Nga Albano Kolonjari/I mirenjohuri Genc Tomorri nuk do te jete me Drejtor i Pergjithshem i FK Partizanit. I njohur me nofken “i perjeteshmi”, nisur nga fakti qe gjithe jeten e tij ka qene besnik i Legjendes se Kuqe, ka dhene doreheqjen pas humbjes deshperuese 3-1 te ekipit te Partizanit ne sfiden e pare te Europa League. Te kuqte kishin perballe ekipin bullgar Botev Plovdviv. Skuadra nuk tregoi asgje nga vlerat e saj, dhe loja ne fushen e lojes la shume per te deshiruar. Tomorri morri persiper pergjegjesine e tij per paraqitjen zhgenjyese te skuadres. Nga ana tjeter burime brenda klubit te thone se:”Drejtor i Pergjitheshem do te jete ish Drejtori i Juventusit Luciano Moxhi, qe aktualisht eshte keshilltar i Presidentit te Partizanit Gasmend Demi. Pritet qe Tomorri te marre nje detyre tjeter brenda klubit te kuq. Ai me pare ka drejtuar skuadrat e moshave, por edhe Partizanin B. Fakti qe ish-drejtuesi Juventin ka marre persiper merkaton e Partizanit bent e besosh qe Luciano Moxhi mund te marre persiper drejtimin e Legjendes se Kuqe, por per kete duhet te pritet zhvillimet ne ditet e ardheshme. Nderkohe qe nje kandidat tjeter per te marre postin e Drejtorit te Pergjitheshem eshte edhe tranjeri aktual i Partizanit Starova. Drejtuesit e kuq po mendojne qe Partizanin e sezonit te ardheshem ta drejtoje nje tranjer i ri. Pavaresisht nga puna e shkelqyer qe beri gjate sezonit te kaluar, Starova nuk arriti te fitonte asnje nga trofete e futbollit shqiptar