• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Flamurit

November 27, 2018 by dgreca

Në kujtim të një dite historike/

1-Reshat-Kripa-300x1501 ok reshat 1

Nga Reshat KRIPA/

Ky shkrim i dedikohet një ngjarjeje të jashtëzakonshme që ka ndodhur në qytetin tim të lindjes, në Vlorë,  në kremtimin e ditës së pavareësisë në vitin 1991, një ditë e papërsritshme kur në shtizën e flamurit do të ngrihej, për herë të parë, pas dyzeteshtatë vitesh, flamuri  kombëtar pa yllin e kuq të komunizmit dhe kjo bëhej në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë nuk kishte vendosur ende heqjen e tij nga flamuri.

Kanë kaluar njëzeteshtatë vite qysh nga ajo ditë e shënuar, por me keqardhje konstatoj se asnjë autoritet shtetëror, asnjë media e shkruar apo vizive nuk ka përmenduar apo shkruar të paktën disa rreshta për këtë ngjarje të pa përsëritshme. I vetmi që ka shkruar ka qenë gazetari Agim Popoci i cili, para disa vitesh, më mori një intervistë që e botoi në ish-gazetën “Metropol”.

Do të kisha dashur që këtë shkrim ta botoja në disa gazeta të vendit, titujt e të cilave nuk dua t’i përmend, por për fat të keq,  eksperienca më ka mësuar se asnjë prej tyre nuk do ta botonte. Ndaj po e shpërndaj në mediat online që vazhdimisht botojnë të gjithë shkrimet e mija.

Po afronte dita e shenjtë  e  flamurit. Por ajo nuk ishte si ditët e  tjerat.  Ishte festa e parë e flamurit në liri. Në zemrat e qytetarëve sundonte një shqetësim i madh. Të gjithë prisnin se cili flamur do të ngrihej, ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit? Kuvendi i Shqipërisë  ende nuk e kishte vendosur heqjen e yllit nga flamuri.

Kudo bëheshin diskutime te zjarrta. Një pjesë fanatikësh të regjimit të përmbysur, që u kishte mbetur ora në vitin 1945,  mbronin tezën e flamurit me yll, ndërsa pjesa tjetër, më e madhja, të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistët ishin ende në fuqi. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për të mbajtur pushtetin e tyre. Këtë e kishin treguar disa muaj më parë në qytetin demokrat të Shkodrës, ku ishin vrarë katër martirë.

A do të pranonte qyteti turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhtisë së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli, por më tepër  e ndjenin ata që i provuan mbi trupat e tyre gjëmbat vdekje prurës të atij ylli, të përndjekurit politikë.

15 nëntor. Mbledhja e Kryesisë së Degës së Shoqatës së të Përndjekurve Politik të Rrethit. Merrnin pjesë: Hysni Alimerko, kryetari i degës, Burim Kokoshi,  nënkryetar, Fari Shaska, Sefer Dauti, Alajdin Alemi, Bashkim Ndreu, Neshet Merkaj, anëtarë dhe unë, sekretar i degës.

Nga Tirana kishte ardhur, si i dërguar nga shoqata kombëtare,  Viktor Dosti, që hodhi i pari mendimin e ngritjes me çdo kusht të flamurit pa yll ditën e pavarësisë. Të gjithë e miratuan. Shoqata iu drejtua partive politike dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës “Çamëria“.

Pas dy ditësh u bë takimi i përbashkët e tyre. Të gjithë ranë dakord që t’i drejtonin një  peticion Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, ku partitë opozitare kishin përfaqësuesit e tyre. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej ngritja e flamurit pa yll. Duke patur shumicën në këtë komitet, socialistët refuzuan.   Të   njejtin   qendrim   mbajti   edhe Byroja e Rrethit e   Partisë Socialiste.

Më 26 nëntor televizioni  “Zëri i Amerikës“ transmetoi një deklaratë të firmosur nga përfaqësuesit e partive dhe shoqatave opozitare, ku i bëhej thirrje qytetarëve të merrnin pjesë të gjithë në manifestimin e madh ditën e pavarësisë.

27   Nëntor,   prologu  i  ndeshjes  së  madhe.  Në shtizën e flamurit, me urdhër të Mezan Malajt,  kryetarit socialist të komitetit pluralist, vendoset flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. Qyteti kishte djem të gjallë. Xhemal Mustafaraj, ish i burgosur politik dhe Fadil Ndreu, ish i internuar, hipën në shtizën e flamurit, grisën yllin, e dogjën në mënyrë demonstrative  dhe ngritën lart flamurin pa njollën e turpit  Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë në mbledhjen e Komitetit Pluralist kryetari, nën presionin e përfaqësuesve të opozitës, u  detyrua  të pranoj ngritjen e flamurit pa yll.

Po atë mbrëmje u mblodh  Komiteti Organizator i Festës, ku u diskutua se cili do ta ngrinte flamurin. Mendimet ishin të ndryshme. Dikush thoshte se i takonte njërit prej të rinjve që grisën yllin e flamurit. Një tjetër propozoi që të ngrihej nga një prej përfaqësuesve të vjetër nacionalistë të shoqatës. Së fundi dentist Abdullai u ngrit dhe propozoi:

–  Flamuri të ngrihet prej një djaloshi të ri, një trashëgimtari të një prej familjeve më të njohura me traditat kombëtare.

Propozimi i tij u miratua. Njëzëri u vendos që ky të ishte Altini 17 vjeçar, biri i Burim Kokoshit, një ish i burgosur politik dhe nipi i njërit nga firmëtarët e aktit të pavarësise më 1912, Qazim Kokoshit, vdekur në burgun komunist të Vlorës në vitin 1946.

Atëherë   u   ngrit   një  i   moshuar  dhe  shprehu  mendimin  e rrezikut që paraqiste një vendim  i tillë. Sigurimi i shtetit ishte akoma në veprim. Ngjarjet e muajve të fundit e kishin treguar këtë. Nuk mund të rrezikohej jeta e një djali të ri, aq më tepër që ishte i vetmi i familjes së tij.

Të gjithë heshtën. Pritej   vendimi  i  Burimit.   Ai  e  kishte  këtë  të drejtë. Pas pak, ai u ngrit  dhe me një zë  të vendosur tha:

  • Në rast se djali im duhet të vdesë për flamur,  kjo  është vdekja më e bukur!

Askush nuk pati kurajo ta kundërshtoj. Të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë për   të  kryer  detyrat  e caktuara.

28 Nëntor. Në të gjitha fasadat e godinave binin në sy njoftimet që bënin thirrje për pjesëmarrje në ngritjen e flamurit. Flamurë pa yll ishin ngritur në të gjitha pikat dominuese të qytetit. Në sheshin historik filluan të grumbullohen njerëzit. Në duart e tyre shumica mbanin flamurë të vegjël pa yll.

Ora 10.00.  Kryetari socialist  i  Komitetit  Ekzekutiv Pluralist, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të atij komiteti  drejtohen për në shtizën e flamurit. Pompoziteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por, papritmas, para portës së lulishtes qëndrore, një grup i madh njerëzizh u preu rrugën. Ishin  ish të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u kishte rrëmbyer njerëzit më të dashur. Të tjerët i kishte syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme. Midis tyre  edhe një delegacion i degës së shoqatës së të përndjekurve politikë të Beratit me në krye kryetarin e saj Fatos Zdrava. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që ishin ngritur kundër kësaj diktature.  Në krye kryesia e degës së shoqatës.  Aty,   në   këmbët   e   shtizës  së  flamurit, dialogun e hapi Fariu:

– Zoti Kryetar! Në emër të të përndjekurve politik dhe popullit të këtij qyteti,  ju nuk do ta ngrini flamurin.

– Kush do ta ngrejë atëhere?

– Atë do ta ngrenë duart e atyre që nuk janë njollosur me gjakun e këtij populli.

Kryetari shtriu perpara duart dhe foli:

– Duart e mia  nuk janë të përgjakura. Unë nuk kam vrarë njeri.

Kjo përgjigje më ngjalli shumë kujtime. Para syve më dolën ngjarjet e viteve të gjata të diktaturës. Më dolën fytyrat e mijëra të rënëve për liri dhe demokraci. Atëherë  i ktheva përgjigjen:

– Edhe nëqoftëse nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb të tërë. Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e Ismail Qemalit.! Ky flamur është i yni.

Kryetari u detyrua të tërhiqej.

Ndërkaq,   ndërsa   qendra   e   zërit   trasmetonte Hymnin   e  Flamurit   duart  e  njoma   dhe  të  pastra  të Altinit ngrinin lart flamurin kombëtar.

Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin përqafime, urime dhe  këngë patriotike. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para monumentit të  pavarësisë hipën ata që për pesëdhjetë vjet e kishin të ndaluar edhe të flisnin apo mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën   me   dëshirën   e   tyre   për   të  shprehur  atë  që mendonin prej vitesh.

Unë pata fatin ta deklaroj të hapur mitingun:

 

Dita e 28 nëntorit, dita e shenjtë e flamurit,  festa e jonë kombëtare erdhi. Këtë vit kjo festë ka diçka të veçantë. Për herë të parë pas dyzeteshtate vitesh robërie komuniste, në qytetin tonë po valëvitet krenar flamuri kombëtar, pa yllin e urryer të sistemit totalitar komunist.

Duçja i vuri flamurit tonë spatën e fashizmit, Enver Hoxha yllin sllav të komunizmit. Por, këtë rradhë, po valon flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ai flamur që u bë simbol i nderit dhe trimërisë, i qëndresës dhe vetmohimit. Po valvitet flamuri i kuq me zhgabën e zezë dykrenore në mes dhe jo flamuri i komunizmit me yllin e urryer.

Hodha vështrimin nga turma para meje. Në sytë e shumë prej tyre pashë gjurma lotësh. Ishin lotët e lirisë, të asaj lirie që kishim vite që e ëndërronim. Pas meje e mori fjalën Kryetar Hysniu, që bëri një përmbledhje të historisë së kësaj dite historike, duke vënë theksin në masakrimin që i kishte bërë regjimi komunist kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.

Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave në varrin e Plakut të Shquar të Pavarësisë.  Kurorën e shoqatës e mbanim unë me Hysniun. Vendosën kurora edhe përfaqësuesit e partive dhe shoqatave opozitare. Nga turma një pjesë e mirë hodhën lule mbi atë varr. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë, pranë bregut të detit.

Kështu u mbyll kjo ditë e shkëlqyer historike. Për mua dhe pjesëmarrësit e tjerë të saj, ajo do të mbetet një ditë e paharruar e jetës tonë.

Në këtë ngjarje, telekronisti i televizionir shqiptar dhe gazetari i gazetës “Zëri i Popullit”, megjithëse ishin të pranishëm, heshtën dhe nuk transmetuan apo botuan gjë, siç duket të urdhëruar nga padronët e tyre.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dita e Flamurit, reshat kripa

DITA E FLAMURIT NË MBRETERINË E BASHKUAR TË SUEDISË

November 26, 2018 by dgreca

DITA E FLAMURIT NË MBRETERINË E BASHKUAR TË SUEDISË, NJË DITË FESTE PËR BASHKATDHETARËT/

1 Suedio2 suedi ok.JPG1 a ok suedi

Nga Bahtir Latifi/

-Manifestimi qëndror u mbajt në qytetin Norrköping të Suedisë në organzimin të Qendres rinore shqiptare Albakos ga Hässleholm, Shoqatës Kulturore Ilira nga Norrköping dhe Qendres kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås
Në Norrshëping (Norrköping) të shtunën më datën 26.11.2018 u festua Dita e Flamurit apo si njihet ndryshe dita e mvetësisë së Shqipnisë. Në një lokal të stolisur bukur dhe me hapsirë të madhe duke i´´a shtuar bukurinë asaj sallë prania e Flamurit Kuq e Zi.
Në këtë festë ishin të pranishem dhjetra bashkatdhetarë duke nderuar dhe festuar 106 vjetorin e pamvarsisë. Kjo ditë e renësishme si çdo vit bashkoj shumë Shqiptarë, mërgimtarë pa dallim
moshe e gjinie. Manifestimi filloj me një fjalë përshëndetëse nga z. Fahredin Berisha, njëherit edhe organizator i kësaj dite, duke uruar mirëseardhëjen musafirëve e duke u´a uruar 106 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.
Meqë kishte musafirë që kishin ardhur nga vende të ndryshme e të largëta, ai shpërndau disa dhuarata për ta. Ndër të ftuarit e kësaj nate festive ishte edhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, ku mori disa dhurata për prezencen e tyre në këtë
përvjetor.. Më pas, pasi përfundon fjalimin Fahredini, duke ia kaluar fjalën z. Sokol Demaku, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås. ” Urime Dita e Flamurit, dita e
Pavarsisë së Shqipërisë, të dashur mysafir, bashkëatdhetarë.
Êshtë kënaqësi të jemi në mesin tuaj”, kështu e filloj fjalimin e tij Sokol Demaku, duke vazhduar më tej para të pranishmëve një historik të shkurtë për QKSH”Migjeni” e cila u
themelua në vitin 2007 dhe ende jeton.
Rradha i mbetë moderatorës Natyra Berisha e cila i dha hijeshi me prezantimin e saj kësaj mbrëmje festive. Festa vazhdoj me valle tradicionale Shqiptare nga fëmijëtë e vegjël të ciliët ishin përgatit dhe ushtruar nga z. Selami Citaku. U luajt vallja e Rugovës ”Shota” nga dy të
rinjë si dhe disa të tjera. Po ashtu u recituan edhe vjerrsha për nderë të kësaj dite nga fëmijët mërgimtarë në Suedi.
Këtë festë e pasuroi edhe Qendra Kulturore Shqiptarë” Migjeni”nga Borasi (Borås), me prezantimin e veshjeve kombëtare, vallzim me vallen e Toponishtës si dhe u këndu një këngë me çifteli për Flamur nga Besnik Palnikaj. Pasi mbaroj programi i kësaj dite, 28 nëntor ditës
së flamurit, të pranishmit vazhduan të argëtohën edhe më tej me muzikë të drejtëpërdrejtë nga këngëtari Sadik Krasniqi gjer në mesnatë.
Kështu përfundoi edhe i gjithë ky program i cili ishte organizuar me dashuri, përkushtim, e qëllim të mirë për nderë të Pavarsisë së Shqipërisë. Organizatorët e këtij manifestimi ishin: shoqata ”Iliria” nga Norrshëping me kryetar Fahredin Berisha, Qendra Kulturore Shqiptare
”Migjeni nga Boras, kryetar Sokol Demaku si dhe shoqata ”Albakos” kryetare Edona Heta.”Albakos” njihet si shoqat e cila mbështetë Shoqatat Shqiptare në Suedi në realizimin e aktiviteteve kulturore.

Filed Under: Emigracion Tagged With: bahtir Latifi, Dita e Flamurit, shqiptaret, Suedi

FESTIMET E DITËS SË PAVARËSISË NGA SHQIPTARËT E BOSTONIT

December 2, 2016 by dgreca

unnamed-5unnamed-4unnamed-1unnamed-6unnamed-8unnamed-2unnamedunnamed-16unnamed-12unnamed-18unnamed-9unnamed-10
NGJARJE  QË MBAN NDEZUR ZJARRIN E SHQIPTARIZMËS/
                                                           Nga Fuat Memelli/ Boston/
unnamed-19unnamed-14unnamed-13unnamed-15unnamed-11
Si çdo vit, edhe në këtë përvjetor të  104 të shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët e Bostonit, përkujtuan ditën e shënuar të 28 Nëntorit. Pavarësisht se mijra km larg Atdheut, zjarri i shqiptarizmës, i mban vatrës që  i lindi. Ndaj me flamuj në dorë, shalle me simbole shqiptare dhe plist në kokë, përkujtuan këtë ngjarje për dy ditë me rradhë, më 26 dhe 27 Nëntor. Ditën e parë u mblodhën te sheshi para bashkisë së Bostonit, ku do të ngrihej flamuri ynë dhe do të zhvillohej veprimtaria përkujtimore. Në fillim u ekzekutuan dy himnet kombëtare: ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Ngritjen e flamurit, këtë rradhë Shoqata “Mass. Besa” ia kishte besuar ish kryetarit të Shoqatës “Kosova” në Boston, veprimtarit të palodhur, Hafiz Kabashi. Pastaj, kryetari i Mass. Besës, Mark Kosmo, lexoi përshëndetjen që kryetari i Bashkisë së Bostonit, Marty Ëalsh, i kishte dërguar komunitetit shqiptar. Për rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë, ngritjes së flamurit nga plaku Ismail Qemali si dhe ngjarjen tjetër të çlirimit të Atdheut, foli veprimtari i  palodhur, i kudondodhuri, Petrit Alibej. Nxënësi i shkollës shqipe, Rajan Pani,I veshur me kostum kombëtar, pasardhës i familjjes patriote Pani, recitoi vargje të poezisë së Nolit: O flamur gjak/ o flamur shkabë/o vend e vatër/ o nënë e babë/ lyer me gjak/ djegur me flakë/ flaur i kuq/ flamur i  zi… Përshëndeti në këtë tubim, edhe autori i këtij shkrimi, i cili ndër të tjera theksoi: “Kjo ditë e shënuar e 28 Nëntorit, krahas përkujtimit të saj, duhet të na shërbejë edhe si një apel për mos e harruar vendin tonë, si një thirje për ta dashur edhe më shumë Shqipërinë, për të ruajtur gjallë gjuhën shqipe, këngët e vallet, traditat e zakonet, gjithçka të bukur që lidhet me vendin tonë. Me këtë dashuri, duhet ta duam edhe Amerikën,mikun e madh të Shqipërisë, vendin e lirisë dhe demokracisë, që na hapi dyert e na priti. Krahas kontributit për njerzit tanë , duhet të kontribuojmë më shumë edhe për Shqipërinë, për kopshtet e çerdhet, shkollat, për familjet në nevojë, të cilat janë jo pak në vendin tonë, ashtu siç veprojnë në Shqipëri të rinjtë e grupimit “ E shtuna ndryshe”, thjeksoi gazetari F.M.
Një mbresë të veçantë tek pjesëmarrësit, la recitimi i poezisë nga tepelenasi, Sami Hajdini,poezi të cilën e  kishte shkruar vetë, enkas për këtë ditë. Ja disa vargje të saj: Folë moj shqiponjë, folë/aty ngjitur në flamur/ gjithë botës i trego/se ti shqipe, s’plakesh kurë….Në këtë tubim, përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës “Kosova”, Agim Sejdiu.
Pastaj sheshi para bashkisë së Bostonit, jehoi nga vallet e këngët shqiptare. Valleve i dha “zjarr” i riu 21 vjeçar, Konti Lumaj, me origjinë nga Malësia e Madhe. I veshur me kostum kombëtar, me flamurin në dorë, ai printe si një shqiponjë vallet e pjesëmarrësve. 
Shqiptarët e Bostonit, vazhduan festën edhe të nesërmen më 27 Nëntor. Këtë rradhë u mblodhën në një restorant të bukur. Edhe këtu, himni amerikan dhe ai shqiptar, na mbushën me emocione. Për ditën e shënuar të 28 Nëntorit, foli Arben Kamberi, ish spiker në TVSH. Por, krahas festimit të ditës së Pavarësisë, shqiptarët e Bostonit, përkujtuan edhe tre ngjarje të tjera që lidhen me këtë komunitet: 10 vjetorin e formimit të Shoqatës “Mass. Besa”,  10 vjetorin e shkolllës shqipe si dhe 20 vjetorin e krijimit të grupit të valleve” Bashkimi Dance”. Për rrugën e Shoqatës “Mass. Besa”, foli kryetari i saj, Mark Kosmo. Ndër të tjera ai theksoi se gjatë periudhës 10 vjeçare, shoqata ka organizuar dhjetra veprimtari. Në bashkëpunim me prindërit ka organizuar shkollën shqipe, ka grumbulluar mbi 70 mijë dollarë për të ndihmuar 10 fëmijë me sëmundje të rënda. Ka ndihmuar njerëz në Shqipëri me aftësi të kufizuara, etj. Për rrugën 10 vjeçare të shkollës shqipe, foli mësuesja dhe drejtoresha e kësaj shkolle., Vjollca Avrami. Në këto vite, shkolla ka edukuar qindra fëmijë të lëxojnë, të shkruajnë e të flasin bukur gjuhën shqipe, tha ajo. Shkolla ka patur rreth 30 nxënës në vit, por ky numur mund të rritet, pasi komuniteti shqiptar në Boston, është shumë i madh, theksoi ajo. Pastaj Mark Kosmo, ndau disa dëshmi “Mirënjohjeje” për Albana Orgockën, veprimtare e shquar e “Mass. Besës”;  për Stefan Koçin dhe Migen Hasanaj, për kontributin e dhënë për shkollën shqipe; për koreografin , Bashkim Braho, drejtues i grupit të valleve”Bashkimi Dance”, i cili ka kontribuar për 20 vjet për mbajtjen gjallë të valleve tona në shtetin e Massachusetts. Ky grup ka dhënë shfaqje jo vetëm në Boston por edhe në Neë York, Detroit, etj dhe është vlerësuar me çmime. Nga pjesëmarrësit pati sugjerime se mund të ishin dhënë më shumë dëshmi “Mirënjohje”, edhe për veprimtarë tjerë vullnetarë të përkushtuar, jo vetëm për “udhëheqjen” e këtyre grupimeve. Kështu mund të ishte dhënë për valltarin Konti Lumaj, i cili është i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve. Mund të ishin dhënë për Shpresa Theodhosin, Petrit Alibej, edhe këta veprimtarë të palodhur, etj.
 Por, le të vazhdojmë me festën. Pjesëmarrësit kënduan e kërcyen për orë të tëra. E gjallëruan veçanërisht atmosferën tre vallëtarët, veshur me kostumet kombëtare dhe me flamurin shqiptar përpara: Konti Lumaj, Agron Shahaj dhe Armand Cuni. Me ta u bashkuan edhe përfaqësuesit e Shoqatës “Kosova”, etj.
 U fiksuan këto veprimtari në foto e filmime por mbi të gjitha u fiksua në zemrat e pjesëmarrësve. 28 Nëntori, është ngjarje që mban ndezur zjarrin e shqiptarizmës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bostoni, Dita e Flamurit, Fuay memelli

DITA E FLAMURIT SHQIPTAR NE WASHINGTON

November 26, 2016 by dgreca

At Gjergj Fishta: “Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

TIRANA, ALBANIA: US President George W. Bush and Albanian Prime Minister Sali Berisha at the Council of Ministers 10 June 2007 in Tirana, Albania hold a joint press conference. Bush rejected the idea of an "endless dialogue" on the future status of Kosovo, saying the time was ripe to move towards independence for the Albanian-majority Serbian province.   (Photo by Charles Ommanney/Getty Images)
I nderuar Editor i Diellit/

104-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, Dita e Flamurit, u kremtua ne menyre madheshtore ne Lynnwood Convention Center, ne qytetin me te njejtin emer ne Washington State, te dielen, me 20 Nentor 2016 nga 5-11:45 te mbremjes.

Gezuar Diten e Flamurit!

Falenderim e mirenjohje te thelle VATRES e baballareve te Kombit, qe punuan me dashuri e perkushtim, qe flijuan gjithshka per nderin dhe lirine e Shqiperise Etnike, per vlerat dhe idealet qe e rilinden dhe lartesuan identitetin shqiptar!

Po ju dergoj fjalimin e rastit

Me nderime,

Ferhat Ymeraga

Kent, Washington State

***

DITA E FLAMURIT

Nga Ferhat Ymeraga/*

“Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

At Gjergj Fishta/

Njëqind e katër  vjet më parë, më 28 Nëntor 1912, baballarët e kombit në krye me Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.  Kështu, përfundoi nata e gjatë e pushtimit otoman dhe Shqipëria doli në dritë. U rilind! U rilind bashkë më flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Pavarësia e Shqipërisë u arrit falë gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mirë të Shqipërisë Etnike: të dëshmorëve e martirëve të shumë brezave, po dhe gjakut të njerëzve të rëndomtë: të femijëve, grave e pleqve, të të rinjëve e të rejave, që u kapluan në stuhinë e betejave të përgjakshme, duke përfshirë dhe Luftën e fundit  në Kosovë.Me gjakun e tyre të pafajshëm, ata e vaditën tokën arbnore, duke e shenjtëruar atë. Duke e bërë Atdheun tokë të shenjtë të lirisë!

Jemi mbledhur sonte këtu që të kujtojmë e nderojmë bijat e bijtë më të shtrenjtë të Atdheut, që dhanë jetën e tyre që Shqipëria të jetojë! Ata dhe ato ranë fli në altarin e lirisë, më besimin dhe vizionin se:

Nga Tivari në Manastir, nga Presheva ne Prevezë,

Nga Shkodra ne Janinë, nga Kosova ne Çamëri

Është Shqipëri. Është Atdhe. Është Arbëri!

Sot, vërtet, kemi dy shtete shqiptare, po vetëm një Atdhe!

Flamuri Kombëtar është Formula e Pagëzimit e idealeve të lirisë e bashkimit. Le ta pagzojmë të gjithë së bashku këtë Ditë të Shenjtë të rilindjes së Shqipërisë,të lirisë e te flamurit shqiptar, që Atdheu të jetojë i bashkuar, i lumtur dhe i përparuar brez pas brezave.

Zoti ju bekoftë juve dhe Shqipërinë!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara t’Amerikës dhe botë!

E diel, me 20 Nentor 2016

Lynnwood, Washington

***

ALBANIA’S FLAG DAY

By Ferhat Ymeraga

One hundred and four years ago, on November 28, 1912, our nation’s fathers, headed by Ismail Qemali, declared the Independence of Albania. Thus ended the long night of Ottoman rule and Albania was delivered to light. It was reborn! It was reborn together with the flag of Gjergj Kastrioti Scanderbeg.

Albania’s independence was achieved thanks to the blood shed by the best sons and daughters of Ethnic Albania: by the martyrs of many generations, but also the blood shed by ordinary people: children, women, elderly and youth who were caught in the whirlwind of the bloody battles, including the last war in Kosova.

With their innocent blood they nurtured the Albanian land—sanctifying it and transforming the homeland into the holy land of freedom!

We are gathered here tonight to remember and honor these dearest daughters and sons of our homeland that gave their lives that Albania might live. They fell on the altar of freedom, with faith and vision that:

From Tivar to Manastir, from Presheva to Preveza,

From Shkodra to Ioannina, from Kosova to Cameria

It’s Albania. It’s one homeland. It’s Arberia!

Today, it’s true, we have two Albanian states, but only one homeland!

Our national flag is a blessing of the ideals of freedom and unity. Let us bless all together this Holy Day of the rebirth of Albania, freedom, and the flag, so that our homeland may live united, in happiness and prosperity, generation after generation.

May God bless you and Albania!

May God bless the United States of America and the world!

November 20th, 2016

Lynnwood, Washington

*Fjalim i mbajtur me rastin e kremtimit të 104-vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Lynnwood, Washington, ditën e diel, më 20 Nëntor 2016. (nga Ferhat Ymeraga). A speech delivered on the occasion of the 104th anniversary of the Declaration of Albania’s

Independence. Lynnwood, Washington State

Sunday, November 20th, 2016 (read in English by Sava Simbe, board member of the association)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dita e Flamurit, Ferhat Ymeraga, Ne Washington

MIJËRA BASHKATDHETARË NË SHBA E FESTUAN ME VATRËN 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT KUQ E ZI

December 2, 2015 by dgreca

Vetëm në festimet që organizoi Dega e Vatrës në Tampa & Clearwater morën pjesë më shumë se 500 bashkatdhetarë, qindra te tjere ne Orlando e Jacksonville, ndërsa në të gjithë shtetin e Floridës festuan me Vatrën rreth 1300 bashkatdhetarë, 550 vete ne Nju Jork, disa qindra ne Hartford CT, Washington, Toronto etj./

….Përvec festimit të darkës tradicionale solemne, që organizoi Federata Panshqiptare e Amerikës në Nju Jork, në vijim të traditës 103 vjecare, edhe degët e saj nëpër shtetet e Amerikës u bënë organizatore të kësaj feste.Degët e Vatrës në bashkëpunim edhe me shoqatat që veprojnë në komunitetin e shtetit të Floridës, organizuan festime masive. Festime u organizuan edhe në Washington, Hartford CT, Toronto, por vecanërisht tërhoqën vemëndjen festimet në Shtetin e Floridës, ku veprojnë katër degë të Vatrës, dhe ku morën pjesë më shumë se 1300 bashkatdhetarë. Tri prej tyre organizuan manifestime të vecanta sipas rajoneve ku jetojnë. E para ishte dega e Orlandos që i nisi festimet me 25 Nëntor, me 27 nëntor ishte dega e Vatrës në Tampa Clearwater, dhe me 28 Nnëtor Dega e Vatrës në Jackasonville. Dega e Vatrës në Tampa – Clearwater, kishte më shumë se 500 pjesmarrës informoi dega e atjeshme e Vatrës. I urojmë të gjitha degët e Vatrës, duke shpresuar se veprimtaritë e tyre do të jenë intensive edhe në të ardhmen, duke vënë në qendër të punës së tyre veprimtaritë Kombëtare, ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave Kombëtare, duke luftuar për bashkimin e komunitetit.(Në Foto: Pamje nga Festa në Tampa-Clearwater)

Filed Under: Vatra Tagged With: 28 nentori, Deget e Vatres, Dita e Flamurit, festa, ne Florida

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT