• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Fitorja e studenteve në Beograd, shembull për revoltën e Tiranës”!

October 30, 2026 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Sigurisht, po ndjek me vëmendje të shtuar jo vetëm humbjen e merituar, ose fundin pa lavdi të Aleksandër Vuçiç (ish-ministrit të propagandës të Millosheviçit/kasapit të Ballkanit si dhe për 14 vite Nr. 1 i Serbisë), por edhe një kakofoni mitomanësh të gjithëditur, që nga fitorja e listës së studentëve të Beogradit, ndërtojnë “oshilacione shpresëdhënëse” edhe për e revoltat e Tiranës.

Ndërsa në pamundësi për t’iu përgjigjur studiove, gazetave, aq më pak për të replikuar me hijena politike të rraskapitur nga uria perverse për të mbajtur apo marrë qoftë edhe me gjak pushtetin, në vijim gjeni:

I. Dallime thelbësore si dhe 5-mesazhe nga studenent e Beogradit për revoltat e Tiranës:

Mesazhi nr. 1: Për dy vjet rresht, të rinjtë, studentët dhe elitat mendjehapura në Beograd I’a dolën duke gjunjëzuar autokratin e moderuar Aleksandër Vuçiç, i cili përgjatë 14 viteve të sundimit të tij, i kishte vjedhur, zhgenjyer dhe lodhur serbët. Konkretisht, në një betejë shembullore, pa djegur gjykata, pa shkatërruar asnjë bankë dhe pronë publike dhe shtetërore, si dhe pa dhunuar dhe lënduar askënd, dhanë mesazhin më të mirë të demokracisë në Ballkan: “Askush nuk i reziston dot fuqisë së votës së lirë”. Ndaj, bashkë me fitoren e pushtetit, studentët Serb dhanë një mesazh suksesi, kryesisht për bashkëmoshatarët e Tiranës, dhe jo vetëm.

Ndërsa, pas 5 muaj protesta paqësore për/me flamingot dhe pavarësisht thirrjeve nga aktorë të moderuar, Ambasada e SHBA, si dhe të drejtës legjitime për të protestuar, qindra të rinj, kryeshisht student në Tiranë, shumica radikalë të pa identifikuar (të maskuar), përgjatë këtyre 18 ditëve, fatëkeqësisht kanë demonstruar barbari të pashembullt kundër gjykatave, bankave, bizneseve, pronave, objekteve dhe pasurisë publike, duke kërcënuar seriozisht personelin e policësë shtetit si dhe misionin e revoltës legjitime.

Mesazhi nr. 3: Për rreth 2 vjet durim dhe përpjekje shembullore, studentët e Beogradit, jo vetëm e sfiduan makinerinë shtetërore të z.Vuçiçit, por njëherësh gjunjëzuan edhe udhëheqësit e opozitës radikale si dhe mbeturinat më të egra të nacionalizmit serb, duke i imponuar të (shkriheshin) nën siglën e listës së dominuar (90%) prej tyre. Fituan pushtetin (140/250), pasi, që në krye të nisjes, prodhuan një identitet pa maska dhe entitet politik (opozitën reale/zyrtare), si dhe një elitë, të kryesuar nga një mjek i panjohur dhe figura të pakapura nga politika e vjetër.

Ndërsa përveç dhunës së padobishme dhe të pakontrolluar, revolta e Tiranës mbetet ende kakofoni ilegalësh për protagonizëm, në përballjen jo vetëm me shtetin e dalldisuar nga fuqia bolshevike e mbi-pushtetit, por edhe me pronarët e opozitës fasadë (të keq-katandisur në kompani private e falimentuar, e braktisur nga demokratët dhe shqiptarët si dhe e izoluar nga SHBA, UK dhe Perëndimi); pa folur për kuvendarët e llojit të Zenqineve, Muleshëve, etj, pra, vetëm si barrë në borderonë e shtetit.

Mesazhi nr. 4: Shkurt, pavarësisht leksionit shembullor që dhanë studentët e Beogradit për standardet e zgjedhjeve demokratike (pranimin e rezultatit brenda 24 orëve), fatëkeqësisht Shqipëria edhe pas 35 viteve, ka damkën e më të diskredituarit të zgjedhjeve ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Kosovë, Bosnjë, M-Z dhe M-V). Kjo s’do shumë komente, pasi shqiptarëve do t’u mjaftonte të ri-kujtonin kujën/betejën turpëruese të humbësve te radhës, që nga dita tjetër e shpalljes se fituesit, si dhe raportet qesharake të burokratëve të OSBE/ODIHR-it për hapa para/mbrapa në zgjedhje.

Mesazhi nr. 5: protestat e studentëve të Beogradit shënuan fundin pa lavdi të Vuçiçit, i cili,  në 14 vjet bëri “përpjekje të admirueshme për të pirë nga më shumë se 5 nëna”! Kështu, për të mbajtur pushtetin, përditësonte partneritetin gjeo-strategjik me Kremlinin dhe Pekinin, mbante zgjuar aleancat e vjetra (p.sh kontrata me Parisin për avjon luftarak), si dhe me kollaron e të moderuarit, i bënte presion Brukselit dhe Washingtonit që: “ta mbështesnin pa kushte në fitoret ndaj radikalëve”!

Ndërsa, përkundër shpërdorimit stalinist të fuqisë së mbipushtetit si dhe përtej krizës politike/Opozitës fasadë, Tirana zyrtare ka qënë dhe mbetet e vendosur për agjendën euroatlantike. Për ta ilustruar, përmendim disa arritje: “pjesëmarrja në Bordin Trump të Paqes dhe rreshtimi kundër Gardës Terroriste të Iranit; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh dhe 5% e PBB-së për mbrojtjen; projekti i Porto Palermos (Bondsteel-i detar i SHBA/NATO), i ndërthurur me Korridorin 8; kontributet për Ukrainën;Huaja mbi 300 Milion $, si dhe forcimi i besimit strategjik me SHBA-në dhe BE-në, etj.”!

II. Mesime dhe pesë këshilla strategjike për suksesin e revoltës së Tiranës:

E përsëris, “këshilla nr. 1”:  j’u adresohet të rinjve, vajzave dhe djemve të lindur në liri (>91), emigrantëve dhe mbarë shqiptarëve, pjesëmarrës ose jo në këto revolta: “të ndalin në mënyrë të pakushtëzuar dhunën barbare kundër gjykatave, bankave, bizneseve private dhe pronave publike, përfshirë infrastrukturën shtetërore dhe Policinë e Shtetit, etj”, pasi këto jo vetëm e nxijnë imazhin e vendit, por edhe rrezikojnë seriozisht të vrasin frymën dhe misionin e shenjtë të kësaj revolte, pra aspiratën për ardhmërinë euroatlantike të kombit.

Këshilla nr. 2: Përtej distancimit të pakompromis nga klithmat e hienave politike [për rotacion me gjak, pra jo me vota si shembulli Serbisê], duhet që sa më shpejt edhe mē mirë, protagonistët ta transformojnë,  këtë revoltë në një lëvizje politike (p.sh Lëvizja për Shqipërinë), duke u imponuar si opozita zyrtare dhe për t’u konfirmuar në zgjedhjet e parakohshme si shumicë qeverisëse dhe shpresëdhënëse për mbarë shqiptarët.

Këshilla nr. 3: të fokusohet jo vetëm kundër fuqisë staliniste të mbipushtetit dhe korrupsionit zyrtarëve të lartë, etj, por edhe kundër çdo kompromisi me pushtuesit e opozitës fasadë [ish/PD), aq më tepër kundër përpjekjeve të dëshpëruara të politikanëve zullumqarë, kundër protagonizmit të skuthëve të port-Haleve, ose kryetarëve të partive pa anëtarë si dhe seksereve rreth tyre.

Ndërsa përtej thirrjeve “Rama dhe Berisha në burg”dhe pavarësisht nëse “e urrejnë apo e duan”, e vetmja palë për zgjidhje mbetet i gjithëpushtetshmi, pra Edi Rama, pa të cilin nuk bëhet as qeveri teknike, as ndryshohet ligji famëkeq i zgjedhjeve të 2025, as ka garanci për zgjedhje të ndershme dhe as tejkalohet kriza politike që ka gjunjëzuar Shqipërinë! Ndërsa, përtej oshilacioneve të humbësit të katër palë zgjedhjeve si dhe broçkullave “me ose pa non grata nga SHBA dhe UK”, z. Berisha nuk e shoh si faktor, por problemin e përdhosjes së opozitarizmit, njëherësh edhe të krizës politike në vend.

Këshilla nr. 4: Përtej oshilacioneve të Supremit hallemadh dhe insinuatave të vartësve të Gaze-Muleshit, etj: “Ku është ambasadori i ri i SHBA-së, gjenerali Wendit (!?) etj.”, mbetet me peshë kritike që kjo revoltë të mos shpërdorohet për interesat Sllavo-Ruse, por të fokusohet në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe integrimin në BE. Thënë këtë, u lutem protestuesve, madje edhe në gjunjë: “Mos u shpërdoroni kurrsesi në beteja anti-Trump dhe antikombëtare njëherësh, as për agjenda radikale të tipit Beleri, as për zjarrvënës të stërvitur në Moskë, Teheran apo gjetkë!”

Këshilla nr. 5: Pasi revolta studentore të formalizohet si opozita e vetme zyrtare e RSh, përfaqësuesit e zgjedhur prej saj duhet të komunikojnë me faktorët ndërkombëtarë, përfshirë listën e fitimtarëve ose pushtetarët e rinj në Beograd, të cilëve, përkunder realitetit të pakthyeshëm dhe retorikës shabllone (përcaktimet kushtetuese, të ngjashme me ligjin e luftës të Greqisë), duhet të heqin dorë nga kërcënimet ndaj “kufijve të Kosovës”! Për më tepër, perspektivën e dialogut me Kosovën, njëherësh edhe marrëdhëniet me RSh, duhet parakushtëzuar me rikthimin e masave të mirëbesimit reciprok në rajon, si dhe me agjendën e integrimit në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Së fundmi, uroj e kjo revolt t’ia dal me sukses për t’a gjunjëzuar dhe tejkaluar këtë elit, në fakt sekt-zullumqarësh, të cilët përgjatë 35 vitet që lamë, pushtuan politikën, privatizuan Republikën, grabitën pronat si dhe shpresat e shqiptarëve për barazi para ligjit, demokraci funksionale dhe vlerat perëndimore.

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Filed Under: Kronike

KUR REVOLTA STUDENTORE KTHEHET NË KRIZË BESIMI NDAJ PUSHTETIT

October 26, 2026 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

Protestat që nisën me kërkesa për arsim më të përballueshëm, kushte më të mira studimi dhe një të ardhme më të sigurt, janë shndërruar në një përballje politike që shkon shumë përtej mureve të universiteteve. Ajo që filloi si një revoltë studentore, sot ngre pyetje themelore mbi marrëdhënien mes qytetarit dhe pushtetit, mbi përgjegjësinë e qeverisjes dhe mbi kufijtë e durimit të një brezi që kërkon të ndërtojë të ardhmen në vendin e vet. Në thelb, kjo nuk është thjesht një krizë e arsimit. Është një krizë besimi. Dhe krizat e besimit janë shumë më të vështira për t’u zgjidhur sesa protestat që mund të shpërndahen nga një shesh.

Më 13 tetor, studentët dhe gjimnazistët dolën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë me kërkesa konkrete: tarifa më të përballueshme, kushte më të mira studimi dhe mundësi reale për punësim. Këto kërkesa nuk lindën brenda natës. Ato janë shprehje e pakënaqësive të grumbulluara ndër vite, të një sistemi arsimor që për shumë të rinj nuk ofron sigurinë se diploma do të shndërrohet në një mundësi për jetë dinjitoze.

Por brenda pak ditësh, arsimi nuk ishte më çështja e vetme.

Përplasjet me policinë, reagimet e ashpra politike dhe pakënaqësitë e akumuluara e zgjeruan protestën. Korrupsioni, pabarazia, mungesa e perspektivës dhe mosbesimi ndaj institucioneve dolën në qendër të debatit. Kërkesat për ndryshime në arsim u shoqëruan me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kjo është pika ku një protestë sociale merr përmasa politike.

Kur pushteti dëgjon zhurmën, por jo mesazhin

Në përballjen me protestat, qeveria kishte mundësinë të dëgjonte kërkesat, të pranonte problemet dhe të paraqiste zgjidhje konkrete. Por reagimi fillestar u përqendrua te rendi publik, akuzat politike dhe përpjekjet për të identifikuar organizatorët apo ndikimet që mund të qëndronin pas revoltës.

Në rrugë pati akte dhune, dëmtime pronash dhe sulme ndaj forcave të rendit. Këto veprime nuk mund të justifikohen nga e drejta për të protestuar. Por edhe përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Shteti ka një përgjegjësi që nuk mund ta shmangë: të mbrojë rendin publik pa cenuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Gazi lotsjellës, autobotet e ujit, shkopinjtë e gomës dhe ndalimet nuk mund të zëvendësojnë përgjigjen politike ndaj kërkesave të qytetarëve. Edhe kur ndërhyrja policore është e domosdoshme, ajo nuk zgjidh arsyet që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Një protestë mund të shpërndahet. Pakënaqësia që e ka lindur mund të mbetet.

Gabimi më i madh në menaxhimin e një krize të tillë do të ishte ngatërrimi i qetësisë së përkohshme me zgjidhjen e problemit.

Në mbrëmje përplasje, në mëngjes dialog

Një nga kontradiktat më të dukshme të kësaj krize është kalimi nga retorika e ashpër te ftesat për dialog.

Fillimisht, kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, dënoi dhunën dhe akuzoi kundërshtarët politikë për nxitjen e trazirave. Në debatin publik u hodhën edhe pretendime për ndikime të huaja dhe përpjekje destabilizuese. Por pas disa ditësh përplasjesh, gjuha ndryshoi. Studentët dhe pedagogët u ftuan në bisedime. Përpara Kryeministrisë u shfaqën karriget me mbishkrimin simbolik “Dialog”.

Problemi nuk është ftesa për dialog. Përkundrazi, dialogu është mjeti i natyrshëm i një demokracie për zgjidhjen e konflikteve shoqërore. Problemi është besueshmëria e tij. Nuk mjafton të vendosësh karrige përpara një institucioni dhe të presësh që qytetarët të ulen. Dialogu kërkon respekt të ndërsjellë, një rend dite të qartë, angazhime konkrete dhe gatishmëri për të ndryshuar vendimet që kanë shkaktuar pakënaqësi.

Kur një ditë protestuesit përballen me akuza dhe ditën tjetër ftohen për bashkëpunim, lind pyetja nëse kemi të bëjmë me një ndryshim të vërtetë të qasjes apo thjesht me një përpjekje për të fituar kohë.

Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje nga deklaratat. Përgjigjen duhet ta japin veprimet. Shumica parlamentare nuk është e njëjtë me besimin publik

Edi Rama vazhdon të ketë shumicën parlamentare. Qeveria ushtron funksionet e saj, administrata punon dhe institucionet vijojnë veprimtarinë. Nga pikëpamja kushtetuese, një protestë nuk e shfuqizon mandatin e një qeverie të zgjedhur.

Por demokracia nuk përfundon ditën e zgjedhjeve.

Mandati elektoral i jep qeverisë të drejtën për të drejtuar vendin brenda kufijve të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nuk e përjashton detyrimin për të dëgjuar qytetarët, për të dhënë llogari dhe për të korrigjuar politikat që nuk funksionojnë. Pikërisht këtu qëndron dallimi mes një krize shtetërore dhe një krize politike.

Shqipëria nuk është domosdoshmërisht përpara një paralize të institucioneve. Por protestat tregojnë se ekziston një pakënaqësi që nuk mund të matet vetëm me numrin e deputetëve në Parlament. Një brez që nuk kërkon vetëm diploma, por një vend ku të jetojë

Për mua, dimensioni më domethënës i kësaj revolte është përfshirja e të rinjve.

Shumë prej tyre nuk kanë përjetuar protestat e mëdha të fillimit të viteve ’90. Ata janë rritur në një Shqipëri formalisht pluraliste, me zgjedhje periodike, universitete, media dhe institucione demokratike.

Megjithatë, ekzistenca e këtyre institucioneve nuk garanton automatikisht besimin tek ato. Kur një i ri mendon se diploma nuk i siguron punë, se përparimi profesional varet nga lidhjet personale dhe se emigrimi është alternativa më e besueshme, problemi nuk është më vetëm ekonomik. Ai bëhet edhe shoqëror e politik.

Kjo është arsyeja pse kërkesat për tarifa universitare dhe kushte studimi mund të shndërrohen në kërkesa më të gjera për përgjegjshmëri, meritokraci dhe mundësi të barabarta. Emigrimi i të rinjve nuk është thjesht një çështje statistikash. Ai përfaqëson edhe një humbje të mundshme të energjisë, dijes dhe besimit te e ardhmja e vendit.

Protesta, në këtë kuptim, mund të jetë shprehje e një dëshire për të mos u dorëzuar përpara largimit.

Por kjo energji qytetare duhet të ruajë karakterin paqësor dhe pavarësinë e saj. Dhuna e dobëson mesazhin dhe rrezikon të zhvendosë vëmendjen nga kërkesat te përplasjet.

Kriza nuk e përjashton nga përgjegjësia as opozitën

Do të ishte gabim që pakënaqësia ndaj qeverisë të interpretohej automatikisht si mbështetje për opozitën. Një pjesë e mosbesimit publik lidhet me mënyrën se si është zhvilluar politika shqiptare ndër vite: përqendrimi i vendimmarrjes te liderët, dobësia e debatit të brendshëm partiak, polarizimi dhe mungesa e vazhdimësisë në reformat institucionale.

Prandaj, një revoltë studentore nuk duhet parë vetëm përmes llogarive se cila parti përfiton dhe cila humbet.

Ajo mund të jetë edhe një kërkesë për një kulturë tjetër politike. Opozita ka të drejtë të kritikojë qeverinë dhe të kërkojë përgjegjësi politike. Por edhe ajo duhet të paraqesë alternativa të besueshme, jo thjesht të presë që pakënaqësia të shndërrohet në mbështetje elektorale.

Studentët nuk duhet të reduktohen në instrumente të përplasjes mes partive.

Zëri i tyre ka vlerë më vete.

Institucionet që duhet të ndërmjetësonin, por mbetën në hije

Një tjetër problem që del nga kjo krizë është roli i universiteteve dhe institucioneve arsimore.

Rektoratet, senatet akademike, përfaqësitë studentore dhe Ministria e Arsimit duhet të jenë mekanizma përmes të cilëve problemet diskutohen dhe marrin zgjidhje përpara se të shndërrohen në përplasje të gjera.

Nëse studentët ndiejnë se duhet të dalin në rrugë për t’u dëgjuar, atëherë është e arsyeshme të pyetet sa efektive kanë qenë rrugët institucionale të përfaqësimit të tyre.

Universiteti nuk duhet të jetë vetëm vendi ku jepet dije. Ai duhet të jetë edhe hapësirë e debatit të lirë, e mendimit kritik dhe e pjesëmarrjes qytetare.

Heshtja ose pasiviteti institucional në një situatë të tillë mund ta thellojë largësinë mes studentëve dhe vendimmarrësve. Mësimi i protestave: pushteti nuk mund të qeverisë vetëm me kohën.

Në krizat politike ekziston gjithmonë tundimi për të pritur.

Të pritet që protestuesit të lodhen, që vëmendja mediatike të zhvendoset, që moti të ndryshojë ose që një ngjarje tjetër të zërë vendin e revoltës në debatin publik. Ndonjëherë protestat vërtet zbehen. Por zbehja e protestës nuk provon se problemet janë zgjidhur. Edhe përvoja e protestave studentore në rajon, përfshirë Serbinë, tregon se pakënaqësitë e lidhura me besimin ndaj institucioneve mund të vazhdojnë përtej një cikli të vetëm demonstratash.

Megjithatë, asnjë protestë nuk ka një rezultat të paracaktuar. Ndryshimi politik varet nga shumë faktorë: përfaqësimi, organizimi, reagimi institucional, mbështetja shoqërore dhe respektimi i rregullave demokratike. Për Shqipërinë, çështja kryesore nuk duhet të jetë se sa gjatë mund të vazhdojë përplasja, por çfarë mund të bëhet për të trajtuar shkaqet e saj.

Sepse një protestë mund të përfundojë në rrugë, por kriza e besimit vazhdon për aq kohë sa mbeten të pazgjidhura arsyet që e sollën atë.

Filed Under: Kronike

“Doracaku i një tirani”, kur pushteti bëhet më i rëndësishëm se populli

October 21, 2026 by s p

Gazi Aga/

Seriali dokumentar i Netflix-it, How to Become a Tyrant, i njohur në shqip si “Si të bëhesh tiran”, është një mini-serial me 6 episode, rreth 25–30 minuta secili. Ai analizon se si diktatorët ngjiten në pushtet, eliminojnë kundërshtarët dhe e mbajnë shoqërinë nën kontroll. Kur e kam parë para disa vitesh, me kujtoi të gjithe ate qe ndodhi gjate dhe pas komunizmit ne Shqiperi dhe ate qe po ndodhte ne disa vende te tjera te botes.

Si lidhet me realitetin politik?

1. Perqendrimi i pushtetit. Tirani nuk e sheh pushtetin si nje pergjegjesi te perkohshme, por si nje prone personale. Institucionet fillojne t’i sherbejne liderit dhe jo qytetarit.

2. Kontrolli i se vertetes. Propaganda perserit te njejtat mesazhe, kritiket paraqiten si armiq dhe propaganda perpiqet te zevendesoje realitetin.

3. Eliminimi i kundershtareve. Fillimisht diskreditohen ata qe flasin. Pastaj izolohen, kercenohen ose goditen. Qellimi eshte qe te tjeret te mesojne te heshtin.

4. Rrethimi me besnike. Aftesia dhe ndershmeria behen me pak te rendesishme se bindja personale. Lideri nuk kerkon njerez qe i tregojne te verteten, por njerez qe i thone ate qe deshiron te degjoje. Kjo formon nje rreth vicioz sepse lideri shkeputet nga realiteti.

5. Frika si instrument qeverisjeje. Kur qytetari ka frike te flase, gazetari te hetoje, studenti te protestoje dhe gjyqtari te vendose i pavarur, pushteti fillon te mos kete me kufij efektive.

6. Krijimi i nje armiku. Cdo deshtim i brendshem i faturohet nje armiku te jashtem, nje opozite, nje grupi shoqeror ose dikujt qe pretendohet se po pengon zhvillimin e vendit.

Mesazhi me i rendesishem

Rreziku shfaqet kur pushteti nuk pranon kontroll, kritiken e trajton si tradhti dhe institucionet nuk mund ta kufizojne me.

Tirani ka tifoze dhe militante; disa nga dashnia, disa nga interesi. Ne fund keta quhen tradhtare te kombit. Ne aspektin fetar, keta do japin llogari para Zotit sepse ne nje forme a tjeter, u bene pjese e shkaterrimit te ardhmerise se nje vendi.

Filed Under: Kronike

𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗴𝗷𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁

October 21, 2026 by s p

💬U administruan 6 ankesa për pretendime dhune gjatë ditës së 20 tetorit, të gjitha në Bllokun e Sigurisë.

💬Pamjet filmike të publikuara nga protesta ngrenë shqetësime për tërheqje zvarrë dhe goditje me shkopinj gome.

💬Në Spitalin e Traumës, një person i arrestuar qëndronte ende i shtruar, i prangosur në krevat, ndërsa një punonjës policie ishte në dhomë. Ai pretendoi se u dhunua gjatë arrestimit dhe kishte dëmtim të madh në sy.

💬Gjatë inspektimit në Bllokun e Sigurisë u konstatua se në dhoma të destinuara për një person qëndronin 3 deri 4 persona. Sipas raportimit, të paktën dy persona flinin në dysheme.

💬Kapaciteti zyrtar i Bllokut të Sigurisë është 67 persona, ndërsa ne gjetëm aty 118 të arrestuar.

💬Gjatë monitorimit morëm kontakt me 6 të mitur. Por në Bllokun e Sigurisë, ku mbahen, nuk arritëm të identifikojmë dhomë të veçantë për fëmijët. Ankesat e administruara lidheshin me kufizimet për kontaktin me familjen dhe avokatin, si dhe mungesën e psikologut gjatë marrjes në pyetje.

💬Ne dënojmë çdo akt dhune, nga kushdo që vjen. Policia ka detyrimin të garantojë sigurinë publike dhe, në çdo ndërhyrje, të përdorë forcën vetëm kur është e domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale.

𝗡𝗴𝗮 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈:

• Ruajtjen e menjëhershme të pamjeve filmike të protestës, të komisariateve dhe të Bllokut të Sigurisë, dhe instalimin e kamerave në çdo ambient shoqërimi dhe zyrë, me ruajtje të pamjeve.

• Vënien në dispozicion të urdhrave, regjistrave dhe të dhënave për bazën e shoqërimit, kohëzgjatjen dhe identitetin e punonjësve.

• Identifikim të detyrueshëm të çdo punonjësi dhe automjeti në çdo operacion.

• Dokumentimin e garancive për 6 të miturit dhe ndarjen e tyre nga të rriturit.

• Sqarim mbi prangosjen e personit të shtruar në spital: kush e vendosi, arsyet dhe kohëzgjatja.

𝗡𝗴𝗮 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗕𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗺𝗲̈:

• Të merren masa që Blloku i Sigurisë të funksionojë me kapacitetin normal prej 67 personash dhe personat e tjerë të mbipopulluar të sistemohen në ambientet të tjera që plotësojnë standardet.

-tha ndër të tjera, komisioneri Ahmet Prençi, drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Avokati i Popullit do të ketë komunikime periodike me median dhe publikun në përputhje me dinamikën e protestave.

Lexoni raportin e plotë mbi ngjarjet e datës 20 tetor: https://www.avokatipopullit.gov.al/…/communication…/

Filed Under: Kronike

NGA TORONTO, ME ZEMËR PRANË RINISË SHQIPTARE

October 18, 2026 by s p

Më 17 tetor, në sheshin Nathan Phillips Square të Torontos, shqiptarë nga treva të ndryshme u mblodhën për të shprehur shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri dhe solidaritetin me studentët protestues.

Ishin të paktë në numër, por mbartnin një dhimbje që shumë emigrantë e njohin: të jetosh larg atdheut dhe të mos pajtohesh me vuajtjen e tij.

Nga ky shesh, pjesëmarrësit shprehën mbështetjen për të rinjtë që kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre. Një Shqipëri ku puna të ketë dinjitet, qytetari të dëgjohet dhe largimi të mos mbetet rruga e vetme e shpresës.

Mes të pranishmëve kishte edhe prindër në moshë, që e shihnin pjesëmarrjen si një përgjegjësi ndaj brezit të ri dhe si reflektim për atë që brezi i tyre mund të kishte bërë më shumë.

Sot, sytë e këtyre bashkatdhetarëve ishin nga studentët. Tek guximi dhe këmbëngulja e tyre shohin shpresën për një Shqipëri ku mund të kthehen edhe vetë një ditë.

Sepse, pas gjithë viteve të emigrimit, mbetet një dëshirë e thellë: të rikthehen në tokën amë, të jetojnë me dinjitet dhe ta mbyllin jetën mes njerëzve të tyre.

Që Shqipëria të jetë sërish vendi ku ndërtohet jeta, ku rriten fëmijët dhe ku kthimi bëhet i mundur.

ALB TV CANADA — TORONTO.

Filed Under: Kronike

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 613
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MOTRA JENA, SHOQE S’JENA!
  • Drita është pas derës së mbyllur. Çelësi i derës jemi ne!
  • BALTA QË DUHET TA DUAM
  • Arbëria Digital Fest 2026: Tri ditë takimesh për të ndërtuar të ardhmen e Arbërisë përmes kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar
  • FINAL COUNTDOWN
  • FILATELIA SHQIPTARE NË VITIN 2026: ARRITJE TEMATIKE DHE SFIDA NË ZBATIMIN E PROGRAMIT TË EMETIMEVE
  • Një shans ideal për Shqipërinë…
  • 3 nëntor 1443 – Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kthehet në atdhe për të rizgjuar Arbërinë dhe për ta rikthyer në historinë e Evropës
  • Çështja e Adriatikut: Qendrimi i Presidentit Wilson kur fati i Shqipërisë u bë pjesë e pazarit
  • U ZHVILLUA NË NEW YORK FESTIVALI XXXIV SHQIPTAR, DEDIKUAR GJUHËS SHQIPE
  • “Nën hijen e blinit”, u promovua në New York vepra poetike e studiuesit Hamid Alaj
  • I urge all Americans to go out there and exercise the most important democratic right: TO VOTE
  • VATRA, FAN NOLI, WOODROW WILSON DHE JOHN F. KENNEDY – MIQËSIA SHQIPTARO-AMERIKANE QË NDIKOI NË FATIN E SHQIPËRISË
  • Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu
  • Connecting Campuses, Communities and Generations – Dr. Albina Balidemaj on RIT Kosovo’s Future

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT