*Mbresa nga vizita në galerinë e arteve në Westwood-New Jerssey, ku u ekspozuan punime të piktorit Ilo Oxa
Shpesh befasohesh kur shikon gjëra mē të bukura nga sa i pret, befasohesh edhe kur papritur takon nje mikeshë që nuk e ke parë prej më se 20 vjetësh, dhe është venitur diku ne memorjen tënde e pa pritur e shikon në nje ambient piktorësh; befasohesh kur ndodhesh në mes të nje shoqërije me piktorë, e ti, jo vetëm që ndjehesh shumë mirë, po diskuton me ta, sugjeron e ndjehesh e lumtur ne ambientin e pikturave, që duket sikur të flasin, sikur komunikojnë me ty dhe të tregojnë për sekretet dhe marrdhëniet me piktorin që ia ka punuar.
Befasohesh kur shikon piktorin që i ka dhënë jetë pikturës që ti ke përpara dhe e admiron.
Po befasami më i madh ishte kur piktori i talentuar e shumë i mirenjohur në rrethin e piktorëve amerikanë,Allan Gorman, thotë:” Peneli i Ilo Oxës është magjepës.Ka një forcë e talent të jashtëzakonshëm”.
Mbasi mendohet pak shton me një zë të brendshëm shpirtëror:” Ai , Z Oxa ,pikturon më mirë se mua.Unë e vlerësoj shumë artin e tij.Ka raste, kur sinqerisht dëshëroj të kem ” magjinë e penelit të tij ”
E dëgjoj dhe për një moment mendoj se nuk e kam kuptuar mirë.Afrohem ta pyes ,po ai eshte i rrethuar me shumë artdashës të tjerë e largohem për të gjetur një moment më të përshtatshëm.
Qëndroj para pikturës së Ilos, “NYC Skayline”dhe pa dashje fshi sytë duke buzëqeshur.Pranë kam Shqipen që pëshpërit me vehte e unë me vështirësi munda të kuptoj që po thotë:” Një mrekulli, Kryevepër!E pabesueshme që është pikturë!”
Nica me Artën e Elën janë në nje grup tjetër.I shikoj që flasin me gjallëri e herë pas here qeshin me piktorin tjeter të talentuar Cesar Santander. Duken të kënaqura. Më tutje Marjana duke diskutuar me entuziazem me piktorin Mark Oberndorf. Iloja vetë është me nje grup tjetër.
I afrohem Allan-it , e duke buzëqeshur i them:
” E dini që gjuha ime e parë është shqipja? Kjo më bën të dyshoj disa herë për ndonjë mos kuptim ose interpretim te gabuar në anglisht.”
Qesh, edhe ai qesh bashkë me mua, pa kuptuar se çfare desha të them e ku desha të dilja me këtë hyrje.
Pa u përpjekur të mbaja gazin i drejtohem:
” Pak më parë mu duk sikur thatë që do dëshëronit të kishit magjinë e penelit të Ilos. Mos ju kam kequptuar ?”
Ai më shikon disi i menduar dhe më thotë:
” Jo nuk më kini keqkuptuar. Iloja është shumë i talentuar. Unë kam një jetë të tërë që merem me këtë lloj pikture, e jam në vëndin tim. Iloja për një kohë të shkurtër ka aritur të bëjë atë që unë e shokët e mij na është dashur shumë kohë!
Dhe ai nuk ka patur kushtet tona të punës.Atij i duhet shpesh të punojë për të jetuar, jo për art!
Ka një penel magjik, nje vizion të jashtëzakonshëm prej artisti, prandaj e vleresoj .”
Qesh me të madhe dhe shton:
” E kam zili dhe i uroj me gjithe shpirt sukses !”
Edhe ne , Nica ,Shqipja, Marjana, Arta, Ela,unë e bashke me ne edhe shume bashkëatdhetarë të tjerë, të urojme suksese në rrugën e gjatë, e të vështirë ,po të bukur të artit, të pikturës, Ilo Oxa.Suksese!
Ne u ndjemē mirē qē piktori ynē bashkombas Ilo Oxa ēshtē pjesē e ekspozitēs qē u cel nē Galerinē Westwood ,ku kanē paraqitur pikturat e tyre origjinale artistē tē njohur që punojnë në hiperrealizëm. Ekspozita u hap me 13 gusht dhe vazhdoi deri më 16 shtator 2017.Ekspozita përmbante punimet e Allan Gorman, Cesar Santander, Mark Oberndorf dhe Ilo Oxa.

