Nga Ermira BABAMUSTA/
Aktori i mirnjohur Mirsad Abazi pati një sukses të jashtëzakonshëm në New York me filmin “A Long Way Home” me regji të Ibër Dearit. Filmi “A Long Way Home” triumfoi në New York dhe fitoi çmimin “Regjia më e mirë” te festivali që u zhvillua në Maj “New York Albanian Film Week”, ku Mirsadi ishte pjesë e natës së Tapetit të Kuq dhe Award Gala.
Aktori i talentuar Mirsad Abazi ka lindur në Kumanovë 1979. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Sllupçan – “FAIK KONICA”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “GOCE DELCEV” – Kumanovë. Aktrimin e kreu në vitin 2005 në Universitetin shtetëror të Tetovës artet e bukura. I punësuar si aktor në Teatrit profesional të Kumanovës.
Mirsad Abazi është një aktor shumë i mirë që të bën për vete me interpretimin e roleve, dhe ka luajtur shumë bukur. Ai ka luajtur gjithmonë karaktere të vështira dhe filma të fortë emocional. Rolet që i janë besuar atij shumë pak aktorë mund t’i luajnë me aq arritje dhe përkushtim. Në rolin “A long way home” interpretimi i tij të le pa fjalë, duke konsideruar kushtet e dimrit dhe rrethant e vështira të xhirimit.
Filmi “A Long Way Home” është produksion i RedonPictures me producent, Afrim Asani, edituar nga Redon Asani, sound nga Engjëll Mamuti, me skenar nga Ibër Deari, dhe në rolet kryesore luajnë: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Musa Isufi dhe Ardian Kadriu. Filmi po udhëton në festivale ndërkombëtare.
Njihet për rolet e tij mbresëlënëse në filmat fitues “A Long way home,” “My City Screams,” “Between Paradise and Hell” ku ka luajtur rolin e protagonistit. Momentalisht po luan te shfaqja teatrale në Kumanovë “Një shtrat plot me të huaj” me skenar nga Dave Freeman dhe me regji nga Esat Brajshori.
Intervista me aktorin e talentuar Mirsad Abazi
Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?
Mirsad Abazi: Unë para se të bëhesha aktor gjithmonë kam pasur një dashuri për aktorët, filmin dhe teatrin. Ndoshta edhe çdo aktorë në fillimet e tij ndjehet kështu. Luaja në shfaqje, recitoja në shkolla, etj. Kur erdhi koha për të shkuar në fakultet, këtu në Maqedoni ishte shumë e vështirë dhe kushtet jo të mira. Prinëdrit e mi këmbëngulnin që të shkoj me një fakultet tjetër që do ketë të ardhura për mua. Pasi që aktrimi ishte në profesion që shumicën e rasteve ishte rrëzik se do të mbetesh i pa punë.Prindërit e mi më bindën dhe më regjistruan në fakultetin e Juridikut. Por unë e pash që për mua fakultet të tjera ishin sikur të futesha në ferr. Unë e doja aktrimin dhe skenën. Kështu pas 1 muaj në fakultetin e juridikut me vendoshmërinë time dhe pa lejen e prindërve të mi, unë u largova dhe shkova të regjistrohem ne shkollën e aktirmit. Arrita me shumë suksese, dhe me shumë kënaqësi. Sot jam i lumtur që kam përfunduar aktrimin. Jam i punsuar, kam një jetë normale dhe ndihem shumë i kënaqur.
Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?
Mirsad Abazi: Pasi u ktheva nga USA, tani vetëm sa kam filluar me një shfaqje teatri në Kumanovë: “Një shtrat plot me të huaj” nga autori Dave Freeman dhe në regji të Esat Brajshori.
Cila ishte eksperienca juaj në New York?
Mirsad Abazi: Në New York do ta veçoja si njërën nga eksperiencet e mia më të veçanta deri më sot. Atje isha për të prezentuar filmin tim A LONG WAY HOME. Në festivalin e filmit ALBANIAN FILM WEEK të MRIKA KRASNIQIT. Festivali na dhuroi shumë ngrohtësi të artistëve, professionalizëm dhe përjetime të bukura. Unë jam kënaqur dhe kam bërë shumë kontakte me shumë artiste të tjerë që do na lidhin për në të ardhmën. E falenderoj Mrika Krasinqin dhe ekipin e saj për punën e palodhshme për festivalin që kanë organizuar atje dhe na mundësojnë neve artistëve shqiptarë që të vijmë të prezantojmë punët tona…
Cilët ishin përshtypjet e tua nga festivali dhe nga vetë New Yorku?
Mirsad Abazi: Shumëçka, nuk di nga tia nis. Të flasësh për festivalin Albanian film Week është një histori në vete. Përveç pritjes fantastike dhe organizimit të mirë. Ishin mundësitë për kontakte me njerëz të tjerë. Artistë të huaj e jo vetëm shqipëtar. Pastaj ne dolëm triumfues nga ai festival dhe u kthyem në Maqedoni me shumë krenari… New Yorku si vend duhet të vizitohet nga çdo person, e në veçanti nga artistët…Është inspirues dhe të bën të mendosh pak më ndryshe. Vizituam shumë vende atje, dhe u inspirova për shumë gjëra të bukura.
Çfarë ju inspiroi ju që të bëheni aktor?
Mirsad Abazi: Nevoja apo dëshira për ti argëtuar njerëzit, ose për ti bërë të qajnë e të mendojnë. Më kujtohet koha që kur isha fëmijë dhe shikoja një film në TV, të them të drejtën as nuk e mbaj emrin e filmit, por e rëndësishme është që akoma i ndjej emocionet e asaj kohe. Emocionin që më pat dhënë ai film më bëri mua që të dal jashtë në oborr, ti marr shokët e mi dhe unë vet u mundohesha tia jap emocionet që vetëm i kisha përjetuar në film. Kisha dëshirë të shprehi diçka që ti bind ato që të qeshin ose të qajnë. Dhe sigurisht që dalgadal pata filluar ta kuptoj se përmes aktrimit njeriu mundet të shpresh shumë gjera… Filmat, muzika, leximi, dhe gjithe gjerat e bukura më kanë inspiruar që të bëhem aktorë.
Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?
Mirsad Abazi: Shumë positive. Unë i besoj regjisorit, dhe çdo herë mundohemi bashkarisht të arrim atë që ai e kërkon, të jemi sa më afër Vizionit të tij që e ka brenda kokës. Edhe pse dallon shumë puna me një regjisorë që punoj në teatër nga ai që punon në Film. Por prap se prap Aktori duhet ti besoj regjisorit të mirë. Regjisori është aty për të na drejtuar dhe për të na mundësuar që të arrim të bëjmë rolin ashtu si duhet.
Si përgatitesh për një rol?
Më shumë e pëlqeni vetën në film apo në teatër?
Mirsad Abazi: Unë e dua filmin më shumë, por më mirë ndjehem në Teater. Filmi është i bukur dhe përmes filmit e arrin më shpejt për tu bërë i njohur tek njerzit. Është një proçes interesant. Por filmi për dallim nga teatri të kufizon më shumë. Në film sado që ti luan mirë apo sa do që ke skena të rëndësishme, prap se prapë ti si aktore i filmit, je rob i vizionit të regjisorit, kamerës, montazhit, etj. Dmth në produktin final mundesh me pa vetën më pak se sa ke qenë në xhirime të filmit…Kurse në teater nga fillimi e deri në fund je ti Aktori, LIVE me publikun. E ndjenë energjin aty Brenda në sallë. Është dicka e veçantë që vetëm ne aktorët e përjetojmë. Skena është e jona.
Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?
Mirsad Abazi: Secili film për mua ka qenë i bukur, por me eksperienca të veçanta. Dy filma që i mbaj thell në zemër dhe që ndihem shume krenar që i kam bërë janë MY CITY SCREAMS – një personazh i veçant për mua dhe për publikun. Dhe fimi i ri A LONG WAY HOME – ku ka qenë një dramë e imja si personazh që lidhet ngusht me dramën familjare. Ky i fundit ka qenë më emocional…
Do flas më shumë për filmin e ri që kam bërë dhe aty isha në rolin kryesore ose më mirë të them “one man movie” – ku i gjithë filmi gjatë shumë skenave jam i vetëm dhe është një barrë më e madhe. Dmth filmi A LONG WAY HOME. Në filma të tjerë që kam pasur role kryesore apo më mirë me thënë protagonist i filmit sepse vështirë eshtë ti ndaj peshën e rolit në film, dmth jane MY CITY SCREAMS, BETWEEN PARADISE AND HELL … në filma të tjerë apo seriale më shumë jam në role dytësore.
Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?
Mirsad Abazi: Realisht do kisha pasur dëshirë të jem pjesë i gjitha zhanreve të filmave, duke filluar nga drama, komedi, aksion, fantasy, horror, triler. Por pasi tek ne filmi nuk është një industri dhe nuk prodhohen gjitha zhanret e filmit që i përmenda më lart. Mendoj që vetën më së shumti e gjej në zhanre të filmit dramë/krim/triler. . . Më japin më shumë kënaqësi mua si aktorë dhe e shoh se shumë më lehtë publiku lidhet me këto karaktere nga ana ime.
Çfarë roli luan arti në shoqëri?
Mirsad Abazi: Arti ka ndikim të madh në kulturën shpirtërore të individid, shoqërisë dhe kombit. Ka rol shumë të rëndësishëm revolucionar për zgjerimin e horizontit të njeriut, kulturën, edukatën e jetës njerëzore. Shoqëria përmes artit edukohet më shumë dhe i lufton veset e tyre të këqija. E kemi artin për të mos vdekur kurrë.
Çfarë talene të tjera keni?
Mirsad Abazi: Do qëndroj te fusha e filmit. Përveç aktrimit e kam sprovuar veten edhe si producent edhe si menaxher dhe e kam parë që jam shumë i mirë në organizimin e filmit, sa i përkete këtyre profesioneve. Dmth më shumë dëshirë dhe besim mundem të marr përsipër menaxhimin e një filmi.
Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?
Mirsad Abazi: Karriera në art apo professioni aktorë nuk përfundon asnjëherë, dhe është e vështirë të jepet një këshillë. Mendoj që aktori duhet parasegjithash të jetë një intelektual, njeri që lexon shumë, që shikona filma shumë, që përcjell shume shfaqje ne teatro, muzikë, etj. Dhe të jetë i lidhur me njerëzit, i dashur dhe puntorë. Pasi që në aktrim ne mundohemi si të bëhemi personazhi, dhe për tu bë personazhi na duhet një bagazh i madh i njohurive, dhe biografive të njerëzve. Është punë e vështirë, të duhet shumë dashuri për të mbijetuar në këtë profession.
Çfarë është një aktrim i mirë për ty, një rol shumë i mirë?
Mirsad Abazi: Një aktor apo aktrim i mire për mua është nëse aktori që luan rolin më bind që ai është personazhi. Nëse Unë si shikues e harroj aktorin dhe e shikoj personazhin ky është aktirmi i mirë. Të më bind, të duket i vërtetë dhe të duket interesant.
Top 5 aktorët apo filmat më favorit për ju?
Mirsad Abazi: Janë shumë, por unë do mundohem ti ndaj 5 aktorët që vazhdimisht I shikoj dhe inspirohem nga ata… 1. Marlon Brando ( On the WaterFront, The GodFather, Apocalypse Now) 2.Robert De Niro ( Taxi Driver, Ragign Bull , Goodfellas etj) 3.Daniel Day Lewis ( Në të gjithe filmat) 4.Christian Bale ( Fighter, American Psycho, Mechanic) 5. TOM HARDY ( Revenant, Mad Max, Bronson, Locke)
Ju faleminderit shumë për intervistën. Në fund dua ta falenderoj personin më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm që qëndron me mua, nuk thuhet kot se pas një burri të sukseshem qëndron një grua e fortë. Pra unë e falenderoj gruan time Mirjeten e cila më përkrah vazhdimisht në këtë profesioni duke më ndihmuar deri në fund, dhe duke qëndruar me mua pa marrë parasysh rrethanave që ne aktorët i kalojmë. Falenderoj familjen time, kolegët e mi në aktrim dhe regjisorin Ibër Deari që kemi filluar bashkarisht punën e filmit dhe shpresoj që do vazhdojmë edhe shumë gjatë.
Intervistoi: Ermira Babamusta