Sokol Paja/
Protesta Kombëtare Opozitare e 7 Korrikut 2022 thirrur në Tiranë nga Partia Demokratike është një lajm optimist për qytetarët, opozitarët, mediat dhe këdo që dëshiron ta shohë Shqipërinë më mirë, qytetarët që të kenë një të ardhme më të sigurtë e Atdheun më të zhvilluar e më përparuar. Pak ditë më parë, Ish zv.kryeministri i partisë-shtet Braçe denoncoi në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë qeverisjen korruptive të socialistëve duke i fajësuar për paralizë të administratës publike dhe deformime të tregut. Kur këto akuza vijnë nga brenda familjes politike qeverisëse dëshmojnë dhimbshëm shëmbjen dhe kapjen e shtetit. Korrupsioni aktiv që po varfëron çdo ditë e më tepër qytetarët, prodhuesit, fermerët, dhe të vetmit që pasurohen janë drejtuesit e lartë politik socialistë dhe oligarkët në shërbim të qeverisë. Qytetarëve shqiptarë u ka mbetur vetëm një zgjidhje ose largimi nga Shqipëria osë përballja me çdo mjet dhe çdo kusht me qeverinë më të keqe të 30 viteve tranzicion. Kryeministri Rama ka zaptuar çdo institucion të varur e të pavarur, shteti po rrëshket dhimbshëm drejtë diktaturës. Partia-shtet, partia-pushtet dhe pushteti – shtet janë e njëjta gjë. Një dirigjent i paaftë bashkë me orkestërn e tij të shëmtuar që pështiros shqiptarët me propagandë dhe dështime të njëpasnjëshme nga mëngjesi deri në darkë. Shqiptarët e ndershëm, të harruar e të pamundur, përfaqësojnë shqiptarët e vërtetë në Shqipërinë e uzurpuar prej “sektit rilindas”. Në një vend demokratik ikën nga pushteti qeveria kur dështon në përmbushjen e përgjegjshmërive, në një vend diktatorial sovrani fatkeqësisht detyrohet të lërë vendin duke lënë një pasuri të madhe shpirtërore, ekonomike e shoqërore. Largimi nuk është zgjidhje, përballja deri në rrëzim është kushti për të çliruar shqiptarët prej një gangrenë 9 vjeçare qeveritare. Protesta Kombëtare Opozitare e 7 Korrikut 2022 duhet të jetë sa më masive dhe të përfshijë çdo shqiptar që e do Shqipërinë më të bukur, më të zhvilluar, si një vend që çdo familje projekton të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sot shteti është i kapur, pushteti fuqizohet, pasurohet, qytetari varfërohet. Reagimi i fuqishëm opozitar është i domosdoshëm, lufta për pastrimin e së keqes që drejton Shqipërinë është mision i shenjtë. Nëse vërejmë shkolla që mbyllën, departamente në krizë për studentë dhe tregje, fuqi punëtore që ikën jashtë Shqipërisë dëshmon qartë për plagën e madhe sociale të Shqipërisë. Shqiptarët sot përballen me varfëri ekstreme, rritje të papërballueshme të çmimeve, falimentim të bizneseve, mbyllje të shkollave e degëve në universitete, ikje masive e profesionistëve dhe intelektualëve, braktisje fatale e atdheut, qeverisje e pa përgjegjshme, korrupsion masiv në çdo qelizë të shtetit, shpërdorim masiv i resurseve dhe burimeve natyrore të Atdheut. Të gjitha këto e jo vetëm shtuar projektet korruptive në infrastrukturë, energjitikë etj e bëjnë Shqipërinë një vend që ka shumë nevojë për ta luftuar të keqen të instaluar në qeverisje. Opozita ka nevojë për gjithëpërfshirje, fytyra të reja me ide vizionare, filozofi të re politike e shtetformuese me synimin për të ngjallur optimizëm dhe shpresë te çdo shqiptar përfshirë edhe sygjerimet e diasporës shqiptare. Ky aksion politik opozitar duhet mbështetur me protestat popullore masive dhe të pandalshme ne çdo cep të Shqipërisë duke e shtrirë veprimtarinë opozitare edhe në diasporë ku zëri i tyre amplifikon në institucionet e larta ndërkombëtare. Shqipëria duhet një orë e më parë duhet të çlirohet prej grabitqarëve, të cilëve nuk iu ka mbetur gjë tjetër pa përvetësuar përveçse të bëjnë pazare me trojet e të parëve. Shqipëria është vend i bekuar si në dimër dhe në behar, nuk ka vend për gjakprishur e tradhëtarë.