• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

22 Qershor 1991- Nga koha e Xhejms Bejkerit e deri sot

June 23, 2021 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/

1) Sali Berisha u thotë shqiptarëve se Xhejms Beker (James Baker) erdhi në vendin tonë për hatër të miqësisë që kishin ata të dy? Eshtë fjala për vizitën historike të 22 qershorit 1991, fundin e diktaturës së proletaritatit. Atyre ditëve kur Ylli Bufi, kryeministri në detyrë deklaronte se Shqipëria kishte bukë vetëm për 6 ditë. Atyre ditëve kur shqiptarët në një masë të konsiderueshme donin që vendi i tyre të ishte një Amerikë e vogël, një Zvicër, a një Francë e të drejtave dhe lirive të individit. Shkurt një vend anëtar i Komunitetit Europian, ndaj edhe thërritën bashkarisht atë që sot është një vokacion kombëtar, fakti që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Se erdhi për Sali Berishën apo për Shqipërinë dhe shqiptarët, e shpjegon vet ai, Bejkeri, kur i thanë se afro gjysëm milion shqiptarë kanë mbushur sheshin Skënderbej, enkas për ‘të. Dhe se ai duhej të kandindonte për President i Shqipërisë..? Ai u përgjigj shkurt, se shqiptarët nuk kishin dalë në rrugë për atë, Xhejms Bejkerin, por për Amerikën. Mirëpo në vendin tonë të marrë peng nga një grup emrash, teoria vulgare e provincës, se erdhi a e bëri për mua, ha akoma bukë.

2) Paralelisht me përvjetorin e kësaj vizite, Shqipërisë nuk iu çelën rishtas negociatat. Nga shtypi opozitar fajësojnë Ramën, kurse nga ai qeveritar, fajësojnë Europën. Madje me gërma të mëdha, ata që e varrosën së gjalli Gjergj Fishtën, kanë nxjerrur nga dosjet vargjet e tia, duke e cilësuar Europën si kurva e motit. Kjo është në vazhdën e jetës sonë paradoksale duke i shërbyer pikërisht stanjacionit kombëtar. Përpara se të fajësojnë Ramën opozita duhet të fajësoj veten. Pasi është ajo që po e lë kaq gjatë këtë grafoman, a një mbetje klasike e propagandës. Përpara se të fajësojnë Europën gjithë shtypistat e Ramës duhet të fajësojnë veten. Vendi nuk ndreqet duke i rënë Francës, por butaforizmit të gjoja suksesshëm të ”gjeniut”. Të gjithë kujtojnë se rindërtimi pas tërmetit të nëntorit 2019, apo pandemia, po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Aspak, janë ato të Europës dhe emigrantëve. Madje televizionet e qeverisë po çahen me reklamat e Western Unionit. Nuk është ekonomi e konsoliduar ajo kur një rrugë ta ndërton banka arabe, një portal detar një sheik po arab, një spital rajonal, Turqia. Dhe shtëpitë e shëmbura Europa, ”kurva e motit”. 

3) Sot me të drejtë shumë shqiptarë të tjerë, jo ata pas Berishës, Ramës dhe Metës, marrin rrugët e emigrimit. Jo rastësisht vendi ynë në raport me të tjerët, është një ndër të parët për aplikimin e Llotos Amerikane, Kanadeze dhe në programin Vizë pune në Gjermani. Po të kërkoni aty, nuk do gjeni asgjë nga barku i ngushtë i Sali Berishës, as nga ai i Ramës. Madje vëllai i Ramës la Amerikën, sapo Edi u bë kryeministër, erdhi në Shqipëri për ”të mirën” e vendit. Nuk do gjeni as nga barku i Ilir Metës. Presidenti me premtimin e pa mbajtur, mbi dorëheqjen në rast se Edi Rama merr mandatin e tretë. Në një vend perëndimor premtimet e pa mbajtura kanë kosto të lartë. Nga Lulzim Basha jo, madje shoqja e jetës e ka për vdekje të heqi dorë nga nënshtesia holandeze në mënyrë që të votoj burrin e saj. Shkurt vendi është i gjithi një pengamarrje klasike e 3 apo katër emrave, shto shërbyesit klasikë që kanë përreth. Sidomos studiot, ku edhe për shtatzaninë a gripin e pulave flasin po të njëjtit, të gjithdijshmit e stanjacionit 30 vjeçar të Shqipërisë. Këta që në emër të shqiptarëve po bëjnë pikërisht atë që bëri fashizmi, a radikalzmi europian, copëtimin e një vendi të lashtë si Shqipëria. Ku me të drejtë, poeti asokohe, e quajti si kurvë e motit. Këta po bëjnë zbrazjen e saj. Sa termi Shqipëri e madhe, jo natyrale, është herezi për politikën shqiptare. Madje studiot e xhelistave e kanë tmerr të thonë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi a në Luginën e Preshevës. Thonë, kosovarët. Kosovarët këtu e kosovarët atje. Janë shqiptarë, o hajvanë. Nuk janë kosovarë. Bëhet kështu, nja tre a katër batalione që bëjnë sikur shqyejnë njëri-tjetrin, por në thelb kjo nuk ndodh. Madje nëse do të rrëzoni sikur njërin prej tyre, do bien me radhë të gjithë.

4) Që ta kuptoni këtë pengmarrje emrash, shikoni faktin Xhejms Bejker. Atë që Sali Berisha pirdhet se erdhi në Shqipëri për shkak se ky e kishte mik. Kjo nuk është një lajthitje pleqërie, por strategji e grupit të emrave pengmarrës, me devizën bëje për mua. Punësimin sezonal për një votë dhe gërshërët e inagurimeve me paratë e botës. Xhejms Bejker ka shërbyer në Shtëpinë Bardhë me presidentin Regan dhe Bush. Sot është një pensionist i nderuar. Dhe po t’i referohesh kalendës së Shtëpisë së Bardhë, nga ajo kohë, kanë kaluar shumë presidentë e sekretarë të shtetit Amerikan. Për rrjedhojë edhe forcat politike, një a dy mandate, herë e majta, herë e djathta. Kurse tek ne nga ky 30 vjetor i hapjes së Shqipërisë, ngul e shkul Berisha, Nano, Meta, Rama. Kësisoj uji që nuk qarkullon qelb jo vetëm veten, por edhe vendin.

Filed Under: Opinion Tagged With: 22 Qershor 1991, Ilir Levonja, James Baker

Artikujt e fundit

  • Vulgu dhe intelektualët
  • Një ikje e parakohshme kolegu
  • Telenovela Broja Vazhdon
  • “Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe”
  • Kolë Bojaxhiu, në ditëvdekjen e tij …
  • KOSOVA, DRIDHMA MUZIKE E LUFTE
  • LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT
  • Dom Ndre Zadeja, pézmi i Zija Vukës dhe Pader Anton Harapi… pa varr
  • Shqiptarët e Amerikës në lot e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT