kombi në kërkim të vetvetes.

Ai mbeti deri në fund një aristokrat i kujtesës.

Dhe ndoshta kjo është forma më e rrallë e patriotizmit: të mos e duash kombin verbërisht, por ta kujtosh me dhimbje, dinjitet dhe sinqeritet — edhe kur ai të ka harruar.

Disa kohe me pare me beri pershtypje dikush ne rolin e nje historiani qe e sulmonte Eqerem bej Vloren nga nje “penxhere” televizive me “liber shtepie”…

Nje mjerim intelektual…

Për turpin e tij dhe të atyre që e intervistonin…

Kur një njeri pa horizont kulturor merr guximin të sulmojë me “libër shtëpie”, nuk flet historia — flet provincializmi. Është tragjikomike të shohësh pasardhës analfabetësh politikë që matin një aristokrat europian me logjikën e odës dhe të fisit.

Eqrem bej Vlora mund të kritikohet për idetë e tij, për pozicionet e tij, për klasën që përfaqësonte. Por për ta gjykuar duhet së pari ta lexosh. Dhe aty fillon problemi: disa njerëz nuk kanë hyrë kurrë në një bibliotekë pa ndjerë mungesë ajri.

Një njeri që ka lënë kujtime, analiza, libra dhe dëshmi për Shqipërinë e një shekulli të tërë nuk rrëzohet nga britmat e dikujt që trashëgon vetëm legjenda kafenesh dhe urrejtje fisi. Historia nuk matet me pushkë kaçakësh, as me mite lokale. Matet me mendim, kulturë dhe gjurmë intelektuale.

Ka një dallim të madh midis njeriut që hyn në histori sepse shkruan, dhe atij që mbetet jashtë saj duke bërtitur kundër atyre që shkruajnë.

Filed Under: Uncategorized

SHËNIME HISTORIKE NGA XHAMIA E PLUMBIT NË SHKODËR…

November 16, 2023 by s p

(Me rastin 16 nëntorit 1990, ditës së rihapjes të kësaj Xhamie)

NGA NDUE BACAJ

Që nga viti 1773 në historinë e besmit të Shkodres ka zënë një vend të rendesishem objekti i kultit Islam , “Xhamia e Plumbit”. Kjo Xhami ishte ndertuar në lagjen e vjeter “Qafe “ , sot “Tabake”, në breg të lumit Drin afër Kalasë…Historia e ndertimit të kesaj Xhamie i perket periudhes më të sukseshme të Pashallekut të Shkodres e më gjërë kur drejtohej nga Dinastia famemadhe shqiptare e Bushatelinjëve , që me luftë e perpjekje kishte fituar autonomin substanciale nga perandoria Osmane , duke marrë trajtat e një shteti të pavarur me shumë kufijë Etnik – Arbënor e njohur edhe nderkombetarisht…Perfaqësuesi më sinjifikativ i kësaj dinasti ka qënë Karamahmud Pasha i cili me dy prill të vitit 1786 (nga Potgorica) kishte shpallur Konfederaten Ilirike me pjesmarrjen e 500 delegatëve shqiptarë , të besimit katolik e musliman , të cilet ishin betuar me dorë në bibel e me dorë në kuran..

HISTORI NDËRTIMI E VLERSIMI

Studiuesi shkodrane Hamdi Bushati shkruan se Xhamia e Plumbit është monumenti historik ma i bukur ndër të gjitha objektet e tjera të lagjes “Tabake”, është ndertesa madhështore e artistike në stilin turko-arab , që ka terheq interesimin e vazhdueshem të vizitoreve…Xhamia e Plumbit është veper e Mehmet Pashë Plakut … Pllaka e gdhendur mbi porten e xhamisë është një dokument i padiskutueshem që shkruan se kjo xhami është një veper e ndertuar në vitin 1187 Hixhri , që me kalendarin e sotem Gregorian korespondon me vitin 1773 …1.Të dhënat e kronikaneve të kohes tregojnë se Mehmet Pashe Plaku xhaminë e ndertoi me gurë të gdhendur e të sjellur prej popullit me sistemin zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi e deri në vendin e ndertimit…Mustafa Pasha jo vetem investoi , por edhe mori pjesë direkt në ndertimin e Xhamisë Plumbit , ku per ketë tregojnë edhe një “anektodë” e cila thotë se : “Kur një fshatare donte me i paraqitë Pashës një ankesë personale ,dhe e kishte marrë vesh se ai ndodhej në mes puntoreve , por nuk e dallonte , sepse ai ishte i veshur thjeshtë… Rastisi që personi ta pyeste (vet Pashën) se ku gjindej Pasha dhe mori pergjigjen që të priste pak. Pas perfundimit të punes , Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli perpara hallexhiut , që mbeti i prekur nga thjeshtësia e tij..” 2. Studiuesi tjeter shkodran Smajl Bala “tregon” se Xhamia ishte e ndarë në dy pjese: pjesa e jashtme ,që ishte pjeserisht e pa mbuluar, dhe salla e faljes e mbuluar me një Kube të madhe… afersisht 15 metra të lartë , aq sa është edhe lartesia e xhamisë…Në pjesen e jashtme (pjesa e hyrjes në xhami ) , faleshin besimtaret që vinin me vonesë dhe kishte këto përmasa : gjatësi 15 metra dhe gjerësia 13 metra. Kjo sallë kishte katër dyer…katër dritare në ball të hyrjes , katër në anësoren majtas dhe tre dritare në anesoren djathtas. Të gjitha dritaret ishin me grila hekuri e të stilizuara.. Kishte edhe dy dritare nga një anësore , që janë të salles së faljes. Harqet dhe bordurat anësore të dritareve që gjinden në pjesen e hyrjes të xhamisë janë të zbukuruara me dekoracione “bimore” (Imitime në forma të bimve dhe luleve, N.B.). Pjesa e Brendeshme ( salla e faljes)..është në formë katerore 10 X 10 metra. Ajo ka derën e hyrjes dhe një paradhomë të hapur nga salla .., ose vendi ku rrinte Imami në xhami… Në fasadë ka pesë dritare të vogla , ku njera është më e lartë , gjithashtu salla ka tetë dritare poshtë dhe kater lartë. Kubeja është tetëkëndëshe ,ku secili kend ka nga një dritare te vogel… Ka pasur edhe çardakun prej dërrase… parmakë dekorativ… shkallë dërrase per tu ngjitur në çardak dhe që komunikonte me deren për t’u ngjitur në minare. Në mes të Kubes që mbulonte sallen e faljes kishte të varur në vargj (zinxhirë) hekuri një shandan me kandila qelqi , që fillimisht funksiononin me vaj ulliri , me vonë me vaj guri e llampa elektrike… Dyshemja ka qenë e shtruar me çimento dhe me matriale izoluese nga lageshtira. Përsipër ishte e shtruar me qilima. Ka pasur edhe rafte per vendosjen e këpucëve…3. Por më interesantja ka qenë se Salla e faljes ka pasur edhe kanalin e zërit që deportonte nepermjet mureve në të gjitha ambientet e Xhamisë… Minarja është ndertuar me gurë të gedhendur të lidhur me hekur dhe pikur me plumb.

XHAMIA NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ

Ky objekt kulti me vlera të medha besimi ka terhequr vemendjen e studiuesit dhe ish konsullit francez në Shkodër, Hekard (Hecquard) i cili shkruan se vetem njëra nga Xhamit të terheq më shumë vemendjen , Xhamia e Plumbit e ndertuar nga Pasha Bushatli i Shkodrës. Kjo xhami kupolat e saj i ka të mbuluara me plumbë dhe të mbeshtetura mbi kolona graniti , me kapitele të uredherit Korintas… Në të njejten kohë (me xhaminë ) Pasha ndertoi uren e Kirit…Ura ka qënë e ndërtuar (mbi lumin Kir) në vitin 1768 jo shumë largë vendit ku ujrat e tij derdhen në Bunë . Ajo urë sherbente per të lidhur qytetin me fshatin e madh Bahçallek . Konstrukti i fortë i kesaj ure , harqet e larta e të guximeshme , si dhe gjigantizmi i saj paraqesin një pamje që gjithsesi të imponohet…4.

Është interesant se sipas Hekardit Ura dhe Xhamia janë ndertuar në vitin 1768 , pra pesë vite më heret se shkrimi i gjetur në pllaken e derës së xhamisë. Per ketë ne mendojmë se viti 1768 eshte koha e fillimit të projektimit e ndertimit të xhamisë, ndersa viti 1773 është viti i inagurimit të ndertimit të plotë. Studiuesi dhe albanologu i njohur i shekullit XIX-të Johan Georg Hahn pershkruan me nota brilante natyren dhe xhamin e plumbit ,ku ndër të tjera citoj: ”Nga Juglindja syri të sheh fushen e Drinit dhe vargjet e bukura të maleve që si në panoramë vijnë njeri pas tjetrit.. Perpara shkon rruga e gjatë e lagjes së Tabakeve, në mes kodrave dhe Kirit ,i cili në perendim të kodrës së Kalasë bashkohet me Drinin. Mbi lumin Kir është e ndertuar një Urë Guri …me të cilen lidhen me lagjen e Bahçallekut… Lagja e Tabakeve ka një xhami të bukur të mbuluar me pllaka plumbi..5. Një studiues i njohur italian (Ermanno Armao) duke shkruar per disa vepra ndertimi me vlera (si Ura e tjer) në Shkoder do të “thoshte” ; Vëreni harten tonë dhe shihni se që në atë kohë (shekulli XVII), ishin Dy Ura, ndoshta prej druri ; njera mbi Bunë më poshtë se ajo e sotmja prej hekuri , dhe tjetra mbi lumin Kir , e zevendesuar njeqindë vjet më vonë me një urë guri, kur u ndertua edhe Xhamia e Plumbit në vitin 1773… Ura e gurit mbi Kir është rrezuar nga ujerat e rrembyeshem të Drinit në vitin 1880 , kjo urë gjindej në mes Xhamisë Plumbit dhe ures së sotme të Bahçallekut ..6. Vlen të kujtohet se Ura e ndertuar nga Mehmet Pash Plaku (Bushatliu) kundrejt lagjes “Ajasem” ose “Tabake” kishte lidhje me rrugën tregtare Shkoder-Lezhë të shekullit XVIII…

“FATI” I NDËRTUESIT TË XHAMISË

Ndertuesi dhe themeluesi i Xhamisë së Plumbit Mehmet Pasha ka pasur varrin (dhe tyrben..) ngjitur me xhamin në anën e djathtë të murit , në skuten për nën minare , në pjesen e qarkueme me hekura të trashë dhe që ishte e mbuluar me pullaz , siç e vertetojnë fotografit e vjetra. Si rezultat i permbytjeve të vazhdueshme , lymi i lumit ka arritur deri në dritare ,duke mbuluar edhe varrin e Pashes , per të cilin flitet se është vet i dytë..7, ku një studiues shkodran shkruan se varri i dytë ketu sipas gojdhenave ka qenë i Ibrahim Pashes. Ndersa në hyrje të oborrit të Xhamisë ka qenë një ndertese e vogel ku brenda saj ka pasur një saraxhë uji.8.

XHAMIA NË MES DEKADAVE E SHEKUJVE

Xhamia si çdo objekt tjeter i ndertuar nga dora e njeriut është ndeshur ndër dekada me pasojat e shekujve dhe shekullareve.. Ndaj per t’i perballuar këto pasoja ka pasur nevojë disa herë të riparohet , gjë që konfirmohet per herë të parë në vitin 1863. Në vitet e pushtimit Austro-Hungarez (1916-1918) xhamisë fatkeqesisht iu dëmtua shtresa e plumbit (duke iu grabitur). Në vitin 1920 ky dëm u riparua. Në vitet 1930 ranë disa gurë të minares, ndersa në revisten “ Zani i Naltë” të vitit 1938 jepet alarmi se Xhamia e Plumbit ndodhet në shkaterrim e siper prej vershimeve të lumit Drin per çdo vit , sa të thuash se krejt xhamia brenda është mbushur me lym (dhe), si dhe minarja e kësaj xhamie mbas pak kohet rrezikohet per të rënë… Xhamia e Plumbit në vitin 1930 e kishte pushuar aktivitetin fetarë..9. Me gjithë rrokopujat historike , xhamia e plumbit me ndihmen e besimtareve kishte mbijetuar dhe fituar statusin “ monument kulture “. Në vitin e zi atesit 1967 Xhaminë e Plumbit e goditen dy fatkeqësi , së pari një rrufe që i këputi pergjysëm minaren e bukur të ndertuar me gurë të latuar, që dukej madheshtore prej së largu, 10, dhe së dyti “lufta” kundër besimeve që shpalli shteti komunist. Në fakt Xhamia e Plumbit nuk u shkaterrua me kulm e themel , si shumë objekte kulti të besimeve muslimane e kristiane , por u la thuajse në harresë… Si për çdo veper që është ndertuar në emer të Zotit edhe per Xhamin e Plumbit me16 nentor të vitit 1990 vjen dita e rilindjes saj . Hafiz Sabri Koçi në një miting madheshtore (ku muaren pjesë besimtare musliman e kristian) ,”deklaron” rihapjen e e ketij tempulli të Zotit. Që nga ajo ditë kjo xhami me ndihmen e Krijuesit të gjithësisë dhe vullnetin e besimtareve iu kthye normalitetit , por ky normalitet sot (shpesh) rrezikohet nga vershimet e ujrave të Drinit , që shpesh pa meshirë kerkojnë t’a perpijnë …

Foto e “mitingut”me rastin e rihapjes së xhamisë së plumbit, 16 nëntor 1990

R E F E R E N C A T :

1. Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet .I. fq.56.

2. Hamdi Bushati ,po aty fq.58.

3.Smajl Bala ,Institucionet Islame dhe Hoxhallaret e Shkodres,fq.128-131.

4.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se Eperme ,ose i Gegerise ,fq.42-43.

5.Johan Georg Hahn ,Studime Shqiptare ,fq.136.

6.Ermanno Armao ,Vende , kisha , lumenj , male e toponime te ndryshme te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore, fq.116.

7.Hamdi Bushati ,po aty ,fq.57.

8.Smajl Bala , po aty, fq.128-131.

9.Smajl Bala , po aty, fq.128-131.

10.Hamdi Bushati , po aty ,fq.57-59..

May be an image of crowd

Like

Comment

Filed Under: Uncategorized

Kryeministri Kurti priti në takim drejtoren rajonale të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ariane Bauer

November 2, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Ariane Bauer, drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i jep prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur të vërtetën për më të dashurit e tyre.

U tha se mungesa e informacioneve të besueshme nga Serbia për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë, si dhe mosbashkëpunimi i Serbisë, përbëjnë pengesa të mëdha në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e hapjes së arkivave shtetërore të Serbisë, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti serb.

Në takimin e përbashkët me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, u vlerësua angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. U bisedua edhe për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Filed Under: Uncategorized

Mevludi Sherifit, një ftesë për miqtë në ditëlindjen e Profetit

September 30, 2023 by s p

Mevludi Sherifit, një ftesë për miqtë në ditëlindjen e Profetit.

Filed Under: Uncategorized

Rudina Dervishi, in memoriam…

September 16, 2023 by s p

Zëri i Amerikës/

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Filed Under: Uncategorized

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHE REPUBLIKA E KOSOVËS – NJË ALEANCË E MIQËSI E PËRJETSHME
  • Shqiptarët në New York mund të votojnë në gjuhën shqipe
  • Në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut u nderua Ambasadori Blerim Reka
  • Revolucioni “Forca e të Vërtetës” – Fryma Perëndimore dhe Rruga drejt një Shqipërie Evropiane
  • 13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN I MASSACHUSETTS
  • Kujtojmë me nderim albanologun e shquar francez Pierre Cabanes në ditën e ndarjes nga jeta
  • DRITA E PËRNDRITËSHME E SHÊJZAVE TË KOLIQIT
  • FAN NOLI, AT GJERGJ FISHTA, FAIK KONICA DHE AMERIKA NË 250-VJETORIN E SAJ
  • Fshirja e trashëgimisë kulturore dhe historike e Çamërisë dhe ndryshimet toponimike – shprehje e qartë e negacionizmit të qeverisë greke
  • KUR JETA BËHET DOKUMENT HISTORIE
  • SHQIPTARËT NUK DUHET TË LEJOJNË PËRMBYSJEN E SISTEMIT TË VLERAVE
  • TIRANA USHTON: POSHTË KOMUNIZMI!
  • Protesta “Made in Albania”…
  • JOHN FITZGERALD KENNEDY: PRESIDENTI QË E BËRI NJË BREZ TË BESONTE SE MUND TË NDRYSHONTE BOTËN
  • Gëzuar 114-vjetorin e VATRËS!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT