Sot FK Partizani do te luaje ndeshjen e kthimit ne Ligen e Kampioneve. Takimi i pare i luajtur ne Elbasan Arena perfundoi 0-1 per ekipin e Red Bull Salzburg, qe ne takimin e sotem do te kete tete mungesa ne formacion. Ne prag te ketij takimi tekniku i FK Partizanit Adolfo Sormani dha nje koference per shtyp.
ADOLFO SORMANI: DUAM TË DHUROJMË NJË PARAQITJE POZITIVE, NË FUTBOLL ASGJË NUK ËSHTË E PAMUNDUR
Nuk dua të mendoj se sa shanse kemi për tu kualifikuar përballë Salsburg, dua të mendoj vetëm që skuadra të dhuroj të njëjtën paraqitje si në takimin e parë luajtur në “Elbasan Arena” . Më pyesni nëse kjo ndeshje është si një finale për mua !! Për mua të gjitha takimet që kam zhvilluar në karrierë janë finale , për më tëpër që kjo sfidë përballë një kundërshtari me emër si Salsburg do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët e mi të shfaqin vlerat e tyre më të mira , pasi sigurisht të luash në një kompeticion të tillë dhe ndaj një emri të madh si Salsburg që synon grupet e Champions League do të jetë një motivim më shumë. Sigurisht ndeshja është e vështirë por në futboll asgjë nuk është e pamundur . Mendoj se në fushë asnjë skuadër nuk hyn për të humbur , gjithsesi ne do të mendojmë ti vëmë në vështirësi , shpresoj që nesër spektatorët e pranishëm të kënaqen me atë që skuadrat do të dhurojnë në fushë. Ç’mund të them për Sorianon !! Për një lojtar që shënon 30 gola në sezon tregon më së miri përformancën dhe rëndësinë që ai ka tek rezultatet e Salsburg. Kualitetet që kundërshtari ka në skuadër do të na detyrojnë të marrim masat në mbrojtje ,por kjo nuk do të thotë të mos tentojmë të shënojmë , pasi në takimin e parë treguam se shanset tona për shënim ishim të shumta .
LORENC TRASHI:
Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit , të mërkurën nap ret një përballje e fortë , por asgjë nuk është e pamundur . Do të dhurojmë të njëjtën paraqitje sin ë takimin e parë dhe besojmë se edhe nesër do të mund të shfaqemi të barabartë në fushë ndaj një ekipi mjaft cilëso