Ura e Brooklynit nuk e kishte të Premten e Mirë pamjen mahnitëse të së Premtes së Mirë të vitit 2019, kur besimtarët organizuan tradicionalisht procesionin e Kryqit, që këtë vit mjerisht nuk mund të organizohej për shkak të Pandemisë që ka mbërthyer Botën. Besimtaret Katolikë në të gjithë botën kremtuan të “Premten e Mirë” në kushte të pazakonta, ku gjysma e popullsisë në të gjithë botën ndodhet në izolim.
Papa Francesku e drejtoi ceremoninë e së Premtes së mirë, nga Bazilika e Shën Pjetrit , pa praninë e besimtarëve, ceremoni që normalisht zhvillohej te Koloseu me pjesmarrje masive besimtarësh.Gjithë ky privim nga virusi që ka izoluar botën.
Amerika po përjeton afrimin e kalimit të kulmit të krizës nga Koronavirusi, edhe pse ky kulm ende s’ka ardhur. Natyrisht që fundi i betejës duket i largët, por shenjat pozitive shihen, veçanërisht në New York, ku është epiqendra e përhapjes së infeksionit. Ulja e numrit të shtrimeve ditore, dhe nevojat më të pakta për përdorimin e ventilatorëve, përfshi dhe uljen pacientëve në rrisk jete, janë shenja të mjafta, megjithëse numri i viktimave është ende i lartë(2 mije e 37 vetëm gjatë së premtes), dhe nuk përjashtohnt as në ditët e së ardhmes së afërt.
Një sinjal tjetër pozitiv është edhe paralajmërimi i Presidentit Trump për ngritjen e një Komisioni të dytë pune në Shtëpinë e Bardhë që do të ketë si synim hapjen e vendit pas mbylljes së detyruar. Po ashtu presidenti paralajmëroi me optimizëm edhe për ringritjen e ekonomisë amerikane pas krizës, pavarsisht rritjes galopante të papunsisë.
Për Dr Deborah Birx, koordinatoren e Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin, shenjat inkurajuse për zbutjen e krisëz në SHBA, janë të dukshme. SHBA po hyn në atë fazë që hyri Italia para një jave ç’ka na jep zemër se po fillojmë të shohim ndryshime, tha dr.Birx.
Zv/Presidenti amerikan Mike Pence u kërkoi amerikanëve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit social, kërkesë që u përsërit edhe nga Dr. Anthony Fauci.
- Nuk ka kthim mbrapa,nuk mund të tërhiqemi, tha Dr. Anthony Fauci.
Presidenti Donald Trump informoi se do të krijojë një grup pune të dytë për Koronavirusin, i cili do të synojë kalimin e fazës tjetër, atë të rihapjes së vendit, në të ardhmen jo të largët.
Gjithësesi shifrat e së premtes, veçanërisht ato të shtrimeve të reja, nuk ishin pesimiste, por optimizmi bie kur shihet numri i viktimave dhe rritja e numrit të infektuarëve.
Shtete e Bashkuara e kaluan gjysëmilionshin e të infektuarëve. Mbrëmë vonë statsitikat shënonin 502 mijë e 49 të infektuar me COVID-19, me 33 mijë e 443 të infektuar të rinj. Numri i vdekurëve sërish shënoi një rekord prej 2 mijë të vdekurish, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 18 mijë e 719, duke mbetur vetëm 130 më pak se Italia me 18 mijë e 849. Shifra globale në rang botëror arriti 1 milion 697 mijë e 533 të infektuar.Bota ka pesuar 102 mije e 686 vdekje, ndërkohë që dy vendet europiane më të goditura, Italia dhe Spanja, patën më pak të infektuar të rinj, të dyja së bashku, se sa shtetit i New Yorkut, ndërkohë që numri i të shëruarëve është rritur tek këto dy shtete; 55 mijë e 668 në Spanjë dhe 30 mijë e 455 në Itali.Të dy shtetet europiane arritën ta frenonin ofensiven e virusit me masat e vonuara shtërnguse. Franca dhe Britania e Madhe ende nuk e kanë zbutur situatën, ndërkohë që Belgjika ka nisur kohët e fundit të ketë rritje të viktimave.
Në SHBA, shteti i New Yorkut vazhdon që të prijë si për numrin e të infektuarëve ashtu edhe për viktimat. Edhe pse numri i shtrimeve është në rënie, të infektuarit e rinj gjatë ditës së premte u raportuan se kishin kapur shifrën e rreth 11 mijëve, ndërsa numri viktimave ishte 777, duke shënuar një ulje ditore prej 200 të vdekurish krahasuar me një ditë më parë.
Media kryesore në vend, por dhe ato ndërkombëtare, përfshirë dhe BBC, informuan për varret masive për të vdekurit nga COVID-19, ku dronët kishin fotografuar arkivole të varrosur në një varr masiv në New York City, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të rritet.U përcollën fotografi që tregonin punëtorët me veshjet speciale të cilët dukeshin duke grumbulluar arkivole në një tip transheje të thellë në ishullin Hart.
Zyrtarët e shtetit të NY thanë se varret massive po bëhen në ishullin Hart, i cili është përdorur prej rreth 150 vjetësh për njerëzit pa të afërm ose familjet që nuk kanë mundur të përballonin shpenzimet e funeralit.
Në shtetin e New Jersey-t u shënuan 3 mijë e 561 të infektuar të rinj gjatë ditës së premte, duke e çuar shifrën e përgjithshme të infektuarëve në 54 mijë e 588, ndërsa viktimat e së premtes ishin 232, me numër total 1 mijë e 932. Shteti i Michiganit sërish raportoi një numër të konsiderushëm viktimash, 205, duke u renditur në vend të tretë për viktimat COVID-19, pas New Yorkut dhe New Jersey-t me 1 mijë e 281, po kaq ishtë dhe numri i infektuareve të rinj gjatë së premtes. Sipas Dr. Deborah Birx, Bostoni dhe Chikago, do të jenë dy vatrat e tjera të nxehta. Gjatë ditës së Premte Massachusetts shënoi 96 viktima me mbi 2 mijë të infektuar në harkun e një dite, ndërsa Illynoisi kishte 68 të vdekur(Po aq sa kishte dhe Connectucut). (Dielli)