*Balerina e bukur shtojzovallja Tropojane fluturon magjishëm në kercimet e saj tradicionale shqiptare ne Amerike- Angjelina Nika/
Bisedoi per Gazeten DIELLI ne SHBA, Dr. Liliana PERE/
*Angjelina Nika e lindur në qytetin e bukur të Tropojës, ne vitin 1966 në Shqipëri, nis vallëzimin në moshën 6 vjet dhe ajo nuk ka për të ndaluar se po shkon drejt perfeksionit dhe fluturimit magjik.Kur themi Bajram Curri nuk mund të mos pëmëndim luginën dhe lumin Valbona, e cila nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, por një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që mbart të gjitha kuptimet e së bukurës.Valbona tregon madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zones, dhe karakteristikave trime e bujare.
Aktiviteti i Angjelina Nikës ne diasporën Shqiptaro-Amerikane pasuron diversitetin kulturor në New York. Me perlat e tradites kulturore Shqiptare, vallet e mrekullueshme nga alpet e veriut deri ne pjeset jugore te vendit. Angjelina përcjell me shume dinjitet kulturën e lashtë Ilire të Ballkanit, dhe është mjaft e pëlqyer në publikun Amerikan.
Vallëzimet popullore dhe koreografia shqiptare janë më shumë një përvojë shpirtërore dhe kulturore me rrënjë të rëndësishme historike.Vallja dhe Koreografia e Angjelines besojmë që do të bëhet një rreze drite e kulturës dhe traditës shqiptare ne perëndim, ajo është nje një model për të gjitha gratë që duan të arrijnë përsosmëri. Amerika eshte vendi i mikpritjes, krijimtarisë dhe kulturës ku të gjithë ndjehen të frymëzuar, të motivuar, të angazhuar dhe krijues, një vendi i quajtur shtëpi për të gjitha gratë që kërkojnë ta takojnë.
Angjelina luan vallen me nje koreografi te bukur , brilante dhe bën lëvizje te bukura rritmike, te shpejta, harmonike, magjepëse që frymëzojnë gjeneratën e ardhshme. Ruajtja e traditave muzikore dhe te valles tradicionale Tropojane të historisë shqiptare ngelet për Angjelinën nje virtyt i vazhdueshëm, për gjeneratën e ardhshme, Amerika u jep mundesi dhe shumë posibilitete grave te shpalosin talentet e tyre.
Ka studiuar dhe është diplomuar ne Koreografi ne kolegj ne Shqiperi .
Gjithashtu ka nje diplomim te dyte ne vitin 2003 ne Criminal Justice ne City University of New York-John Jay College.
Ajo tashmë jeton në Greater New York City Area bashke me familjen e vet.
Angjelina punon nga viti 2005 e ne vazhdim Choreographer Rozafati Lady of Shkodra Church
Medical Interpreter -February 1999 – 2010 (11 years)New York, New York (CPLI)
Ne vitin 2006-2007- 2008 – 2009 koreografia me e mirë ne festivalin që organizohet çdo vit ne Lehman College Bronx .
Ne 2010 ne festivalin e Bostonit diplomohet si koreografia me e mire.
Angjelina luan vallen popullore që tregon stade te ndryshme te historisë,me passion se e do vallen dhe koreografinë , e do shumë vendin e vet, kjo është arësyeja pse Angjelina Nika i kushton vëmendje punë, me orë te tëra, koreografise dhe valles, plot përkushtim, e palodhur me nje zhdërvjelltësi te jashtëzakonshme për të qënë nje profesioniste e vërtetë, dhe për të patur sukses. Sezon pas sezonit, vit pas viti, ajo ideon , krijon, praktikon koreografi të re.
Vajzat dhe gratë shqiptare ne Amerikë ndihen te lira dhe familjet shqiptare mund të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, duke u bërë më të forta, dhe më elastike, në tejkalimin e vështiresive, tradita të cilat kanë shtyrë tek ato te kërkojnë nje jetë me te mire përtej marxhinave te shoqërisë.
Ajo u bë një figurë popullore në shoqërinë shqiptare kur ajo u martua me këngëtarin shqiptar Gezim Nika. Ata u takuan gjatë Ansamblit Dardania në Tropojë.
Të dy jane emigruar në Shtetet e Bashkuara me familjen e tyre dhe jetojnë në New York qysh prej vitit 1997 duke ndjekur karrierën e tyre muzikore.
Prej shtatë vitesh Angjelina jep mësime koreografike per Grupin Rozafati, pjesë e Kishes Katolike Zoja e Shkodres.
Ajo me perkushtim te larte profesional dhe dashuri u mëson mbi njëqind artisteve të rinj të diasporës të moshes 4-22 vjec vallet Shqiptare te krahinave te ndryshme.
Angjelina eshte vleresuar:
Ne vitin 2010 ” Gruaja e Vitit ng a Motrat Qiriazi .
Ne vitin 2015 nominuar ne Librin ” Albanian American Success story “
Me këto valltare Angjelina Nika ka prezantuar kulturën Shqiptare në një tërësi aktivitetesh. Grupi i valleve Rozafati nën drejtimin e koreografes është tashmë i njohur me prezëncën e tij në New York, New Jersey, Connecticut, Detroit, Boston e Europë.
* Ju lutem ndjekim bashkëbisedimin:
***
-E dashur Angjelina. Bukuria juaj dhe shkathtësia flasin vet per origjinën tuaj, se ai terren me male te lartë dhe ujë të kulluar, me klimë te paster rrit vajza te bukura, dhe shumë te zhdërvjellëta. Tregoni për njohje te mëtejshme për lexuesit , per femijërinë tuaj, familjen ? Qytetin ku jeni lindur, ku kini ëndëruar pa fund? Cili do të ishte komenti për qytetin tuaj, nga këndvështrimi social-kulturor?
***
-Kam pasur nje femijëri te bukur,te veshtirë por te mbushur me plot gjëra qe kur i kujtoj sot me bëjnë ti mendoj me mall.Në familjen tone kemi qënë disa femije,kemi pasur nje jete me plot halle,nuk kemi qënë te pasur ekonomikisht por kishim pasurine më te madhe ne botë dashurinë e pakursyer te prindërve te mi.Nuk na kane munguar kurrë, prindërit kanë qënë përherë aty për ne,sakrifikonin gjithshka qe ne te ndiqnim shkollën,te mësonim,te ndiqnim aktivitetet kulturore e sportive, etj.
– Une kam lindur ne qytetin Bajram Curri.Emrin original e ka pasur Kolgecaj dhe pak kohë para se te lindja une u shpall qytet me emrin e Heroit te Kombit tone,Baces Bajram Curri.Ne njëfarë kuptimi une jam rritur përnjeheresh me qytetin e ri ,qe sic thashe ishte shpallur qytet po ato vite.Si qytet i ri kishte karakteristikat e moshës rinore,kishte gjallëri,plot dinamizëm,plot optimizëm, shume besim në te ardhmen. Ai qytet kishte per banorë njerëz te mrekullueshëm,njerez shume qytetarë ne cdo drejtim qe me qytetarinë e tyre ja ngritën emrin qytetit ne mbarë vendin.Ka qënë nje qytet shume I dashur dhe te gjithë ata qe kanë jetuar atë kohë e kujtojnë me mall!Jo vetem tropojanet por edhe te tjerët qe vinin nga rrethet tjera me shërbim e gjenin veten si ne shtëpi falë mikpritjes malësore.
-Familja jone e dashur përbëhet prej meje Angjelina e Gezim Nika dhe tre femije, dy vajza dhe nje djalë, qe janë gjithashtu te dashuruar me kulturen Shqiptare. Eliverta, vajza e madhe, ka mbaruar universitetin për shkenca politike, Vajza e dyte Daniela e ka mbaruar shkollën e larre per Psikologe , dhe djali eshte ne vit te trete fakultet per Shkence .
***
– Si do ta pershkruanit rrugën e suksesit, te koreografisë , te qënit një shqiponjë shqiptare? Passionin dhe culturën për koreografinë ‘’Betim’’ se nuk do të largohej asnjehëre prej saj? Apo dhe ure lidhëse me te gjithë bashkatdhetarët në raste gëzimesh e festash?
***
Prej shtatë vitesh jap mesime koreografike per Grupin Rozafati, pjese e Kishes Katolike Zoja e Shkodres. Me perpjekje dhe me përkushtim te lartëe profesional dhe dashuri u mëson mbi njeqind artisteve te rinj te diasporës te moshës 4-22 vjec vallet Shqiptare te krahinave te ndryshme. Me keto valltare Angjelina Nika ka prezantuar kulturën Shqiptare në nje tërësi aktivitetesh. Grupi i valleve Rozafati nen drejtimin e koreografes eshte tashmë i njohur me prezencen e tij ne New York, New Jersey, Connecticut, Detroit, Boston e Europe. Ne fushën e kercimit, ne salla koncertesh, deputon përcejell emocione te mëdha , flet me gjuhen e trupit shoqeruar me ndjenjë ne mënyre perfekte,.
***
-E dashur Angjelina. Ju jeni nje familje artistësh , keni bashkëshort artistin e madh Gëzim Nika, se bashku transmetoni kulturen e bukur Shqiptare te valles e kënges të të gjitha trevave, ështe për ju edhe nje udhërrefyes dhe inkurajues suksesi, ose me mire te themi suksesi juaj ndahet ne mes ?
***
Per publikun Shqiptar, Angjelina Nika, u bë e njohur me artistin e madh Gezim Nika, bashkeshortin e saj, pikërisht me ansamblin Dardania. Si pjesetare e grupit mori pjese ne shume festivale ne Shqiperi, Europë dhe Amerikë ku u nderua me shume cmime. Dashuria e publikut per interpretimin e artistes koreografe është e madhe edhe ne New York ku ajo jeton që në vitin 1997 se bashku me familjen e saj. Prej shtate vitesh Angjelina jep mesime koreografike per Grupin Rozafati, pjese e Kishes Katolike Zoja e Shkodres.
***
– E dashur Angjelina. Me cfarë pasioni e mjeshtëri bëni këte koreografi? Sa e vështirë është kjo pune per ju ? Puna juaj për kercimin dhe koreografinë eshtë në nivelin superlativ.Bukuria juaj fizike, shpirtërore shqiptare mahnit sa e sa spektatorë, Si tansmetohet kjo teknikë valle, kjo culturë në komunitetin ku jeton?.
***
Angjelina Nika jam lindur ne Tropojë ne Shqiperi ne qershor te vitit 1966. Arti koreografik është pasioni im i jetes artistike, nje aktivitet i filluar heret. Per publikun Shqiptar, Angjelina Nika, u be e njohur me artistin e madh Gezim Nika, bashkeshortin e saj, pikerisht me ansamblin Dardania. Si pjesetare e grupit mori pjesë ne shume festivale ne Shqiperi, Europe dhe Amerike ku u nderua me shume cmime. Dashuria e publikut per interpretimin e artistes koreografe eshte e madhe edhe ne New York ku ajo jeton qe ne vitin 1997 se bashku me familjen e saj. Prej shtatë vitesh Angjelina jep mesime koreografike per Grupin Rozafati, pjese e Kishes Katolike Zoja e Shkodres. Perkushtimi im dhe dashuria ime per koreografine Shqiptare me bën te punoj shumë dhe me nje nivel te larte professional.Me dashuri u mesoj mbi njeqind artisteve te rinj te diaspores te moshes 4-22 vjec vallet Shqiptare te krahinave te ndryshme. Me keto valltare prezantoj kulturen Shqiptare ne nje teresi aktivitetesh. Grupi i valleve Rozafati nen drejtimin e koreografes eshte tashme i njohur me prezencen e tij ne New York, New Jersey, Connecticut, Detroit, Boston e Europe
***
– E dashur Angjelina. Gjithsesi unë jam e interesuar per opinionin tuaj për pozicionin shoqëror dhe filozofik të viteve te shkura ne lidhje me të qënit grua e emancipuar ne shqipëri dhe evolucionin. Jepni nje mesazh per boten e gruas shqiptare ju lutem ..
***
-“Po te kemi parasysh se ne cfare niveli gjendej femra shqiptare ne periudhën mbas luftës se dytë botërore mund te thuhet se shume gjera kane ndryshuar per mire,gjithnje krahasuar me ate kohe!Por pot e krahasojme me nivelin e vendeve perëndimore diferenca eshte e madhe.Jo vetëm ne rolin e gruas ne shoqëri por edhe ne drejtime tjera si shoqëri shqiptare pasi emancimipi demokratik eshte nje process I gjatë dhe kërkon kohe.Mangësite ne emancipimin e shoqerise ndikojne edhe ne emancipimin e femrës ne Shqiperi.Kur them emancipim nuk është fjala per një emancipim siperfaqësor,me elemente si veshjen, modën anen sipërfaqesore te jetes,fjala eshte për emancipimin ku femra te shpalosë aftësite e saj si e barabartë ne shoqeëi.Ne këtë drejtim mbetet shumë per tu bërë dhe “Bota e gruas shqiptare” ka rolin e vet qe duhet peshëndetur pasi po jep kontribut dhe po bëhet nje zë i fortë shprehës per aspiratat e grave shqiptare.
Në këtë botë, pavarësisht nga gjinia, raca, kombi apo feja gratë meritojnë një mundësi të barabartë në jetë … Ekziston nevoja për të dhënë një zë të grave të reja shqiptare dhe të rinjve dhe për të dëgjuar dhe të mësojnë në lidhje me luftërat e tyre dhe idetë e tyre për një të ardhme më të mirë. “një kulturë të paqes”, gjatë integrimit të tyre në shoqërinë amerikane
***
Faleminderit Liliana per e bashkebisedimin e ngrohte qytetar dhe miqesor qe patëm, punen e dukshme te prekshme, na ke bere të ndjehemi më prane atdheut.Ngrihet dhe lartësohet figura e gruas nga ju ne te gjithe boten…. dhe ndjehemi mjaft mire për emancipimin e saj, pasi ai fillon nga te qënit nënë e mire dhe grua profesionalisht e afte. Falenderime gjithashtu org. qe drejtoni per promovivim e vlerave te gruas shqiptare. Balancat tregojne se une jam realizuar në keto drejtime.
***
Ju faleminderit e dashur Angjelina Nika, shtojzavallja Shqiptare, per bashkebisedimin dinamik. Jeni një model percues , i culturës shqiptare ne bote, nje profesioniste e shkelqyer, keni bukurinë e kërcimit dhe finesën e shprehjes të vlerave te gruas shqiptare nëpermjet koreografisë se valles dhe gjuhës së trupit. Kjo është një vlerë e shtuar per ju, sepse ruhet dhe percillet kultura shqiptare ne brezat e ardhshëm ne te gjithë botën. Ju uroj shume suksese nga zemra.
Dr.Liliana PERE
Ing Informatik
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
Monda says
Angjelina eshte nje artiste e kompletuar ketu ne USA ,,,, respect per kete figure ,,, ?