
VOA/
Presidenti amerikan Donald Trump i drejtohet Kongresit, ‘Amerika është rikthyer’. Presidenti amerikan premtoi një ardhme të begatshme për Shtetet e Bashkuara, zbatimin e ligjit, tarifa tregtare reciproke dhe forcimin e sigurisë kombëtare
Presidenti Trump tha se po punon për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila filloi më shumë se tre vjet më parë pas sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë.
“Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Është koha për të ndalur vrasjet. Është koha për t’i dhënë fund luftës së pakuptimtë,” tha ai.
Komentet e presidentit vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara ndërprenë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe pak ditë pas një shkëmbimi të ashpër në Zyrën Ovale me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar një marrëveshje.
Në fjalimin e tij, Presidenti Trump tha se kishte marrë një letër të martën nga zoti Zelenskyy ku thuhej se Kievi është “gati të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur”. “Unë e vlerësoj që ai dërgoi këtë letër”, tha zoti Trump.
Fjalimi i Presidentit Trump në Kongres zgjati 1 orë e 40 minuta, duke lënë në vend të dytë një fjalim të ish Presidenti Bill Clinton që zgjati 1 orë e 28 minuta