NGA GEZIM LLOJDDIA*/
1.
Fytyra e dhimbjes. Me shkulme shterpësie. Kërkojnë të vjedhin shenjtët. Shën Mërin o Zot !Dhe Shën Premte. Perëndi e madhe! Kërkojnë të vjedhin banesë së shenjtë, shenjtët. Ti marrin asaj portretet dhe relikt e saj,imazhet e saj dhe frymën e saj. Onufri ky piktor ky mjeshtër i madh diku aty nga viti 1554 në kujtesë nuk do ta kishte pikëzuar mendimin. Kaq shekuj pas tij, bashkëkombësit t’ja grabisnim. Me një fjalë lëndën e tij.Tja këpusnin nga gjiri kishës.
Natën . Kokëunjur, në muzgun e thepisur. Një pyetje si luzmë më mundon prej kohe :
Ç’bëhet në këtë dreq moti me dëborë , dhe me krisma vetëtimash. Natë hajdutësh . Pra c‘bëhet udhëve të kësaj ane , të dreq rrëmetit . Kush ua mori mëndtë?Këtu më bie më mëndje Esenin kur shprehet :
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/
Te fanitet ty gjithmonë sikur/
Diku mua larg në një mejhane/
Një i dehur thikën po ma ngul.
Pika e lotit tënd ,përmbi krahëdrurësh lakuriq,tatëpjetë bregut po zbret, shkapërdredhur.
2.
Në lartësi e vetmuar,një kishë .Duke ëndërruar kohën e shkuar.Kjo është kisha e së Shën Premtes në Gjinar. Në strehë të këtij vendi e haruar me sytë gjithë trishtim,një kishë e bardhë .Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenj të pemëve të larta ? Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ? Portreti i kishës :Fytyrëbardhë.Strehëkuqe.Hije misterioze. Por kisha ruante atë çastë fytyrën :dyerkyçur. Dritarembyllur.Tjegullakuqe.E heshtur.Zëmekur. Dikur kanë banuar këtu,njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.Kur duhet të zbresi këtu prifti për meshën ?.Kushedi,sa kohë mbanë,që kur është larguar prifti i fundit zhgunveshur nga streha . Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre .Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin.As si vdisnin.Këta nuk ishin si murgjët kinez, që vdekjes i fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe. Kisha e tyre dhe fryma e tyre kanë ruajtur në këtë strehë pranë fshatit Vlashë,ekulibrat shpirtëror.Mirëpo për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi,duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit. Por kjo kishë këtu ishte e ortodoksisë,që kur u ndanë nga papati i Romës si kisha të tjera ballkanase dhe lindore. Kisha ruante në vetvete,hijen e mjegullt,që e mbështjell me misterin,që në përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,unë kam besuar se banesat e Zotit,kërkojnë lartësi resh. Edhe kjo kishë në dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor .Mos ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?Gurët e avllisë, pushtuar ishin prej pluhurit të kohës. Kish brenda ruante frymën e Onufrit,shpirtin e tij gjakun me një fjalë afresket onfuriane.
Në atë lartësi mes diagrameve të rrahjeve të zemrës,shqiptarët të këtyre luginave të heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi,pavarësisht se mund të mos i përkisnin atij. Ata,nuk mund ta kapërcenin udhën,kur shenja e qytetërimeve qartazi ishte shprehur. Besmin mos e humb. Pra duke kapërcyer udhën e kishës,duke e respektuar institucionin e saj të paprekshëm deri në fund me kodin e saj. Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore,por kërkonin hapësira galaktikash për shpirtrat e tyre të vrarë e të kyçur nga regjimi,që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër .Të ndotur prej kësaj të fundit ,të pabesët vënë dorën tek vendet shenjta. Vënë dorën edhe tek Onufri ynë.
3.
Në ç’gjuhë shkruajnë ,grabitësit , thua hë. Sa lehtë të grabisësh pa ditur dëmin?Nuk ka qenë traditë por në mëhallën tonë dikush shkroi përmbi varrin e grabitësit:“Prehet këtu :fantazma e…. Qefini i ngatërruar,i ngurtësuar, i ngritur në erë. E vërtetë. Por e pagënjeshtër. Në dimensione të kohës,përsërisim vazhdimisht :shteti,shteti,shtetit…….
Po hajduti s’paska faj?Por a nuk ka burra sot,nga ata qe mund te bëhen ose te quhen dëshmorët e monumenteve?
*Mrsc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.
Autori ka qenë Drejtor i parqeve arkeologjike të Vlorës