
Mimoza Dajçi/
Duke ju referuar arritjeve dhe sukseseve të gruas shqiptare në SHBA, dhe përfshirjes së saj në sistemin administrativ amerikan, edhe ne si femra krenohemi me vajzën nga Vlora, i cila në moshë fare të re u shkëput nga familja dhe Shqipëria për të vazhduar studimet në Kanada e më pas në SHBA.
Quhet Mira Murati, inxhinire e njohur shqiptare e teknologjisë dhe drejtuese biznesi, më së shumti e njohur për rolin e saj si ish Drejtore e Teknologjisë (CTO) në kompaninë e njohur të inteligjencës artificiale, OpenAl. Emri i saj radhitet në listën e “100 femrave më të fuqishme në biznes”.
Mira Murati njihet si një nga figurat më me ndikim global në zhvillimin e etikës së inteligjencës artificiale. Përpara se të hynte në fushën e inteligjencës artificiale të avancuar, ajo punoi në Tesla si menaxhere e lartë produkti, ku udhëhoqi zhvillimin e makinës Model X, dhe punoi në zhvillimin e realitetit virtual (VR/AR).
Për kompaninë OpenAl, punoi që nga viti 2018, ku mori ngritje në detyrë si Shefe e CTO, dhe udhëhoqi skuadrat që zhvilluan produkte revolucionare si ChatGPT.DALL-E (gjeneruesi i imazheve) dhe Sora (gjeneruesi i videove). Atë kohë Mira Murati komentoi rreth humbjes së mundshme të vendeve të punës krijuese për shkak të IA-së, Në nëntor të vitit 2023, shërbeu pak ditë si CEO e përkohëshme e kompanisë, ku mbikqyri krijimin chatbot-it që ndryshoi botën, duke arritur mbi 100 milionë përdorues në vetëm dy muaj.
Tek kompania e GPT- 4, Mira Murati punoi në kërkime për sigurinë në sistemin më të fuqishëm gjuhësor të kohës. Në shtator të vitit 2024, largohet nga OpenAl për të eksploruar projekte të reja personale dhe profesionale. Ajo njihet si një nga zërat globale më aktive për vendosjen e rregullave të etikës në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Mira Murati është Drejtore Ekzekutive (CEO) e Kompanisë së re të inteligjencës artificiale “Thinking Machines Lab”, kompani e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në industrinë teknologjike dhe ka mbledhur investime kryesore nga fondet dhe kompanitë më të mëdha globale. Sipas medias së shkruar “Thinking Machines Lab”, është një kompani – startup amerikan i Inteligjencës Artificiale, e udhëhequr nga Mira Murati, vendosur në San Francisko dhe e strukturuar si një korporatë për përfitime publike.