DENISA GOKOVI: PIANISTE, KËNGËTARE, AKTORE NË BOLLIVUD, AMBASADORE, FILOZOFE, NDËRSA MBUSH, NË 30 MAJ, 22 VJEÇ/
Ajo është aq e re sa dhe e preferuar aktualisht nga producentë në Indi, Amerikë, Afrikë e tj. si aktore, pianiste, këngëtare…Përgjigjet e sa janë porteti i një artisteje emri i të cilës po përhapet në disa vende të botës.
Intervistoi Novruz Xh Shehu/
1.Kush është prejardhja e familjes suaj?
Gjyshi ka ardhur në Shkodër prej Malit të Zi.Njerzit e fisit të gjyshit tim, prekin Beogradin, Sarajevën .Gjyshja quhet Shemsie dhe gjyshi Shyqyri.Babai im Muharremi ka lindur në Shkodër dhe mbart cilësi, vullnet, besim, perkushtim, pushtet shpirtëror dhe individualitet në përparësi të çdo lloj mundësie që është ofruar në jetë! Mami im Burbuqeja ka një përsonalitet të fortë, e zgjuar me shumë shijë për jetën, kultivimin e dashurisë,e përkujdesur dhe e sinqertë.
Kam lindur më 30 Maj 1992. Jam vajza e dyte.Kam gjithashtu një vëlla më të madh 25 vjeç që quhet Ergyn dhe një të vogël 12 vjeç i cili quhet Hermes.
2- Si u diktua nga prindërit dhe kur ,që kishit prirje për muzikë, si arritët të deklamonit talentin si pianiste ? Cila ish mësuesja? Patët ndonjë dalje në skenë dhe kur?
-Jam aktivizuar në fushën artistike që në moshën 6 vjeç! Ndërkohë që familja ime
vendosën që unë të filloja praktikën e të mësuarit në instrumentin e violinës dhe pianos!
Mësueja ime e parë dhe që përshkoi shumë vite të studimit tim pianistik ka qenë Znj. Dorina Saraçi nga Shkodra. Jam aktivizuar në shumë aktivitete pianistike të ndryshme brenda dhe jasht Shqipërisë!
Koncerti i parë që kam marrë pjesë ka qënë në teatrin Migjeni,( SHkodër), ku në moshë 9 vjeç kam luajtur duet piano-violinë me një shokun tim të fëmijërisë.
Pas një viti ishte konkursi ”Këngët e tokës” dhe jam konkuruar dënjësisht , duke merituar çmim të tretë! Këtu mund të përmendim shumë konkurse si ”Pjetër Gaci” ” Gjeni i vogël” etj.
Vite të bukura në shkollën ”Prenk Jakova” më kanë prekur në kohë të vështirë, por dhe realtivisht të ndërlikuar sepse pikërisht në moshën time 12 vjeç filluan probleme të mëdha : Politikë- Padrejtësi me një familjë të caktuar që mbartëte një pasuri të konsiderueshme! Natyrisht që arti në po atë kohë sidomos gjatë profesionalizmit kërkonte akoma më tepër investim dhe përkushtim të vazhdueshëm, megjithatë në pavarësi të plotë dhe në sistemin e duhur të punës tim u kam vërtetuar shumë petagogëve dhe kritikëve tanë që mund të realizosh të gjitha ëndrrat e asaj moshe, pa asnjë lloj investimi
Unë arrita që nga mosha 15 vjeç të gëzoja pozitën si presidente e Shkollës duke u vlerësuar si pianistja më e mirë në ” Prenk Jakova”
3-Kush ish kompozimi i parë, teksti i parë i juaji?…
-Unë kam filluar të kompozoj që në moshën 11-12 vjec. Përmes intuitës dhe profesionalizmit që kisha fituar, provoja shumë tema të ndryshme muzikore të cilët vetëm në moshën 15 vjeç gjetën një ”vesh” t’i dëgjonte dhe nga ajo ditë një profesor shumë i nderuar dhe i vështirë në pikpamjen kritikuese,me urdhëroi që unë të vazhdoja në impjenjimin tim të pastër përsa i përket krijimtarisë muzikore.
Teksti im i parë i shkruar e kompozuar prej meje mban titullin ” Jetë e çmëndur” Gjatë kësaj kohe shtëpia ime, catia jonë familjare duke filluar nga viti 2005, ishte përveçse e shëmbur gjysma e saj, nuk gëzonim statusin e mirë ekonomik. Kjo histori përmban vuajtje të tmerrshme, megjithatë qëndrojmë dhe aq fortë saqë suksesi është më pranë se ç’kemi menduar!
4-Pra Denisa me gjysëm shtëpi duhet të ngrejë e konsolidojë personalitetin artistik?
-Pavarësisht historisë që përmban padrejtësi të kushtueshme në Shkodër….Erdhëm në Tiranë.
Ditët e para të mia në kryeqytet,vetëm në moshën 17 vjeç.
Në çdo zonë kuptova që nuk funksiononte sipas vizionit tim artistik. Në këtë moment filloi të ndryshonte gjithçka për mua, për një vajzë si unë që poshtërohej sepse nuk kishte asnjë qindarkë në xhep. Së pari u regjistrova në Liceun Artistik ” Jordan Misja” sëpse më duhej të përfundoja maturën sistematikisht dhe zyrtarisht! Përcmimi dhe xhelozia ishin hapat e parë që përbënin dhe indiferencën në shumë jetë njerëzish në Tiranë.
Pedagogët që kishin përcaktuar tarifat e tyre për të qenë një vit më pas duke startuar ”AKADEMINË E ARTEVE ”. …Megjithatë përpara se të ngjisja shkallët
Në këtë kohë arriti që emri im të dallohej në Licen Artistik dhe muzika ime arriti të depërtontë në interesimin e shumë njerëzve dhe të panjohur për mua. Gjithashtu aktivitetit im mori përmasa deri në studio muzikore me kërkesen e këngëtarve të ndryshëm të muzikës moderne Shqipëtare.
5- Pra ju nuk ja dhanë të drejtën të shkonit në Akademinë ë Arteve?..Paraqitët kërkësën apo thjesht menduat se ka padrejtësi dhe su drejtuat ?
-Aspak… Përkundrazi unë jam shumë ekuilibruese si tip por mënyra dhe hipokrizia e përfaqësuar me delikatesë dhe nën personashin ”Petagog” kanë vjedhur shumë xhepa nga studentët tanë. Unë mund të flas më hapur rreth kësaj sepse nuk do i kthehem kurrë atij rrugëtim për asnjë arsye. Gjithashut mirkuptoj studentët që janë aktualisht atje dhe që nuk mund të komentojnë në ambjentet e shkollës por në kafenetë e tyre! Dëshmitare dhe e sigurt dhe për këtë pjesë dorëzimi nga ana e tyre,flas psikologjikisht por dhe detyrimi në të njëjtën kohë për të mbyllur diplomën.
Më vjen keq! Unë e kam fituar Akademinë e Arteve
! Mos të diskutojmë që ZNJ. Nora Cashku dëshironte të vendoste për fatin tim artistik dhe pas një loje tmerrësisht të bukur në piano, një muaj përpara se të merrja vendimin për prezencen time në Akademi, ajo tentoi dhe arriti të thoshte që ”vendi yt vajzë është dhe të përket ty, por nëse më përballon mua. Eja bëj mësime private dhe të shkund xhepat, pastaj fute dhe ti kokën brenda !”
Historia ime jam unë dhe askush nuk ka të drejtë të vendos për të ardhmen time duke mposhtur dhe familjën time! Nuk do ia lejoj kurrë vetes te familja ime të shpenzoj një qindarkë për ”Plehrat e Tiranës” që dëshmojnë veten si ”Ikonat e hipokrizisë” …
Më pas rastësisht vendosa të ndaja kohën timë profesionalë me një pedagog të njohur që kishte mbaruar studimet në Gjermani dhe arrita të vendosesha për një kohë të mjaftueshme në Universitetin KRISTAL…Nuk diskutojmë kushtet akoma shumë më të mira dhe ndihesha rehat në aspektin e orëve të detajuara dhe kërkuese për studimet përkatëse.
E gjithë perspektiva ime mbështetet në vullnetin tim personal dhe bashkëpunimin me njerëz shumë të zgjedhur!
Gjithsësi zgjedhja nuk ka çmim dhe pikërisht ky është tundimi për të qenë unik apo i zakonshëm.
6-Pra Ju, përvec pianos keni aftësi e talent për këngëtare, siç ju pash në video…Kur keni nisur të këndoni dheç mendim keni për profilin ë këngës në Shqipëri?
Duhet të qëndroj brenda stilit tim , si një kantautore që është akoma më e vlefshmë nga prëzantimi konceptuar dhe artistik brenda personalitetit.
Profili i këngës në Shqipëri tashmë e ka marrë mendimin tim mE mos pjesmarrjën time! Pikërisht për këtë arsyë une jam tepër e mjaftueshme dhe e kënaqur të vij me lajme ndërkombëtarë për ”tregun shqiptar” pa dashur të kualifikoj statusin apo fushata të ndryshme mediatike në botë. Aspak. E vetmja diferencë që bëj është që ndihem tepër e vlërësuar, që kam arritur të ndaj muzikën time për filma të ndryshëm të pavarur në US, China, Indiai. KJO DO TË THOTË QË UNË ZGJEDH,NUK I BINDEM MENJEHERË MARKETINGUT ME TË GJITHA MUNDËSITË QË KAM DHE MBROJ. Tashmë unë jam e lidhur fort pas projektevë që do ndodhin jasht Shqipërisë në komunitete të ndryshme në USA duke përfshirë të preferuarit e mi, njerëzit e sukseshëm Afrikanë. Unë gjithçka e bëj me dashuri dhe dua të mbizotëroj në këtë zgjedhje.
7-Paralelisht Ju keni nisur rrugën e letërsisë filozofike…Nga sa pash në mesazhet apo pjesët, ajo filozofi është produkt i rrebelizmit ndaj realitetit shqiptar.Keni një mënyrë narrative, të shkathët, me inteligjencë të spikatur në mënyrën e dhënies së mesazhit. Kur keni nisur të shkruani dhe cili është libri juaj që doni ta botoni. Mendoni se do të jetë një zë i veçantë? Keni parasysh që botohen mijëra e miliona libra në vit?
Sa interesant dhe bukur të komentoj për pjesën time akoma më të rëndësishme të filozofisë. Unë kam kuptuar në një moshë relativisht shumë të re që mund të jem unë në filozofinë time dhe jo vetëm nga mënyra e të thënurit… Përpiqem të mbroj veten nga mënyra se si njerëzit mundohen të kufizojnë, strategjinë për lirinë individuale! …
Libri im është duke u punuar dhe nuk mund të kem akoma një shkak për t’u vardisur nga mënyra se si do dëshironin të tjerët të lexonin tek unë. Këshilla ime më e afërt me publikun është konfliktualitet, fisnikëri dhe dashuria për veten për të lënë gjurmë.
Unë nuk kam bërë asnjë pakt me njerëzit nëse ato mund të kuptojnë filozofinë time apo e ndjejnë veten të ”përjashtuar”.
Kjo është garancia ime dhe sinqeriteti që lidhet me të ardhmen e tyre për të qëndruar së bashku! Unë jetoj me një frymë që e quaj ”DORË JO NJËRËZORË ”, gjë ë cila nuk më ka besuar asnjëherë frikën e konkurencës apo faktin se si duhet të mendoj sa e sa libra mund të botohen.
Respektoj por nuk lexoj sepsë nuk më tërheqin. Gjithsësi me kohën gjithçka do pasqyrohet në emrin tim dhe libri është një projekt shumë i rëndësishëm i imi, dhe në pikpamjë humanitare , diplomatike, psikologjike,filozofike duke flakur tutje shumë plane që japin ”frymë” nga vdekja e njerëzve!
8-Mandej keni nisur karjerën në aktrim duke marrë pjesë në Bollivud…Lutem më tregoni hollësisht mbi rastësinë dhe jo rastësinë e këtij suksesi!
Realisht përpara se të pranoja rolin tim kryesor në Bollyvood, disa producent,apo njerëz të profilizuar në fusha të ndryshme të artit jasht Shqipërisë , cilësonin një fakt që kam imazh shumë interesant, intrigues absolutisht televiziv dhe fotozhenike. Gjithashtu mënyra e interpretimit, rebelimi, guximi, dashuria për veten kalon çdo lloj pikpamje të mënyrës për të thënë padyshim që ia dal mbanë. Je brënda vetes dhe kur arrihet diçka e tillë me veten ke prekur më shumë punë dhe respekt, intuitën apo pretendimin nga drejtues të ndryshëm për të qenë në role të ndryshme të projekteve mbi kushte të përbashkëta dhe qëllime të njëjta.
9-Një vajzë inteligjente dhe 22 vjeç, aktive, dinamike, e disa anëshme me sukses, do të binte në sy të çdo djali . Dashuria është pjesë e jetës, por edhe fiziologjike….Ju keni tronditjen e shikimeve apo propozimeve patjetër…
-Padyshim që unë kam arritur të mbizotëroj në shumë shije të ndryshme dhe zgjedhje të prekshme, por kam qëndruar e distancuar në raste konkrete sepse qëllimi dhe tundimi im rigoroz ka prekur stabilitetin dhe fuqinë time intelektuale në aspektin profësional dhe një punë shumë të madhe. Ndaj nuk më ka lidhur asgjë fatkeqësisht me tiparet e propozimeve për një dashuri të mundur në Shqipëri. Propozime interesante kam patur dhe disa të tilla nga njerëz veçanarisht special dhe shumë të zgjuar, por jo nga Shqipëria,kryesisht komunitete të ndryshme të njerëzve në bot, që kanë besuar në kulturën dhe shijen time individuale!
10-Më sqaroni pak se përzgjedhjen e emrit tuaj si ambasadore e organizatës humanitare, ndër 48 vënde të tjerë me qëndër në Varshave.
Më lejoni të ju shpjegoj mënyrën dhe drejtimin përkatës nën emërimin si Ambasadore dhe përfaqësuese në disa organizata por dhe shoqata të rëndësishme ndërkombëtare përmes vëndeve të ndryshme të botës përfshirë Indinë, US , Dubai, Canada etj.
Jo vetëm rastësisht por dhe mbi një punë të jashtëzakonshme tashmë jam e previligjuar që kam fituar vëmëndjen e shumë përsonaliteteve të njohur përfshirë kompani dhe korporata konkuruese në treg ndërkombëtar!
Aktualisht unë nuk vazhdoj studimet në Kristal,tashmë jam shumë e angazhuar në konferenca të ndryshme per paqen dhe stabilitetin në botë! Qëllimi im nuk është të qëndroj për shumë kohë të gjatë në Shqipëri edhe pse jam gjatë gjithë kohës në lëvizje,gjithashtu në finalizimin dhe vazhdimësinë e projekteve më tutje.
Natyrisht që qëllimi im është të bëhem e pasur dhe pikërisht kjo është arsyeja që dëshiroj të investoj sipas kritereve bazë të një strukture të lartë biznesi për njerëzit e varfër duke dhuruar veten shpirtërisht dhe psiikologjikisht!
Unë do të jem aq sa jam ndikues për shumë zëra dhe shpirtra që vuajnë në mungesë të potencës dhe hipokrizisë nga drejtues të caktuar! Më lejoni të theksoj që kam zgjedhur rrugën e vështirë për t’u pasuruar sepse ndryshe tashmë do isha në ”front”
Përkundrazi mendoj se duke u angazhuar në të gjitha rolet e mia artistike dhe diplomatike arrij të realizoj personalitetin tim dhe veçënarisht duke theksuar që për të qenë artist i kompletuar duhet të ndikosh dhe njohësh veten plotësisht!
11-Së fundmi cfar do të thoshit për 22 vjecarët që rrinë me mijëra në mijëra kafene të Shqipërisë?!
-Ah 22- vjecaret! E vërteta është se nuk po e injorojnë kohën vetëm ky brez i ashtuquajtur si i paaftë dhe e konsiderojnë në varësi të imponimit ose vlerësues ose humbës në të njëjtin takt për të dhënë dorheqjen!
Unë nuk jam absolutisht dakort me strukturën politike dhe për aq kohë sa nuk respektohet dhe zbatohen kushtet për të civilizuar nje shtet të caktuar,padyshim që do kemi jashtëzakonisht vështirësi në edukimin e të rinjve tanë. Qëllimet parimore ndryshojnë nga paramendimët që prodhojnë paaftësi. Megjithatë unë kam shpresë dhe motiv për vendin tim mbi cilësitë që zotërojnë njerëzit tanë.
Tiranë 28 maj 2015
Ali Coka says
Urime per Ditene Ditelindjes Denisa !
edhe 100 vite te lumtura
Do te doja te losnje ne pjano Kolonen muzikore te Cesk Zadese tek Filmi “”Skenderbeu” variant i pare i bashkepunimit me kompozitorin rus qe shoqeron aktorin gjeorgjian Hakaki Horava
URIME!
Ali Coka
Bioplant Albania