Dielli
Andrea Smajlaj një i ri patriot i bashkohet Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra duke sjellur një energj të re në Vatër, një gjak të ri, mbi të gjitha një frymë patriotike dhe mallin për atdheun të një djali të largur që në moshën 3 vjeçare nga Shqipëria. Andrea Smajlaj vjen prej një familje shumë të nderuar patriotike nga Kelmendi i Malësisë së Madhe. Andrea punon në industrinë e shërbimeve në Manhattan dhe është një pjesëmarrës aktiv në jetën komunitare dhe aktivitetet patriotike në New York dhe më gjërë. Ai erdhi për të sjellë në Vatër eksperiencën e tij, energjinë dhe gatishmërinë për të shërbyer në çdo kohë në aktiviteet që ka Vatra për të mirën e kombit tonë. Andrea Smajlaj u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i cili i shpjegoi me detaje profiling patriotik, kombëtar dhe diplomatik të Federatës Vatra dhe rolin që ka pasur Vatra që nga themelimi e deri në ditët e sotme në dobi të çështjes shqiptare dhe të kombit shqiptar. Editori i Diellit Sokol Paja i shpjegoi z.Smajlaj historinë e gazetës Dielli si organ zyrtar i Vatrës që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Vatra rritet dhe forcohet çdo ditë. z.Smajlaj u bëri thirrje edhe të rinjve e të rejave që ti bashkohen Vatrës në mbështetje të përmbushjes së misionit të saj patriotik. Andrea Smajlaj erdhi me gëzim në Vatër për t’iu bashkuar të rinjve e të rejave, patriotëve të tjerë shqiptarë me qëllim për të kontribuar në projektin kombëtar të nisur nga Noli, Konica e personalitetet më të larta të kombit shqiptar që kanë vepruar në Diasporën e Amerikës.