* Naço i dorëzon dorëheqjen Ramës, nisin spekulimet për pasuesin/
*Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!/
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Edi Rama.
deputeti dhe ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.
Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar para pak minutash.
Nuk dihet nëse Rama e ka pranuar dorëheqjen.
Ka raportime se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë në kryeministri ka qenë edhe kreu i Kuvendit.
News24 thekson se disa nga kandidatët më të mundshëm për zëvendësimin e tij janë deputetja Vasilika Hysi ose ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.JavaNews raporton se ai mund të zëvendësohet nga Ylli Manjani.Lajmin e bën të ditur News24.
Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Ish kryeministri Berisha ka percjelle menjehere komentin e tij ne facebook:
Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se “aleances se qelbesirave”. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! sb
VOA stacion lirie says
Nasip Naco, sic eshte perfolur, nuk shkon direkt si kryeprokuror i shtetit.
Naco shkon me ngritje, dhe me transferim jashte shtetit: dekretohet gazetar ne Zerin e Amerikes VOA, ne seksionin shqip. Edhe pse ai e zoteron anglishten, si tere members of LSI Party, si integrues.
Gazetarja qe intervistoi Ilir Meten, transferohet edhe ajo, kthehet prokurore ne vendlindje, Shqiperi, me sugjerimin tashme te njohur te vete Ilir Metes, premtim i bere direct live, ne intervisten me te.
Nasip Naco, do te jete ai qe do ta intervistoje heren tjeter Ilir Meten, kur te vij ne USA dhe VOA te jete rregulluar, pra pasi ta kete filluar gazetarine nga e para, sipas praktikes se Tiranes se integruar…sipas lsi.