Sipas Policise arsyet e arrestimit të Albin Kurtit janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga ai/
Ndalimi dhe rrëmbimi, pothuajse si nëpër filma, i Albin Kurtit deputet dhe përfaqësues i Opozitës, është mesazh i tmerrshëm për demokracinë në vend.Situata, edhe ashtu e rëndë politike, nuk qetësohet duke paraburgosur përfaqësues politikë opozitarë dhe kjo ndodhë vetëm në sistemet totalitare, në çfarë po rrëshqet edhe qeveria e Isa Mustafës.AAK, kërkon lirimin e mënjëhershëm të Albin Kurtit dhe kërkon që të nxirren para drejtësisë urdhërdhënësit e këtij arrestimi spektakular.
Poashtu i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, që të heqë dorë nga përdorimi i policisë për agjenda ditore partiake, të reflektojë dhe të mos bëjë gabime që mund ta cojnë vendin në trazira të dhunshme.
Ai duhet të reflektojë dhe t’i korrigjojë gabimet e veta e jo të provojë spektakle të shtetit policor.Albin Kurti është deputet i zgjedhur dhe ai duhet ta zhvillojë i lirë aktivitetin e tij politik.
AAK
POLICIA: JA PSE U ARRESTUA ALBIN KURTI
Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës, njësitet kompetente kanë ndaluar Albin Kurtin dhe të njëjtin e kanë dërguar në stacionin policor për intervistim.
Kelani bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren me konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent.
Ndërsa arsyet e arrestimit të Kurtit, është njoftuar se janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga personi në fjalë.
EMIGRANTI USA. says
Pmvaresisht motivit qe e justifikon VV. perdorimi i gazit ne sallen e parlamentit dhe dhuna e perdorur sonte ne rruget e prishtines jane akte vandale, rrugacerore, qe i bejne dem Kosoves dhe gjithe shqiptareve ne syt e te huajve, aq me keq qe Kosova po ben perpjekje per normalizimin e mardhenjeve me Serbine dhe pranimin ne organizmat nderkombetare. Turp i madh per keto sjellje vanalesh.