
Në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, anëtarët e këtij Këshilli, David Carr dhe Shirley Aldebol, nderuan dje, me Mirënjohjen e Këshillit të Nju Jorkut (Proclamation), Ambasadorin Blerim Reka.
Në fjalën e tij, Ambasadori Reka, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe në emrin e tij personal, falënderoi zotin Carr dhe zonjën Aldebol, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Nju Jorkut, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, për nderimin e përvitshëm të pavarësisë së Kosovës me ceremoni festive në NY City Hall, si dhe për rolin mbështetës të qytetit të Nju Jorkut si shtëpia e dytë e mërgatës shqiptare.
Ai falënderoi gjithashtu bashkëatdhetarët tanë nga pesë bashkitë e Nju Jorkut, si dhe z. Naser Nika, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Staten Island, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e djeshme.