Anije të Grupit SNMCMG2, vizitojnë portin e Vlorës/
Në zbatim të programit të bashkëpunimit me NATO-n, aktiviteteve kryesore të Forcave të Armatosura dhe Forcës Detare për vitin 2015 nga data 11 deri më 13 shtator 2015, po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës grupi i gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2,{Standing NATO Mine Countermeasures Group 2}. SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje te perbashkëta ose kryen misione dhe operacione në gjithë botën . Ajo është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut , por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për tu dislokuar ose per te kryer operacione . SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqëse, Minakërkuese) dhe një anije mbështetese (Ndihmuese), nga vendet anëtare të NATO-s si, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara . Në këtë rast grupi që vizitoi portin e Vlorës përbëhej nga anijet, TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare, TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës turke, M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane. Vizita në portin e Vlorës i parapriu një vizite që ky grup zhvilloi në portin e Barit, Mali i Zi, më datën 5 shtator 2015.
Qëllimi i kësaj vizite tre ditore në vendin tonë është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona Detare dhe atyre të NATO-s. Fillimisht Anijet e NATO-s u pritën dhe shoqëruan në ujërat tona territorale nga Anija Patrulluese e Forcës Detare, P-132, “Oriku”, me komandant, Kapiten i Rangut të III-të, Ilirjan Cobo. Ndërsa për pritjen e anijeve në portin e Vlorës kishin dalë kuadro të Flotiljes Detare dhe shtabit të Flotës kryesuar nga Kapiteni i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, përfaqësues të Autoritetit Portual dhe Kapitanerisë Vlorë, Policisë Ushtarake, Sigurisë Portuale, etj. Mbas kësaj pritje komandanti i Grupit SNMCMG2, Kapiten Ramazan Kesgin, Shefi Operacional I grupi Engin Ozmen dhe drejtuesit e anijeve përbërëse, LCDR Murat Erdogan, Gorgios Maraslis, Feliks Uhlemann dhe Kap.Lt. Yasin Tekin zhvilluan një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare Pashaliman, ku u pritën nga Komandanti i kësaj Flotilje Kap.Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj dhe kuadro të shtabit dhe grupeve patrulluese. Zoti Zenelaj i uroi mirëseaardhjen në vendin tonë Kapiten Kesgin dhe ditë të mbara bashkë me efektivin e grupit. Më pas ai i njohu kolegët e NATO-s me punën që bën personeli i Flotiljes për të realizuar misionin e tij në det, stërvitjet e përbashkëta , përgatitjen dhe arësimimin e personelit dhe disa nga fushat kryesore të bashkëpunimit me partnerët. Kapiten Kesgin falenderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit e partneritetit ushtarak midis Forcës Detare dhe Strukturave të NATO-s, ku vend të vecantë zë bashkëpunimi me Grupin SNMCMG2, një bashkëpunim që do vazhdojë në trajnimin e përbashkët, operacionet ndihmuese në luftën kundër terrorizmit detar dhe aktivitete të tjera. Në vijim të vizitave të tyre paraditen e datës 11 shtator, drejtuesit e grupit SNMCMG2 zhvilluan një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vlorës ku u pritën nga Zv/kryetari i saj, zoti Arben Beqiraj. Zoti Beqiraj i uroi qëndrim të qetë në Vlorë ushtarakëve miq dhe i njohu ata me disa ndryshime gjeografike{sipërfaqja} dhe demografike që kanë ndodhur në bashkinë e Vlorës mbas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Gjithashtu ai ftoi personelin e grupit që të shijojë bukuritë natyrore-turistike të qytetit, pasuritë kulturoro-historike dhe traditën e zones duke i prezantuar element të saj. Jam me fat që kam pritur dhe vitin e kaluar këtë grup, por në një muaj tjetër, ndërsa tani ju vini pa u mbyllur sezoni turistik, tha nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë ai i përcolli ushtarakëvë të huaj dhe urimin e kryetarit të bashkisë, i cili për arësye pune nuk ndodhej në takim. Kapiten Kesgin falenderoi zotin Beqiraj për pritjen e bërë dhe nënvizoi qëllimin e kësaj vizite në portin e Vlorës, si pjesë e programeve të përbashkëta me ushtrinë dhe flotën shqiptare. Po atë ditë Drejtuesit e këtij Komponenti Detar të NATO-s zhvilluan një vizitë në prefekturën e Vlorës ku u pritën nga prefektja, zonja Etjona Hoxha. Gjatë takimit znj.Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit të vendit tonë me NATO-n dhe vendosmërinë e shtetit shqiptar për të përmbushur gjithë detyrimet që rrjedhin si pjesë e aleancës. Duke i uruar një qëndrim sa më atraktiv në Vlorë personelit të anijeve, znj. Hoxha evidentoi para ushtarakëve të NATO-s disa nga projektet kryesore infrastrukturore për zhvillimin e qytetit të Vlorës, sidomos ai për zgjerimin e portit. Dhe në këtë takim Kapiten Kesgin, falenderoi për mikpritjen dhe theksoi misionin e SNMCMG2, si strukturë e NATO-s që zgjidh një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh. Grupi është i aftë për të mbështetur operacionet anti-terroriste, është i gatshëm për të ndihmuar në parandalimin e situatave të krizës dhe konflikteve në dete. Njësitë brenda grupit janë gjithashtu në gjendje për të kryer operacione të heqjes se minave detare, kërkim-shpëtimit (SAR), operacione të evakuimit për popullatën civile, gjatë së cilës civilët janë evakuar nga zonat e rrezikuara. Këto detyra tregojnë qartë se NATO-ja me strukturën e SNMCMG2 dhe të gjitha shtetet e tij, janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe sigurinë në mbarë botën sidomos në det, ku përfshihet dhe vendi ynë. Në përfundim Kapiten Kesgin vlerësoi forcimin e bashkëpunimit me Forcat tona të Armatosura në të ardhmen. Në fund të takimeve u shpërndanë dhe dhurata simbolike midis palëve. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë efektivat e anijeve të këtij grupi po zhvillojnë vizita njohëse në qytetin e Vlorës, vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Kalanë e Kaninës dhe objekte të tjera muzeale e kulturore. Kuptohet që në këto ditë të bukura shtatori marinarët e shumtë të NATO-s po shijojnë bukuritë e plazheve të Vlorës dhe shummëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale të kësaj treve. Ndërkohë përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, të subjekteve e institucioneve detare të Vlorës kanë zhvilluar dhe vizita në anijet e Grupit. Krahas këtyre aktiviteteve me përfaqësuesit dhe komunitetin civil, efektivat e anijeve aleate do zhvillojnë stërvitje të përbashkët me anijet e Flotiljes sonë Detare, ku bazë do jenë ato me tematikë “PASSEX”, patrullim, lundrim i përbashkët, shkëmbim sinjalesh, bordim anijesh, veprime antiterroriste në det, etj. Më datën 13 shtator Grupi SNMCMG2, do largohet nga porti i Vlorës.
Të dhëna shkurt për anijet që vizituan portin e Vlorës.
TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare, pjesë e flotës Turke, përmasa 18.8×11.8×4.4 mt, tonazh-2940, shpejtësi-20 nyje.
TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës Turke, përmasa 54.4×9.2×2.6 mt, tonazh-650 t, shpejtësia-18 nyje.
M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke, përmasa 60×9.8×2.2 mt, tonazh-750 t, shpejtësia{v}-17 nyje.
dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane, përmasa 54.4×9.2×2.6, tonazh-650 t, v-18 nyje.
Theksojmë se është viti i shtatë që ky grup zhvillon vizitë në vendin tonë, vizitën e parë e ka zhvilluar në portin e Durrësit më datat 3 deri më 7 mars 2008.
Shefqet Kërcelli
Vlorë, 11, 12 shtator 2015
Fatzbardh Doci S.C. says
Pershendesim Naton,per pranin e saj ne ujrat territorialete shqiperise nje kosishte dhe te NATOS.
Por kjo koncidenc i vjen per shtat dhe shpalljes se Komunave te Asociocinit te te Bujanocit .Se Mr. zv .kryeminister dhe Minister i punve te jashtme te serbise Dacici i ka kercnuar Komunat e asociacucionit “nuk esht serbia e para 30 vjete”.”Mos luani me Zjarrin” ,”nuk duhet krahasoni veten me kumunat Asiciacionit serbe ne kosove” btent, Presione,paralajmrik e kercnim ushtark.
Por ne i themi duam stabilitet ne ballkan dhe jo sic done serbia ashtu si ne siri.
Ne kerkojm paqe,liri, bashkpunim.
Le te krojohen komuna te tjar shqiptzare ne gjith territore ku ka shqiptare.