• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

Diferenca e PD-së dhe Flamur Hoxhës me kundërshtarin politik ….

June 17, 2017 by dgreca

…duhet të përkthehet në votë/

Nga Enver Bytyçi /

1 Flamur-400x400

Në Foto; Kandidati për Republikën e Re, Flamur Hoxha/

Nesër pas një jave Shqipëria do të votojë. Bashkë me Shqipërinë do të votojnë edhe qytetarët e Kamzës, Paskuqanit dhe të Bathores e gjithë qarkut të Tiranës, të cilët kanë përballë tyre përfaqësuesit e dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Demokrati Flamur Hoxha kësaj radhe përballet me oligarkun socialist, Sadri Abazi. Diferenza midis tyre nuk është thjesht ideologjike, as në alternativën që përfaqësojnë. Ajo shkon përtej kësaj. Sadri Abazi është përfaqësues i oligarkisë politike e financiare që kryeministri i Shqipërisë e instaloi më 2013-ën në parlamentin shqiptar. Ai është abuzuesi më i përfolur me fondet publike, pikërisht për shkak të privilegjit të të qenit deputet i partisë së rilindjes në pushtet. Flamur Hoxha është kandidat për deputet, me një përfaqësim dinjitoz, larg lobeve dhe oligakisë së llojit çfarë Rilindja instaloi. Sadri Abazi është një person pa ndonjë kualifikim serioz, pa dije, pa kulturë, i dhënë thjesht mbas kulturës së rendjes pas tenderave dhe koncensioneve shtetërore. Flamur Hoxha është bartës i një kulture të trashëguar me shekuj nga paraardhës të shkolluar, që i kanë dhënë shumë emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ai vetë është produkt i një përkushtimi të jashtëzakonshëm për të realizuar projekte të paimagjinueshme. I shkolluar madje në Itali, i stërvitur në shkollën moderne të biznesit, i papajtueshëm me fenomenin e të bërit biznes dhe lidhjes së suksesit me pjesmarrjen në pushtet. Sadri Abazi erdhi në politikë pas dështimit në biznes, edhe pse kurrë nuk hoqi dorë nga fshehja e taksave dhe bilancet dublikatë. Flamur Hoxha vjen në politikë pas një suksesi të paimagjinueshëm në beznesin ekonomik. Sadri Abazi e shijon suksesin tek fitimi, tek paratë që grumbullon. Flamur Hoxha e shijon atë kur rrit punësimin, kur zgjeron prodhimin, kur rrit cilësinë, kur kënaq shijet dhe kërkesat e konsumatorit. Ndërkohë thelbi i diferencës qëndron në principet e ndryshme sa i përket përmbajtjes humane të biznesit. Sadri Abazi mund të japë para për zyrtarë të shtetit, me qëllim që t’i korruptojë ata për përfitime të shumëfishta nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Mund të japë para edhe për t’u kandiduar si deputet dhe kjo ka ndodhur rëndomë. Flamur Hoxha është filantrop, ka një botë tjetër shpirtërore. Ai ndihëmon nevojtarët, mbi të gjitha ndihëmon trurin e kombit, investon në krijimtarinë letrare, në zhvillimin e shkencës e të mendimit shkencor dhe si i tillë shfaqet në politikë si një njeri që kërkon mandat për ta thelluar këtë veprimtari fisnike, që në përgjithësi i mungon biznesit shqiptar. Flamur Hoxha ka kuptuar thelbin e zhvillimit të një kombi: – Vetëm bashëkpunimi i biznesit me trurin mund ta zhvillojë një komb. Nëse ai sot shihet si një nga dallëndyshet e para të konceptit modern të zhvillimit të kombit shqiptar në apektin e kontributeve në zhvillimin e kulturës e të dijes, në të vërtetë është dhe mbetet frymëzim për gjithë shtresën e biznesit shqiptar. Shqipëria në statistikat ndërkombëtare renditet si vendi i fundit në rajon sa i përket kontributeve që jep biznesi në këtë fushë. Kjo ka ndodhur se një pjesë e madhe e biznesit shqiptar ndjek modelin e Sadri Abazit si pasqyrë mediokre te zhvillimit të vendit. Ndërsa Flamur Hoxha vjen në politikën shqiptare si një model krejt i ri, me një frymëzim të veçantë, me një përkushtim atdhetar, me një dedikim human. Kjo direfencë në formimin dhe veprimtarinë e të dy kandidatëve, atij demokrat dhe atij socialist, do të duhej të pasqyrohej në votat e 25 qershorit. Duke qenë se diferenca midis Flamur Hoxhës dhe Sadri Abazit është si maja e malit me fundin e detit, atëherë po kaq i madh do të duhej të ishte hendeku i votave që merr secili prej tyre në Kamzë, Paskuqan, Bathore dhe në të gjithë qarkun e Tiranës. Ndërkaq diferenca midis dy subjekteve politike është po kaq ose edhe më e madhe sesa diferenca që të dy këta kandidatë për deputetë kanë midis tyre. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare me Flamur Hoxhën përfaqësojnë Republikën e Re me taksa të ulura, me ndryshime rrënjësore strukturore në funksionimin e shtetit të së drejtës, me përkushtim ndaj ligjit dhe të drejtës njerëzore, me lidhje të qëndrueshme me SHBA-të dhe Bashkimin Europian, me politika të ekuilibruara të zhvillimit. Republika e Vjetër e Rilindjes, të cilën e përfaqëson Sadri Abazi, është dhe mbetet Republika e mashtruesve, e oligarkëve që nuk lënë kacidhe të buxhetit të shtetit pa e keqpërdorur dhe përvetësuar, Republika e koncensioneve për miqtë dhe shokët, Republika e kanabisit, e trafiqeve dhe e krimit të organizuar, Republika e diferencimit në trajtimin e shoqerisë shqiptare, Republika e ushtrimit të dhunës dhe padrejtësive. E nga të gjitha këto, nuk ka asnjë dilemë se çfarë e kë duhet të zgjedhin shqiptarët si dhe banorët e qarkut të Tiranës, parasëgjithash Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit.

Filed Under: Politike Tagged With: Diferenca me kundershtarin politik, Enver Bytyci, Flamur Hoxha

I “madhi” Ze Maria , per Tiranen e “vogel”.

June 16, 2017 by Administrator

ze maria 1

Braziliani i famshem qe ka luajtur me Interin, Parmen dhe Perugjian do te drejtoje bardheblute./

Nga Albano Kolonjari/

José Marcelo Ferreira ose sic njihet ndryshe Ze Maria do te jete trajneri  i ri i KF Tiranes. Ish futbollisti i njohur brazilian i cili ka luajtur me Flamengon, Vasco Gama (Brazil) , Parma, Perugjia, Interin ne Itali, ndodhet ne Tirane dhe pritet qe diten e shtune te hedhe firmen perfundimtare. Nga ana tjeter Wikipedia personale e futbollistit te njohur e ka bere fakt te kryer. (José Marcelo Ferreira (born 25 July 1973), commonly known as Zé Maria, is a retired Brazilian footballer and current manager of Albanian First Division side Tirana.). Ze Maria eshte trajneri i ri i bardhebluve pas doreheqjes se Mirel Joses. Ne vitin 2010 Ze Maria fillon karrieren e trajnimit me disa skuadra modeste si Group Castello, Catanzaro, Ceahlaul, Gor Mahia, por pa arritur ndonje sukses te vecante. Pak pas mberritjes ne Tirane Ze Maria u shperh se:”Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri që më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi më historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të tilla. Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superligë sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk ka ndjekur ndeshje të Tiranës por kam informacione për disa lojtarë dhe do t’i njoh gjatë ditëve të ardhshme”. Takimi i pare zyrtar qe Ze Maria do te drejtoje Tiranen jane dy takimet e vleveshme per Europa Lige, pasi bardheblute fituan Kupen e Shqiperise. “Talenti” brazilian gjen nje Tirane te shkateruar psikologjikisht dhe me shume lojtare te larguar. Rreth ketij fakti Ze Maria shprehet se:”Edhe Juventusi ka kaluar momente te veshtira”. Me 416 ndeshje mbi supe si futbollist dhe 35 gola ne karriere Ze Maria do te marre drejtimin e “Zonjes” se Shqiperise qe ka mbi supe 49 trofe, 24 nga te cilat jane titulli Kampion ne Shqiperi.

Filed Under: Sport Tagged With: drejton Tiranen, Ze Maria

Volejboll Meshkuj. Liga e Europes. Kombetarja ben suprize, Fiton me Suedine.

June 16, 2017 by Administrator

volejboll kombetarja meshkuj

Nga Albano Kolonjari./

Kombetarja e Shqiperise ne volejboll per meshkuj, arriti te fitoje takimin e pare kualifikues ne Ligen e Europes perballe Suedise me rezultatin 3-2. Takimi ishte shume i bukur dhe emocionues. Kuqezinjte ishin ne disavantazh te dy seteve, dhe pas nje loje shume dinjitoze arriten te permbysin dhe fitojne takimin 3-2, duke shokuar skuadren e njohur suedeze. Kombetraja qe drejtohet nga Jani Melka, ne setin  e pare beri  shume gabime duke e humbur ate me 10 pike diference. Ne stetin e dyte Kombetarja e Volejbollit per meshkuj fale lojes se mire te kapitenit Husaj, por edhe volejbollisteve Shurdhi dhe Xhelati e rriti  ndjeshem lojen e saj.  Pavaresisht nga kjo kuqezinjte e  humbasin setin e dyte me rezultatin  e ngushte 25-23. Ne stetin e trete fillon edhe kthesa e madhe per Kombetaren tone, qe e fiton kete set me rezultatin 25-23. Fitimi i ketej seti i jep zemrer volejbollisteve tane qe ne setin e katert arrijne te barazojne setet e fituara ne 2-2 pas nje loje plot emocion 26-24. Ne setin final loja e lojtareve tane eshte shume here me e sakte se ajo e kundershtarit. Kuqezinjte fitojne setin e peste me rezultatin 15-9. Kjo eshte hera e pare pas nje kohe relativisht te gjate qe Kombetarja e Shqiperise ne Volejboll per meshkuj arrin nje sukses te tille. Takimin e dyte do te luhet diten e shtune perballe skuadres vendase Maqedonise, e cila nga ana e saj fitoi me Azerbagjianin 3-0.     Takimi i fundit per volejbollistet meshkuj do te jete takimi Azerbagjian-Shqiperi. Pas raunit te pare qe po zhvillohet ne Maqedoni, skuadrat do te zhvendosen ne Tirane ku do te zhvillohet raundi i dyte. Ndeshjet do te luahen ne sallen e re te lojrave Feti Borova ne Tirane nga data 23 deri me daten 25 qershor 2017.

 

 

 

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, fiton me Suedine, Kombetarja e Volejbollit

VATRANE, BËHUNI PJESË E PARADËS TË 17 QERSHORIT NË MANHATTAN

June 16, 2017 by dgreca

VatraTë nderuar vatranë në Nju Jork dhe rrethina, bëhuni pjesë e Paradës të 17 Qershorit 2017, që organizohet në drejtimin e Rrënjëve Shqiptare, (Albanian Roots), paradë që ka dhe mbështetjen e pjesmarrjen e Vatrës.

1 parada

Për Vatrën kjo Paradë është simbolike sepse i kushtohet arbëreshëve, të cilët erdhën edhe nga viset arbëreshe prej Italisë në SHBA dhe nën organizimin dhe drejtimin e Vatrës parakaluan masivisht për të parën herë në Manhattan me 28 nëntor 1969, nga Hotel Americana deri tek Katedralja Snt. Patrick, Manhattan.

1 Vatra

Merrini me vete fëmijët tuaj, nipër e mbesa, vishini ata me rroba kombëtare, pajisuni me flamujët kuq e zi e amerikanë, dhe bashkojuni Paradës, Vatra ka paguar një Float, ku mund të hipni bashkë me fëmijët dhe të parakaloni.

Grumbullimi nis që në 9 të mëngjesit në 43rd Street & 6 Avenue.

Para nisjes së Paradës organizatat dhe grupet pjesmarërse organizojnë koncerte dhe fotografohen. Float e Vatrës do të ketë këtë herë edhe një DJ siguruar nga Organizatorët. Programi me fjalime e prezantime nis në orën 10 e 30.

Parakalimi nis në orën 12.00.

MOS MUNGONI, BËHUNI PJESË E PARADËS!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Parada, Qersho3 2017, Vatra

Kurti: Vetëvendosje është partia më e madhe, i takon formimi i Qeverisë

June 16, 2017 by dgreca

Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Albin Kurti. Sipas tij, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojnë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë në rastin e dytë.

“T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, tha në këtë intervistë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju jeni kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit dhe ditë më parë u keni bërë ftesë partive të caktuara që të vijnë dhe të bisedojnë për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Megjithatë, ju përfaqësoni subjektin e dytë, të dalë nga zgjedhjet. Si keni menduar të merrni mandatin?

Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re.

Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individualë, të cilët janë nga koalicioni PAN.

Politika dhe pushteti, kanë shkaktuar shumë ndarje dhe përçarje të popullsisë në Kosovë, prandaj ne jemi të interesuar që pas këtyre zgjedhjeve, t’i shërojmë dhe t’i mbyllim këto plagë të hapura të qytetarëve, të cilat vazhdimisht ngacmohen edhe gjatë fushatës zgjedhore. Dhe, ky bashkim duhet të jetë bashkim për ndryshime, bashkim për të mirën e vendit tonë dhe jemi të bindur se duhet të jetë bartëse dhe prijëse Lëvizja Vetëvendosje.

Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin. Ne e kuptojmë që duhet të kemi ministra serbë në Qeveri, jo veç se kjo të behët duke pranuar kushtet e Beogradit, përkatësisht Listës Serbe e cila funksionon shumë e më tepër si përfaqësi politike e diplomatike e Beogradit në Kosovë, sesa si parti politike e serbëve të Kosovës. T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të rezultateve të deritanishme nga KQZ-ja, koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve. Në këtë kuadër, kandidati për kryeministër i koalicionit, PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai do ta formojë Qeverinë e re? A do të prisni ju që fillimisht Haradinaj të provojë të marrë mbështetjen në Kuvend dhe pastaj të merrni iniciativën?

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti

Albin Kurti: Ne tashmë e kemi ndërmarrë iniciativën dhe kontaktet, takimet dhe bisedimet do t’i fillojmë sapo të dihet se kush sa ka fituar dhe cilët deputetë saktësisht kanë fituar. Brenda kësaj jave një gjë e tillë do të bëhet e mundshme dhe natyrisht që nuk do të presim që njëherë të dështoj koalicioni PAN dhe më pas ne të fillojmë.

Ne do të fillojmë qysh tash, koalicioni PAN është një koalicion me heterogjenitet partishë, me heterogjenitet edhe brenda partive që e përbëjnë atë. Ta zëmë, brenda PDK-së ka shumë deputetë të cilët janë edhe atdhetarë e kombëtarë, pra e duan edhe bashkimin kombëtar. Ka edhe të atillë që janë social-demokratë e të majtë, por e kemi edhe partinë Nisma e cila është përcaktuar si social-demokrate dhe unë besoj se jo çdo deputet aty do të jetë i gatshëm që ta braktis atë orientim për shkak të një pushteti të premtuar më herët.

PRESIDENTI THAÇI DHE MANDATI I KRYEMINISTRIT

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë kontaktet e juaja konkrete të deritashme me subjektet e tjera? E përmendët Nismën, por sidomos me LDK-në, keni kontakte?

Albin Kurti: Para së gjithash këto i shohim si kontakte që tashmë janë vënë dhe janë në funksion të takimeve dhe bisedimeve të cilat do të nisin porsa të dihen emrat e deputetëve të ardhëm të Kuvendit të Republikës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë kontakte keni?

Albin Kurti: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur kontakte edhe me LDK-në, unë kam pasur edhe me AKR-në dhe posa të marrim vesh se cilët deputetë do të jenë në Kuvendin e ardhshëm, në legjislaturën e gjashtë, ne do t’i fillojmë takimet dhe bisedimet për Qeverinë e re.

Nuk ka Qeveri të re me regjim të vjetër dhe unë besoj se edhe AAK dhe Nisma duhet ta kuptojnë këtë gjë, por qe besa edhe deputetët e PDK-së.

Radio Evropa e Lirë: Por, çka në qoftë se PAN e formon Qeverinë?

Albin Kurti: Ata nuk do të mund ta formojnë Qeverinë për shkak se nuk i kanë numrat dhe së dyti, nëse duan ta formojnë Qeverinë bashkë me Listën Serbe paraprakisht me Vuçiqin, atëherë kjo do ta fus Kosovën në një krizë të jashtëzakonshme politike, e të paparë në Kosovën e pasluftës.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Qeverinë e formon subjekti, koalicioni apo partia fituese e zgjedhjeve. Ju si Vetëvendosje dolët e dyta nga zgjedhjet 2017. Do t’i kërkoni mandatin për formimin e Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi?

Albin Kurti: Teknikisht ai do t’ia ofrojë këtë gjë koalicionit PAN dhe është i detyruar, është i obliguar që këtë të na e bëjë neve, porsa të dështojë formimi i Qeverisë nga ana e koalicionit PAN, që duket shumë e gjasshme tashmë. Në anën tjetër, ne do të mbledhim nënshkrimet, pasi që t’i fillojmë takimet duke dëshmuar se shumica parlamentare e cila duhet ta formojë Qeverinë e re ndodhet jashtë udhëheqjes së PAN-it.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju do të kërkoni nga Presidenti që t’ju jepet ju mandati?

Albin Kurti: Ai e ka obligim një gjë të tillë.

TAKIM EDHE ME AMBASADORIN DELAWIE

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju tashmë keni zhvilluar takime me ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Kosovë. Keni takuar edhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, për çka keni diskutuar konkretisht?

Albin Kurti: Ne kemi zhvilluar takime më të gjithë ambasadorët e Kuintit, pra me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delawie, kemi zhvilluar takime më ambasadorët e Francës, Italisë, Britanisë se Madhe, të Gjermanisë, me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Apostolova, kemi zhvilluar gjithashtu takim edhe më ambasadorin e Republikës se Shqipërisë, zotin Minxhozi.

Dje patëm një takim me ambasadorin amerikan në të cilin ne kemi shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tonë për kontributin dhe rolin e SHBA-ve, jo vetëm për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e pavarësisë se Kosovës, por edhe për çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s do të ishte e pamundur në vitin 1999 kundër Jugosllavisë, Serbisë së Millosheviqit, sikurse të mos ishte roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të kanë investuar shumë në Kosovë, në luftë dhe paqe. Dhe nga ky takim që u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë, ishte e qartë se pajtohemi sa i përket vlerave dhe sa i përket interesave.

Ne insistojmë në sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, në zhvillimin ekonomik, pra në rritjen ekonomike që sjell punësim dhe në politikat sociale, ato që zvogëlojnë pabarazinë. Dhe kishte një pajtueshmëri që t’i vazhdojmë takimet edhe më tutje.

Kritikat, ndonjë mospajtim, unë besoj që gjithnjë e më shumë po zgjidhen me dialog i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dhe në anën tjetër ka edhe gjëra nga e kaluara të cilat i takojnë së kaluarës, pra, periudhës para 11 qershorit, datë kjo e cila nuk shënon vetëm një kapitull të ri në shtetin tonë, por qe besa edhe një epokë të re për popullin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sa i takon çështjes së formimit të Qeverisë, cili është mesazhi sipas jush i ambasadorit Delawie?

Albin Kurti: Qëndrimi i ambasadorit Delawie ishte shumë i qartë se ata do të bashkëpunojnë me çdo Qeveri e cila arrin ta ketë numrin prej së paku 61 deputetëve, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji, dhe ishim dakord që gjithçka duhet të shkoj sipas vullnetit të qytetareve duke respektuar procedurat demokratike.(Intervistoi: Arton Konushevci)

Filed Under: Interviste Tagged With: Albin Kurti, Formon qeverine, Partia me e madhe, vetevendosja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT