• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTI-SEMITIZMI DHE ISLAMI RADIKAL NË KOSOVË

April 20, 2013 by dgreca

Shkruan : Dimal Basha – New York/

Propaganda anti-semitike e Hitlerit ishte njëra ndër veglat kryesore për “justifikimin” e diskriminimit, segregimit dhe persekutimit të hebrejëve gjatë luftës së dytë botërore. Edhe pse kemi komentime të ndryshme në lidhje me origjinën e urrejtjes dhe fanatizmit të tij për të asgjësuar një popull të tërë, nuk ka asnjë dyshim për deluzionin e tij se hebrejët ishin arsyeja për të gjitha parregullsit dhe ku si pasojë pësuan jetërat e milionave njerëzve, në mesin e të cilëve shumica ishin hebrejë.

Hitleri përdori hebrejët si vegël para se të fitoj zgjedhjet në Gjermani dhe urrejtjen ndaj tyre e bëri platformë politike dhe shëndrroi në ‘kryqëzatë’ pas ardhjes në pushtet! Dallimi i tij prej një individi të rëndomtë ishte se Hitleri fitoi pushtetin që i dha fuqinë për të kryer krime në një masë të tmerrshme.

Tani që shqiptarët gëzojnë një rrespekt për shpëtimin e hebrejëve që ndiqeshin nga persekutimet gjatë asaj kohe dhe që njifeshin botërisht për tolerancën dhe rrespektin ndërfetarë, ky kurs ka marr një kahje të çuditshme me ardhjen e një Islami i importuar nga vendet arabe menjëherë pas luftës. Janë këto rryma të një Islami fundamentalist që përdorin të njejtën propagandë naciste që përçon urrejtje dhe legjitimizon dhunë!

Shumica e këtyre aktorëve fundamentalistë janë intolerant dhe sipas Yahya Sadowsky karakterizohen me tri kritere. E para, besimi i tyre  se çdo individ që nuk ndan besimet e tyre strikte konsiderohen si të devijuar dhe denoncohen si jo-besimtarë. E dyta, shpesh-herë zhyten në teori kosnpirative duke arsyetuar se hebrejët janë arsyeja kryesore për të gjitha të këqijat dhe shpesh i akuzojnë ata për luftën kundër botës Islame. E treta, muslimanët shiia i konsiderojnë si armiqt më të përbetuar dhe predikimet ndaj tyre , hebrejëve, dhe të gjithë që nuk ndajnë besimet e tyre përmbajnë një gjuhë urrejtje, përcarëse por edhe raciste. Janë një numër individësh që për agjendë e kanë ngulfatjen e cfardo mendimi ndryshe dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes janë mënyra që ata shpeshherë rezonojnë.

Në këtë grup kemi edhe racistin Enis Rama, hoxhë që është  pjese e ketij mullini që prodhon urrejtje anti-semitike. Shpesh thirret në paqë por nuk heziton të shfaq ndjenjat raciste dhe urrejtjen për grupe të caktuara duke e shoqëruar me teori konspirative.

Në  njërën nga ligjërat e tija që  është e publikuar në YouTube, ai shpreh racizmin e tij ku thotë se “në rrafshin njerëzor, nuk ka lloj njerëzor, kabile fis apo ngjyrë më shkatrrues, ma t’prisht edhe ma fesaxhi se çifutët.” Me tej, hoxhë Enis Rama konludon ngjashëm sikur Hitleri dikur se “burimi i secilit sherr shpie te çifutët” dhe akuzon hebrejët për të gjitha problemet ne lindjen e mesme duke thënë se “lufta në Siri… është luftë e drejtpërdrejt mes një besimit të pastër dhe asaj të ndytë të jahudive.”

Nuk ka dyshim se kjo gjuhë raciste çon në urrejtje të mëtutjeshme dhe nuk është çudi që predikimet si kjo gjithashtu shpiejnë tek incidente sikur që kishim përdhunosjen e varrezave hebraike në Prishtinë. Frika ekziston se çfarë pasoja do të ketë në të ardhmen kur rritet numri i individëve aktiv që mendojnë sikur racisti Enis Rama?

Është gjithashtu vështirë me paramendu se çfarë mendon Enis Rama me bashkëmendimtarët e tij për miqt tanë hebrejë si ish sekretarja e shtetit Amerikanë Madeleine Albright, që ishte shtytësja ma e madhe për intervenimin në Kosovë dhe vet njëra nga të përndjekurit e regjimit nacist, apo edhe kongresmenin Eliot Engel, ish zëdhënësin James Rubin, senatorin Charles Schumer e sa e sa miq tjerë hebrej që mbajnë pozita kyqe në administratën amerikane dhe janë mbështetës dhe shtyllë kryesore e shtetit që e gëzojmë?

Duket e pakapshme me kuptu se si një popull që historikisht u shquam për tolerancë dhe rrespekt arritëm që veq pas më shumë se një dekade Kosova të kthehet në një fole fundamentalistësh ku gjuha raciste si kjo e Enis Ramës është pjesë e një propagande që kalon pa u vërejtur.

Rrëziku po rritet kur Islami fundamental në Kosovë po kalon në atë radikal. Ky i fundit përkufizohet atëherë kur feja legjitimizon dhunën për të arritur një objektiv dhe ky legjitimizim vie nga Shefqet Krasniqi, njeriu më i paskrupullt që në emër të Zotit e legjitimizon dhunën. Në emisionin Rruga e Ndriçuar të 4 Prillit, hoxha merr një pyetje nga një qytetarë ku thuhet, “a kam hi në gjynah se i kam ra shuplakë një personi të moshuar kur ndjeva që ai përdorte gjuhë ofenduese ndaj Allahut?” Përgjigja e hoxhës ishte e thjeshtë, “jo s’ke hi n’gjynah, jo inshallah!”

Shkurt, një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në moshë për arsye se ka ndëgjuar fjalë që nuk përkojnë me besimin e tij dhe krimineli në këtë rast kërkon legjitimizimin e aktit të tij përmes hoxhës që i tregon se, sipas dogmës së tij talibaneske, nuk ka kry një gjynah dhe rrjedhimisht feja e tij “paqësore” e lejon këtë dhunë! Radikalizmi brina nuk ka dhe kombinimi i një gjuhe raciste si ai i Enis Ramës me legjitimizimin e Shefqet Krasniqit mund të ketë pasoja radioaktive përbrenda shoqërisë sonë por edhe si shtet në arenën ndërkombtare.

Medeomos mbes i palëkundur në besimin se shumica e popullit shqiptarë mbeten të arsyeshëm dhe me siguri se shqetësohen nga këto predikime radikale, mirëpo qetësia dhe pasiviteti kundrejt kësaj gjuhe raciste e shumicës është pasojë e frikës së cenimit të drejtpërdrejtë të një radikalizmi që është në rritje e sipër që vie si pasojë e neglizhencës nga vet autoritetet dhe qeverisë që qëndrojnë indiferent ndaj propagandave naciste dhe legjitimizimit të dhunës.

Unë si një qytetarë i Kosovës nuk më mbetet të elaboroj më shumë për urretjen që përçohet nga këta radikalë sepse i mbetet autoriteteve të mirren me ta, mirëpo mund të kërkojë falje për shumicën e një populli që i shef si miq Albright e të gjithë të tjerët të cilët, pa marr parasysh religjioni, etnie apo ngjyre, ishin dhe mbesin pjesë e miqve të shumtë që na përkrahën në ditët kur vet ishim subjekt asgjësimi.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Anti-Semitizmi, Dimal Basha, Islami Radikal, Kosove

PERSERI NUK KA MARREVESHJE MES KOSOVES DHE SERBISE

April 17, 2013 by dgreca

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë përfunduar pa marrëveshje rrethin e nëntë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
“Sot (e mërkure) ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive. Jemi përpjekur të përafrojmë të gjitha idetë e ndryshme që kanë qenë në diskutim gjatë këtyre muajve të fundit dhe kemi kërkuar nga delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit që t’i shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet marrëveshja”.
“Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij ka pranuar propozimin e ofruar, por ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar.
“Propozimi i baroneshës Ashton ka qenë i qartë dhe ne e kemi pranuar pa ndonjë ndryshim. Si edhe në herët e kaluara, Serbia ka refuzuar. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet”, ka thënë Thaçi.
Për të forcuar edhe më shumë qëndrimin, kryeministri i Kosovës ka thënë se do t’i drejtohet me një “letër pranuese zyrtare” Ashtonit, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Ai ka përsëritur para opinionit se marrëveshja do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa Serbinë e ka porositur që të punojë për arritjen e saj dhe t’i shmanget “logjikës së Vojisllav Sheshelit”.
Akuza të ngjashme, por kundër Thaçit, ka bërë homologu i tij serb.
Ivica Daçiq ka thënë se propozimet e bëra nga barnoesha Ashton, e që kanë qenë të përmbledhura në 15 pika, kanë qenë më të pranueshme për Beogradin, por ka qenë Prishtina ajo që, sipas tij, ka penguar marrëveshjen.
“Thaçi ka refuzuar propozimin…përkatësisht, ka dashur të lidhë zgjidhjen e çështjes së policisë me një pikë të re të përfshirë, me të cilën të dyja palët obligohen të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Pranimi i kësaj pike, sipas tij, do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Daçiq ka thënë se Serbia nuk kërkon të pamundurën, por “diçka që është reale dhe e pranueshme për të dyja palët”. “Serbia është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog, që të vijë deri te zgjidhja”, ka theksuar kryeministri serb.
Rrethi i nëntë i bisedimeve, që ka nisur paraditen e së mërkurës, për të zgjatur deri në minutat e parë të së enjetes, është karakterizuar me takime dypalëshe të delegacioneve me baroneshën Ashton, pastaj me biseda trepalëshe dhe disa pauza mes tyre.
Marrëveshja nga ky proces është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.(Kortezi Valona Tela- Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, marreveshje, s'ka, Serbi

S’ka marrëveshje

April 2, 2013 by dgreca

Prishtina dhe Beogradi kanë përfunduar pa marrëveshje edhe rrethin e tetë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ashtu ka thënë se nuk ka datë për takim të ardhshëm me homologun serb, Ivica Daçiq.
Sipas disa raporteve, kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë kanë qenë pengesa më e madhe për palët që të arrijnë pajtim.
Kujtojmë se Prishtina kundërshton fuqishëm çdo përgjegjësi ekzekutive për këtë mekanizëm, ndërsa Beogradi do që ai të ketë kontroll në gjyqësi, polici dhe planifikim hapësinor.(V Tela)
***

Takim pas takimi…

Në Bruksel është duke u zhvilluar rrethi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas orës 21:00, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka nisur edhe një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq, pas disa takimeve të ndara që ka zhvilluar me të dyja delegacionet.
Takimi i parë i përbashkët i kryeministrave ka nisur rreth orës 14:00, për të vazhduar me disa ndërprerje.
Në një adresim për gazetarët në Bruksel, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është pjesë e ekipit negociator të Beogradit, ka thënë se ka ardhur deri te ngritja e zërit në mes të palëve, çfarë ka bërë që baronesha Ashton të ndërpresë takimin trepalësh dhe të bisedojë ndaras me delegacionet.
Duke folur për tensionet gjatë bisedimeve, ai ka thënë se “incidente nuk ka pasur, por zëra të ngritur”.
”Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, di se si të luftojë për atë në të cilën beson, prandaj mendoj se zëri i tij mund të ketë qenë i ngritur edhe mirë”.
Vulin nuk ka pranuar të thotë se cila temë ka ngritur tensionet, por ka thënë se bisedimet trepalëshe do të vazhdojnë nëse ka hapësirë për një gjë të tillë.
Zyrtari serb ka bërë të ditur se në takimin e sotëm të dyja palët kanë paraqitur argumentet, ndërsa në lidhje me marrëveshjen eventuale është shprehur:
“Mos prisni marrëveshje përfundimitare! Është fjalë e vështirë marrëveshja përfundimtare”.
Takimit Thaçi-Daçiq i kanë paraprirë bisedimet dypalëshe të baroneshës Ashton me delegacionet e të dyja vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur edhe një herë optimizmin për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një prononcim në gjuhën angleze, Thaçi ka thënë se “sot është ditë historike dhe çast vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.
“Jam udhëheqës i vendimeve dhe jam këtu për të marrë vendimin për të ardhmen e vendit tim dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë Thaçi para takimit me baroneshën Ashton.
Një ditë më parë, kryediplomatja evropiane i është drejtuar opinionit me një deklaratë për media, ku ka shfaqur bindjen se palët janë shumë pranë marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, ka përsëritur sot qëndrimin e baroneshës.
“Ajo beson se marrëveshja është shumë pranë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Po ashtu ka thënë se, kur kemi nisur, të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë udhëheqje të fuqishme politike. Zonja Ashton beson se delegacionet që janë sot në Bruksel, do të sillen në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për interesat e popullit që përfaqësojnë dhe për një të ardhme më të mirë për të”, ka cituar Kocijançiq deklaratën e zonjës Ashton.
Ndryshe nga herat e tjera, në tryezën e sotme të diskutimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq shihet si politikani më me ndikim në skenën politike të Serbisë.
“Marrëveshja duhet të arrihet. Serbia nuk ka kohë që të presë edhe një vit, apo edhe pesë vjet, në konflikt të ngrirë. Kush do të presë? Njerëzit nuk kanë durim”, ka thënë Vuçiq, para takimit të sotëm.
Rëndësinë e arritjes së marrëveshjes e kanë ritheksuar po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.
“Shpresoj që të përparojnë. Do të doja të arrihej marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse mendoj se ajo do të ishte mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar sot ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby.
Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Kosovë-Serbi, aktualisht janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë, që në Beograd njihet me emrin “bashkësi”.
Me këtë mekanizëm është paraparë të vihet normaliteti në pjesën veriore, ku banorët lokalë serbë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta paralele.
Palët kanë mospajtime rreth përgjegjësive të këtij asociacioni, pasi Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton çdo kompetencë ekzekutive për të.
Rezultatet nga dialogu Kosovë-Serbi shihen si esenciale për përparimin e dy vendeve në procesin e integrimit evropian.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, nuk ka marreveshje, Serbi

GJURMËT E PERIUDHËS SË NEOLITIT NË KOSOVË

January 24, 2013 by dgreca

 NGA GËZIM LLOJDIA*/

 Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik/

Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Dhjetra lokalitet arkeologjike  nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës  janëtë fokusuara  nënnjë guid të Kosovëse cila tregon edhe serizoitetin e punës  duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e terriotrevev arkeologjike që runa brendia dhekrejt toka  eKosovës.

Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike që ka Kosoava ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës/Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.

Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjetë para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.

Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë.

Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike

Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujësore.

Piktura shkëmbore e Vlashnjes,

Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi  i gjashtë p.e.s.

Prof Dr Muzafer Korkuti :Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Në kuadrin e projektit të përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet 6 km në perëndim të Prizrenit (Kosovë). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, më krijuan mundësinë për të parë pikturën dhe më vunë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm grafik e fotografik për pikturën shkëmboretë Vlashnjës.Piktura e Vlashnjës ndodhet 1,5 km në perëndim të vendbanimit, pranë vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e Bardhë. Në një lartësi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pyllime shkurre e lartësohen tri masive shkëmbore, të cilat me kontrastin që krijojnë me ambientin kanë një bukuri të veçantë. Pikërisht në strehën që formon njëri nga masivet shkëmbore, mendja dhe dora e njeriut neolitik ka ngulitur në faqen e shkëmbit pjesë të botës mistiko-religjioze të jetës së tyre. Piktura është realizuar në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal (në tavan). Faqja e shkëmbit është në formë brezash-pllakash, gjë që ka kushtëzuar edhe realizimin e pikturës në tri pjesë në një sipërfaqe prej 16 m². Në tavanin e strehës janë vizatuar 8 spirale të bëra me vija të trasha me bojë të kuqe okër. Katër spiralet e para janë vendosur në grup në një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet që janë ruajtur të plota e kanë diametrin maksimal 34 cm. Në të djathtë të grupit të parë, me largësi 70 cm është vizatuar një spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe të voglin 37 cm. Në planin e parë (vertikal), në një sipërfaqe prej2,10m x 0,50m, janë vizatuar një kaproll dhe dy spirale. Kaprolli është dhënë në profil, në gjendje qetësie me bojë uniforme që mbulon gjithë trupin. Figura ka përmasat 30 x 28 cm. Në planin e tretë, pjesa më e  poshtme e faqes së shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2m², është vizatuar
me një spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër
maksimal 78cm dhe diametër minimal 38cm.Trashësia e vijave të spirales
është 2,5-3cm.Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore.. Në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilit
është i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e
Zhlijebit (Bosnjë).Piktura e Vlashnjës është vepër e banorëve prehistorikë të këtij vendbanimi

Disa lokalitete nolitike

 Për Guvën  e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.

Lokaliteti neolitik i Runikut

Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajtdhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër.Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër

stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuargjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykërrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth.Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C.

Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë.Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes.Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik.Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve.Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët  e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve  autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës  shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga  autorët e gërmimit në  prill të  2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes.Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

  • Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Gjurmet e Periudhes se Neolitit, Kosove

ERMIRA BABAMUSTA: ZEMRA IME ESHTE NE KOSOVE

January 24, 2013 by dgreca

DIPLLOMATJA SHQIPTARO-AMERIKANE QË SYNON SHTËPINË E BARDHË/

 NGA SOKOL DEMAKU/

Rinia shqiptare ndryshon nga ajo e shteteve të tjera me atë që kam vërejtur unë. Të rinjë shqiptar janë më të angazhuar në çështje sociale dhe politike, më ambicioz për jetën, mësojnë gjuhë të huaja deri në shtatë, kanë përgaditje të mirë akademike dhe kanë kulturën e tyre. Këtu luan rol dhe familja si shtylla kryesore në formimin e një adoleshenti/e, gjë që reflekon dhe vlerat dhe traditat e forta shqiptare.

Arsimimi është i nevojshëm për të arritur diku në jetë dhe për informim, por shkolla nuk të jep edukatën, llogjikën dhe kulturën që i duhet njeriut. Që një shoqëri të eci përpara, duhet të jetë edukimi për qytetarët si dhe është e nevojshme kultura dhe dashuria për mirëqënien e njerëzimit (shoqëria), të vendbanimit (mjedisi) dhe të individit (vetja). Nëse këto principe nuk janë në harmoni ka prapambetje në të treja aspektet e përmendura në shoqëri dhe politikë.

Nocioni i suksesit ndryshon me konceptimin e njeriut dhe nocioni i rëndësive ose prioriteteve në jetën e secilit.

Mendoj se natyra e vërtetë e njeriut tregohet në momentet më kritike dhe vështira në jetë.

 

Intervistë me Ermira Babamusta, Ph.D.

Bisedoi: Sokol Demaku

Suedi – New York

 

 

Keni ndjekur anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të rinisë suaj?

Ermira Babamusta: Rinia shqiptare ndryshon nga ajo e shteteve të tjera me atë që kam vërejtur unë. Të rinjë shqiptar janë më të angazhuar në çështje sociale dhe politike, më ambicioz për jetën, mësojnë gjuhë të huaja deri në shtatë, kanë përgaditje të mirë akademike dhe kanë kulturën e tyre. Këtu luan rol dhe familja si shtylla kryesore në formimin e një adoleshenti/e, gjë që reflekon dhe vlerat dhe traditat e forta shqiptare.

Gjuhët e Huaja kanë qenë vitet më të mira për mua, si profesorët e përkryer të mi, drejtori i shkollës (në atë kohë 1995-97) dhe shokët e klasës. Kanë qenë momente të paharruara për mua. Edhe sot mbaj lidhje me miqësinë e shkollës së mesme. Gjatë kësaj kohe kam jetuar në Tiranë dhe qenë nën përkujdesjen e jashtëzakonshme të xhaxhait të babait tim, Ibrahim Babamusta dhe nënë Sadetja, si dhe djali i tyre Neritan Babamusta dhe bashkëshortja e tij, Myhrije Babamusta. Në këto vite më ka pëlqyer shumë matematika dhe kam marrë pjesë në shumë konkurse në shkallë kombëtare për të përfaqësuar shkollën që në tetëvjeçare.  

Tre ngjarje të fëmijërisë time janë të paharrueshme për mua edhe sot: E para, demonstratat e para antikomuniste që u bënë në Kavajë me 26 mars 1990, ku mora pjesë me babain, Neki Babamusta. Mbaj mend që babai më shtërngonte fort dorën (isha vetëm 10 vjeç atëherë) dhe mami më përgaditi ujë të ngrohtë me sheqer kur u kthyem në shtëpi natën vonë sepse isha e tronditur nga ngjarja dhe turma e njerëzve.

E dyta, në 1997 u bënë protestat në  Tiranë kundër luftës në Kosovë. Lashë orën e mësimit pa leje nga Gjuhët e Huaja, me disa shoqet e mia dhe shkuam në protestë para universitetit Politeknik për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë. Në këto kohë po lexoja historinë e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni i Francës në librat me 4 vëllime të  Tolstoit ‘Lufta dhe Paqja”. Kur mora mora vesh fillimin e genocidit në Kosovë (isha 14-15 vjeç), jam strukur në dhomën e miqve të shtëpisë time dhe kam qarë me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, sepse nuk kuptoja pse serbët po vrisnin shqiptarët, ose pse njerëzit po vriteshin me njëri tjetrin. I jam lutur Zotit për mbrojtje të shqiptarëve dhe për paqe midis serbëve dhe Kosovës dhe mençuri për liderërt e dy vendeve. Sot që i kujtoj këto momente më bën përshtypje konceptimi im për humanizmin dhe botën në këtë moshë kaq të re.

 

E treta, po në 1997 kur u bënë grevat e urisë në Tiranë kundra Skemës Piramidale, kam punuar dhe përkthyer për të vetmën radio/TV të huaj lejuar në Shqipëri, nga Hollanda që transmetonte lajme për luftën në Kosovë dhe gjëndjen në Shqipëri. Mbas intervistës me grevistët, gazetarin hollandez e gjuajtën rojet me fundin e armës që kishin me vete dhe mua më pyetën për mbiemrin dhe më morën dokumentat. Kur u larguam nga ndërtesa, na qëlluan me plumba te makina jonë. Nuk e di si kemi shpëtuar. Gazetarin hollandez, miku im Heraldi, e kam takuar sërish pas shtatë vitesh në 2004 në Washington DC, dhe shpeshherë kujtojmë historitë e Shqipërisë.    

 

Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria?

Ermira Babamusta: Kam qenë 16 vjeç kur u largova nga Shqipëria dhe nuk u largova me dëshirë. Atëherë nuk e kuptoja pse familja më largoi nga vendlindja. Tani që jam e pjekur i kuptoj arsyet më mirë. E kam bërë kornizë në mendje momentin kur u nisa në aeroplan dhe familja më bënte me dorë te Rinasi, dhe mami kishte lot në sy. Shumica ishin të lumtur që unë po ikja në Amerikë, unë vetë nuk doja dhe isha e hidhëruar por pranova dhe respektova vendimin e familjes. Disa kishin kritikë që vetë si femër po ikja në një vend të huaj, dhe më përmendnin mundësitë më të këqijat ku do përfundoja. Por ky largim nga vendlindja ishte fillimi i hapjes së mendjes time dhe kuptimi të një bote krejt tjetër, si nga kultura, jetesa dhe vetëdija. 

 

Për cilat arsye u larguat nga vendlindja dhe çfarë  njohurish kishit për SHBA ju atë kohë?

Ermira Babamusta: Familja ime ka qenë e persekutuar nga diktatura për veprimtaritë demokratike-patriotike dhe për arsye sigurimi më larguan nga vendlindja. Babai e kishte bërë plan me kohë që unë të shpërngulesha në Amerikë dhe më këshillonte të mësoja dhe të dilja mirë me mësime. Gjatë 40 viteve që ka punuar si mësues ka ruajtuar atë rrogën e tij si dhe pensionin afro $30 që merrte në muaj për edukimin tim jashtë shtetit. Edukimi brenda dhe jashtë vendit është traditë familjare e fisit tim. Xha Ibrahim Babamusta ka mbaruar shkëlqyeshëm me medalje të artë të Perandorit të Austrisë Franc Ferdinandi nga viti 1920-27. Meqë isha larg babait dhe familjes time të dashur,  xha Ibrahimi që u përkujdes për mua e konsideroja si gjysh dhe më mahniste me karakterin e tij të dashur, paqësor, intelektual dhe diplomat. Kam mësuar shumë prej tij dhe familjes së tij gjatë fëmijërisë time në Tiranë. Një figurë tjetër e dashur e fëmijërisë time është gjyshi (babi i mamit) Kastriot Cani, me të cilin kam kujtime të dashura në Peqin, i cili ka ndërruar jetë.

Aplikova për programin ‘Exchange Student Program” si studentja më e mirë dhe me notat më të larta te Gjutë e Huaja dhe më doli në Oklahoma, Sh.B.A. Unë dhe babi nuk e kishim ndëgjuar ndonjëherë këtë emër, dhe po shpresonim ose Florida ose New Yorku. Hapëm hartën dhe zbuluam Oklahomën afër Teksasit. Shkollën e mesme e përfundova me pikët më të larga (g.p.a. 4.00) dhe kam bërë konkurse matematike dhe në spanjisht në shkallë kombëtare në Sh.B.A., ku kam fituar dhe shumë çmime.

 

Keni mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar “UN Diplomacy / Diplomacia e Kombeve të Bashkuara” si e ndien vetën Ermira?

Ermira Babamusta: Unë e konsideroj veten si njeri të thjeshtë dhe kujtoj një shprehje të babait që “pasuritë dhe gradat njeriu nuk i mer me vete në varr”. Mendoj se nëse një njeri i dedikohet zanatit, punon shumë dhe i bën gjërat me drejtësi dhe pastërti në zemër, mund të arrijë majat, sidomos në Amerikë dhe në Perëndim. Gjithmonë kam synime në jetë, i vej vetes qëllime, dhe planifikoj për të ardhmen ku e shikoj veten 10-15 vite më larg. Shikoj realitetin, mësoj nga përvoja, përmirësoj veten dhe veprimet e mija dhe jam largpamëse.

 

Vlerësoj profesorët dhe mentorët e mi të universitetit Waldorf College (BA: Political Science, History, Humanities), Minnesota State University (MA: Public Administration), Long Island University (MA: Political Science; Post-Grad: UN Diplomacy) dhe West Virginia University (Ph.D.: Political Science: Foreign Relations/EU Law/National Security/PA).

Arsimimi është i nevojshëm për të arritur diku në jetë dhe për informim, por shkolla nuk të jep edukatën, llogjikën dhe kulturën që i duhet njeriut. Që një shoqëri të eci përpara, duhet të jetë edukimi për qytetarët si dhe është e nevojshme kultura dhe dashuria për mirëqënien e njerëzimit (shoqëria), të vendbanimit (mjedisi) dhe të individit (vetja). Nëse këto principe nuk janë në harmoni ka prapambetje në të treja aspektet e përmendura në shoqëri dhe politikë.    

 

Jeni kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare, çka don të thot kjo për ju si një e re?

Ermira Babamusta: I kam mbaruar studimet në kohë rekord, shkollën e lartë katër vjeçare e kreva për 3 vjet, dy masterat dy-vjeçare i kreva brenda një viti secilin, dhe doktoraturën 5-vjeçare brenda 4 viteve. Planifikoj të marr diplomën në verë 2013. Doktoratura ka qenë një shtyrje nga vetja dhe babai. Babait i mohuan të drejtën e arsimit të lartë. Dhe me këmbënguljen dhe ambicien e tij ka përfunduar universitetin me korrespondencë, ku ka mësuar dhe është edukuar vetë dhe ka dhënë provimet vjetore për të marrë shkollën e lartë. Më pas babin e internuan nëpër fshatëra dhe në Veri të Shqipërisë ku dha mësim. Babai në atë kohë synonte të mësonte italisht, por diktatura e konsideronte atë si ‘tradhtar’ vetëm se ai kishte dëshirë të mësonte një gjuhë të dytë, dhe të mësonte për kulturën e vendeve fqinje. Këto janë taktika të qeverisjeve të vendeve të ndryshme në botë, ku nëpërmjet frikës së popullatës, mohimit të dijes, dhe propagandës mbajnë popullin nën kontroll, injorim dhe izolim.

Më alarmon fakti që në vitin 2013 për të hyrë në program doktorature në Kosovë provimi jepet një herë e 5 vjet. Dhe nëse nuk e fiton duhet të presësh pesë vjet të tjera që ta provosh sërish shansin. Ky rregull duhet ndryshuar patjetër, të bëhet çdo vit konkursi dhe më shumë universitete të ofrojnë programe të doktoraturës jo vetëm në Prishtinë. Kjo detyron rininë dhe inteligjencën shqiptare të largohen nga vendi, shumica kanë më shumë shanc në vendet fqinjë ku nuk kanë përkrahje, përfshi Serbi, Rusi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri. Qeveria vendore duhet të investojë në gjeneratën e re që po rritet në Kosovë për t’i dhënë edukimin dhe njohuritë e duhura që të jenë më të pregaditura për funksionin që do kryejnë. Një gjeneratë e edukuar prodhon ekspertë në fusha të ndryshme, që nënkupon një Kosovë të mirëqenur dhe më të avancuar.  

 

Në vitin 2007 keni krye hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, çfarë ka qenë roli juaj këtu?

Ermira Babamusta: Në 2006 kam punuar në Departamentin e Paqes tek Kombet e Bashkura në New York. Kam ndjekur nga afër seancat në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Kosovës si dhe bisedimet multilaterale Serbi-Kosovë-USA në OKB. Në 2003 dhe 2004 kam punuar si eksperte e punëve të jashtme në Washington DC në Kongresin Amerikan, në të dyja dhomat, për Senatin (Senator Harkin, anëtar i Foreign Affairs Committee) dhe në Dhomën e Përfaqësuesve (Congressman Kennedy). Gjatë punës time në qeverinë amerikane kam dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve Sh.B.A-Kosovë-Shqipëri. Çështjen e Kosovës e ngrita dhe para senatorëve dhe kongresmenëve amerikan në seancën zhvilluar në Kongres në verë 2004, në takimin  me z. Colin Powell (sekretar shteti gjatë administratës të Presidentit Bush). Pasi e falenderova në emër të Shqipërisë dhe Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës ndaj shqiptarëve, salla e Kongresit Amerikan u mbush me duartrokitje. Dhe z. Powell më kërkoi ta përfaqësoj dhe tregoi respektin për familjen dhe babain tim, Neki Babamusta para senatorëve.

Në 2007 kreva misionin e parë diplomatik për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të masterit në Kosovë nën kujdesin e UNMIK-ut, UNHRC dhe Long Island University. Monitorova bisedimet diplomatike shumëpalëshe New York-Prishtinë dhe dhashë rekomandimet e mija në punimin tim shkencor me titull “Kosovo Status Talks:

A Case Study on International Negotiations”. Punimi im shkencor publikuar një javë para ngjarjes historike në shkurt 2008 parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Po në 2008 hapa gazetën time Prishtina Press (www.prishtinapress.info) me botim në Prishtinë (2008-10), si mjet i diplomacisë digjitale dhe përkrahje për diasporën dhe kulturën shqiptare.

Në 2012-13 kreva misionin e dytë diplomatik nëpërmjet ministrisë së Diasporës dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, dhe West Virginia University, Sh.B.A. Qëllimi i misionit është njohja e pavarësisë së Kosovës, sukseset në vend dhe rekomandimet e mia. Punimi shkencor do botohet si libër në anglisht dhe shqip.   

 

Si shqiptaro-amerikane si e ndjeni veten?

Ermira Babamusta: Jam krenare të jem shqiptaro-amerikane, përfaqësuese e dy shteteve më historik në botë. Amerika është  ëndërra e botës dhe vendi i demokracisë, ndërsa Shqipëria është pika strategjike e Ballkanit me histori dhe kulturë të lashtë. Kam jetuar në Amerikë që në vitin 1998.

Në Shqipëri u ktheva pas 15 vitesh për herë të parë me rastin historik madhështor të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në nëntor 2012,  me ftesë të z. Artan Minarollit, Ministrisë të Kulturës dhe Kryeministrit z. Sali Berisha. Mora pjesë në organizimin e përkryer të festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar me rastin e 100 vjetorin, nën drejtimin e vizionarit të madh, Artan Minarolli dhe të nderuarën znj. Majlinda Tafa. Na nevojiten më shumë njerëz të mëdhenj si z. Minarolli dhe znj. Tafa sepse janë ambasadorë të denjë të kulturës dhe artit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Duke promovuar talentet e kulturës shqiptare në Shqipëri, Europë dhe Amerikë, bota njeh dhe më mirë vlerat dhe traditat shqiptare. Duhet më shumë përkrahje dhe financim i programeve të tilla si metodë diplomatike dhe kulturore për të forcuar imazhin pozitiv shqiptar. 100 vjetorin e Shqipërisë e kam festuar në New York (me Vatrën), Tiranë (me festivalin e 13të të Filmit dhe Ministrinë e Kulturës), në Shkup dhe në Prishtinë.

Qëndrova një ditë në Tiranë dhe u largova për në Prishtinë të nesërmen ku jetova mbi 2 muaj për misionin tim zyrtar diplomatik për njohjen e pavarësisë të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të doktoraturës. Gjithmonë them që zemra ime është në Kosovë dhe ka për të mbetur kështu ky fakt. Populli kosovar më  ka bërë  një  pritje madhështore në  vitin 2007 dhe në  2012-13. Vlerësoj mikpritjen e jashtëzakonshme të familjeve “Gashi”, “Kunoviku” dhe “Hajredini”.

“Home’ për mua konsideroj Amerikën ku kam kaluar gjysmën e jetës time të pjekurisë. Familjen e kam në Angli dhe verën dhe festat e fundvitit i kaloj bashkë me prindërit e mi të dashur. Është vështirë të them ku është vendi im meqë kurbeti na ndau në kontinente të ndryshme dhe larg familjes. Po kudo që jeta të më çojë, nuk e harroj prejardhjen time, historinë dhe origjinën e vendit tim – Shqipërinë, si dhe prejardhjen e gjyshërve të mi – Kosovën. Gjithashtu vlerësoj jashtëzakonisht SH.B.A.-në që u bë vendi dhe shtëpia ime e dytë dhe më dha kulturën e duhur, edukimin dhe një jetë që nuk do e kisha imagjinuar dot diku tjetër. Arritjet që kam patur në Amerikë i kam bërë vetë, me forcat dhe përpjekjet e mia pa përkrahjen e ndonjë njeriut dhe nuk do e doja ndryshe.

Mbi të gjitha e konsideroj veten njërëzore dhe humane, ku kam qëllim parësor përmirësimin e njerëzimit dhe civilizimit të sotëm dhe paqe. Si një individ, si një zë, si një e ardhme ku mund të jap unë kontribut për të patur ndryshim për më mirë – kjo është një pyetje që e kam në mendje në çdo aspekt dhe nivel të jetës time. Për mua çdo gjë fillon me individin. Një individ i kulturuar dhe me ambicie për zhvillim, sjell një shoqëri të mirë, një qytet, një shtet të fortë. Kjo influencon shtetin fqinjë dhe mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin në aspektin global. Një veprim i thjeshtë i një individi të vetëm lidh si zinxhir të ardhmen e njerëzimit jo vetëm për veten e vet por dhe për vendin ku jeton dhe tërë botën. Prandaj duhet të synojmë si ta çojmë përpara kulturën tonë për të mirën e tërë botës. Duke vepruar kështu, njeriu heq atë Ego-n dhe Superego-n (filozofia Frojdiane) e vetes dhe jep mund për tërësinë. Pra duke u nisuar në aspektin vetiak, me një princip të një personi, rezultati nuk është më vetjak, kjo humbet kur synimi është human për të mirën e grupit,shoqërisë, botës.    

 

Krenoheni  me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi nga kongresi amerikan ndaj punës tuaj dhe familjes tuaj?

Ermira Babamusta: Të parët e mi Babamusta dhe Cani kanë luftuar për lirinë, tokat,  të drejtat e shqiptarëve dhe përhapjen e gjuhës shqipe në momentet më kulminante të historisë Shqiptare, duke ruajtur një lidhje të fortë diplomatike 100 vjeçare midis Shqipëri-SHBA-Angli. Dhe unë synoj të vazhdoj në hapat e tyre dhe misionin e tyre patriotik. Të dy fiset për 100 vite kanë luftuar që nga lufta e Shkodrës në tetor 1912 krahas vëllezërve të tjerë shqiptarë, dhe vazhdojnë të kontributojnë dhe sot në bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera. Falenderoj respektin dhe vlerësimin që i dha senati Amerikan gjyshit tim me vdekjen e tij në 2003, ku senatorët u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë zi. Gjithashtu vlerësoj nderin nga Kongresi Amerikan në 2004 ndaj familjes Cani, Babamusta dhe punës time me tre dekorimet e veçanta dhe ngritjen e flamurit amerikan në shenjë respekti në Capitol Hill, Washington DC.

Aktitivtei patriotik i fisit Cani dhe Babamusta fillon në tetor 1912 kundër pushtueseve serb, me Luftën e Shkodrës, ku krahas 200 të vrarëve nga Kavaja dhe Peqini ishin dhe të afërmit e fisit Cani dhe Babamsta. Ndërsa gjyshi im Beqir Babamusta u plagos në luftën e Shkodrës.

Në familjen Babamusta në Kavajë u mirëprit me 25 nëntor 1912 diplomati i madh Ismail Qemali nga gjyshi, Beqir Babamusta, dhe vëllezerit e tij Osmani, Murati dhe kushërinj të tjerë. Kurse Ramazan Cani (gjyshi i mamit) me 26 nëntor 1912 me çetën e tij së bashku me çetën e patriotit Bajram Xhani nga Kavaja shoqëruan me çetat e tyre të armatosura Ismail Qemalin në Vlorë, duke iu kundërvënë forcave pro-turke dhe bejlerve agallarëve të Myzeqesë.

Ramazan Cani (gjyshi i mamit tim, Suzana Cani Babamusta), është me prejardhje nga Kosova nga Canët e Dibrës së Kosovës, me lidhje fisnore me fisin Gashi. Gjatë viteve 1910-22 Ramazan Cani (Patriot i Madh, dekoruar 7 herë për vlera patriotike, Dëshmor i Kombit) ka krijuar çetë luftarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga shovenistët serb dhe grek. Ramazan Cani u vra nga reaksioni feudal në Shqipëri në vitin 1922.

Ramazan Cani, në bashkëpunim me forcat patriotike të Shqipërisë dërguan në Paris Avni Rustemin i cili vrau tradhtarin e kombit Esat Pashë Toptanin (e egzekutoi në Paris në 1916). Ndërsa vetë Ramazan Cani po në vitin 1916 egzekutoi kandidatin për mbret në qeverinë tradhtare të Durresit Kadri Beun (qeveria tradhtare e Durrësit kërkonte që Shqipëria t’i kalonte Italisë 1918-19). 

Në Kongresin e Lushnjes, shkurt 1920, çeta patriotike e Ramazan Canit siguroi punimet e Kongresit të Lushnjes, me detyrë ruajten e kongresmeneve dhe marrvajtjen e Kongresit, me veprimtari në Shqipërinë e Mesme. Ramazan Cani ishte krahu i djathtë i patriot Aqif Pashë Elbasanit dhe Bajram Currit, dhe i vëllezërve Myslim dhe Shqyri Peza. Ramazani vinte me porosi të Aqif Pashe Elbasanit, delegues nga Peqini, përfaqësues në Kongresin e Lushnjes për zonën e Peqinit dhe Elbasanit. Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani, u vranë atë e bir nga reaksioni feudal në Shqipëri.

Kastriot Cani, (Veteran, biri i Heroit Popullar Ramazan Cani dhe gjyshi im) ka patur pseudonimin ‘Furtuna’ gjatë luftës antifashiste 1941-45. Në vitin 1945 ka marrë pjesë përkrah partizanëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera të ish Jugosllavisë. Gjatë viteve 1944-46 Kastriot Cani, bashkë me djalin e xhaxhait, Mehmet Babamusta (Dëshmor Kombi), u lidhën me organizatën antikomuniste ‘Fronti i Rezistencës’ dhe  bashkëpunuan me zbulimin anglo-amerikan për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Kreu i organizatës “Fronti i Rezistencës” Hamdi Frashëri u zbulua nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe pushkatua. Djali i xhaxhit të gjyshit tim, Dill Cani, nënkryetar i organizatës u dënua me 101 vjet burgim të përjetshëm, dhe të tjerë u persekutuan dhe pushkatuan.

Xhaxhai im Qemal Babamusta duke  bashkëpunuar me djalin e xhaxhait Mehmet Babamusta (dëshmor i kombit) dhe vëllain e tij Isuf Babamusta, nëpërmjet Mustafa Gjinishit (djali i tezes së tyre) qenë pranë oficerave të shtabit anglez. Gjatë vititi 1943-44 Anglia dërgoi oficerë anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm për të ndihmuar Shqipërinë gjatë luftës së II botërore. Në këtë kohë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas nga Gjermania naziste. Qemal Babamusta (nacionalist, veteran lufte) u arrestua në kohën e komunist, dhe u burgos në vitin 47.

Ndërsa babai im, Neki Babamusta (Mësues i Merituar) nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit për të cilët nga tronditja psiqike që iu shkaktua u shtrua në spital në Elbasan. Prindërit e mi u panë me sy të keq nga diktatura dhe u lanë pa punë disa herë. Në kohën e diktaturës mamin (Suzana) e quanin mbesa e spiunit të Cias amerikane. Ndërsa mua më refuzuan hyrjen në shkollën e mesme.

Me fillimin e proçeseve demokratike babai me shokë të tjerë krijoi Shoqatën Patriotike Kombetare me parudhën “E duam Shqipërinë si Amerika”.  Shoqata kishte për mision: rivlerësimin e figurave patriotike dhe të persekutuarve, hulumutimin për Kosovën martire, përkrahjen e familjeve kosovare dhe forcimin e miqësisë SHBA-Angli-Shqipëri.

Familja Babamusta dhe Shoqata Patriotike me 15 mars 1992  pritën ambasadorin e parë amerikan, Reilson, në Kavajë. Ambasadori u shoqërua nga ish-lideri i opozitës z. Sali Berisha. Me propozim të babait qendrës së qytetit të Kavajës iu vu emri ‘Sheshi Amerika’.  Në Amerikë (1999-2004) prindërit punuan për forcimin e miqësisë Shqipëri-Amerikë dhe bashkëpunuan me radion Alba në Detroit, Michigan, për sensibilizimin e opinionit për çështjen e Kosovës (1999). Babai, Neki Babamusta është dekoruar tre herë, si mësues i merituar, për vlera patriotike dhe nga Kongresi amerikan.

Babai më tregon se në shtëpinë tonë në Kavajë, kemi strehur familje izraelite gjatë luftës në nëntor 1943 për 6 muaj nën lidhjen e besës. Po ashtu familja Babamusta ka strehuar edhe gjashtë ushtarë italian dezertor (tetor 1943) në kohën kur pushteti i Musolit u rrëzua në Italinë fashiste.

 

Keni  punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës  në 2008 dhe 2012 si drejtoreshë e fushatës në shtete të ndryshme në SHBA. Presidenti Obama ju nderoi dhe me një ftesë zyrtare për ceremoninë e inagurimit në Janar 2013 në Washington DC. Si ishte përvoja e juaj nga këtu?

Ermira Babamusta: Pasi përfundova trajnimin për fushatën, fillova punë në Florida si ‘field organiser’ organizuese në terren, më pas u zgjodha drejtuese e skuadrës (team leader) dhe më pas drejtoreshë “GOTV director” (GOTV – Get out the vote), ku kisha nën mbikqyrje 4-5 qytete në Florida. Po në 2008 më zgjodhën organizuese për 2008 Democratic National Convention, në Denver, Kolorado, me 75,000 pjesëmarrës, ku senator Barack Obama pranoi nominimin e partisë Demokratike.

Në 2012 administrata e Obamës më telefonoi dhe kërkoi të punoj për ta sërish në W Virginia, Ohio dhe Philadelphia, PA në rolin e drejtueses për monitorimin dhe trajnimin e vullnetarëve gjatë përgaditjes për proçesin e votimit. Me ftesë nga Presidenti mora pjesë në ceremoninë e inagurimit dhe darkën zhvilluar me 21 Janar 2013 në Washington DC. Ishte një manifestim historik dhe madhështor, të cilin e përjetova edhe në Janar 2009.  

 

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Nocioni i suksesit ndryshon me konceptimin e njeriut dhe nocioni i rëndësive ose prioriteteve në jetën e secilit. Të tjerët konsiderojnë sukseset tek unë: puna në administratën e President Barack Obama, në OKB dhe Kongresin Amerikan, edukimin e lartë, Prishtina Press, vlerësimi nga Kongresi dhe senatorët amerikan, titulli “Gruaja e Kurajos” nga Instituti i Paqes “Kessel Peace Institute”, etj.  Unë besoj se nuk e kam arritur akoma suksesin që dua. Kur të jetë Shqipëria dhe Kosova mirë dhe të bashkuar atëherë do jem dhe unë mirë. Kur njerëzimi do mendojë për zhvillimin e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të mos ketë më luftëra atëherë do kem dhe unë paqe shpirtërore. 

Në nivelin personal vlerësoj maturinë, durimin, karizmatikën, inteligjencën, tolerancën, etjen për dije dhe zhvillim/përmirësim vetiak. Në aspektin shtetëror luftoj për të drejtat e njeriut dhe gruas, për paqe, zhvillim ekonomik dhe progres sidomos në Kosovë, forcimin e lidhjeve ShBA-Kosovë-Shqipëri dhe mbrojten e vlerave demokratike.

Kam jetuar në Francë (në 2010) ku dhe kam studiuar nëpërmjet EU (BE-së) dhe Universitetit të Strasbourg (Francë) dhe WVU në SHBA, me fokus “BE-ja dhe Sistemi Ligjor Evropian”. 

Pasi të mbaroj doktoraturën synoj të jem në departamentin e shtetit në ShBA ose në Shtëpinë e Bardhë. Në të ardhme e shikoj veten si ambasadore ose si politikane  me kandidaturë në Sh.B.A.

 Një diplomat kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Si është nga natyra Ermira?

Ermira Babamusta: Mendoj se natyra e vërtetë e njeriut tregohet në momentet më kritike dhe vështira në jetë, të cilat unë mundohem të tregohem e qetë, e durueshme, karizmatike, e ndëgjueshme, inteligjente dhe e drejtë. Në synimet e mia jam kurioze, këmbëngulëse, idealiste në motivim por realiste në praktikë, e pandalur, largpamëse, ambicioze dhe humaniste. Çmoj kultura të vendeve të ndryshme dhe respektoj historinë e secilit vend. Në larminë globale vlerësoj mirëkuptimin midis shoqërive dhe taktikat diplomatike bazuar në përpjekje pozitive midis vendeve.  

 

Filed Under: Interviste Tagged With: diplomatja, Ermira Babamusta, Kosove, Sokol Demaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47

Artikujt e fundit

  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA
  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT