Nga Albano Kolonjari/
Skenderbeu ka “buzeqeshur” pas hedhjes se shortit ne Europa League. Perballe skuadres korcare do te jete skuadra modeste Sant Julià nga Andora. Eksperienca e krijuar por edhe niveli i futbollit korcar eshte me i larte se ai i kundershtareve te tyre. Ky fat u ka dhene te “drejte” korcareve te mendojne per turin e dyte, ku perballe tyre do te jete fituesi i ciftit Kairat Almaty (Kazakistan) – Atlantas (Lituani). “Kemi eksperiencen e duhur per te perballuar ndeshje te tille. Por duhet thene se ne te tilla nivele nuk ka kundershtare te lehte. Largesia eshte problem, pasi shkakton lodhje te lojtaret, por do te dime ta perballojme”,shprehet presidenti i Skenderbeut Taka. Nga skuadra korcare jane larguar disa lojtare duke perfshire ketu edhe sulmuesin e mirenjohur Hamdi Salihi. Ndersa ka afruan ne skuader Afrim Takun nga Tirana, portierin e Partizanit Desajani, sulmuesin malazes Goran Vujoviç, Danjet Shkodren nga Luftetari dhe Albi Doka nga Tirana. Presidenti i ekipit Takaj thote se:”objektivin e ekipit te Skenderbeut eshte per te shkuar sa me larg ne Eurapa League”. “Jemi duke ndertuar nje ekip cilesor dhe normalisht do te kete ndryshime dhe perforcime dhe kjo varet edhe nga kalimi i tureve”. Pavaresisht se ndeshja duket shume e lehte ne leter Takaj thekson se:” ky takim do shueë kujdes dhe jo nenvlerësim, por eshte nje rival i kalueshem”. Pyetjes se si e parashikoni turin e dyte ku perballe do te keni fituesin e ciftit Kairat Almaty (Kazakistan) – Atlantas (Lituani). ETakaj pergjigjet:”Ecuria e Skenderbeut në Europe ka qene shume positive. Skenderbeu eshte mesuar te luaje me klube shume me te medha edhe me te forta se skuadra qe pritet te perballet ne turin e dyte dhe ia ka dale mbane. Shpresoj qe ekipi do te gjeje forcat per te kaluar edhe turin e dyte”.