• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- NJË FOTOGRAFI-NJË HISTORI- DEGA E VATERËS NË BROCKTON, MASS-19 MAJ 1912

May 30, 2020 by dgreca

Dega e Vatrës në Brockton Massachusetts, ashtu siç ishte planifikuar në Kalendarin e Federatës u formua me 19 Maj 1912 nën drejtimin e Imzot Fan S.Noli. Ai ishte përgjegjësi i organizimit të degës. Kjo degë u emërtua me numrin rendor 8.

Kryetar i degës u zgjodh z.Andrea KRISTO, Sekretar z. Pandi BOGDANI, arkëtar Fazllli Frashëri. Pleqësia përbëhej edhe nga tre Pleq: Zejnel MUKE, Louis STEFAN, dhe Ismail TELHAI.

 Po e shoqërojmë lajmin me dy fotografi.  E para paraqet Pleqësinë e plotë, kryetarin, sekretarin, arkëtarin dhe tre pleqtë, e dyta prezanton degën në Brockton gjatë fushatës për Shpëtimin e Shqiëprisë me 3 Qershor 1917.

Dega në Brockton dha një kontribut modest në atë fushatë, kur Federata mblodhi 150 mijë dollarë për të mbrojtur Pavarësinë e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore.

Duke qenë se nuk e kemi listën e themelimit të degës të 19 majit 1912, sepse nuk ndodhet në arkiv , po shfrytëzojmë listën e fushatës së 3 Qershorit 1917, ku janë emrat e anëtarëve të degës, që kontribuan krahas degëvve të tjera.

Duke qenë se Lista ka emrat e kontributorëve të nisjes së fushatës, po përmendim shumat, të cilat nuk janë përfundimtare, thjesht po i rendisim për efekt informacioni emror. Keni parasysh faktinqë një punëtor i asaj kohe paguhej jo më shumë se 5-7 dollarë në Javë. Pra ai që paguante $10.00 kishte hequr nga kursimet e veta pagesën e e një javë e gjysëm. Në listë ka dhe emra të vëllazërive, që përfshinin grupime të dy ose më shumë vëllezërve, që kishin krijuar shoqëri biznesi.

          DEGA BROCKTON MASS-3 QERSHOR 1917

  1. Vëllazëria Argjir $17.00
  2. Andon Prifti $ 51.00
  3. Diogjen Gava $11.00
  4. Vëllazëria Postoli $30.00
  5. Vëllazëria Tane $22.04
  6. Vëllazëria Qeleshi $18.00
  7. Ilo Vangjel $ 12.00
  8. Teni Frashëri $17.42
  9. Peter Melka $ $12.00
  10. M.Andon $ 11.00
  11. Kole Pançe $17.51
  12. Vëllezëria Pappa $21.00
  13. Nasi Tane $ 15.00
  14. Ali Telat $ 10.00
  15. Vëllazëria Margarit $ 10.00
  16. Pandi Xhamo $10.00
  17. Nasi Mano $ 10.00
  18. Vangjel Çiçko $ 11.00
  19. Pali Josif $ 10.00
  20. Vëllazëria Adams $ 15.00
  21. Josif Tako $ 10.00
  22. Sotir Koleci $10.00
  23. Taqe Borova $ 5.00
  24. Pandi Koço $ 10.50
  25. Zenel Muke’ $10.00
  26. Kristo Josif $10.00
  27. Pulo Progri $10.00
  28. Pandi Gloxheni $ 15.00
  29. Kali Tane $ 10.00
  30. Lewis Miti $10.00

SHËNIM: Shuma e përgjithshme e degës me 3 qershor është $432.40 Numri i ndihmëtarëve 30. Ndihma mesatare ëshët $14.04 për person. Rekordin për Koloninë shqiptare në Brockton , Massachusetts e shënoi Andon Prifti me $51.00.

                                  Pergatiti:Dalip Greca

Filed Under: Featured Tagged With: Brockton Ma, dalip greca, Dega e Vatres

VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT

May 24, 2020 by dgreca

-Bisedë me z. TASIM RUKO, Kryetar i Degës së Vatrës në Tampa-Clearwater, Florida-/

Nga ana e saj, gazeta Dielli, ka informuar në vazhdimësi vatranët për situatën në SHBA e vendlindje, në Europë e Kanda, kudo ku jetojnë shqiptarët. Intervistat me personalitete, mjekë shqiptarë që punojnë në SHBA dhe Europë, me shkencëtarë, gazetarë, personalitet publike,kanë sjellë relaitetin e rënduar të Pandemisë.Po degët e Vatrës, si kanë funksionuar gjatë kësaj kohe?

        Gazeta ”Dielli” ka nisë një bashkëbisedim me degët e Vatrës nëpër shtete e qytete të ndryshme në SHBA dhe në Kanada, pikërisht për të sjellë zërin e tyre në gazetën e Vatrës. Janë ftuar Kryetarët e degëve përmes Diellit të përcjellin informacione për kohën e koronavirusit. 

  Dega e Vatrës në Tampa-Clearwater udhëhiqet nga z. Tasim Ruko. Ajo dallohet për veprimtari të vazhdushme, cilësore, masive, dhe për suksesin që ka arritë me shkollën shqipe, që prej disa vitesh ka fituar respektin jo vetëm të vatranëve por edhe të komunitetit shqiptar.

Redaksia e Diellit i nisi disa pyetje z. Ruko dhe në një kohë të shpejtë ai ktheu përgjigjet. Shpresojmë që kështu të veprojnë edhe kryetarët e degëve, të cilët i kanë marrë pyetjet e bashkëbisedimit. Ndiqeni bashkëbisedimin me z. Tasim RUKO:

DIELLI:Z. Tasim, Si po e kaloni këtë kohë të Pandemisë? Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes? A ka njeri nga rrethi juaj familjar apo miqësor të prekur nga COVID-19?

Tasim Ruko: Faleminderit Zotit, gjendja shendetsore imja dhe e familjes ne kete kohe Pandemie deri tani eshte shume mire. Edhe rrethi im familjar e miqesor,si ketu ne SH.B.A, vendlindje e Evropë gëzojnë shëndet të plotë. 

DIELLI: Si paraqitet situata në Florida në tërësi dhe në veçanti në Tampa-Clearwater?

Tasim RUKO: Situata ne Florida relativisht mendoj se duhet konsideruar jo shumë e rënduar, po të kemi parasysh New York-un, ku jetoni ju. Kohët e fundit është ulur shkalla e infeksionit në Florida, ndërsa jeta e pacientëve të infektuar është nën kontroll mjeksor. Me 24 Maj Florida regjistroi vetëm 4 të vdekur, ndërsa në total kanë humbur jetën rreth 2 mijë e 237 pacientë. Të dielën e 24 majit u njoftuan 740 të infektuar të rinj, ndërsa në total shteti ka raportuar rreth 51 mijë të infektuar. Po vazhdohet t’i tregohet kujdes testimeve. Deri tani janë kryer rreth 873 mijë testime. 

DIELLI: A u morën aty masa kufizuse? Janë të hapura bizneset? 

Tasim RUKO: Fillimisht po, por tani situata po shkon drejt normalizimit. Tampa &  Clearwater,ku ne jetojme, thuajse gradualisht po kalon në jetën normale. Restorantet kane filluar punen, plazhet thuajse jane 100 për qind të hapura. Kërkohet respektimi i rregullave, por deri tash gjithçka duket mirë.Masat kufizuse, fillimisht edhe tek ne ishin të forta në përgjigje të urdhërit të guvernatorit të shtetit, ashtu siç u moren ne te gjithe Shtetin e Florides, por sektorë të tillë si : ndertimi, transporti, shoferët, pizzeritë, Supermarketet, dyqanet ushqimore, ku punojnë shumica e shqiptarëve, nuk e ndërprenë aktivitetin.

DIELLI: U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me kryesinë e degës dhe me anëtarët e saj?

Tasim RUKO: Kryesia e degës së Vatrës në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajëve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi mbajtë kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, me vatranët por edhe me komunitetin. Në një farë mënyre e kemi përcjellë jetën në komunitet, me gjithë kufizimet e diktuara nga koronavirusi.

DIELLI: A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët. Po me qendrën?

Tasim RUKO: Kryesia e degës së Vatrës në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajëve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi komunikim te vazhdushem me njeri tjetrin, edhe me anëtarët e Vatrës e familjet vatrane, si me telefonata, mesazhe, E-meil etj.

DIELLI: Cila është gjendja reale e degës tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rinj?

Tasim RUKO: Gjendja aktuale  e anëtarve te deges së Vatrës në Tampa-Clearwater mbas Kuvendit, eshte shume e mire, nuk kemi askënd të larguar, bile kemi rritur rrethin e simpatizantëve, që kanë  shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në Vater.

Tasim RUKO:Shkolla  Shqipe me emrin e bukur dhe simbolik” Vatra”, si te gjitha shkollat e tjera në sistemin arsimor në  Amerikë, u mbyll, per arsyen e COVID-19, dhe do te hapet perseri sa te fillojë sezioni ri për vitin 2020-2021,që besoj se do te jete Shtatori.Dua t’i falnderoj si trupën mësimore ashtu edhe priindërit e nxënësve.
Për kete vit, kemi nje staf te kualifikuar mesimdhens,patriotë që e duan Kombin ,që po presin me pa durim, hapjen perseri te vitit te ri shkollor, qe te japin kontributin e tyre maksimal per Shkollen Shqipe. Përmend znj.Meri Kodra, qe eshte organizatore kryesore e shkollës shqipe, z. Haki Veliu, z Armand Zacelici, e zonjën Gitjana Gjyshi.

DIELLI: Si është gjendja e bizneseve të vatranëve?
Tasim RUKO: Në përgjithësi, sipas informacioneve që kam, gjendja e bizneseve te vatranëve ne Tampa Bay, Florida eshte e mire deri tani. Te gjithe jane duke i ushtruar aktivitet e tyre.

DIELLI: Z. kryetar, Ju falenderojmë për informacionet që përcollët dhe urojmë degën e Vatrës në Tampa- Clearwater, që sa më shpejt t’u kthehet aktiviteteve normale.
Tasim RUKO: Kënaqësia ishte imja. Suksese Diellit, që gjatë kësaj kohe na ka informuar rregullisht.

Bisedoi:Dalip Greca

>

Filed Under: Histori, Politike Tagged With: Dega e Vatres, Pandemi, Tasim Ruko

PARTIA E VATRANËVE ËSHTË KOMBI

March 6, 2020 by dgreca

– DEGA E VATRËS NË TORONTO SYNON SHTIMIN E ANËTARËSISË-/

Dega e Vatrës në Toronto, u mblodh me 1 mars 2020, nën drejtimin e kryetarit Toni Sufaj,  dhe diskutoi rreth problematikës të pas Kuvendit të Michiganit. Mbledhja nisi me 3 anëtarësime të reja: Ervin Vukelaj, Arbana S. Arthërtore dhe Aurel Shotaj. Anëtarëve të  rinj iu urua miresardhja në Vatrën Shqiptare, ku vatranët e konsiderojnë veten të barabartë si anëtarët e një familjeje të madhe.

Kryetari i Vatrës, z. Toni Sufaj përcolli atmosferën bashkuese të Kuvendit që u organizua me 19 Janar në Teqenë “Baba Rexhebi” në Detroit dhe i njohu pjesmarrësit me vendimet e rëndësishme të Kuvendit dhe frymën vatrane, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me frymën përçarëse të individëve apo të ndonjë grupimi, që po lufton ta ndajë Vatrën. Kjo, tha z. Sufaj, nuk ka për të ndodhur dhe kushdo, që ndahet nga federata, ashtu si në të kaluarën ka për të mbetur minorancë. Vatra, vërtetë e sheh anëtarësinë të barabartë si në një familje të madhe, por ajo është kundër familjaritetit përçarës, ku një apo dy familje tentojnë të grumbullojnë rreth vetes individë të pakënaqur.

        Kryetari i degës së Vatrës bëri thirrje për të shtuar anëtarësinë duke i kërkuar çdo anëtari të kryesisë së degës që të afrojë vatranë të rinj, që kanë dëshirë të jenë në Vatrën e Shqiptarizmit dhe të punojnë për çështjen Kombëtare.

            Gjatë mbledhjes së zgjeruar të kryesisë u kërkua që të gjenden rrugët për të afruar sa më shumë elementin femër, ç’ka i mungon degës. Po ashtu u vu theksi edhe në një punë më të kualifikuar të degës për ruajtjen e gjuhës shqipe, traditave Kombëtare dhe të rritjes të bashkëpunimit me komunitetin.

       Dega e Vatrës në Toronte do të luftojë që në të ardhmen të organizojë më shumë veprimtari bashkuse në komunitet dhe përmes veprimtarivë do të tërheqë rreth vetes më shumë anëtarësi.

          U diskutua për të përcjellë një frymë më miqësore mes anëtarsisë me qëllim që të shmangen fenomenet e thashethemeve, përçarjes, dizinformimit, siç ka ndodhur dy vitet e fundit me dy degë apo me individë që i kanë fryrë zjarrit të përçarjes së Vatrës, kanë keqpërdorur emrin dhe Kushtetutën e Vatrës, kanë shkelur Kushtetutën e saj, kanë prezantuar në media dhe rrjetet sociale frymën përçarëse dhe akuza të pabaza për vetë Vatrën.

        Dega e Vatrës në Toronto u apelon të gjithë vatranëve që të ndjehen dhe të veprojnë të bashkuar rreth Federatës Vatra, me Kryetarin Elmi Berisha, Kryesinë e re dhe Këshillin e dalë pas Kuvendit të Detroitit. Atmosfera dhe respekti provatran është rritur. Vizita e Kryetarit Berisha në Departamentin e shtetit së bashku me stafin e tij, vizitat e Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan z. Eliot Engel në Vatër, vizitat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vizitat e shumta të personaliteteve dhe institucioneve në Vatër, tregojnë se Vatra e pas Kuvendit është në rrugë të mbarë, të kundërtën mund ta thonë e pretendojnë vetëm ata që nuk e duan Vatrën për shqiptari’, por vetëm për interesat e tyre.

Z. Muharrem Gashi kërkoi që krahas shtimit të anëtarësisë të merren edhe opinionet e vatranëve të rinj për ta bërë më aktive degën dhe më të shtrirë në komunitet. Miro Sufaj kërkoi që vatranët të jenë shembull për komunitetin dhe çdo shqiptar i mirë ka të drejtë të bëhet anëtar i Vatrës, pavarësisht mendimeve e opinioneve;- në Vatër nuk ka  Parti Politike, Partia e Vatrës është Kombi Shqiptar. I rëndësishëm është fakti që në Vatër dhe me Vatrën duhet të jesh i sinqertë, i dashur dhe i respektuar;  të respektosh të tjerët, të mos merresh me thashetheme e shpifje.

Ne, vatranët, pa përjashtim, duhet ta duam dhe ta ruajmë Vatrën siç na e lanë të parët, ta duam- jo për veten tonë, jo vetëm për familjet tona, por për Kombin tonë. Vatra është fortesë Kombëtare që për 108 vite nuk e kanë rrëzuar dot përçarësit dhe intrigantët.

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Toronto

DEGA E VATRËS NË TAMPA BAY MBËSHTET PROTESTËN E STUDENTËVE

December 16, 2018 by dgreca

1 a studentet c

Pas mbështetjes që u dha protestave te studenteve Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA,ne nje deklarate te perbashket me Rrenjet Shqiptare ne SHBA, kane reaguar pozitivisht edhe deget e saj. Dega e Vatres ne Michigan ishte e para. Pas saj ka reaguar edhe dega e Vatres ne Tampa Bay. Ja cfarë shkruhet në letrën, që u bë publike në facebook-un i degës: Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Tampa Bay,si dhe mbare komuniteti shqiptar ne Florida, solidarizohet dhe mbeshtet plotesisht protesten Studentore.Ne jemi te ndregjegjshem per drejtesine e kesaj proteste e shkaktuar nga keq qeverisja ne shtetin shqiprare te cilen e ka mbuluar korrupsioni dhe krimi,dhe nepermjet tarifave e taksave te pa perballueshme arrine deri aty sa te veshtirsojne dhe te bejne te pa mundur ndjekjen e studimeve te larta nga shume studente e sidomos te atyre qe vijne nga familje te varfera. 

Edhe pse larg jush,ne jemi shpirterisht bashke me ju,duke protestuar si demokratë me ndershmeri e ndergjegje kombetare per cdo padrejtesi jo vetem ndaj ju studenteve,por dhe mbare qytetarve shqiptarë, qe po e vuajne deri ne palce diskriminin politik,ekonomik dhe kombetar nga kjo qeveri e korruptuar.
E gjithe diaspora dhe populli shqiptar i kane drejtuar syte dhe vemendjen nga ju sepse ju jeni shpresa jone,ju dhe vetem ju mund do ta coni Shqiperine perpara dhe do te realizoni endrrat e rilindasve tane, të themeluesëve të VATRËS, Konices dhe Nolit,te te gjithë atyre qe sakrifikuan dhe jeten per nje shtet demokratik europian.
Dhe njehere ju falenderojme nga zemra per vijimin e protestes deri ne zgjidhjen e kerkesave tuaja, dhe do të jemi krah per krah me ju ne cdo hap qe do te hidhni per reformimin e Shqiperise drejt Europes dhe nje kombi te bashkuar.
Zoti e bekofte Shqiperine
Zoti e bekofte rinine studentore.
Perzemersisht nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës” VATRA” ne Tampa Bay – Florida.
Tampa Bay, 14 dhjetor/2018

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Mbeshtetje, Protestat e Studenteve, Tampa Bay

VATRA WORCHESTER, MA – 9 VATRANË TË RINJ NË NËNTOR, 7 NË QERSHOR

November 30, 2017 by dgreca

…. DHE SHLYEN ANËTARËSITË PËR VITIN 2018/

2-vatra

Dega e Federatës “VATRA” në Worcester MA, ka anëtarësuar gjatë muajit nëntor 2017 nëntë anëtarë të rinj, ndërkohë që në qershor ishin anëtarësuar shtatë vatranë të rinj. Anëtarët e pranuar nga dega në nëntor  janë: Maria Shomo, Kozma Cania, Renato Roba, Genti Peto, Aleks Gjonca, Fredi Stefo, Tony Topi, Qemal Bicaku dhe Ben Cika. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2017 janë bërë  anëtarësime të reja si: Guri Dura-  anëtarësuar në Qershor 2017, Ben Miraka- qershor, Anesti Dine- qershor, Paul Proko- qershor, Jani Kotnani- qershor, Shëndet Zaimi -qershor, Kosta Kota-qershor, Halit Pëllumbi-gusht 2017, Leonard Shegani- Gusht, Krisela Karaja- studente(Master për Fine Art, Creative Writing)-gusht …

Gjatë nëntorit paguan anëtarësitë për vitin 2018: Zhani Lito, Irgena Lito, Dhimitër Skende, Thanas dhe Julia Gjika, Ani Gjika, Greg Steffon, Frank Zdruli, Ardian Preci, Mihallaq Qeleshi, Michael K. Sholla, Gjergj Disho, Ilir Danga, Olsi Gjinko dhe Flori Bixho.

Dega e Vatrës në Worchester drejtohet nga: Zhani Lito-Kryetar, Dhimter Skende -nënkryetar dhe Thanas L. Gjika- sekretar.(Koresp i Diellit)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: 9 anetar te rinj, Dega e Vatres, Worcester, Zhani Lito

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT