• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERFAQESIA E VATRES NE WASHINGTON

September 5, 2020 by dgreca

Fedrata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” , ashtu si gjatë të gjithë historisë së saj ndermjet dy shekujve egzistence, është e pranishme dhe thote fjalen e saj aty ku vendosen fatet e Kombit. Ekipi i Vatrës i perbere nga: Kryetari Elmi Berisha dhe Presidenti i Nderit Agim Rexhaj, Dr. Pashko Camaj, Besim Malota, Marjan Cubi, Mehmet Kadrija,qendruan per dy dite ne Washington dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm me delegacionin negociues të Qeverisë së Kosovës.

Vatra pati ne Shtepine e Bardhe edhe nje takim me ndermejtesuesin Richard Granell.

INTERVISTA NE RTK

Kryetari i VATRËS, Elmi Berisha: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Kosova përherë e pavarur e në miqësi me Amerikën.

-Vatra pati edhe nje takim me ndermjetesuesin Richard Granell-

-Për Marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA Elmi Berisha flet drejtpërdrejtë nga Uashingtoni në emisionin special të Radio Televizionit të Kosovës – RTK

UASHINGTON-PRISHTINË, 5 Shtator 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha ka folur nga Uashingtoni për Marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në mbrëmjen e ditës së djeshme historike të nënshkrimit, në emsionin e drejtpërdrejtë e special të Televizionit të Kosovës – RTK, ku kanë folur edhe anëtarë të delegacionit të Kosovës si dhe përfaqësues të tjerë, analistë e opinionistë.

Lidhur me marrëveshjen e saponënshkruar me SHBA-të e në prani të Presidentit Donald Trump nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiç, intervistuesi Ridvan Berisha kryeredaktor në RTK fillimisht iu drejtua Kryetarit të VATRËS kështu:

-Pamë, dëgjuam zotin Abrashi (ministrin Arban Abrashi nga delegacioni i Kosovës), Kryeministrin, ministra të Qeverisë, vetë Zotin Tump, i cili u deklarua se kjo është një marrëveshje historike dhe e tratjon si të tillë…Por njohja nuk është në këtë marrëveshje, në këto 16 pika…

Në përgjigje, Kryetari i VATRËS, z. Elmi Berisha u shpreh me vlerësimet e larta – me këtë deklaratë:

-Unë mendoj që kjo pjesa ekonomike që sot u aprovu, ma mirë me thanë historike, sepse sot u betonizu Pavarësia e Kosovës, edhe me qasje materiale. Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzu miliarda dollarë gjatë intervenimit ushtarak për Kosovën, do të thotë miliardat janë shpenzu edhe ma herët, pastaj edhe gjatë ndërtimit të shtetit të Kosovës, në periudhë 15 vjeçare deri 20 vjeçare. Amerika ka investu dretpërdrejtë edhe me të holla në pjesën materiale. Kjo çka ndodhi sot, marrëveshja e ditës së sotme nga Shtëpia e Bardhë, e involvuar drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump më së miri e pasqyron faktin që Amerika ka qenë gjithmonë e sinqertë, e ka pasë seriozisht, me prezencën në Ballkan dhe prezencën e përherëshme…

-Intervistuesi përkujton edhe njohjen e Kosovës, ku Amerika direkt është sponsor i Pavarësisë së saj, e z. Elmi Berisha vijon me deklaratën dhe rithekson:

-Është betonimi i Pavarësisë së Kosovës, sot ka ndodhur betonimi i përhershëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe miqësia e përherëshme me Amerikën, por edhe betonimi Shtetësisë së Kosovës.

-“S’ka mëdyshje ma?”- pyet intervistuesi.

Dhe përgjigja e z. Berisha është:

-S’ka mëdyshje ma. Do të thotë, Amerika sot e ka shtri dorën te shqiptarët, tek e ardhmja e të rinjëve e të rejave, ka hapë rrugë e perspektivë dhe ka qëllimisht vullnetin më të mirë të mundshëm që mundet me pasë për një popull.

Prononcime kane dhene edhe Presidenti I nderit I Vatres z. Agim Rexhaj dhe pjestaret e tjere te perfaqesueseve te Vatres , te cilet ishin te pranishem per dy dite prane delegacionit negociues te Qeverise se Kosoves. Vatra pati ne Shtepine e Bardhe edhe nje takim me ndermejtesuesin Richard Granell.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Ne Washington, PERFAQESIA E VATRES

Kryeministri Haradinaj në New York dhe Washington

September 23, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj udhëton për vizitë zyrtare në ShBA. Në New York, takime me liderë dhe përfaqësues të shteteve, pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Në Washington,  takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA /1 haradinaj 2-Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova/

PRISHTINË, 23 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare nē New York dhe Washington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës në New York, kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që do të jenë pjesëmarrës në zhvillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të kërkojë mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtarë. “Kosova është e angazhuar që të dëshmojë aftësinë e vetë për të qenë kontribuuese në paqen dhe progresin e përgjithshëm global”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Prezantimi i të arriturave të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet europiane, do të jenë pjesë e agjendës së Kryeministrit. Në fokus të vizitës në ShBA, kryeministri Haradinaj do të qëndrojë edhe në Washington, ku pritet të ketë takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA.Në takime pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerika është partneri strategjik i Kosovës dhe raportet e zhvilluara deri tani do t’i thellojmë në vazhdimësi”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeminsitri Haradina, Ne Washington, Nju Jork

MESHË NË GJUHËN SHQIPE NË WASHINGTON

December 28, 2017 by dgreca

1 Kisha jashte“Shpirti i tejmbushur me dashuri thotë në gjuhën amtare: gëzuar!”/

2 Kisha1
2 Visari katersheNga Merita B. McCormack/

Uashington DC,28 Dhjetor 2017- Në Washington, në Basiliken më të madhe të kontinentit Amerikan, – “The National Shrine of the Immaculate Conception” u mbajt për here pare një meshë në gjuhën shqipe.  Kishte ardhur nga Shqipëria jonë meshtari atë Mikel Pllumaj, i ftuar në emër të një grupi shqiptaro-amerikanësh nga zonja Eda Zhiti e artikulshkruesja.1 Zef VisarDhe s’ishin vetë besimarë katolikë, por u bashkuam shumë, të profesioneve të ndryshme, punonjës të thjeshtë, bizmesmenë, studentë, gazetarë e diplomat, të moshuar, por dhe fëmijë.

2 dreke VisPas një pelegrinazhi mjaft mbresëlënës në Bazilikë, ku mes shenjtëve na u duk se na priste dhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, dhe së bashku zbritëm në Kapelën e Zojës së Këshillit të mire, “Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë” dhe pranë saj, në “Mbretereshën e Misioneve” nis mesha historike.

Them historike, sepse ishte hera e pare qe mbahej nje meshe publike në gjuhën shqipe nga meshtar shqiptar në kete vend të shenjtë, kaq madhështor në zemër të Washington DC, në shenjtoren e Marisë.. Natyrisht që mesha ne gjuhen shqip , nga meshtare shqiptare jane mbajtur ne kete zone, si ajo ne Dioqezen e Arlingtonit, ne Virxhinia, prej meshtareve tanë si Msgr. Lush Gjergji   nga Prishtina  Ipeshkvi i Rreshenit, Imzot Gjergj Meta e lutemi që të kemi dhe të tjera.

Dhe si cdo gje e re qe ka e percjell entuziazmin unik, edhe kjo meshe pati ate ndjesinë e saj “shqiptare” ne shumë kuptime. Kumboi gjuha e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut, mbrojtësit të madh të Atdheut, të “Qytetërimit Perëndimor”, të “Atletit të Krishtit” sic e kanë quajtur papët bashkëkohës të tij, kumboi gjuha e Naimit dhe e Fishtës, e Shenjtes Nënë Tereza.   Njerezit ngazelleheshin, të përdëllyer perqafoheshin e flisnin gjuhë amë, shqipen, “gjuhën e perëndive” siç e quanin rilindasit tanë..

Me vemendje e dashuri e respekt te vecante  mirepriten meshtarin franceskan, At Mikel Pllumajn, të Misionit të Françeskaneve Minore (OFM)  shqiptarë, i cili ndante gezimin e te gjendurit mes shqiptaresh gjithashtu.  At Pllumaj ka ardhur ne SHBA pikerisht per t’ju sherbyer komuniteteve shqipfolese, ku nuk kane meshtare të gjuhës shqipe.

Celebrimi i meshes në vetvete ka rëndësi të tejme, se si ne cdo kishe, te vogel apo te madhe, ne nje vend te degjuar si DC apo te panjohur si ndonje fshat rural nga nje vend i padegjuar, në Malsinë tone, kudo, kudo ajo ka te njejtin efekt per nga hiri qe percjell e per nga porositë qe lë në shpirtin e besimtarit, pasi te fut ne misteret, por dhe në të përditëshmen tone, nga  “Darkes se Fundit” në  “Mundimin e Krishtit e ne ringjalljen e tij, ne jeten e Shpetimtarit tone , te Zotit qe u be njeri  jetoi mes njerezve…  Dhe gjithe kjo nga dashuria e madhe per njeriun, qe ne te gezojme jeten e perjetshme.

Kështu po thoshte në shqip Meshtari ynë. Mund te them se cdo fjali vlen si nje teme meditimi, por ajo qe me mbeti mua ne mendje ishte kur tha  “Zoti u be njeri e me se pari  femije, per t’ua hequr friken nga madhështia, sepse askush nuk ka frike prej nje femije !” E duke four per shpirtin e  tejmbushur me dashuri , meshtari nuk harroi te na linte me nje fjali mjaft domethenese, porosinë e madhe duke thene qe nje shpirt i tejmbushur me dashuri nuk mund te mbulohet e të fshihet e nuk mund ta mbaje ate dashuri brenda, por duhet ta jape e shperndaje e derdhe ate nder shpirtra te tjere.

Tek degjoja meshtarin te predikonte gjate homelise , tek zemra me mbushej e ngazellehej,  nuk “deshtuam” si shqiptare te jemi bashkë e t’i buzeqeshnim njeri tjetrit

Dhe u lutem dhe per ata qe s’ishin të pranishëm e per ata qe nuk munden te vinin e ishin larg. Por mesazhi i dashurise u ndie i fuqishëm sa mund te them se edhe lektoreve iu dridhej zeri, edhe kengetareve qe kendonin në shqipen liturgjike,  por edhe meshtari kish emocion. Bile edhe im bir  njezetvjecari  qe me nje fryme erdhi pas  nje takimi pune per te sherbyer ne meshen shqipe,  kishte emocion,  megjithese ka sherbyer qe ne moshen 10 vjece,  me tha se kete here ishte dicka e vecante  ishte “sherbim ne shqip” sic e formuloi ai.

U preka shume edhe per sakramentin e rrefimit, sepse donin ta degjonin ne shqip  absolvimin “Ne emer te Atit te Birit e Shpirtit te Shenjte….”

Do doja te  permendja dhe te falenderoja të gjithë, edhe gazetaret e njohur te seksionit shqip të “Zerit te Amerikes” , z. Ilir Ikonomi dhe znj.. Rudina Dervishi, te cilet ndenjen per disa ore me ne e filmuan e  intervistuan, meshtarin tonë, po kështu dhe  personat  e Bazilikes qe na bene atë tur të praruar me dritë të shenjtë, ate stafit te komunikimit, madje njeri, Larry ,  erdhi e na foli shqip. Na tregoi se kishte qene ne Elbasan dhe se ishte  dashuruar me shqiptaret e me shqipen dhe se njihte nje famije shqiptare e cila e kish ndihmuar shume. Me tregoi se mban kontakt me ta ende pas dy dekadash. Tha dicka interesante: “Kur ngjit me shqiptarin, nuk shkolitesh dot”.

C’ti thoja une atij  , I thashe : “Po ja ashtu jemi ne , ngjisim e nuk shkolitemi, prandaj jemi mbledhur sot ketu si bleta , se kemi meshtarin shqiptar mes nesh,  e  jemi mbledhur si bleta rreth zgjoit e matkes, ne zgjoin e Nenes Mari.”

Falenderoj dhe përfaqësuesin e Ambasadës tonë, z. Visar Zhiti,  poetin e mirenjohur dhe njeriun qe e njeh gjithe kombi per kalvarin  evet ne Shqiperi gjate periudhes komuniste, që jo vetem ihste I pranishem per gjithe aktivitetin, por edhe na përgëzoi  e pershendeti në emër të ambasadores, shqiptare ne Uashinton DC,  znj. Floreta Luli Faber dhe së fundmi, që ishte e para në ketë ngjarje të shenjtë, znj. Eda Zhiti.

E nuk ndaheshim dot pas meshes.  Pjesemarres ne meshe ishin edhe mjaft shqiptare te lindur  ketu, si  femijet e mij apo vatranet e DC, si  Eduard e Nora Bucaj , femijet e Doktor Gjon Bucajt,  te cilet  kishin udhetuar nga Virxhinia, pershendeteshin me Lek Kadelin e zonjen e tij,  edhe ata te lindur ketu,  ne SHBA, por  qe e flasin bukur  shqipen.  Ne nje moment ishte kendshem tek shihje Edi Bucajn te vleresonte zhgunen e Franceskanit Pllumaj, te cilin e quajti nje meshtar qe I kujtonte atij Fishten!  Denis Guma , qe kish udhetiar nga Merilandi, mbante vogelushen tek nena e tij  bisedonte me te tjere , e  keshtu grupe grupe njerezit, bisedonin e kenaqeshin.

Zoti Zef Brozi me të shoqen Diana, na ftoi  që të vazhdonim të ishim së bashku dhe kaluam mjaft bukur deri ne oret e von ate mbremjes.Paçim ngahere gaz e risi, por me teper na zente “semundja” e shpirtit te tjembushur me dashuri, ashtu si na uroi edhe At Mikeli. Meshë e Krishtlindjes, që i paraprin Vitit të Ri me urimin e gjikthkundshëm, tani në gjuhën shqipe: Gëzuar!

Filed Under: Histori Tagged With: Merita B McCormack, MESHË NË GJUHËN SHQIPE, Ne Washington

PERKUJTIMI I VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT DHE NAZIZMIT

September 2, 2017 by dgreca

VATRA NE WASHINGTON, NE PERKUJTIMIN E VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT & NAZIZMIT/

1 Gjoni Viktim komunizFederata PanShqiptare e Amerikës VATRA – Dega Washington DC – Pjesë e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit/2 Stalin1

Me 23 Gusht 2017 Fondacioni i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC kujtoji diten e “Kordeles Se Zeze”. Ne kete dite 78 vjet me pare me 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nenshkruan paktin e mos sulmit te njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtem Sovjetik) – Ribbentrop (Ministri i Jashtem Nazist).

Nepermjet ketij pakti te dy skizofrenet sadiste te idelogjive barabare ndane zonat e tyre te influences ku Bashkimi Sovjetik gllaberoi Estonine, Letonine, gjysmen e Polonise, nje pjese te Rumanise dhe Finalnden ndersa Gjermania Naziste Lituanine, Polonine Perndimore dhe pjesen tjeter te Evropes Lindore. Ky pakt ishte nje marreveshje 10 vjecare mes ketyre dy ideologjive vrasese. Ky pakt do krijonte kushtet e pershtatmshme per fillimin e Luftes se Dyte Boterore qe do ti shkatonte botes 50 milion viktima.

1 J V Stalin

Vetem nje jave pas nenshkrimit te Paktit Ribbentrop-Molotov me 1 Shtator 1939 qe eshte dhe fillimi zyrtar i Luftes se Dyte boterore trupat naziste pushtuan pjesen perndimore te Polonise. Nderkohe me 16 Shtator 1939, 33 divisione sovjetike me mesatarisht 600 mijet trupa te udhehequra nga gjenerali Kliment Voroshilov filluan pushtimin e pjeses lindore te Polonise. Ne perendim trupat naziste do te fillonin masakrimin e popullsise hebreje ndersa ne lindje te Polonise trupat sovjetike do te pushkatonin mijera oficere te ushtrise polake dhe klerike si dhe do te dergonin mijera polake ne kampet e perqendrimit ne Siberi nga ky nuk do ktheheshin me kurre.

Dita e “Kordeles se Zeze” u kujtua ne emer te gjithe atyre qe humben jeten gjate nazismit dhe komunizmit nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC ne menyre qe historia barabare e ketyre ideologjive te mos perseritet kurre me.

Ne kete takim qe u zhvillua tek momunementi i Viktimave te Komunizmit ne kryeqytetin amerikan merrnin pjese, Ambasadori i Republikes Ceke ne Washington D.C. Z.Hynek Komincek, Ambasadori i Hungarise ne Washington DC Z. Réka Szemerkényi, Ambasadori i Bullgarise Z.Tihomir Stoytchev, Ambasdori i Lituanise Z. Tihomir Stoytchev, Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA Dega Washington DC, e perfaqesuar nga kryetari i kesaj Dege Armin Zotaj, Ish-Kryetari i VATRES Dr. Gjon Buçaj, anetari i Keshillit Drejtues se VATRES Eduard Buçaj si dhe perfaqesuese te Viktimave te Komunizmit nga vendet e Europes Lindore. Ambasada Shqiptare nuk kishte asnje perfaqesues ne kete eveniment

Tre mesime ndalin nga ky pakt shkaterrimtar theksoi ne fjalen e ti Ambasadorit i Cekise Z.Hynek Komincek :

1. Diktaturat kane me shume gjera qe i bashkojne se sa i ndajne.

2. Sistemet demokratike duhet te qendrojne te bashkuara ndaj diktaturave dhe te mos te dorezohen asnjehere ndaj presionit te tyre.

3. Cdo ideologji diktatoriale duhet luftuar drejt e ne sy me force dhe asnjehere nuk duhet toleruar.

Nderkohe ne Evrope me 23 Gusht 2017 tete vende anetare te Bashkimit Europian: Estonia, Letonia, Lithuania, Polonia, Kroacia, Slovakia, Hungaria, dhe Cekia bene nje deklarate perbashket per shtyp ku theksuan dhe kerkuan fillimin e hetimeve te krimeve te bera nga regjiment komuniste ne Evrope me te njejtin intesitet dhe masa per krimet e nazisteve gjermane pas Luftes se dyte boterore. (http://news.err.ee/614567/eight-eu-members-make-joint-statement-concerning- victims-of-communism)

Perkujtimi i viktimave te ideologjive te terrorit te asaj naziste dhe komuniste eshte e domosdoshme per ti treguar brezave te ardhshme jo vetem barbarine e ketyre ideologjive por dhe nevojshmeri qe keto ideologji te mos perseriten kurre me.

VATRA
Dega Washington D.C.

Filed Under: Featured Tagged With: Armin Zoto, Dega e Vatres, Ne Washington, perkujtimi i viktimave

SHQIPËRIA ME TRE LOBINGJE NË WASHINGTON

April 19, 2017 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Washington, por, sipas të dhënave në median shqiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partive në Washington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë.

Tani, nuk dua që të keqkuptohem.  Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova si shtete duhet të kenë – përveç ambasadave të tyre në Washington – edhe një organizatë lobingu për të shërbyer si përfaqsuese e interesave shqiptare në Washington, sidomos në lidhjet me Kongresin amerikan. Një gjë e tillë mund të justifikohet, pasi kjo është një praktikë që ushtrohet edhe nga shumë vende të botës. Natyrisht se ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në Washington luajnë rolin e tyre si përfaqësi zyrtare diplomatike në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.  Por nuk besoj se për nga natyra e tyre, marrëveshjet e partive politike shqiptare, të nënshkruara me organizata amerikane të lobingut, u shërbejnë drejtë për drejtë, interesave të Shqipërisë ose të shqiptarëve.  Këto marrveshje u shërbejnë kryekëput vetëm interesave politike afat shkurta të partive në fjalë, ose udhëheqësve të tyre, të cilët gjatë vizitave në Washington “blejnë” në rend të parë marrjen e fotografive me anëtarë të Kongresit ose me zyrtarë të lartë të administratës.  Duket se fotot janë diplomacia e preferuar e politikanëve shqiptarë gjatë vizitave të tyre në Shtetet e Bashkuara.  Deri më sot, këto lobingje nuk kanë prodhuar asgjë më shumë se ndonjë foto të udhëheqsve shqiptarë me ndonjë zyrtarë të lartë amerikan ose kongresmenë.  I famëshëm tani është rasti i fotos 80-mijë dollarëshe e Kryministrit shqiptar Edi Rama me ish-presidentin Barak Obama dhe shtërngimi i duarve midis tyre prej një minute!

Përsonalisht, nuk jam dakort me këtë praktikë të partive politike shqiptare për të pasur grupe të tyre lobingu në Washington për arsyen se, në mendimin tim, ato marrveshje nuk i shërbejnë interesave dhe kauzave shqiptare që duhen mbrojtur në Washington.  Por u takon votuesve dhe medias shqiptare që të vlerësojnë përfitimet ose jo që mund të vijnë nga përfaqsi të tilla me pagesë në Washington, të sponsorizuara nga partitë e tyre politike.  Janë taksa-paguesit shqiptarë ata që duhet të vendosin nëse praktika të tilla janë në interes të shqiptarëve apo vetëm të partive politike, ose përfaqsuesve të tyre?

Unë në të vërtetë si pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan– kam një shqetësim tjetër, që sipas meje është më i rëndësishëm dhe më i dëmshëm, për të mos thënë edhe më i rrezikshëm, që ky fenomen mund të ketë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe mbi rolin që diaspora shqiptare në Amerikë ka luajtur historikisht nëkëto marëdhënie, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica e deri më sot.   Pra, ka të bëjë me faktin se këto aktivitete lobiste të partive shqiptare në Washington, sidomos vitet e fundit, duket se po afektojnë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe rolin e tij prej pothuaj një shekulli në mbrojtje të interesave shqiptare në Washington, gjatë një periudhe kur as Shqipëria dhe as Kosova nuk kishin ambasada e as lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Në fakt ishte komuniteti shqiptaro-amerikan, si individë dhe si grupe të organizuara, që ushtronte rolin e ambasadave dhe të lobit shqiptaro-amerikan.  Dihet se lobi shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë luftës në Kosovë, konsiderohej si ndër më të fuqishmit në Washington, gjë që u provua me mbështetjen e pakursyeshme të këtij vendi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë periudhës komuniste, ky komunitet ka promovuar lirinë dhe demokracinë në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Gjatë viteve të fundit – me përjashtim të Presidentit të Republikës — është venë re një mos interesim i gjithanshëm zyrtar për një pjesë të madhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, madje disa vërejtës thonë se shihen përpjekje për ta përçarë komunitetin, bazuar në mbështetje ose jo të partive politike në trojet shqiptare. Fatkeqsisht, duket se fryma e ndasive dhe e përçarjeve politike në trojet shqiptare ka përfshirë edhe komunitetin këtu.  Jo vetëm për t’a përçarë, por edhe për t’a injoruar dhe për ta anashkaluar si të pa rëndësishëm.   Në të vërtetë, marrëveshjet e partive politike shqiptare me lobingjet amerikane në Washington, përforcojnë këto ndjenja. Duke komentuar mbi marrëveshjet e partive shqiptare me grupe lobiste në Washington, dukebiseduar me një koleg timin, ai komentoi se me këtë veprim partitë politike shqiptare sikurë duan t’i thonë diasporës shqiptare në Amerikë: s’kemi nevojë më për ju. E kaluam lumin, e u…kalin.  Kemi ambasadat tona e kemi dollarë për lobingje personale…

Ndoshta zyrtarët e sotëm shqiptarë nuk i japin rëndësi diasporës shqiptare dhe rolit të saj historik në Shtetet e Bashkuara, por Washingtoni zyrtar i ka njohur gjithmonë meritat e tij në promovimin e marrëdhënieve të Amerikës me Shqipërinë dhe me Kosovën, ashtu siç kanë bërë edhe disa udhëheqës shqiptarë në të kaluarën.  Është kjo një traditë dhe një doemosdoshmëri që nuk duhet të harrohet as të zhduket sepse nuk dihet se kurë do të ndodhë kriza e ardhëshme për shqiptarët në trojet e tyre, dhe si rrjedhim do të ndjehet nevoja për mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan.  Është ky një rol që duhet vlerësuar, jo vetëm për arrrijtjet në të kaluarën, por me qëllim edhe për të mbajtur të interesuar dhe të angazhuar edhe brezat e ardhëshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në mbrojtjen e interesave shqiptare në Washington.

Por, pa marrë parasyshë marrëveshjet e nënshkruara nga partitë politike shqiptare me lobingjet amerikane dhe megjithë anash-kalimin dhe mos interesimin seleksionues zyrtar që vihet re sot, sidomos ndaj diasporës së vjetër në Amerikë, komuniteti shqiptaro-amerikan – besoj unë – do të vazhdojë të shërbejë me dinjitet dhe atdhedashuri, si ambasadori më i mirë që mund të ketë Shqipëria dhe Kosova në Washington.  Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhojnë më shumë dhe në mënyrë më të organizuar diasporën pa dallim, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por kudo gjetkë, si një vlerë dhe pasuri të pazevendësueshme për forcimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me botën.

Shqiptarët e Amerikës, si gjithmonë më parë, ç’prej kohës së Fan Nolit e Faik Konicës – dhe pa marrë parasyshë interesat personale politike dhe frymat e kohës aktuale matanë oqeanit – qoftë si individë qoftë si grupe të organizuara, kur të paraqitet nevoja, do të vazhdojnë të japin për Nënën, për Shqipërinë e për Kosovën dhe për shqiptarët kudo në trojet shqiptare, me ose pa ndihmën e lobingjeve të sponsorizuara nga partitë politike shqiptare.

FAN NOLI: JEPNI PËR NËNËN

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot – se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

1917

 

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, Ne Washington, SHQIPËRIA ME TRE LOBINGJE

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT