• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRËS, NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT PËR KONGRES COLIN SCHMITT

June 22, 2021 by dgreca

Nga Sokol PAJA- DIELLI/

Të Hënën më datë 21 Qershor 2021 në New York, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt mbështetën fuqishëm kandidatin për Kongres Colin Schmitt. Patriotë shqiptaro-amerikanë, miq, të ftuar, biznesmenë, media, specialistë fushatash elektorale, lobues dhe përfaqësuesit më në zë të komunitetit shqiptar në New York dhe jo vetëm, organizuan një mbrëmje festive të udhëhequr nga kryetari i VATRËS z.Berisha në mbështetje të pakursyer ndaj kandidatit për Kongres Colin Schmitt i cili kandidon në Zonën 18-të New Jorkut. Takimi i shumëpritur ishte shumë emocionues për vlerësimin që kandidati për Kongres Colin Schmitt kishte për shqiptarët të cilëve u premtoi se tek ai do të kishin një mik dhe një zë të fuqishëm në Uashington. Mbështetja për kandidatin Colin Schmitt është një shenjë vlerësimi dhe respekti që kandidati për Kongres Schmitt ka ndaj komunitetit Shqiptaro-Amerikan, tha z.Berisha i cili siguroi se kjo kandidaturë është e duhura për të ringritur jo vetëm zonën lokale por edhe ekonominë kombëtare. Fitorja e z. Schmitt tha kryetari i VATRËS do të përkthehet në një sukses të madh edhe për shqiptaro-amerikanët. Kandidati për Kongres Colin Schmitt në hapje të takimit elektoral u ndal te platforma e tij elektorale ku në themel të programit janë: Rehabilitimi i ekonomisë lokale e rajonale, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë së jetës, përkrahja ndaj policisë dhe organeve ligjzbatuese dhe rritja e sigurisë publike. “Shqiptarët do ta kenë zërin e tyre të fortë në Uashington. Unë do të loboj fuqishëm për çështje shqiptare në Uashington. Unë do ta mbështes pavarësinë e Kosovës dhe do loboj që Kosova të njihet dhe nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur. Tek unë do keni një mik të madh dhe një lobues të fortë. Nëse fitoj, të gjithëve ju që jeni këtu sonte do u ftoj në betimin tim në Kongres. Nuk do ju braktis kurrë dhe do jem përherë në krahun tuaj. Na duhet një komb i bashkuar, jo një komb i ndarë. Amerika nuk ka nevojë për politika socialiste që shkatërrojnë vendin por për vende pune, zhvillim ekonomik dhe sigurinë e fortë publike” tha ndër të tjera kandidati për Kongres Colin Schmitt. Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha pasi falënderoi miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptaro-amerikanë ndër të tjera tha: “Është koha të ringrihemi. Është koha të mendojmë për familjet tona, për ekonominë tonë, sigurinë dhe për të ardhmen e vendit tonë. Miku im Colin Schmitt është kandidati i duhur për të ardhmen, një mik i shqiptarëve, do ta forcojë lidhjen e miqësisë shqiptaro amerikane. Te kandidati për Kongres Colin Schmitt shohim një investim amerikan afatgjatë për çështjen shqiptare. Shqiptarët i dedikojnë një mirënjohje të thellë Administratës Amerikane që nga koha e Presidentit Uillson 100 vjet më parë e deri më sot. Mirënjohje Presidentëve Bush, mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole e mbështetësve të panumërt që shqiptarët kanë pasur në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Nëse s’do kishim mbrojtjen dhe mbështetjen e Amerikës, ne nuk do ekzistonim si shtet e mbase as si komb” u shpreh kryetari i VATRËS. Takimi u mbyll me një darkë solemne të shtruar nga kryetari  z.Elmi Berisha me premtimin e mbajtjes së një miqësie të fortë të kandidadit për Kongres Colin Schmitt me shqiptaro-amerikanët të cilët i vlerësoi dhe i quajti faktor shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje. 

Filed Under: Featured Tagged With: Colin SCHMITT, Elmi Berisha, Mbeshtetje

DEGA E VATRËS NË TAMPA BAY MBËSHTET PROTESTËN E STUDENTËVE

December 16, 2018 by dgreca

1 a studentet c

Pas mbështetjes që u dha protestave te studenteve Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA,ne nje deklarate te perbashket me Rrenjet Shqiptare ne SHBA, kane reaguar pozitivisht edhe deget e saj. Dega e Vatres ne Michigan ishte e para. Pas saj ka reaguar edhe dega e Vatres ne Tampa Bay. Ja cfarë shkruhet në letrën, që u bë publike në facebook-un i degës: Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Tampa Bay,si dhe mbare komuniteti shqiptar ne Florida, solidarizohet dhe mbeshtet plotesisht protesten Studentore.Ne jemi te ndregjegjshem per drejtesine e kesaj proteste e shkaktuar nga keq qeverisja ne shtetin shqiprare te cilen e ka mbuluar korrupsioni dhe krimi,dhe nepermjet tarifave e taksave te pa perballueshme arrine deri aty sa te veshtirsojne dhe te bejne te pa mundur ndjekjen e studimeve te larta nga shume studente e sidomos te atyre qe vijne nga familje te varfera. 

Edhe pse larg jush,ne jemi shpirterisht bashke me ju,duke protestuar si demokratë me ndershmeri e ndergjegje kombetare per cdo padrejtesi jo vetem ndaj ju studenteve,por dhe mbare qytetarve shqiptarë, qe po e vuajne deri ne palce diskriminin politik,ekonomik dhe kombetar nga kjo qeveri e korruptuar.
E gjithe diaspora dhe populli shqiptar i kane drejtuar syte dhe vemendjen nga ju sepse ju jeni shpresa jone,ju dhe vetem ju mund do ta coni Shqiperine perpara dhe do te realizoni endrrat e rilindasve tane, të themeluesëve të VATRËS, Konices dhe Nolit,te te gjithë atyre qe sakrifikuan dhe jeten per nje shtet demokratik europian.
Dhe njehere ju falenderojme nga zemra per vijimin e protestes deri ne zgjidhjen e kerkesave tuaja, dhe do të jemi krah per krah me ju ne cdo hap qe do te hidhni per reformimin e Shqiperise drejt Europes dhe nje kombi te bashkuar.
Zoti e bekofte Shqiperine
Zoti e bekofte rinine studentore.
Perzemersisht nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës” VATRA” ne Tampa Bay – Florida.
Tampa Bay, 14 dhjetor/2018

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Mbeshtetje, Protestat e Studenteve, Tampa Bay

STUDENTET SHQIPTARE TE HARVARDIT NE MBESHTETJE TE PROTESTAVE

December 16, 2018 by dgreca

2 ok Protesta

STATEMENT OF SOLIDARITY WITH UNIVERSITY STUDENTS IN ALBANIA-/

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Shkollës së Harvardit po shkruan për të shprehur solidaritetin e saj me studentët e universitetit në Shqipëri që po protestojnë për të përmirësuar një sistem arsimi të thyer.

Misioni i Harvardit është të “edukojë qytetarët dhe udhëheqësit qytetarë të shoqërisë, nëpërmjet angazhimit ndaj fuqisë transformuese të arsimit të arteve dhe shkencave liberale”. Ndër të tjera, arsimi i Harvardit karakterizohet nga ndihma financiare dhe cilësia. Në këtë kontekst, ne besojmë se studentët shqiptarë gjithashtu meritojnë një arsim të përballueshëm financiarisht që është “intelektualisht, shoqërisht dhe personalisht transformues”.

Kjo është një kohë për ndryshime strukturore dhe llogaridhënie. Ata që janë përfshirë dhe ata që janë bashkëpunëtorë në degradimin e sistemit arsimor duhet të mbahen përgjegjës. Ne gjithashtu dënojmë përpjekjet e partive politike dhe të qeverisë për të minuar shqetësimet dhe kërkesat e studentëve.

Prandaj, është detyrë e qeverisë dhe e të gjitha universiteteve publike që të sigurojnë që zërat e studentëve të dëgjohen dhe që kërkesat e tyre të përmbushen.

Bordi i Shoqatës së Studentëve të Kolegjit të Harvardit 59 Shepard Street Cambridge, MA 02138 asa@hcs.harvard.edu

***

HARVARD ALBANIAN STUDENTS ASSOCIATION

STATEMENT OF SOLIDARITY WITH UNIVERSITY STUDENTS IN ALBANIA

The Harvard College Albanian Students Association is writing to express its solidarity with university students in Albania who are protesting in order to improve a broken education system. In a letter addressed to the Parliament, the Prime Minister, the Minister of Education and all public universities, the students’ demands are:

Increasing the budget by 5% of GDP in order to allow the study fee to be halved for each level of study, improvement of teaching and infrastructure, and boarding.

Transparency with the budget from the Ministry of Education, Sports and Youth and HEIs; publication of all online expenses.

Increase from 10% to 50% of the total student vote to elect the candidates for the dean, rector and each faculty to have a student representative in the academic senate.

Review of Academic Titles and Verification of Plagiarisms of PhDs and Textbooks.

Based on Article 99 on Student Counseling, Higher Education Law, point 2, we require the HEI Management Board to have an equal number of votes and to add a representative to this board by students.

Provision of all students with the Student Card within the academic year 2018-2019 (to be followed by the respective municipalities)

Building a European-language library with an online university book, free for students in Albanian.

Evaluation of performance in teaching and research of pedagogues

The mission of Harvard College is to “educate the citizens and citizen-leaders of society, through commitment to the transformative power of a liberal arts and sciences education.” Among other things, a Harvard education is characterized by affordability and quality.  In this context, we believe that Albanian students also deserve an affordable educational journey that is “intellectually, socially, and personally transformative.”

This is a time for structural change and accountability. Those involved and those complicit in the degradation of the education system must be held accountable. We also condemn any efforts by political parties and the government to undermine the students’ concerns and demands.

Therefore, it is incumbent on the government and all public universities to ensure that the voices of students are heard and that their demands are met.

Sincerely,
The Harvard College Albanian Students Association Board
59 Shepard Street
Cambridge, MA 02138
asa@hcs.harvard.edu

Meriton Ibrahimi, Co-President
Deni Hoxha, Co-President
Daiana Lilo, Vice President
Drin Krasniqi, Treasurer
Frances Papandile, Publicity Chair
Irla Belli, Social Chair

Filed Under: Featured Tagged With: Harvard, Mbeshtetje, protestave studentore, Studentet shqiptare

YMCA Amerika, mbështetje për shtrirje në Kosovë

April 30, 2018 by dgreca

-Ministri Gashi viziton YMCA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat dhe si i zhvillojnë aktivitet/

1 Kujtim-Gashi

PRISHTINË, 29 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Me ftesë të organizatës për rini YMCA, dega në Amerikë, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës, ministri do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat e organizatës dhe si i zhvillojnë aktivitet në SHBA.Gjatë kësaj vizite ministri Gashi do të takohet me udhëheqësit më të lartë të YMCA Amerika, ndër të tjerë, me Adriana Statoviç, që është udhëheqëse e programeve ndërkombëtare, e cila njëkohësisht ndjek programin e YMCA-së edhe në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi synon që përmes kësaj vizite të marrë mbështetje nga YMCA-ja për shtrirje të saj në Republikën e Kosovës, ku te rinjve kosovarë do t’u jepet rasti që të jenë pjesë e këtij rrjeti të fuqishëm në mbarë botën.“Mbetet përkushtim i yni, që përmes marrëveshjeve të nënshkruara që do të arrijmë në këtë vizitë, ta bëjmë shtrirjen e kësaj organizate shumë të fuqishme rinore në të paktën disa prej qyteteve të Kosovës, në Gjakovë, Prizren, Istog, Rahovec si dhe në disa komuna tjera”, është shprehur ministrit Gashi.“Angazhimi ynë nuk do të mungojë që kjo organizatë të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, përmes së cilës do t’i jepet mundësia mijëra të rinjve për të qenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon kjo organizatë”, shtoi ai.Gjithashtu, ministri Gashi, do vizitojë edhe dy kampe rinore të cilat zhvillojnë aktivitete me mijëra të rinj nga mbarë bota dhe për të parë se si ato menaxhohen.YMCA është organizata e te rinjve, e para për nga madhësia në Botë, e themeluar në vitin 1844. Kjo organizatë e fuqishme rinore ka shtrirje në 119 shtete të botës. YMCA i shërben 58 milionë të rinjve në vit në mbarë botën./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Mbeshtetje, për shtrirje në Kosovë, YMCA Amerika

Bashkimit Evropian, mbështetje për perspektiven evropiane të Kosovës

February 9, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker/2 Thaci BE

BRUKSEL, 9 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

1 Thaci ne parl E

“I vetëdijshëm se nuk ka çështje më të rëndësishme dhe më emergjente për Kosovën dhe qytetarët tanë sesa përfundimi i izolimit të padrejtë ndaj qytetarëve tanë, fokusi im ishte tek përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, presidenti Juncker, i cili është mbështetës i perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka treguar vullnet për ta përmbyllur këtë proces të stërzgjatur. Por, presidenti i Komisionit Evropian, e ka bërë të qartë se do ta ketë të pamundur ta përmbyllë këtë proces nëse Parlamenti i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Presidenti Thaçi ka thënë se për BE-në është e pakuptueshme sesi ka mundësi që kosovarët e duan dhe e kërkojnë kaq shumë liberalizimin e vizave, ndërsa përfaqësuesit e tyre, deputetët e Parlamentit të Kosovës, iu pamundësojnë lëvizjen pa viza qytetarëve të vet, duke mos e votuar këtë marrëveshje.“Kjo situatë është krejtësisht absurde dhe e papranueshme dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës janë përgjegjës për këtë izolim të padrejtë. Prandaj, unë edhe një herë iu bëj ftesë, në emër të qytetarëve të Kosovës, që të vendosin interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë përpara interesave të tyre personale dhe partiake. Vota e tyre pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion i jep fund izolimit të padrejtë të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, presidenti Thaçi ka takuar krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, nga të cilët ka marrë mbështetje për perspektiven evropiane të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkimit Evropian, Mbeshtetje, për perspektiven evropiane, te Kosoves

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT