AT FAN NOLI TAKON PRESIDENTIN WILSON/
Më 4 Korrik 1918, Presidenti Wilson ftoi Grupin diplomatik në Washington dhe përfaqësuesit e Kombeve të robëruara, midis të cilëve ishte i pranishëm edhe Fan S. Noli, përfaqësonjës i VATRËS.
Në këtë rast të florinjtë, siç do të shkruante Gazeta Dielli, At Fan S. Noli foli dy herë me Presidentin Wilson dhe një herë me zonjën Wilson. Takimi historik u mbajt në Mount Vernon përpara varrit të Geroge Washingtonit. Fjalët e pakta që pati rast të shkëmbente At Fan Noli me Presidentin Wilson shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi.
Para se të kthehej në Boston, At Fan Noli i dërgoi Vatrës telegramin me këtë tekst:” Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë më presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. U thuaj shokëve të tjerat me gojë-Fan Noli”.(Dielli 9 Korrik 1918)…
***.
VATRA, NË PARADËN E BOSTONIT
Më 4 Korrik, 1918 u mbajt në Boston një Paradë e kombeve, në të cilin morën pjesë edhe shqiptarët, të përfaqësuar nga Federata VATRA. Flamuri kuq e zi i printe kolonës të shqiptarëve.Kishte një vit që kishte filluar edhe stërvitja e Trupave vullnetare të Vatrës, që përgatiteshin për të shkuar në Shqipërinë e Jugut për të mbrojtë kufijët Jugorë të kërcënuar nga grekërit, ishin dhe ata në Paradë. (Trupa vullnetare u nis drejt Shqipërisë në Shkurt 1920 se bashku me Bandën Kombëtare “VATRA”.) Në paradën e Bostonit mori pjesë edhe Banda muzikore e Vatrës. Marshallët shqiptarë të Paradës ishin Loni Kristo-sekretar i Vatrës dhe Miçe Bardho, pjestar i Komisionit të Vatrës. Njoftimin e përcolli Gazeta Dielli e datës 6 korrik 1918.