Rruga e Hënës/
NGA ALFONS GRISHAJ/

Hënëzë, gjuha qilim i argjend,/
Shtrirë mbi det deri tek Juniper.*/
Kordone peshqish në kor luspa asper,/
Sirenë e bukurisë në mes rend./
Ashtu në guackë në gjuhën qilim,/
Venere Botticel’ bulon mon cheri*/
Flokët ia kreh shkrifët i lehti veri’
Rruazuar yjet, stërkala lule ilim .*/
O Zot! Çfarë mirazhi! Çfarë vegimi!/
Rrugës hënës bukuria hirelartë,/
Ecën me naze si rrjedhë burimi ./
Pas perëndimit alle, ikën natë. /
Dashuria çel plot kolore gjelbërimi,/
Stolisur diamant , perla, kollonatë.*/

Plotësimi i një dëshire
Pranë ujit monedhë në dorë…
Mbyllni sytë , të lirë shpirtin .
Lërini prangat pa kurorë ,
Se Hyu , shtyn pa rrallë shortin.
Po çelët sytë e njëjta pamje
Në deriçkë t’atij ferri,
Lypcari t’njëjtën skamje
Nën lëkurën e një derri…
Atëherë … lutja dhe dëshira
Nuk kanë qenë porëzuar,
Nuk kanë ngjit si rrëshira
Në membranën e bekuar .
Sërish pranë ujit jetë,
Lëreni shpirtin t’ flaurojë,
Se monedha ka me gjetë
Çelur dëshirën pa mburojë.
———
Thirrje për Zogjtë në dimër *
Në acar, n’ dimnin e gjatë ,
Larg zogjve krahë mpirë
S’ do t’ia dijë njeri i thatë,
Lagur , unshëm , zogjtë ngrirë.
Pemët kallkan , tokë me borë,
Pa pingërim* , k’putur hark,
Rrijnë shikojnë këta të gjorë
Asnji kokërr gruni në bark.
Mjellmë lutet n’ akullnajë.
Përpëlit krahët Cardinal.
Finch -Trishtili pa uzdajë.
Blue Grosbeak* fle eternal.
Tek bien …i sheh njeriu!
Shpesh i gjëmon, i vret për sport.
Ashtu si gjak kërkon ethtriu,
Dhe mëkatari kurthon mort.
O njeri, shpreson parajsën?!
Hiq nga goja një kafshatë ,
Sërish zogjve ngjallu shpresën…
Ta paksojmë këtë lëngatë .
———
Poet
Fjaloset me grigjën njerëzore,
Me universin gjithnjë , poet.
Brenda tij janë dy pazmore :
Njëra dashni, tjetra …Profet!
———-
Profetët
Profetët- Perënditë, shenja hyjnore,
Si Indra, Shiva, Budha apo Zeusi,
Abrahami i parë, Muhameti prore,
Por Biri i Zotit është vetëm Jezusi!
————
Muhezini
Kur jehon zë në minare,
Palmat ëndërroj n’ shkretëtirë,
Muzikë e ëmbël miklon jare,
Vizion! Sylëndina e pavdirë.
*Juniper . Trageti Durrës-Koper, Slloveni.
*Mon cheri . E dashura ime.
*Ilim, Ilima . Lule mbretërore Hawaiane , e cila bëhet gjerdan lulesh.
*Kollonatë. Monedhë floriri apo argjendi , që zbukuronin veshjet e nuseve.
*Në dimër. Biologët , kanë kalkuluar se : zonat që përfshihen nga dimri i
egër , mund të vdesin 80% e zogjve . Gjithashtu , është çmuar se vdesin
5 miliard zogj në vit , duke përfshirë këtu, aksidentet , xhamat e ndërtesave
etj.
*Pingërim. Cicërimë.
*Blue Grosbeak. Zog me ngjyrë blu . Në krahë: pupla me ngjyrë kaf , gri ,
të zeza , kuqe etj.