Nga Defrim Methasani
Duke ndjekur edhe sot ndeshjen ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” qe prej vitesh vazhdon te diskutohet problem I nje stadium te kohes qe ploteson kushtet dhe kriteret e Uefa-s dhe Fifa-s ne Shqiperi. Madje para pak vitesh u duk se nje diell po lind per futbollin, kur pas ardhjes se Platinise ne Tirane, ish kreu i qeverise dhe ai i federates, sikur rane dakord dhe vendosen qe stadiumi i ri te ishte dhurate per shqiptaret ne diten e 100-vjetorit te pavarsise. Por ky pervjetor iku, madje edhe nje me shume kete vit dhe asgje nuk duket ne horizont. Problemi i mungeses se stadiumit kombetar, eshte tashme thembra e Akilit per kete sport, per skuadrat tona e mbi te gjitha per ekipin tone perfaqesues, qe mesa shohim, do te ndodh sezonin e ri te eleminatoreve te europianit France 2016, qe perseri te vazhdojme te luajme neper vende te tjera. Duke pare ndeshjen e fundit ne kampionat mes Partizanit dhe Lacit, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, me shume I qaja hallin te vetmit ambient sportiv te licensuar nga Uefa dhe Fifa, por qe tashme ka marre note jokaluese, sepse vertet ishte ne veshtiresi. Mes shtetit dhe federates, po luhet nje ping-pong dhe ka shume gjasa qe serish ecejaket te vazhdojne e ne te vuajme kete mungese impianti, qe nuk eshte thjesht nje stadium, por nje arene dhe skene sportive per tu matur dhe ballafaquar me boten. Paralajmerimin e nderkombetareve tashme e marr me seriozisht se deri me dje, kur kujtoj qe as kryeqyteti tjeter shqiptare ne Kosove, Prishtina qe mund te ishte nje favor per te luajtur skuadra jone kombetare, nuk ploteson asnje kusht dhe ishte ne nje gjendje per ti qare hallin. Ne ndeshjen e para nje jave, pata fatin te percjell ne nje transmetim, nje takim te superliges se Kosoves dhe pashe nga afer, qe ai stadium, eshte nje katrahure, a thua qe mbante si nje muze plaget e luftes. Pra as ne Tirane dhe as ne Prishtine, apo ne nje qytet tjeter te trojeve shqiptare, nuk kemi nje stadium, apo ambjent sportiv te licensuar per ndeshjet zyrtare te futbollit. Ndersa rezultatet dhe emrat e medhenj te ketij sporti nuk I kane munguar dhe nuk I mungojne futbollit dhe Shqiperise, gjeja mangut qe vazhdon te mbaj pezull situaten prej vitesh eshte kjo mungese shume e rendesishme. Degjova ne nje transmetim televiziv nje nga drejtuesit e ministrise se arsimit dhe sportit, qe tregoi gjendjen shume te veshtire financiare qe kalon vendi yne dhe qe shuma e buxhetit qe kishte kjo ministri, duhej per rindertimin dhe rikonstruksionin e shume shkollave qe ishin ne pike te hallit. Natyrisht qe jam prind dhe perpara nje stadiumi mendoj qe eshte humane dhe njerezore te ndertohet nje shkolle. Por kur perpara botes ke nje paralajmerim dhe kanosesh te mos luash ne vendin tend, te degdisesh kombetaren neper shtete te tjera, duke I bere nder Zvicres, apo Turqise e deri ne Spanje ku kemi vajtur dikur, mendoj qe problem I stadiumit behet paresor.Natyrisht ka mjaft forma dhe zgjidhje per te dale nga kjo situate. Njerezit jane ata qe zgjidhin problemet, institucionet dhe dikasteret. Eshte shume e rendesishme qe ky vend dhe ky shtet, qe kalon kufirin e 101 viteve, te kete stadiumin kombetar te tij, qofte ky qe eshte, apo nje tjeter te ri, por te licensuar. Kuptohet qe infrastruktura gjithnje te detyron te jesh me I pergjegjshem dhe te kesh me shume cilesi. Stadiumi eshte objekti qe me shpejt se kushdo tjeter I nxjerr leket e tij. Shqiptaret jane sportdashes dhe mjafton nje rezultat pozitiv I ekipit tone kombetar dhe e sheh te tejmbushur. Kjo te ndodh edhe ne ndeshje te rendesishme te superliges ne kampionat, por nuk mjafton me kaq, sepse ne stadium mund te zhvillohen edhe mjaft aktivitete te tjera te rendesishme qofshin keto edhe muzikore. Pra eshte momenti qe te gjithe palet te ulen dhe vendosin per stadiumin. Projektet jane gati, madje jane futur ne loje edhe firma te fuqishme me koncesion. Duhet hapur rruga, duhet perkushtim, deshire dhe bashkepunim. Na gezoni o njerez njehere, qe te shijojme stadiumin tone qe na duhet. Kjo Shqiperi dhe miliona shqiptare e meritojne te kene stadiumin e tyre kombetar!