Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë/
Thirrje publike /
Drejtuar : Kryeministrit të Shqipërisë z Edi Rama . Surrel -Tiranë /
I Nderuar Z .Kryeministër!/
Ne kushtet e gjendjes se jashtëzakonshme për shkak te pandemisë nga Koronavirusi shumë të përndjekur politike antikomunistë gjenden në vështirësi te mëdha ekonomike e sociale, deri në kufij të urisë. Shumë prej tyre kanë humbur punën, njëherazi edhe mjetet financiare për të siguruar jetesën nga shtetrrethimi i urdhëruar nga ana juaja dhe po jetojnë momente shumë të vështira. Të përndjekurit politike te Shqipërisë janë shtresa me e sakrifikuar e popullit shqiptar dhe si dhe ,siç edhe mund ta dini, problemet jetike të pjesës sonë me të madhe janë ende të pa zgjidhura . Hallet e mëdha te kësaj shtrese te krijuara nga politikat e praktikat çnjerëzorë të aplikuar nga shteti shqiptar në 45 vjet diktaturë komuniste janë te mëdha edhe në kushte normalë e jo me në kushte “lufte” si” siç po e trajtoni ju situatën e krijuar nga virusi “Kovid 19”. Shumica jonë jeton vetëm me një rrogë modeste apo me biznese të vogla familjarë të cilat aktualisht janë të mbyllura. Një pjesë e madhe jeton në banesa me qara ndërkohe që një pjese e konsiderueshme janë në moshë të madhe edhe ne gjendje të rënde shëndetësore, situatë e cila rendohet edhe më shumë nga kufizimi i lirisë në kushtet e shtetrrethimit të pandemisë. Nga komunikimet me ta këto ditë të vështira Situata e shume prej njerëzve tanë janë ne gjendje shume të rende dhe ndjehen te pa shprese e te kërcënuar seriozisht nga mungesa e mjeteve elementare te jetesës .
Z. Kryeministër !
Këto ditë kemi dëgjuar nga ju premtime për ndihma ekonomike e mbështetje për shtresa ne nevoje por si gjithnjë asgjë për të përndjekurit politik antikomuniste .
Ne ndjehemi mire që një grup mjekesh shqiptar u dërgua nga ju ne Itali për te ndihmuar popullin italian nga pasojat tragjike te koronavirusit që, siç thatë ju , midis te tjerash është edhe një kthim borxhi e nderi pe rate qe populli italian ka bërë për ne një momente të vështira në histori.
Por dua tiu kujtoj juve se ne ka ndonjë detyrim shteti shqiptar është pa dyshim ai ndaj te përndjekurve politike antikomuniste. Së pari ne jemi në situatën që dinë të gjithë për shkak të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera ndaj nesh nga shteti shqiptar i cili ,me ligj, ka detyrimin të na shpërblejë për demet e shkaktuara.
Se dyti, shumë nga veprat e mëdha të cilat shteti shqiptar i ka si asete kryesorë ekonomike nga te cilat përfiton të ardhura te mëdha si p.sh dy aeroportet Rinasin dhe Kuçovën,Uzinën e Përpunimit të Naftës ne Ballsh ,minierat e Bulqizës, Spaçit, Qafe Barit etje të gjitha prona që shteti shqiptar i ka dhënë me koncesion e fiton te ardhura te shumta prej tyre . Pa llogaritur këtu mijëra vepra te tjera si këneta te thare apartamente banimi te gjitha te ndërtuar me punën skllavëruese te papaguar të të përndjekurve politike antikomunistë. Për ta aktualizuar pak çështjen qe ta kuptoje edhe opinioni publik spitali “Shefqet Ndroqi “ që keni kthyer në spital për te prekurit nga “Koviod 19 ” është ndërtuar me gjakun dhe djersen , punën skllavëruese te pa paguar te të burgosurve politikë.
Ne këto kushte do të ishte në detyrimin tuaj dhe të qeverisë suaj të suaj të kushtoni pak vëmendje edhe për shtresën tone si për detyrimin ligjor qe shteti ka për ne por edhe për gjendjen e rende ne te cilën ndodhen shumica na ne . Ne nuk kërkojmë shume dhe asgjë ne mënyrë te pa ligjshme por atë pjese te vogël qe ligji na jep si dëmshpërblim te krimeve që shteti shqiptar ka kryer ndaj nesh.
Ne kërkojmë nga ana juaj qe ne masat tuaja te parashikoni e te vendosni shlyerjen totale dëmshpërblimit të te përndjekurve politike i cili deri tani është dhëne me pikatore ne kundërshtim me ligjin nga qeveria juaj .
Ne se te tjerët premtoni se do ti mbështesni e ti ndihmoni me para te buxhetit ,para te të gjithë taksapaguesve shqiptarë, për ne do të mjaftonte vetëm një pjesë e vogël e parave që shteti përfiton nga pronat e ndërtuara me gjakun, eshtrat, djersën e punën skllavëruese të pa paguar e njerëzve tanë.
Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë dhe legjitime : Na jepni ata qa jepni ata që ligji ju detyron si dëmshpërblim për dëmet qe shteti na ka shkaktuar me krimet e tij te rënda ndaj nesh !
Mbetemi në pritje të reagimit tuaj pozitiv .
Kryetari
Nebil Çika
Tiranë me 30.03.2020