
Arben Malaj, President i “Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë” në Tiranë, analizon për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, Shqipërinë në përballjen me pandeminë globale, skenarët e daljes nga kriza ekonomike, masat e qeverisë, pasiguria, paniku, investimet dhe stabiliteti i përgjithshëm ekonomik i vëndit. Me Prof.Dr Arben Malajn, për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë pas pandemisë globale, bashkëbisedoi gazetari Sokol PAJA.

E ARDHMJA E EKONOMISË SHQIPTARE PAS PANDEMISË COVID-19

Për faktin se COVID 19 preku të gjithë sektorët e ekonomisë dhe që imponohet nga faktorë të jashtëm, mund të themi që kjo është kriza më e rëndë që mund të ketë kaluar ekonomia shqiptare pas viteve `90. Pasojat shoqërore janë të rënda pasi është rritur ndjeshëm papunësia, e cila nqs ekonomia do të ketë një rënie 9% e PBB-së mund të shtohet me 100 mijë të pa punë. Sipas Bankës Botërore pandemia do të rrisë varfërinë, personat me të ardhura deri në 5.5 dollarë në ditë mund të shkojnë deri në 40 përqind të popullësisë. Rënia e aktivitetit ekonomik do të shkaktojë rritjen e defiçitit dhe borxhit publik, dhe do të dëmtojë stabilitetin e financave publike. Mund të gjendemi përballë fenomenit që ish sekretari i thesarit Larry Summers e konsideron si “secular stagnation”. Do të duhet të bashkëjetojmë për një kohë jo të shkurtër me sfidat e rritjes ekonomike në kushtet e pa qëndrueshmërisë së financave publike. Studiuesit parashikojnë që Shqipëria të ketë një rritje në trajtë V e cila nënkupton se rënie të shpejtë dhe të madhe por edhe ringritja do të jetë e shpejtë. EBRD parashikon rënie ekonomike në 2020 në nivelin -9% dhe rritje në vitin 2021 në masën 12% të PBB-së. Opsioni i rritjes në trajtë V nuk mund të jetë automatik. Kërkohen politika monetare, fiskale, reforma strukturore që lehtësojnë ambientin e biznesit dhe përmirësojnë qeverisjen e vendit. Fundi i vitit 2020 dhe fillimi vitit 2021 mund të preken negativisht edhe nga ethet dhe përplasjet për zgjedhjet e ardhshme locale dhe parlamentare. Një ambient agresiv politik redukton apo sponton shpenzimet e individëve dhe biznesit. Kjo ul kërkesën agregate pra rritjen e së cilës nuk mund të ndalet përkeqësimi dhe nuk mund të fillojë ri-ngritja shpirtërore dhe ekonomike. Besimi tek qeveria dhe integriteti I qeveritarëve vlerësohen element të rendësishëm të sjelljes së individëve dhe konsumatorëve. Konsumi familjeve ze rreth 70 % të GDP-së. Shpresoj që rritja ekonomike në 2020 të mos bie deri në 9 %. Që të mos ndodhë kjo qeveria nuk duhet të vonohet në bërjen efektive të paketës së rindërtimit e cila është rreth 1.15 miliard euro dhe te tre paketave anti coronavirus. Këto burime financiare shtesë do të rritin kërkesën agregate ne fund të 2020 dhe gjate vitit 2021.
PAKETA PËR SHPËTIMIN E EKONOMISË

Përballja me pandeminë kërkojnë dërhyrjen e qeverisë në tre kollona. Kollona e parë – përballimi i krizës shendetësore – parandalimi i përhapjes së Covid-19, reduktimi i numrit të infektuarëve dhe mbi të gjitha të numrit të pacientëve që humbin jetën. Në këtë pjesë të manaxhimit të pandemisë mjekët e mrekullueshëm shqiptare dhe qeveria paten rezultate pozitive. Manaxhimi i kësaj faze kërkoi burime financiare shtesë, nga alokime të buxhetit të shtetit dhe ndihma e menjëhershme e BE-së me 50 milionë euro, 1/3 për shëndetësinë dhe 2/3 për të papunët dhe të varfërit. Qeveria e SHBA-së ofroi ndihma të mirë adresuara për shëndetësinë dhe Akademinë e Transparencës. Kollona e dytë ishte ajo e ndihmës për të papunët dhe të varfërit. Kjo është një sfidë morale për të garantuar kohezionin dhe solidaritetin social. As në kohë krize askush nuk duhet të ndjehet i braktisur. U ofrua paketat financiare për 60.000 të papunë të rinj me një pagesë (pagesë lufte) 26.000 lekë/muaj dhe ndihma 40.000 lekë pagesë e menjëhershme për 179.000 individë. Pra janë 236 000 familje që përfshihen në këto skema ndihme. Me një numër rreth 4 veta për një familje janë rreth 900.00 shqiptarë që kushtëzohen nga paketat antikrizë fiskale. Dy janë problemet që u konstatuan tek skema e mbështetjes për të papunët dhe të varfërit. E para vonesa në dizenjimin dhe disbursimin e mbështetjes financiare që në këtë rast është pagesë për mbijetesë dhe e dyta pagesa 40 000 lekë për 176 000 familje nuk kishte element diferencues sipas numrit të pjestarëve për familje në varfëri dhe nuk qartësonte sa ishte ndihma konkrete për çdo pjestar të familjeve përfituese ku numri varion nga 1 deri në 5 anëtarë. Paketat që kanë qëllim të injektojnë likujditete në ekonomi nëpërmjet rritjes së kreditimit duke ofruar edhe garanci sovrane kanë ecur shumë ngadalë edhe për faktin se dizenjimi i tyre nuk është bërë në bashkëpunim me bankat dhe asosacionet e biznesit. Vështirësitë praktike kanë qenë të konsiderueshme për përfituresit potencial. Në kulmin e diskutimeve për kapërcimin e krizës financiare 2008 ku propozohej edhe instrumenti “Helicopter Money” Thomas Friedman i Neë York Times i cili bazuar në rrënjet e krizës do të qartësonte se botës i duhet më shumë një “Helicopter integrity” sesa helicopter që do të hedhin para në ekonomi. Strategjitë antikrizë mund të dështojnë kur mungon besimi tek qeveria dhe integriteti qeverisës. Tre janë pengesat kryesore që mund ta pengojnë ringritjen e ekonomisë tonë: (i) pa qartësitë për përmasat e ndikimeve negative të pandemisë; (ii) pasiguritë për të ardhmen aq më tepër që shpesh flitet për rikthim të pandemisë apo shfaqjen në mënyrë të përsëritur të pandemive të ndryshme dhe (iii) kostot direkte dhe indirekte të efekteve në shëndetin mendorë për shkak të pandemive që ushqejnë ankthin, pasivitetin, panikun dhe depresionin. Siç thotë nobelisti Leëit armiku i vërtetë nuk është pandemia por paniku. Ne nuk jemi të aftë të masim efektin negativ të uljes së produktivitetit për shkak të traumave psikologjike, por në librin e tyre “PLAN B” Sheryl Sandberg and Adam Grant theksojnë se humbjet në një vit në ekonominë amerikane nga rënia e produktivitetit gjatë periudhës post trauma llogaritet rreth 74 miliard dollarë në vit. Të qeverisësh përballë këtyre tre pengesave nuk do të jetë e lehtë. Nga pikëpamja praktike tani arma kryesore e luftës kundër pandemisë nuk do të jetë shumëllojshmëria apo madhësia e paketave ndihmëse dhe mbështetëse, por reduktimi i pa qartësive, i pa sigurive dhe panikut.
KU GABOI QEVERIA NË MENAXHIMIN E KRIZËS
Lidhur me pjesën e manaxhimit shëndetësorë qeveria vepro i shpejt dhe me masa deri drastike të cilat rezultuan positive, por disa masa krijuan kosto të rënda psikologjike, sociale, ekonomike e buxhetore. Lidhur me manaxhimin social dhe ekonomik në fillim qeveria ushqeu ndjenjën e frikës dhe panikut. Ndërhyrjet me paketa lehtësuese dhe mbështëse për të papunët, të varfërit dhe biznesin rezultuan të pa studjuara mirë, të pa kordinuara dhe ta pa harmonizuara në tërësinë e tyre. Këto paketa rezultuan të jenë jo efektive në kohën e duhur. Transmetimi i efekteve të tyre në ekonominë reale për të rritur kërkesën e përgjithshme, duhet të frenonte rënien ekonomike dhe të lehtësonte ringritjen. Vonesat për të garantuar kohezionin social rriten varfërinë dhe pasigurinë. Ndërsa vonesat për biznesin mund ta thellojnë dhe ta bëjnë me të gjatë krizën e Covid-19.
RRUGËT PËR RIMËKËMBJEN E EKONOMISË SHQIPTARE
Qeverisja ekonomike sot kushtëzohet ndjeshëm nga pritshmëritë e individëve dhe biznesit. Reduktimi i pasigurive, pa qartësive dhe panikut janë parakushte për daljen e shpejtë nga kriza dhe për ringritjen e qëndrueshme morale dhe ekonomike. Përmirësimi i pritshmërive kërkon reduktimin e paqartësive dhe pasigurive, kërkon një qeverisje me zemër dhe jo me gjoba, kërkon një qeverisje me respekt reciprok dhe jo me arrogancë. Sektorët që kërkojnë mbështetje të veçantë janë turizmi, fasonët dhe bujqësia në të gjithë ciklin e saj të prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit. Qeverisja aktuale nuk është e fortë, ajo është e ashpër deri në arrogancë. Mirëqeverisja, reduktimi i kapjes së shtetit dhe korrupsionit, reforma e thellë në gjyqësorë, garantimi i lirive ekonomike e politike janë element shumë më të rëndësishëm se sasia e parave të injektuara në ekonomi. Qeveria nuk duhet të vonohej të garantonte fondet për të papapunët dhe të varfërit si edhe paketa financiare funksionale për të garantuar likujditetet shtesë në ekonomi. Duhet të vet ndërgjegjësohemi se qeverisja personale, e biznesit dhe e vendit pas pandemisë nuk do të jetë e njëjta. Ndyshime të konsiderueshme duhet të ketë në mënyrën e sjelljes midis të gjithë agjentëve social dhe ekonomike. Shqipëria duhet të kalojë nga sektorët më pak productive drejtë ekonomisë së dijes. Kjo kërkon një strategji kombëtare të mirëstudiuar dhe të implementueshme. Përfaqësues të spikatur të diasporës në shkencë dhe biznes duhet të jenë pjesë institucionale dhe aktive e këtij ndryshimi strukturorë. Aktualisht përballemi me papunësinë ciklike por për rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkuruese të ekonomisë tone duhet të përqëndrohemi tek papunësia strukturore e cila mund të lehtësohe te dhe nga edukimi onlinë. Përballë pandemisë preferoj strategjitë e rritjes ekonomike që bazohen në mirëfunksionimin e shtetit ligjore sesa rritja e paketave financiare të bujshme por të vonuara dhe jo efektive, të cilat do të rritin barrën e borxheve dhe mund të përkeqësojnë sfidat e një rritje ekonomike me tëlartë, të qëndrueshme, vibrante ndaj goditjeve të jashtme dhe një rritje ekonomike më e drejtë e cila ndan më mire përfitimet e rritjes ekonomike duke prodhuar më shumë punësim dhe me pak varfëri e pabarazi. Borxhet e marra për përballimin e covid-19 do të jenë një barrë jo e lehtë për vende si Shqipëria, prandaj rritje e borxheve duhet të jetë e mire studiuar dhe të përdoren me eficencë maksimale. Në rast të kundërt paqëndrueshmëria e financave publike do të jetë një sëmundje e përhershme dhe e kushtueshme.
MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN SHQIPTARE NË USA
E para uroj nga zemra që familjet e tyre në SHBA por edhe në vendin amë ta kalojnë sa më lehtë këtë situate pandemike. E dyta – ju shpreh mirënjohje të veçantë shoqatës “VATRA” për kontributet e tyre të spikatura në moment kritike të histories së kombit shqiptarë dhe e treta- apeloj që diaspora të ketë një rol pro aktiv ndaj sfidave të kombit shqiptarë. Ndoshta për shkak të ftohtësisë me të cilën priten dhe respektohen nga institucionet qeverisëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe në Mal të Zi edhe për shkak të dështimeve për ide apo projekte të ndryshme, shumë prej tyre janë zhgënjyer dhe nuk janë këmbëngulës. Diaspora shqiptare në USA ka një aset të vyer që mund dhe duhet ta përdorin më mirë për kombin shqiptarë. Ju keni netëorkun më të madh politik dhe ekonomik, njihni dhe ju respektojnë personalitete në fushën e shkencës, biznesit dhe politikës. Aty janë përqëndruar pjesa më e madhe e diasporësë re, të mire arsimuar dhe të sukseshëm. Mendoni çdo ditë për ta venë pozitivisht në shërbim të kombit tuaj këtë pasuri të madhe. Shqipëria dhe Kosova kanë sfida politike në procesin e integrimit euro-atlantik, por kanë sfida imediate sociale dhe ekonomike. Pikerisht tani mund të ketë mundësi shumë të mira në ristrukturimin dhe rialokimin e bizneseve amerikane jashtë Amerikës sidomos nga Kina. Një pjesë e këtyre bizneseve jane duke i dentifikuar se ku mund të rivendosen. Mundësitë më të mëdha janë Evropa, Afrika dhe Ballkani Perëndimorë. Ne kemi nevojë ta orientojmë ekonominë tone drejtë ekonomisë së dijes. Disa paketa lehtësuese dhe mbështetëse për bizneset në IT janë bërë. Investitorët nga diaspora mund të jenë garancia e munguar për të lehtësuar këtë sfidë imediate të strukturimit drejtë sektorëve më productive të ekonomisë tonë. Diplomacia jonë ekonomike nëpërmjet diasporës mund të jetë efektive. Duke ju mbajtur larg dhe duke qëndruar larg, Shqipëria ka humbur një pjesë të kapitalit shkencore, ekonomike e politike të disporës së saj. Këshilla ime miqësore është, mos u tërhiqni, këmbëngulni, angazhohuni më shumë për çdo ndryshim pozitiv që i duhet kombi shqiptar. Askush më mirë se NënëTereza mund të na inspirojë për të ardhmen tonë me mesazhin e saj: “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”.