3 MAJ – Dita Boterore e Lirise se Shtypit perkujtohet ne nje sesion te nivelit te larte ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. UNESCO dhe Departamenti i Komunikimit Global mbajne edicionin e 26-te ne pranine e zyrtareve te larte te Kombeve te Bashkuara, organizatave te shoqerise civile, eksperteve dhe anetareve te akademise.
Per vitin 2019 tema e dites jane sfidat aktuale qe perballon media ne periudhat e zgjedhjeve dhe shtimi i dezinformacionit krahas me forcen mediale per te mbeshtetur demokracine, paqen dhe pajtimin. Ne sallen e konferencave ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara, punimet e sesionit i hapi dhe moderoi znj. Alison Smale, zv. Sekretare e Pergjithshme per Komunikimin Global.
Pas fjales se hapjes, u transmetua mesazhi i regjistruar nga z. António Guterres, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se. Me pas folen znj. Fatima Kyari Mohammed, Vezhguese e Perhershme e Unionit Afrikan prane organizates boterore, Shkelqesia e saj, znj. Maria Fernanda Espinosa Garcés, Presidente e sesionit te 73-te e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe Kryetare e Komisionit te Asamblese per Informacionin, znj. Valeria Robecco e Agjencise se Lajmeve ANSA, dhe Presidente e Korrespondeteve te OKB-se (UNCA).
Pjesen e dyte te sesonit e moderoi z. Maher Nasser, Drejtor Departamenti per Komunikimn Global dhe folesit ishin z. Emanuele Sapienza, Specialist per Ceshtjet Globale ne UNDP, znj. Meredith Broussard nga Universiteti i Nju Jorkut (NYU), z. Stephen Adler, Kryeredaktor i agjecise Reuters, znj, J. Alex Tarquinio, Presidente e Shoqates Profesioniste te Gazetareve etj.