-FUSHATA KA NISË SOT DHE PËRFUNDON TË DIELËN NË MBRËMJE!

Z. Ismer Mjeku nga Albanian Yello Pages bëhet nismëtari i një fushate afatshkurtër, që nisi sot ( 3 Prill) dhe vazhdon deri të Dielën në mbrëmje, 7 Prill 2019.
Bashkatdhetarw- Ndihmojeni DIELLIN në mënyrë simbolike, vetëm 110 dollarë, pra 1 Dollar për cdo vit të mbijetuar të gazetës më të vjetër të shqiptarëve. Bashkë do të mbetemi në historinë e Diellit, që sfidon kohën e mbijetesës në shekullin e dytë të pasthemelimit, qw nga 15 Shkurti 1909.
$110.00 për 110 vjetorin! Bashkatdhetar-NDIHMO EDHE TI!
Z. Ismer Mjeku, sot në mëngjes, pasi i dorëzoi Editorit tw DIELLIT Chekun me $110.00, nisi të postoi në rrjetin e miqëve të tij mesazhe ku bënte thirrje për t’i ardhur në ndihmë Diellit si gazeta e vetme që mbijeton ende dhe që e nisi botimin 110 vite më parë, si gazetë e Rilindjes Kombëtare. Jepni dhe ju ndihmën Tuaj duke i zgjatur Jetën Diellit, si regjistri më i vjetër i jetës së Shqiptarëve në Amerikë.
Cheku- Pay To VATRA
Memo: 110 Vjetori i DIELLIT.
Vatra nuk do t’ua harrojë kontributin e dhënë.
Faleminderit!