
Bashkëbisedim me teleshikuesit në këtë 20 vjetor/
Nga Rafael Floqi – kryeredaktor /
Të lindësh si një media në diasporë dhe të rritesh, si media e diasporës duke mbushur 20 vjet nuk është pak, pasi ne jemi në lulen e moshës dhe kemi energji pozitive. Mendoni TV kombëtar, RTSH mbushi ca kohë më parë 60 vjet, dhe një TV i diasporës si i yni më 20 Maj, mbushi 20 vjet.Do të bënim një festë të madhe, por kjo pandemi nga bllokoi por gjithnjë për gëzime do të ketë kohë më të mira. Sot po e kujtojmë e më tej do ta festojmë së bashku, pasi nuk ka si të jetë ndryshe.
Pasi ne kemi qenë dhe duhet të jemi bashkë, pasi e meriton e duhet festuar ky sukses si arritje e një stafi të vogël po me vizion për të ardhmen, e sidomos, në mjediset e diasporës shqiptare në SHBA , pasi ky është një bilanc 20 vjeçar. Dhe kjo na bën të kërkojmë më tepër tek vetja se dëshira për t’i shërbyer komunitetit. Kërkon përkushtim ndaj rrënjëve tua, ndaj gjakut tënd, ndaj gjuhës, këngës e zemrës shqipe. Kërkon të përcjellësh me mjete kompjuterike, atë që s’ është e lehtë, peshën e fjalës së lashtë pellazgjike.
20 vjet kanë ikur, një jetë e tërë përkushtimi ka kaluar. Dhe është fatkeqësi që shpesh, nuk është vlerësuar si duhet një lumë pune, një hap arritjeje. Arritje që është bir i guximit, arritje që është fryt i bashkëpunimit, arritje që është fryma e përkushtimit, arritje që është frymëzim i bashkimit tonë, që frymon nga një shpirt kuq e zi.
ALBTVUSA është një arritje e guximit dhe patriotizmit, të drejtuesit tonë z . Gani Vila te familjes së tij, por edhe të gjithë stafit te përkushtuar, nën një përkushtim kombëtar idealist si edhe të mbarë komunitetit shqiptar. Pa këtë ozmozë, që ai e ka krijuat nuk do të kishim arritur deri këtu. Askush nuk mund ta mohojë këtë.
ALBTVUSA ka mbijetuar 20 vjet dhe do të jetojë edhe 100 te tjera, përderisa diaspora do të ketë shqiptarë, që i thonë bukës- bukë dhe shqipes- shqipe. Do të jetojë përderisa të ketë zemra që rrahin kuq e zi .
Amerika të tret me lirinë e saj në një “melting pot “ dhe humbet shpejt edhe një identitet të krijuar me shekuj, por ne duam, që siç e thotë kënga: “Sa te rroje gjithë Bota sa te rrojë gjithë dheu /Aq do rroje Shqipëria dhe emri i Skënderbeut.”
Por ne kemi pse ndjehemi krenarë, pasi ne jemi Televizioni i parë dhe i vetmi me këtë kohë dhe hapësirë transmetimi, jo vetëm ne ShBA , por në të gjithë botën shqiptare nw emigracion. Ne jemi krenar pasi dhurojmë për te gjithë shqiptarët, dy orë transmetim në ditë në Prime time në Comcast, në Michigan dhe 24 / 7 live në mbarë botën me platformat “TV over IP” me ShqipTV dhe TV Alba, krenarë pse ndiqemi 24 ore si videostream në Webfaqen tonë www.ALBTVUSA.com, krenarë pse se kemi mijëra ndjekës në Facebook, dhe në kanalin tonë në Youtube.
Krenarë pse kemi ecur gjithnjë me një hap me teknikën pararojë me prodhimet live në High Definition dhe 4K, nga filmimet në natyrë, tek një studio moderne mjaft produktive që prisnim ta inauguronim këtë 20 vjetor, gjithnjë përpara gjithnjë në modernizim dhe tani me transmetim live nga vendngjarja.
Krenarë për nivelin tonë gazetaresk, pasi mundim dhe komunikojmë gjithnjë, me përgjegjësi, kulturë, me etike profesionale dhe me edukatë qytetare ne frymën e kuvendit të odave shqiptare. Ti flet unë te dëgjoj, unë flas ti më dëgjon, dhe të gjithë shikuesit arrijnë të kuptojnë dhe reagojnë, pasi kakofonia e disa mediave kombëtare, nuk është spektakël, nuk është debat. Nuk është liri është sherri i rrugës i futur në shtëpi, ku për fat të keq s’kupton e s’dëgjon asnjeri. Jo më kot shprehja anglisht “Talk over me “ merret si një ofendim. Ai nuk është debati, është degradimi i debatit, e jo më të ketë e përcjellë vlera kombëtare.
Ne jemi krenarë pse jemi në shërbim të të gjithë shqiptarëve, të të gjithë moshave dhe krahinave, të gjithë atyre që frymojnë shqip.
Dhe këtë deri tani kemi arritur edhe pse me staf të limituar, por të pasionuar duke mbuluar të gjitha aktivitete e komunitetit brenda Michiganit dhe më kryesoret në New York dhe me gjerë, duke u bërë kështu pasqyra dhe arkiva më domethënëse e Shqiptarëve të Amerikës, arkiva e gjallë e jetës së komunitetit. Tani ne synojmë edhe, duke u bazuar në teknologjinë e mediave sociale, të mbulojmë të gjitha veprimtaritë me interes kombëtar në SHBA, në Shqipëri , Kosovë , Mal te zi dhe Maqedoni.
Ne jemi krenarë pasi jemi gjithëpërfshirës, apolitikë dhe mbarëkombëtarë. Krenar pse jemi te pavarur ekonomikisht dhe politikisht, pasi partia jone është Shqiptaria. Nuk është turp të të ndihmojë komuniteti yt, përkundrazi është nderim ….
Dëshmi e rritjes sonë është jo vetëm cilësia por edhe sasia, por edhe larmia e emisioneve tona. Ne jemi krenarë pasi zgjuam për herë të parë nga gjumi kohërave madhështinë dhe patriotizmin e malësorit tonë me një cikël si “ Malësia e Madhe pëllëmbe e thesar “, dhe sot Malësisë se madhe po vetëqeveriset. Dhe disa cikle te reja qe do tu paraqesim se shpejti.
Ne synojmë japim thelbin e zjarrin e jetës së vetë komunitetit. Ndaj kemi krijuar dokumentare për figura te shquara te diasporës dhe për njerëz të thjeshtë. Dëshmi e rritjes sonë është jo vetëm cilësia por edhe sasia por edhe larmia e prodhimeve tona mediatike nga intervistat, tek talk show, nga edicionet e lajmeve tek ‘Argument” nga “Thank You”, “Debat”, e “Dhimbje lot e shpresë ”, “Next”, “What up !”, “Hitparada”, “Fjala e Specialistit”, e deri tek Rubrika Sportive apo zbulimet dhe këndvështrimet origjinale si tek “Kombi ynë”, “Memo” informative, “Hapësirë pa kufi”, Horizont, etj.
Ne jemi krenarë pse kemi krijuar fizionominë tonë të veçantë nga TV e tjera kombëtare, që falë teknologjisë mund t’i shihni ne shtëpitë tuaja, ne ju sjellim atë që se gjeni askund në mediat e tjera, portretin jetën dhe vitalitetin e komunitetit shqiptar në SHBA. Prandaj jemi unik dhe të veçantë.
Krenarë se me reklamat tona shikuesit i bëjmë klientë te bizneseve shqiptare dhe bizneset të fitojnë prej tyre.
Krenarë për platformën tonë të qartë kombëtare, pse ju sjellim ju dashuri mirënjohje, bashkëpunim, mirëkuptim e bashkim vlerash dhe energji ne dobi te çështjes kombëtare.
Dhe ajo që presim nga shikuesit është thjesht, mirënjohje dhe mirëkuptim Mirënjohje për atë që kemi bërë dhe mirëkuptim për mangësitë.
Për të kuptuar se zhvillimi i TV shqiptar të Amerikës, në këto 20 vjet, është dëshmi sa e pasionit dhe e punës së përditshme, mjafton ta krahasoni atë me mediat e tjera. Për ne nuk ka kënaqësi më të madhe dhe dëshmia më e mire për punën e bërë në vite është kur na falënderoni e na thoni “ Na kënaqët”.
Pas këtyre 20 vjetëve ne po hyjmë në vitin e 21 , me më shumë optimizëm, me më shumë vullnet dhe dëshirë për të bërë më shumë, dhe me një zotim për të zbatuar gjithnjë lajtmotivin tonë:
“Me ju për ju“, ditë të reja në presin…