
Intervistoi: Fadil Shehu
Përshëndetje Dr, Anna. Thuhet se vëndlindja juaj është Shqipëria, Greqia apo Amerika. Cilës prej këtyre vëndeve i përket vëndlindja juaj?
Përshëndetje, Unë kam lindur në qytetin e lashtë të Vlorës, Shqipëri në Gusht të vitit 1945 menjëherë pas luftës së dytë botërore, duke u rritur në një familje me prindër hebrej.Ndonëse prej vitesh jetoj në Amerikë, Vlora ime mbetet e shenjtë. Kam kujtime kaq të bukura nga vitet e fëmijëris dhe rinisë sime. Në çdo kohë kam qenë e respektuar dhe vlerësuar nga komuniteti i këtij qyteti dhe institucione shtetërore, duke mos harruar kurrësesi, miqësinë e hershme me shoqet e mia. Ndaj kujtoj me nostalgji, mirënjohje e krenari Vlorën, Shqipërinë.
Si mjaftëhebrej familja juaj gjeti mikëpritjen, bujarinëshqiptare. Si erdhën ata në Vlorë, në këtëqytet tëpanjohur mëparë?
Për të parët e mi, prindërit e mi, të cilët jetonin në Greqi, jeta e tyre po bëhej gjithnjë e më e vështirë për shkak të Holokaustit, i cili si kudo kishte shtrirë kthetrat e tij, ç’ka bënte që jeta e qindra dhe mijëra hebrej, në këtë vënd katrahurë, po bëhej përherë e më e vështirë dhe e pa sigurtë. Falë zotit familja ime shpëtoi për mrekulli nga kthetrat vdekje prurëse të Holokaustit, ku vetëm 15 përqind e hebrejve në Greqi mundën të mbijetonin, pasi shumica e tyre u depërtua me forcë nga gjermanët,duke i çuar në kampet më famëkeqe të europës. Pothuajse të gjithë hebrejtë e kapur prej tyre, u pushkatuan apo vdiqën nga torturat çnjerëzore. Duke përjetuar këtë terror të tmershëm, familja ime dhe të afërmit e mi,mundën të shpëtonin dhe me mjaftë sakrificë emigrauan fshehurazi deri në Janinë dhe më pas në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë kur ata po integroheshin në jetën e këtij qyteti, pa pritur largohen për tu strehuar disa kilometra larg Vlorës, në fshatin midis kodrave Trevllazër. Çfarë po ndodhte me jetët e tyre?
Kur lufta e dytë botërore nuk kishte përfunduar ende, Holokausti kishte shtrirë metastazat e tij dhe në Shqipëri. Ekzistonte pasiguria, pasi nazistët ishin përhapur kudo. Kjo situatë bëri që sërish familja ime,të afërmit e mi të largoheshin të detyrar nga Vlora, për tu fshehur në fshatin Trevllazër.
A ekzistonte mes tyre ndnjenja e frikës, pasi nëse do tëzbuloheshin nga ushtria gjermane, do tëdërgoheshin si mijëra të tjerë hebrej, në kampet vdekjeprurëse në Auchvic, Buchenvalit…duke u zhdukur përgjithmonë?
Holokausti nuk mbahet mënd vetëm për miliona që humbën jetët e tyre në mënyra me çnjerëzore prej tij, por do të kujtohet dhe për humanizmin e milionave të tjerë, që ndihmuan popullin hebre. Në Europë është një vënd i vogël që quhet Shqipëri, ku fatmirësisht kam lindur unë, ku mikëpritja proverbiale ndaj të huajve është pjesë e traditës shekullore e shqiptarëve. Familja ime si dhe e mjaftë hebrejve të tjerë, jo vetëm që shpëtuan, por madje banorët e këtij fshati ndan shpirtëra, shtëpitë, bukën…jetët e tyre.Unë nuk jam e mbijetuar, por një fëmijë e të mbijetuarve, lindur në qytetin e Vlorës. Banorët e këtij fshati mysliman mundën të realizonin identitete emrash nga hebrej në shqiptarë mysliman, Gjyshja ime Anetta u bë Fatime, gjyshi Elia në Ali, babai nga David në Daut, Mamaja nga Nina në Bule.Në fshat të gjithë e dinin se aty jetonin hebrej, por askush nuk i tradhëtoi. Më kujtohet një ngjarje mjaftë interesante. Kur isha vetëm 6 vjeçe, një ditë po ecja në rrugë të lagjes në Vlorë, me mamanë time, befas dëgjoj një zë gruaje që thërriste: “Bule,Bule”! Kthej kokën pas dhe dalloja një grua gati vraponte drejt nesh, duke mbajtur këmbët përballë nesh. Nisi ta puthte e përqafonte mamanë,me lotët që i rridhnin çurkë në fytyrë.Për momentin mbeta e shtangur. Nuk e kisha idenë se cila ishte kjo grua, e cila së bashku me mamanë lotonin e përqafoheshin gëzueshëm. Më vonë mamaja më tregoj se kjo grua ishte një nga gratë e fshatit Trevllazër, që dikur kishte shpëtuar prindërit e mi, ku mamaja ime atje ishte pagëzuar me emrin Bule. Siç e shihni populli shqiptar, vuri jetën e vet në rrezik, për të shpëtuar hebrejtë. Faleminderit që na shpëtuat jetën! Ne, nuk do t’ju harrojmë kurrë!
Si i kujtoni vitet e arta të fëmijërisë dhe rinisë suaj në këto momente?
Unë dhe tre vëllezërit e mi, kishim një fëmijëri të mbarë, madje dhe kur u rritëm,njerëzit i thoshin nënës, se fëmijët e saj, ishin jashtëzakonisht të bukur, duke na quajtur “Lulet e Vlorës” dhe thoshin kudo që shkonim sillnim veçse diell. Të katër kishim sy vezullues, energji të pa kufijshme. Unë mësoja me zell në shkollë,madje ndihmoja në sipërmarrjen e familjes sonë. Ishte diçka tepër prekëse të më krahasonin me një lule delikate dhe e bukur, që rritej instiktivisht dhe me një flakërim të veçantë. Pak nga pak po i afrohesha moshës në të cilën zakonisht mund të martoheshin disa vajza shqiptare.Në vitet e shkollës së mesme, kam patur shumë shoqe por doja të veçoja shoqet e mia të ngushta Elin dhe Celen. Ne të tria ishim të pandajshme së bashku , duke u shoqëruar në shkollë dhe duke u kënaqur nëpër qytet.
Vazhdoni studimet për mjekësi në fakultetin stomatologji, në Univeristetin Shtetëror të Tiranës. Ishte kjo preferencë apo erdhi rastësisht në jetën tuaj?
Endërroja shpesh që pas përfundimit të shkollës së mesme, të bëhesha mjeke. Ndërkohë një ditë babai im mori guximin dhe i shkruan drejt për drejtë Enver Hoxhës, për vazhdimin e studimeve të larta, për vëllanë tim Elion dhe unë. Dhe pse kishim bërë disa kërkesa, përgjigjet nuk na vinin.Më në fund erdhi letër nga qeveria ku Elio do të studionte për inxhinjer ndërtimi dhe unë për mjekësi. U bëra me krah,pasi tashmë mu realizua dëshira ime. Ndërkohë kisha në plan, kur të nisja studimet të mos dashurohesha, pasi objektivi im kryesor ishte të mbaroja me sukses shkollimin tim. Pjesën më të madhe të kohës e kaloja duke mësuar në konviktin tim. Më pëlqente të jetoja në konvikt dhe të argëtohesha pa masë me vajzat që jetonin aty.Isha mikeshë e dy vajzave të huaja njëra nga Gana dhe tjetra nga Kameruni. Më pëlqente të mësoja rreth jetës se tyre në Afrikë. Jeta në konviktin tonë ishte shumë argëtuese.
Posa përfundoni vitin e dytë për mjekësi, familja juaj merr vendimin dhe emigron në Greqi. Pas disa peripecive, nisni në Athinë studimet e lëna përgjysëm në Shqipëri. A ishte i vështirë ky “Ankorim”, ndërkohë familja juaj shtegëton në Amerikë. Si i përjetove këto ndryshime ?
Ishte periudha kur unë posa përfundova vitin e dytë për mjekësi në Tiranë, dhe babai im kishte vendosur të shpërnguleshim familjarisht për arësye financiare në Athinë. Në Shqipëri profesionet për mjekësi dhe stomatollogji, konsideroheshin më të para pëlqyerat. Rezultatet e notave të marra këto dy vite në shqipëri, ndikuan pozitivisht që unë të vazhdoja direkt vitin e tretë në këtë degë në Athinë.Me kalimin e kohës, sërish ishte babai ai që nuk ndihej aspak rehat në Greqi, ku vazhdonim të ishim sërish të varfër. Ndaj ai këmbnguli që familjarisht të shkonim në Amerikë. Ashtu si më parë kisha kundërshtuar largimin nga shqipëria në Greqi, po përjetoja një situatë dëshpëruese dhe për ikjen tonë nga Greqia në Amerikë, duke u thënë prindërve se nuk do të largohesha pa përfunduar shkollën e nisur. Babai isistonte në të tijën, madje donte të nisej sa më parë. Njëherësh babai e kuptoi se sa e rëndësishme ishte për mua përfundimi i shkollimit për stomatologe.Ishte fund viti 1968 kur fisi ynë i kohenëve, largohet me anije pa mua drejt Amerikës. Isha me fat pasi shtëpia jonë në Athinë ,ishte fare pranë shtëpisë së tezes sime Nina. Doja të mbaroja shkollën dhe më pas të bashkohesha me familjen time në Nju-Jork.Isha shumë e varfër ekonomikisht. Erdhën pushimet verore, kur vëllai im Ejbi, më ndihmon me të ardhura,duke më ftuar të shkoja me pushime. Nju-Jorku më emocionoi pa masë. Kisha rënë në dashuri me të. Më në fund mbarova shkollën për stomatologji. Isha gati të shkoja përgjithmonë në Amerikë.
Si u ndjetë kur po largoheshit nga Greqia në Amerikë, duke lënëpas të afërt të familjes, miqtë dhe shoqet tuaja, në veçanti të dashurin tuaj?
Eshtë shumë e vërtetë. Përjetova ndnjesi të zbrazët kur po lija pas, ato që ju Fadil posa i përmëndët. Gjithçka të krijuar në Greqi pothuajse i braktisa me dhimbje, madje duke lënë pas të dashurin tim, Mihalin, me të cilin kisha mardhënie serioze. Më pas unë e mirëprita ribashkimin me të. Pasi i pagova biletën për ardhjen e tij në Nju -Jork, u befasova me një propozim të pa pritur, për tu rrikthyer, madje jo në Athinë por në një fshat të vogël. Isha ende e re dhe po përparoja dukshëm në jetën amerikane dhe profosion. Vendosa të mos kthehesha më në Greqi. Mihali iku në Greqi duke u larguar përfundimisht nga jeta ime. Në Nju-Jork një shoqe e motrës time e quajtur Ruth,ideoi një takim me eprorin e saj, një burrë i gjatë, i dobët, i quajtur Markus De Rou, sipërmarrës në qëndrën e veshjeve në Nju-Jork. Isha e re, tepër tërheqëse dhe karrierë të sukseshme si stomatologe profesioniste. Një ditë Markusi i bie telefonit tim, duke u prezantuar si punëdhënësi i motrës sime Aliqit dhe Ruthit, duke më ftuar në një takim.Thjeshtë pranova vetëm një pije.I kërkova të takoheshim afër palestrës ku ushtrohesha pas punës.Ai kishte mbritur me një limuzinë. U mahnita nga theksi i tij dhe e pyeta se çfarë kombësie kishte,ku ai më tha se ishte nga Polonia. Mendova me vete: ”Sa mirë, na qënkërka europian”. Nuk ma kishte ënda të martohesha me një burrë amerikan. Për gati një vit e gjysëm pothuajse dilnim çdo natë. Arrita të bëj dasmën time dhe të merrja burrin që doja. U martova në vitin 1975, duke jetuar në një apartament të thjeshtë në Manhatan. Ashtu si unë dhe Markusi vendosëm të kishim dy fëmijë.
Martesa me Markusin ju dhuroi dy fëmijë të bukur, vajzën Felishia dhe djalin Oleku. Ndjeheshit të lumturuar?
Kisha fituar tashmë eksperiencë të sukseshme në klinikën e doktor Linkout i njohur si babai i “Stomatologjisë së implanteve dentare”në Nju-Jork.Krahas punës që kryeja me pacientë të mi, doktori shpesh më ndërpriste duke më urdhëruar të punoja dhe me pacientë të tij.Pothuajse gati vrapoja sa nga njëri pacient te tjetri.Punoja aq shumë sa kur shkoja në shtëpi gati të rëzohesha.Tashmë po mendoja për të nesërmen, lindjen e fëmijëve të mi.Ishte koha sapo kisha fituar licensën e drejtuesit të universitetit të Nju- Jorkut, duke më ofruar pozicion prestigjioz. Natyrisht ishim të lumtur me lindjen e dy fëmijëve tanë Felishia dhe Oleku. Duke punuar me doktorin më të famshëm Leonard Linkout prej 13 vjetësh në vitin 1989,si dentiste dhe doktoreshë e sukseshme , si dhe falë aftësive të mia gjuhësore, Shqip, rusisht, greqisht, polonisht, anglisht dhe spanjisht.Tashmë kisha hapur klinikën time personale, falë pacientëve të shumtë të cilëve u kisha shërbyer në vite.
Rriktheni në Shqipëri pas më shumë se 20 vjetësh, në vitin 1989, kur sistemi komunist ishte në grahamat e fundit të tij.Këtë vizitë e keni cilësuar historike, përse?
Njohja ime me punonjësit e misionit shqiptar në OKB, me qëndër në Nju-Jork, ishte e rastësishme, ku disa prej tyre ishin bërë pacientë në klinikën time dentare.Duke parë që nuk u mjaftonin rrogat për sigurimin e tyre shëndetësor, u premtova se do i kuroja një vit falas. Duke vlerësuar veprimin tim humanitar, fola me ambasadorin tonë në OKB. Dëshëroja të shkoja për vizitë në Shqipëri, ku do të merrja me vete disa valixhe me teknikë të re dentare, falas për fakultetin e mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, aty ku vite më parë unë isha studente. Ambasadori pranoi pa u menduar gjatë.Lëvizja ime me bashkëshortin dhe dy femijët, do e bënin disi të vështirë udhëtimin, pasi në atë kohë Shqipëria ende nuk kishte fluturime direkte për në Amerikë dhe Greqi. Fluturuam nga Nju-Jork në Athinë. Nëpërmjet ambasadës shqiptare në Athinë faturova një autobuz, i cili përveç sendeve të familjes sonë do të merrte dhe 12 valixhe marrë nga Amerika si dhuratë në Shqipëri.Pas udhëtimit të lodhshëm, të ndihmuar nga punonjës të ministrisë së jashtme shqiptare,u akomoduam në hotel “Dajti” në atë kohë mjaftë i njohur.Menjëherë organizova disa seminare dhe vizita në qëndrën mjekësore të universitetit, ku paisjet që solla ishin dhuratë e çmuar për vëndin tonë të varfër. Këtu kisha dhe hapësirë kohore të vizitoja qytete të ndryshme në Shqipëri.Kisha raste që kuroja dhe pacientë në fakulteitn e mjekësisë. Mendova se disa kaseta “VHS”, dhe ato dhuratë,të cilat përshkruanin me saktësi procedura të tjera kozmetike dentare. por duke u takuar sërish me shoqen time, pedagoge aty Dr, Ruzhdie, pashë se i vinte turp të thoshte troç se nuk kishin as televizor dhe as video për të parë kasetat që unë u kisha sjellë. Kur u ktheva në Nju-Jork së bashku me higjenisten Laura, siguruam një çek, duke ja bërë dhuratë fakultetit të mjekësisë për të blerë televizor dhe paisje video-regjistruese. Çekun ja dorëzova personalisht ambasadorit shqiptar në OKB. Kur ai më njoftoi se gjithëçka ishte realizuar në kohë dhe vëndin e duhur, kam ndjerë kënaqësi që nuk rrëfehet dot me fjalë.
Një ditë posa kishit përfunduar punë me disa klientë në fakultetin e mjekësisë dhe ju prisnin për të vizituar qytetin e Krujës, përballeni me një vajzë studente, e cila më pas u bë yll i operas botërore. Si e kujtoni sot këtë takim i vlerësuar mbresëlënës?
(Buzëqesh lehtë). Ishte një vizitore tepër e veçantë, e cila kishte ardhur për tu vizituar në klinikën dentare të universitetit. Më kujtohet, studentja 21 vjeçare quhej Inva Mula ,vajza e Avni dhe Nina Mula. këngëtarë dhe kompozitorë të shquar shqiptarë. Kur e takova Invën ishte thjeshtë një paciente, e cila kishte pritur rradhën për ti kontrolluar dhe kururar dhëmbët e saj. Lashë mënjanë vizitën e planifikuar në qytetin e Krujës. Nuk kisha se si të largohesha pa e kururar këtë vajzë të re. E pashë kokë ulur aty duke pritur me padurim që unë ta vizitoja. Dallova lot në sytë e saj të bukur blu, dhe ndaj vendosa që nuk do të largohesha pa e kontrolluar medoemos. Pasi përfundova vizitën dhe ndërhyrjen e pacientes së re, me teknikën e lidhjes, ylli i ardhshëm i skenave botërore, ngriti sytë e saj blu dhe erdhi drejt meje duke më thënë:“Unë jam 21 vjeçe dhe deri tani nuk kam buzëqeshur kurrë. Ju faleminderit shumë që më kthyet buzëqeshjen”. Një mirënjohje e tillë,ishte mëse e mjaftueshme për punën time.U ndjeva krenare që kisha përmbushur më së miri detyrën time si dentiste, pedagoge në Shqipëri.
Prej 25 vjetësh jeni zgjedhur Presidente e Shoqatës më të madhe të gruas shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi”, me qëndër në Nju-Jork. Sa i vështirë ka qenë misioni juaj për krijimin e kësaj shoqate dhe degëve të saj në disa shtete?
Eshtë më se e vërtetë që kjo shoqatë, e krijuar shumë vite më parë,ka lënë gjurmë suksesi, të cilat i kujtojmë me krenari dhe lumturi të veçantë. Ende dhe sot shoqata jonë funksionon bindshëm në kontributin, obligimin,, shërbimin ndaj komuniteteve shqiptare në Amerikë.Kujtoj me respekt vitet e para të krijimit të saj.Ishte një fillim befasues me prurje nga mjaftë emigrantë shqiptarë. Në veçanti gratë të cilat kërkonin ti ndihmoja në karrierë, dokumente, apartamente banimi, dado, dhe plotësime të dokumentave të ndryshme.E dija që do të përballesha me këto kërkesa, pasi më parë kisha qenë dhe unë emigrante si ato.Ndaj e ndjeja si obligim shërbimin ndaj këtyre njerëzve, për të bërë diçka, duke mos i thënë kurrë askujt. Ia kam kushtuar jetën time promovimit, mbështetjes, dhe pjesëmarjes në veprimtari humanitare. Gjatë ecurisë së mandatit tim si drejtuese në këtë shoqatë të jashtëzakonshme, kohët e fundit në bashkëpunim me “Gift of life Internacional” mundësuam dërgimin në Itali të njëzet fëmijëve nga shqipëria për të kryer operacine në zëmër. Përherë do të luftoj për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem shqiptarët, veçanërisht fëmijët. Flas me krenari për degën më të fuqishme e krijuar 10 vjetë më parë në shtetin e Floridas. Eshtë vërtetë bukur që shoqata e gruas shqiptare “Motrat Qiriazi” dhe organizata AAWO, përfaqësojnë me dinjitet përkushtimin e tyre, në qytetet,Tampa,Sarasota,SaintPetërsburg,Clearwatër,SafetyArbor,Largo…
Midis vlerave të pamohueshme humanitare që ju zotëroni, pa dyshim qëndron dhe përkushtimi juaj maksimal ndaj 37 hebrejve shqiptarë, duke i ndihmuar në ardhjen e tyre këtu në Amerikë. Ishte i vështirë ky mision fisnik?
Duhet thënë se vendosmëria, përkushtimi, këmbëngulja dhe aftësitë organizative, mësuar prej gjyshes dhe babait tim, ndikuan mjaftë në ndryshimin rrënjësor të tridhjetë e shtatë hebrejve shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre,ishin të afërmit e mi, të cilët arritën të emigronin me ndihmën tonë. Ata arritën të startonin me mbarësi përkrah nesh, për të ecur drejt suksesit në Nju-jork. Dikur vetëm tridhjetë vite më parë, ata njiheshin si emigrantë të posa ardhur dhe shkelën në Brunklin, pa pasur pothuajese asgjë me vete. Punuam jo pak në sigurimin e gjithëçkaje për jetën e tyre.Aritëm të siguronim një bazë të fortë mbështjetje nga ne. Më pas pothuajse të gjithë arritën të gëzonin jetët e tyre, duke u integruar jashtëzakonisht mirë në jetën amerikane. Duke qenë mirënjohëse, kam qenë mbështetësja dhe pjesë e jetës së tyre.Sot ndihem shumë krenare për ta. I dua fort të gjithë.
Në vitet që do të trokonin a e keni vizituar fshatin Trevllazër në rrethin e Vlorës, cilësuar si shtëpia e dytë e prindërve tuaj?
Në vitin 2012 isha e ftuar nga qeveria shqiptarë për të vizituar Tiranën me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Markusin. Përtej darkave me ambasadorë dhe njerëz të shquar kisha një mision, amanet për të kryer. Do të shkonim në fshatin Trevllazër, pikërisht në shtëpinë ku dikur ishin fshehur për një kohë të gjatë prindërit e mi, të cilët për tu shpëtuar nga gjermanët, kishin ndëruar emrat e tyre në emra myslimane. Fatkeqësisht prindërit e kësaj familje me njerëz fisnik, Kadri dhe Vera Lazaj, kishin nderuar jetë.Djali i tyre Roko dhe pjsetarë të familjes, na shoqëruan në mjedise dhe dhoma, guzhina, oxhaku, ku falë ndihmës të banorëve të fshatit , prindërit e mi mbijetuan.Përjetova emocion, moment prekës nga mirësjellja e fëmijëve të shpëtimtarëve të familjes time.Për vite të tëra e në vazhdim jam përpjekur që kjo familje e mrekullueshme myslimane shqiptare, të vlerësohej nga qëndra ndërkombëtare e përkujtimit të holokaustit në Izrael, por çuditërisht për zyrtarët atje dokumente e prova ishin të pa mjaftueshme. Këtë zhgënjim ja përcolla dhe familjes në fshatin Trevllazër në shqipëri. Pjestarë të saj në mënyrë fisnike e humane treguan se prindërit e tyre nuk kërkonin njohje, nderime,madje asgjë nga strehimi e jeta ndaj prindërve të mi. Ishte ky një gjest bujar e fisnik i pa harrueshëm.Ata me thanë:“Anna, faleminderit për obligimin e respektin tuaj. Jemi e do të mbetemi përgjithmonë miq.”
Anna. Përse emrin e gjyshes suaj Anetta, krahas krijimtarisë për jetën tuaj e përmendni me mirënjohje edhe në biseda, duke e cilësuar Atë heroinë e jetës suaj?
Në vazhdim të vizitave të mia nëpër Shqipëri, së bashku me Markusin dhe dy fëmijët e mi tashmë të rritur, vizitova me shumë mall Vlorën time, rrugicat ku unë kisha lindur e rritur.U futëm në shtëpinë time të dikurshme, pamë dhomat, dhomën time të gjumit, oxhakun ku dikur familja ime dhe unë bënim kafen e mëngjesit. ku gjyshja ime Anetta gatuante çdo ditë.Pikërisht në këtë oxhak, kur isha njëmbëdhjetë vjeçe, u dogja,u përvëlova keq, pasi u përpoqa të ndizja zjarrin me benzinë, ku flaka shpërtheu vrullshëm në fytyrë. Gjyshja Anetta, e zgjuar si gjithnjë e me shkathtësi dërgoi dikë në një fshat, për të gjetur një qëngj që më pas e theri.Me yndyrnën e mishit,më leu plagët dhe djegjen në fytyrë, para se të më çonin në spital që e kishim shumë afër nga shtëpia jonë.Mu rrikthye në kujtesë kjo ngjarje, sikur të kishte ndodhur dje.U shërova mirë e bukur pa mbetur asnjë shenjë djegie në fytyrë, falë përkujdesjes së saj. Kur jetonim në Nju-Jork, gjyshja më pati dhuruar disa bizhuteri, kujtime të çmuara, të cilat duheshin ruajtur “Si sytë e ballit”. Mes tyre një palë vëth ari me rubin, aq të hershme sa që mendohej se mund të ishin dyqind e pesëdhjetë vjeçarë.Ndonëse e admiroja babain, heroina e jetës time ishte gjyshe Anetta, që kishte studiuar në shkollën franceze,“Aleanca Faranceze”.Ajo më rriti me përkujdesje duke më bërë kjo që jam sot. Sa herë vendos vëthët e saj të çmuar, kujtoj gjyshen. Njëherësh mendoj që këto vëth, gjyshja Anettë mi dhuroi mua, mbesës së saj, ashtu si mendoj unë sot si gjyshe, që këto vëthë të artë, t’ja dhuroj mbesës sime, Alanës.
Pra këto vëthë të shënjtë një ditë do ja dhuroni mbesës suaj Alanës, ashtu siç veproi gjyshja Anettë me ju ?
Po.Pa dyshim i dua fëmijët e fëmijëve të mi, Felishia dhe Oleku. Felishia jeton tashmë pranë nesh në qytetin Sarasota, në Florida. Alana ,vajza e saj po rritet me përkujdesje si nje lule e bukur. Kur unë vendos vëthët e gjyshes Anettë në vesh, mendoj njëherazi për mbesën time Alana.Sa herë që i hedh sytë Alanës, shikoj një kopje të fytyrës sime.Ndryshimi i vetëm mes nesh qëndron tek sytë e saj blu, si trashëgimi nga gjyshi i saj Markusi.I rrëfej se gjyshja ime Anetta më donte shumë, si unë ty sot dhe më pat dhuruar këto vëth të çmuar dhe antikë. Një ditë të bukur kur ti të rritesh do i trashëgosh këto vëthë nga unë. Alana gëzohet dhe njëkohësisht emocionohet së tepërmi.
Disa muaj më parë, keni botuar librin tuaj autobiografik “Lulja E Vlorës”.Cili ishte motivi i frymëzimit për të shkruar udhëtimin e jetës suaj, në faqet e këtij libri?
Përherë kam synuar të shkruaj një libër, që tu shërbejë fëmijëve, mbesave dhe nipave të mi.Libri i sapo botuar ka qenë një sfid, rrugëtim plot sakrificë, ku jeta ime ka ecur midis dallgëve, vuajtjeve dhe ndnjenjave të mia,lindur nga dy prindër hebre, në qytetin e jetës time, Vlorës. Pra duke shkruar histori dhe episode të jetës time, më lindi frymëzimi, duke parë se kjo histori, do të kishte një axhendë shumë të gjërë sa e kisha menduar unë më parë.Tashmë libri im autobiografik shkruar në gjuhët Shqip, Greqisht dhe anglisht, ka kaluar kufijtë mbarëshqiptarë.Gjithësesi ndihem krenare për komunitetin shqiptarë, jo vetëm këtu në shtetin e Floridas prej më se 22 milionë banorë. Eshtë i pari komunitet që më përkrahu për botimin e këtij libri,i cili u tregua i gatshëm,për të promovuar librin tim”Lulja e Vlorës”në disa qytete. Arësyeja e botimit në tre libra në tre gjuhë, shqip, greqisht dhe anglisht, është pasi jeta ime ka rendur mes sfidave, vuajtjeve dhe sukseseve në Shqipëri, Greqi dhe Amerikë.
Njiheni nga komuniteti shqiptarë në Amerikë, si organizatore e evenimenteve, historike, atdhetare, kulturore. artistike…Do të veçoja këtu evenimentin e fund vitit të kaluar me rastin e 113 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Si ndjeheni kur në evente të tilla visheni kuq e zi?
Po unë jam shqiptare.Jam lindur e rritur në qytetin e flamurit, në Vlorën e bukur.Ju ishit pjesë e kësaj feste historike me rastin e 113 vjetorit të shpallljes së pavarësisë së shqipërisë.A ka gjë më të bukur kur shikon“Dasmorët”që prezantojnë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Çamërinë, në këtë mjedis festiv, plot ajër e dritë, flamujtë…Gjithçka e pushtuar nga ngjyra kuq e zi.Po në këtë sallë moderne së afërmi do të festojmë dhjetë vjetorin e krijimit të organizatës sonë AAWO Florida Chapter,që unë drejtoj.A e di, kur unë isha nxënëse në gjimnaz në Vlorë, kam qenë flamurmbajtësja në parakalime mbarë kombëtare.Isha krenare tek shikoja veten time duke mbajtur flamurin e parakalimit madhështor në qytetin e Vlorës. Kurrësesi nuk harroj kontributin e çmuar të shqiptarit. anëtar i bordit në bashkinë e Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, i cili bëri histori për komunitetin shqiptarë të Nju-jorkut.Isha me fat që si e ftuar nderi të flisja duke përfaqësuar shqipërinë, në zemrën e këtij shteti gjigand me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë,festë e cila tashmë festohet me madhështi çdo muaj Nëntor në këtë vend nga komuniteti shqiptarë i Nju-Jorkut.
Nëse do të rrikthehshit në kujtesën e viteve të rinisë suaj, duke kujtuar Annën, studenten e bukur të dikurshme, dhe të ishit pjesëmarrëse në Spektaklin tradicional “Miss Shqipëria” do të pretendonit që kurrora e bukurisë femërore shqiptare, do ju përkiste juve?
(Qesh)E çuditëshme kjo pyetje.Si çdo person dhe unë kujtoj me nostalgji vitet e bukura të rinisë.Mendoj se padyshim do të isha pjesë e këtij e evnti të bukurisë shqiptare, ku dëshira dhe mbështetja e shoqeve dhe shokëve gjatë viteve të gjimnazit dhe studentet e mjekësisë, nuk do të mungonin.Nëse do të isha Anna e dikurshme me flokët kaçurela si katarakt përmbi supe, me sy dhe trup të bukur, mendoj se po, pa diskutim.(Në çast Annës i shkndijojnë sytë ku e qeshura, zbukuron edhe më shumë fytyrën e saj.)
Përherë prezantoheni si vlonjate.Çfarë janë për ju Vlora dhe banorët e saj?
A harrohet vëndlindja?!Po unë jam lindur e rritur në këtë qytet me vlera historike dhe turistike, me reliev gjigandë të blertë dhe det të kristaltë. Në këtë qytet mësova ABC-në jetës. Aty krijova shoqëritë e miqësitë e para, të cilat funksionojnë edhe sot.Krahas rrugës ku linda dhe u rrita, e pagëzuar me emrin“Rruga e Hebrejve”, jam vlerësuar nga këshilli bashkiak i qytetit me titullin “Qytetare Nderi”e qytetit të Vlorës. Natyrshëm që ndjej nostalgji, mirënjohje, dashuri për Vlorën dhe vlonjatët. Përulem me shumë respekt!
Jeni nderuar me tituj nga presidentët Nishani dhe Moisiu, çmime kombëtare dhe ndërkombëtare nga shteti shqiptar dhe vënde të tjera.Ndjeheni e lumturuar për çka keni arritur të realizoni në jetën tuaj ?
U jam shumë mirënjohëse institucioneve të shtetit shqiptar dhe vëndeve të tjera, shoqatave dhe organizatave të ndryshme në vlerësimin e punës gjatë jetës sime. Por ajo që unë ruaj ende në kujtesën e viteve, është fjalimi im më i rëndësishëm i mbajtur në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbi bujarinë, humanizmin e shqiptarëve ndaj popullit hebre, gjatë luftës së dytë botërore.
Faleminderit Dr.Anna !
God Bless You !
INTERVISTOI: FADIL SHEHU
SARASOTA, FLORIDA, AMERIKE 2026






