
Orsin Turmalaj/
Të shkruash për veprimtarinë dhe jetën e Dom Pjetrit do të duhej një libër i terë. Por si çdo Libër biografie do të fillonte me shkrimin, si në këtë rast “ U Lind në Shën Gjergj….”, dhe shtesa e përshkrimi më i bukur i Librit do të ishte se me 16 Nëntor 1985 u shugurua Meshtar i Ri Dom Pjetër Popaj, dhe aty nisi Një Kapitull i Ri dhe i mrekullueshëm. Për 36 vjet Dom Pjetri ka qenë Bari i denjë dhe Shërbtor i mirë për grigjen e Zotit. Ka frymzuar një komunitet të madh Shqiptar ketu në Nju Jork si nga ana shpirtrore dhe shembullore për të ecur sëbashku në rrugën e Krishtit. I dashur dhe Bujar, e i gatshëm gjithmonë për të ndihmuar në çdo çeshtje si Kombëtare dhe Fetare, me pervujtni dhe përkushtim të lartë. Në shumë raste Dom Pjetër Popaj ka shfaqur edhe mbajtë Respekt, Tolerancë dhe Harmoni ndër-fetare përfshirë të gjithë Komunitetin Shqiptar në Nju Jork. Dhe ashtu si dita e bekuar e 16 Nëntorit 1985, Meshtari i denjë Dom Pjetër Popaj, vazhdon ta kryej detyren e tij Pastorale me Kënaqësi dhe devotshmeri të madhe. Ne si Famulli, jemi me të vërtete Krenarë që kemi një Famullitar, Meshtar dhe Udheheqës si Dom Pjetër Popaj. On this celebratory day of your Ordination, we are blessed to have you as our pastor, and we are eternally grateful for the love and dedication you give our parish.May God Bless You and Ad Multos Anos Father Peter![]()