Ka qenë pikërishtë një ditë më parë lirimit kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili i bëri thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Simbas një burimi të mirë besuar nga Uashingtoni, zoti Engel ka bërë dje në mbrëmje, një telefonatë në Departamentin e Shtetit, ku ai ka kërkuar që Ambasadori slloven në Uashington, ekselenca e tij Božo Cerar, të japë sqarime lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kurse, themeluesi dhe botues i gazetës, për shtatë vjet, i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm, mik shumë i afërt me kongresitin Eliot Engel, qëndron pas “kuintave” të kësaj lëvizjeje nga Washingtoni – SHBA, – për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj .
Kongresisti amerikan, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, deklaroi dje lirimin dhe fshirjen nga “Karta e Kuqe”, të gjithë shqiptarëve, prej nga koha e luftës, duke thënë se :“Që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë”.
Ndërkaq, Harry Bajrkatari, duke i uruar lirimin Haradinajt nga Lubjana, tha sot për gazetën tonë se të gjithë shqiptarët e Amerikës janë shumë të gëzuar ashtu si gjithë populli i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë.
Sipas, tij, është me rëndësi që pastërtia e luftës së z. Haradinaj u dëshmua për të tretën herë. “Z. Haradinaj, i cili dy herë u shpall i pafajshëm nga Gjyqi i Hagës, duke dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i tregoi edhe një herë komunitetit ndërkombëtar dhe Beogradit, se sa e drejtë ka qenë lufta për liri e pavarësi e Kosovës, në këtë kohë që Serbia kërkon t’a njollosë atë”.
shefqet says
Duhet falenderuar gjesti fisnik i diplomateve amerikane per kete nderhyrje, dihet tashme sa here ndodhemi ngushte, vetem ata na ndihmojne. Por do ishte me interes per opinionin tone publik,- kemi dy ambasadore shqiptare ne Slloveni.
Po atyre ju degjua zeri per kete pune, a bene nonje ankese apo procedure per keto raste si diplomate?!
Shefqet