






Ornela Radovicka
Drejtuese e Qëndrës Albanologjike mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe Themeluar nga At Bellusci. Frascineto /
Sot, kur bota globale, po homologon qytete, shete dhe kontinente, në një cepë të Italisë ende është një popull edhe pse në agoni këron të marrë frymë e të shprehet në gjuhën e tij. Pikërisht për kët motiv në Ungra, ngulim arbërshë në Kalabri u krijiua gjatë ktij viti shkollor një klasë ku do të mësohej gjuha dhe kultura arbëreshe.
Ky akord u arrit falë Drejtorit të përgjithshëm Ing, Prof, Gianfranco Maletta, të ndjekura nga dy mësues të kurriculave shkollore, me origjinë arbërshe, njohëse të gjuhës arbëreshe; Maria Tolisano dhe Nicoletta Buono. Teksti që u përdor si metodikë, ishin dy vellime “ Alfabetizazzione”.
(Nuk mohojmë faktin se teksti në fjalë ka mangësi, por deri më sot , nuk egziston asnjë tekst tjetër “Prodhim” dalë nga Katedrat e Gjuhës dhe Kulturës arbëreshe, apo nga organet akademike. Teksti “ Alfabetizazzioni” publikohet në vitin 2001 nga Katedra e gjuhës dhe kulturës arbëreshe e Universitetit në Napoli, nën drejtimin e prof. Italo Fortino, (Ish shef i Katedrës të këstij deparatamenti) i ndjekur nga studiues të gjuhës arbëreshe si prof Agostino Giordano, nga mësuesi Carmine Stamite etje. Teksti iu shpërndah falas nxënësve të Ungrës nga Eperkia e Ungrës.
Mësimi, mbi mësimin e arbërishtes zgjati një vit shkollor, dhe zhvillohej çdo ditë të enjte, pranë shkollës së Ungrës, me një kohëzgjatjeje dy orë në jave.
Nuk mohojmë vështirësitë, duke filluar nga mungesa e një teksti të përbashkët, mungesa e një fjalori të përgjithshëm, (por që u vu në përdorim Fjalorin i Zotit Giordano Emmanuele, të cilin e kemi shpërndarë falas, nga prof Agostino Giordano). Edhe mësueset kishin vështirësitë e tyre, por me vullnet, pasion e dëshira për të mësuar gjuhën e të parëve vazhduan të ecnin përpara.
Në fillim klasa u hap me 5 nxënës dhe dalëngadalë arriti numërin 23 nxënës. Suksesi i këtij projekti është se askush nga nxënësit nuk braktisi grupin.Të gjithë këta nxënës kanë mësuar të shkruajnë e ta lexojnë gjuhën e tyre.
Sot, nxënësit, takimin do të takohen me miqtë e tyre, të cilët i kanë njohur nëpër video konference, dhe në këtë takim do të komunikojnë në gjuhën e tyre.
Nxënësit e Zvicërës për tu njohur deri diku me vëllezërit arbëreshë kanë bërë kurse javore të nivelit të parë të gjuhës arbëreshe. Kjo gjë do t’i bëjë ata që të jenë disi me afër me njeri tjetrin dhe t’i sensibilizojmë në moton: “Mos harromi gluhën”, sensibilizim ky mbështetur në deklaratën e Unesco e cila deklaron gjuhën arbërshe në rrezik zhdukje, por në të njejtën koh që deri sa të dalin mundësi të reja për ndryshimin e ligjit 482\99 ta shfrytëzojmë si ligj se për ndryshe asimilimi pret botën arbëreshe në mënyrë të veçantë të gjitha krahinat me përjashtim deri diku Hora e Arbërshëve ku ende zhvillohet një orë mësimi në jave, por edhe atje gjendja është kritike.
Në klasën e Ungrës, sipas programit të didaktikës do të zhvillohet një orë mësimi, ku nxënësit do të rrëfejnë për atë ç’ka kanë mësuar gjatë viti shkollor. Programi përmban, rrëfime, bashkëbisedime, poesi, etje. Në këtë takim do të të shikohet konkretisht numëri i fjalëve të mësuara, po ashtu edhe e shkruara.
Nxënëst e diasporës së Zvicrës do të janë nën drejtimin e koordinatorit prof Vaxhid Seidiu, të shoqëruar nga dy mësueset Minire Azemi, Qefsere Osmani Seidiu, si edhe nga një grup prindërsh të cilët shoqëronin fëmijët t tyre, e prekin për herë të pare këto treva me ngulim arbëreshe.
Gjatë vizitës së tyre katër ditore në qytezat arbëreshe nxënësit e Zvicërës do të shohin pesë qyteza: San Basile, Acquafirmosa, Firmo, Lungro, Civita, Frascineto, si dhe do të vizitojnë Bibliotekën Antonio Bellusci.
E veçanta e këtij takimi ështe se për herë të parë realizohet një projekt i tillë, ku ka patur që në fillim një program të veçantë, përfshirjen e nxënësve të diasporës dhe konkluzioni i një takimi takimi mes këtyre dy shkollave ku protagonist nuk do të jenë profesorët, por nxënësit vet me rrëfimet e tyre, bashkëbisedime, si dhe me artin e tyre.
Nxënësit arbëreshë, janë rreth 23 fëmijë. Ata do të shoqërojnë vëllezërit e tyre të një gjaku në qytezat arbëreshe e do t’i bëjnë të njihen me kulturën 600 vjeçare arbëreshet. Do të mësojnë diçka mbi këtë popull që kanë ardhur nga trojet shqiptare të gadishullit Ballkanik dikur i quajtur gadishulli ilirik, gjatë shekujve XV- në fillim të shek XVIII. Kjo dyndje shqiptarësh erdhën në Itali për tre motive; Ushtarake, për shkak të pushtimi otoman turk, si edhe motivit ekonomik. Mbrritën në tokën italiane si nërmjet udhëtimit të tyre nga toka, duke dalë në territore venetikas, po ashtu edhe nga deti, duke përshkuar si detin Adriatik po ashtu edhe deti Jon. Popullsia e vendosur në Kalabri, mendohet që të kenë zbritur në gjirin e Sibarit.
Nuk gjenden dokumenta të sakta se nga cilat vende të Shqipërisë kanë ardhur arbëreshët, por ka të dhënë se kur janë populluar dhe se kur janë themeluar këto fshatra.
Kjo nisëm e këtij projekti lindi nga Qëndra Albanologjike themeluar nga Antonio Bellusci, kur ende ishte në jetë, si dhe drejtuesja e saj Ornela Radovicka. Mission ky që u mbështet nga Drejtori i Bibliotekës Internacionale, Tommaso Bellusci, u përkrah nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe krijuesve në Mërgatë(me Kryetar të saj Musa Jupolli, e Sekretar të saj Mentor Thaqi), dhe u realizua nga Drejtori i Përgjithshëm i shkollave në gjashtë qytezat arbëreshe Zoti Gianfranco Maletta me koordinatorin zoti Vaxhid Seidiu.
Në këtë projekt një falenderim i madh për punën kolosale i shkon zotit Ing Tommaso Ferrari i cili ka dhënë ndihmesë në koordinimin me istituzionet dhe komunat, si dhe Gazetari Rexhep Rifati, siç e quajti edhe At Bellusci dishepulli i arbëreshëve i cili dha një ndihmesë duke krujuar ura konkrete midis botës arbëreshe dhe asaj shqiptare në diaspore. Kjo punë e tij bëri të kemi edhe përkrahjen e Shoqatës Hora e Skënderbeut, me qendër në Zvicër (Adnan Asllani, Shqipe Bytyqi, Veli Genc Berisha, Ramadan Morina të cilët ndihmuan konkretisht, me një shumë 1200 euro), Shoqata Martin Camaj, Bashkim Halilaj me tekstet e gjuhës shqipe, si edhe zoti Nasip Thaqi * 100 euro nëpërmjet rrjetit.Fb si edhe me përkrahjen e shumë individëve në rrjet, në Fb.
Nuk mund të harrojmë edhe arbëreshet si Maria Antonieta Rimoli, Prof Agostino Giordano, Caterina Adducci përgjegjëse e kulturës arbëreshe pranë komunës së Frasnitës, Lucia Martino, si edhe Sekretari i bibliotekës Emmanuele Rossanova nxënësi i fundit të At Bbelluscit, të cilët kanë qenë prezentë sa herë që trajtohen tematika mbi botën arbëreshe.
Për sensiblilzimin e këtij projekti si edhe për mbështetjen konkrete mbi sensibilizimin e gjuhës dhe kulturës arbëfreshe falenderojmë edhe shtypin, në mënyrë të veçantë: Gazeta ”Dielli” me Kryeredaktorin e saj Sokol Paja, Platforma Prointegro , Gazeta Diasora, etje.
Të jesh arbëresh është një privilegj, se flet gjuhën më të vjetër, je ai fenomen i rrallë antropologjik, siç quajti Pasolini, je një një popull , që ruajte gjuhën dhe kulturën për rreth 600 vjet në tokë të huaj, të cilën e ktheve atë tokë në një atdhe të dytë, duke mbajtur zjarr në gji mallin në shekuj, për atë atdhe që shumë nuk e panë kurrë por që i kënduan me aq mallëngjim.
Unesco e ka deklaruar gjuhën arbëreshe si gjuhë në rrezik zhdukje.
Ky takim ka si për qëllim që të promovohet gjuha e shkruar arbërshe, kultura arbëreshe, që ajo të bëhet pjesë e kurrikulave të detyrueshme shkollore. Në vijim ditari oër të gjitha ditët që vizituan Ngulimet arbëreshe
Civita\ Cifti
Ora 11: 00 nxënësit e diasporës në Zvicër së bashku me Mësueset e tyre u pritën në qytezën e bukur të Civita- Cifti ku u da mirëseardha në një kofernecë shtypi në Zyrën e shtypit në Bashkinë e Ciftit. U pritën me entuziazëm dhe iu fol për programin që do të ndiqej.
Ora 16: OO pritja nga istituzionet, Shkolla, Bashkia, si edhe nga prindër dhe qytetareë të Ciftit.
Në takim ishin mbi 25 nxenes te shkolles se Civites.
Pasi dhane ne koncert, kenge, recitime, dhe valle, femijet dolen ne qyteze dhe rrefyen per here te pare ne arberisht, mbi kulturën e tyre. U njohen me historikun e qytezes se Tyre, kur u themelua, pikpamja arkitektures, u njohen me shtepite amorfe, me Muzeun Etnografic ku i priti Profesor Dimetrio Emanuele, i cili iu dhuroi rdhe nje reviste KATUNDI Yne.
Falenderojme, Mesueset ne pergjithesi dhe mesuese Anna ne vecanti.
Nje falenderim i shkon Assesorit te kultures, Kryetarit te Komunes se Civita, dhe ajo qe mbajti gjalle kete aktivitet eshte studiuesja dhe kerkuesja e botes arbereshe Flavia D’Agostino.
Nje rol te madh ne organizim eshte edhe Rosanna La Cattiva, e cila se bashku me Flavian shoqeruan femijet ne te gjithe kete qyteze te bukur.
Nuk munguan vizitat edhe te kisha, ku Zoti Romeo, iu rrefeu mbi historikun e kishes.
Gjate kesaj ore didaktike nxenesit shkembyen informacione mes tyre, dhe Kryetari I Bashkise zoti Alessandro Tocci, vleresoi Z. Vaxhid Sejdiu me nje cmim, mbi kontributin e tij ne boten arbereshe.
Faleminderit Civita/ Cifti!
Ungra \ Lungro
Ne mengjesin e datës 30 Maji nxënësit e shkollës në diasporë, te shoqeruar nga Koordinatori zoti Vaxhid Sejdiu, Mesueset Qefsere Seidiu, Minire Azemi, si dhe anetari i Nderii te Qendres Albanologjike si dhe Nnen kryer i LKSHM, Zoti Rexhep Rexhep Rifati u nisën vizitë në qytezat arbëreshe.
Grupi u prit ne oborrin e shkolles nga Drejtori I Përgjithshëm inxhinjeri z. Gianfranco Maletta, nga dy Mesueset Maria Tolisano , Nicoletta Buono , Kryetari I Komunes Carmine Ferraro, Pergjegjesja e Kultures Valentina Pastena si edhe Guida Savarina Bavasso, e cila i shoqeroi nxenesit e Diaspores, ne Qytezen e Ungres duke i rrefyer gjithshka per kete qyteze si dhe nga Organizatoret dhe hartues i ketij projekti Tommaso Ferrari, si dhe nga Presidenti I Bibliotekës Internacionale A.Bellushi, zoti Tommaso Bellusci.
Nxënësit e diasporës dhe arbëreshe morën pjesë konkrete në orën didaktike. Mbi 5 ore qendruan se bashku , dhe dhane provimin per ate c’ka kishin mesuar gjatë këtyre muajve sipas planit mësimor.
Ishim shume te emocionuar kur Drejtori i Përgjithshëm per here te pare iu dorezoi krtyre nxenesve, Certifikaten per vitin shkollor 2024-2025 mbi gjuhen dhe kulturen arbereshe…!
Hera e pare qe femijet marrin nje deftese te tille në gjuhën arbëreshe.
Mbasdite, u priten, ne muzeun e Salines\ Kripës. U njohën me punën e vështirë të arbëreshëve që punonin në minierë. Në fund Drejtoresha e muzeut i dhuroi secilit fëmijë nga një punëdorë , një thes i vogël, ku brenda mante një grusht krip, dhe një laps që punëtorët e minierës mbanin për të shënuar vetëm datën e paraqitjes në punë.
Nje delegazion nga te dy palet, si ajo e Diasporës se Zviceres, dhe ajo arbereshe, u priten nga Peshkopi Monsignor D.Oliverio në selinë e tij, i cili iu dhuroi tekstin e Alfabetizzazione.
Mes nxenesve te Zvicer dhe Arberesheve u organizua edhe nje tryeze e ngrohet ku amvisa kishin pergatitur KULACIN, tradicional, me flamurin shqiptar dhe ate Italian.
Ne fund u dha nje koncert dhe nxenesit shkembyen mes tyre numerin e telefonave…
Nën drejtimin e nxënësve të Ungrës u shoqëruan edhe për të parë qytezën
Një vështrim historik, kulturor për Ungrën
Ungra,( Lungro) gjendet në krahinën e Kalabrisë, e vendosur si një shqiponjë mbi një fole, krahëhapur, mes maleve të Polinit.
Arbëria dhe Polini janë në simbioze me njeri- tjetrin. Ato, janë sa të ngrohtë, por dhe krenar.Të thjeshtë dhe madhështor.
Pothuajse të gjitha qytezat e arbëreshëve të Kalabrisë, si petalet e një trëndafili gigand, janë futur mes “pjellave” të Polinit të shpërndara në të katër erërat, por qe konservojne me “fanatizëm” frangrancën-Arbëri”, duke e mbajtur gjallë atë pstilin e tij, ku ajo farë e Arbërisë mos të humbasë.
Kur viziton Polinin, shikon pemë me dy degë të përulura, që duken sikur luten, që u ngjajnë kockave të bardha, të lemuara, por qe iu kanë rezistuar stuhive duke kërkuar Diellin për fotosintezën e tyre. E njejta gjë ndodh me ngulimet arbëreshe, në këto anë. Shtëpitë e tyre janë të ndërtuara të gjitha me fytyrë nga dielli, edhe varret i kanë me fytyrë nga lind dielli, dhe sheshet e këtyre qytezave. Shikon njerëz si pishat, të kërrusur,ku çdo ditë shpopullohen, por ora e tyre biologjike e të qenit arbër iu reziston moteve.
Ecën në Ungrën e bukur, ku shtëpitë prej guri shekullore përballen me rrugë paralele e tërthore. Sot, shumë prej atyre shtpëpive ka mbirë bari e dominon edra, por ende frymojnë.
Të gjitha daljet kryesore të rrugëve të përcjellin në gjirin e gitonisë:, Bregu, kisha, sheshi,
Ungra me aristokracinë e saj.: Palazzo della Curia Vescovile, Palazzo De Marchis,Palazzo Stratigò, Palazzo Kabregu, Palazzo Damis, Palazzo Belluscio,Palazzo Cucci,Palazzo Vaccaro.
Ungra, me legjendat dhe rrefimet.
Ungra, me ritin e saj Bizantin. Ungra ku liturgjia flitet në arbërisht, ku vajtojnë e këndojnë në arbërisht, dhe dashurohet në gjuhen e nenes.
Ungra me historinë e saj; Kisha e Llirit ( sant Elia), dhe vargjet e poetit te Stratigò qe ngriten lart frymen revoluzionare. Ungra, me krojet e saj qe gurgullojne me emrat që sollën nga vatani: Gjini, Hunda, Batit , Muzgu, Gjitonia etje.
Ungra, dhe gjaku i minatorëve të kripës
Më 1880 gjeologu Taramèlli shkroi për minatorët: «Rreth 400 burra punojnë në minierë. Te palodhshme dhe te duruar si milingonat, ngjiten dhe zbresin mijera shkalle. Here lakuriq, duke mbaitur frymen, me pesh ne krahe, të paktën dyzet kilogram kripë në shpinë. Të tjerë me aftësi të mëdha, shkallmojne shkëmbin duke e ndare ate ne pjese te madha, të cilat me zhurmë të madhe bien në tokën e atyre sgavrave të mëdha të gërmimeve, shpërthejnë në copa më të vogla dhe më pas punojnë në kategorinë e ndarësve. Në fund të një pusi pashë një çikrik, por ishte jashtë përdorimit. Transporti i shpatullave është më i lirë, dhe ata njerëz fitojnë jo më shumë se një lira në ditë “.
Ungra dhe Bujaria e saj: “[“Italiano delle Calabrie”, Gazeta Zyrtare e Komitetit të Shëndetit Publik Nr 9 – 18 Qershor 1848] shkruante:
Punetoret e kripes ne Lungro qe vullnetarisht vendosen te sheshojne uren “Cornuto”, hoqën dorë nga çdo pagese duke pranuar vetëm ushqimin e përditshëm. Komiteti ka urdhëruar që bujarët të shpërblehen gjerësisht. Ne tregojmë se ata janë shqiptarë, të denjë e pasardhësit e Skenderbeut të pavdekshëm
Ungra, me listen e saj risorgimentale. Mbi 155 pjesemarres arberesh ne levizjne risorgimentale. Ungra e Garibarldiane e Karbonara. Ungra e dhe historia e saj: gjeneral Damis, e Vincenzo Stratigò Francesco Santojani, Salvatore Cortese, Camillo Vaccaro, Alberto Straticcò, Giuseppe Samengo, Francesco Trifilio, pasquale Trifilio, Pietro Irianni, Cesaro Martino, Angelo Pugliese.Ungra me grate e saj heroina; Lucia Irianni, Mantile Matilde, Cintia Mattino, Maria Cucci.
Ungra me bukurine e saj, me kostumet e saj ku venat , arteriet e kapilarët arberore gershetohen dhe rrjedhin perjetësine e tyre; Ungra ku Gjaku i Arbërit Rron dhe sot janë takuar dy diasporat ajo e vjetra 600 vjeçare dhe diaspora e re ajo e shqiptarëve në Zvicër.
Ata edhe sot vazhdojnë të jenë pinjolle të atij gjakut kodik arbëror, që skaliten trimerinë, atdhedashurinë, bujarinë në historinë arbërore, e mbajtën në shpirt tingujt e atij tingulli të Ballkanit ilirik, që ashtu si dielli tërheq pemët e Polinit e kërkojnë fotosintezën.
Firmo
Nxënësit e shkollës shqipe së diasporë në Zvicër, të shoqëruar nga Drejtori i shkollës z. Vaxhid Seidiu, nga mësueset Minire Azemi, nga Nën kryetari Lidhjes së Krijuesve në Diasporë dhe anëtar nderi të Qëndrës Albanologjike themeluar nga At Belliushi, Tommaso Bellusci, Presidenti i Bibliotekës Internacionale A. Bellusci, si edhe Hartues e koordinues programi Zoti Tommaso Ferrari, nisen për të vazhduar programin mbi Didaktikën Ditore në Kalabri me temën“ Mos Harromi Gluhën” nën nismën e Qëndrës Albanologjike themeluar nga At Bellusci drejtuar nga Ornela Radovicka.
Ora 9: 00. Mbrrijmë në shkollën e Firmos\ Fermë \ Kalabri. Në këtë qytezë të vogël me një pozitë të thyer gjeografike na prisnin nxënësit e shkollës, Mësueset, Kryetari i Bashkisë Giuseppe Bosco. , si edhe shumë prindër dhe qytetarë, aktivistë të shoqatave të mdryshme. Ishte shumë emocionuese.
Dukej si një ditë feste, nxënit ishin veshur me kostumet e bukuara arbërshe.
Edhe këtu ishin protagonist nxënësit.. Ishin pikërisht ata që u shprehen në arbërisht dhe na shoqëruan në shkollën e tyre dhe na folën mbi aktivitetet e tyre edhe për çdo laborator. Nxënësit u lidhën menjëherë. Na dhanë përshtypjen sikur njiheshin prej vitesh. Ndoshta gjaku, gjuha, i bënin edhe më të afërt. Problemi edhe i kësaj qyteze arbëreshe është se jo vetëm po shpopullohen por edhe po asimilohen në gjuhë.
Nën drejtimin e nxënësve shkuam tek tek Museu i Firmos “Ka kallogjrat”. Dikur kjo ndërtesë antike ndërtuar nga Basilinet. Në të gjendet një hartë gjeografike e shekullit 16 si edhe disa libra prej kësaj bibloteke shekullore. Ajo që i tërhoqi nxënësit ishte muyeu i kostumeve të grave arbëreshe. Në një kënd ishte edhe muzeu i jetës së thjeshtë fshatare të shekullit 16- fillimi shekullit 20-të
Nxënësit e shkollës së diasporës së Zvicërës, mësuan mbi Firmo, posita e saj gjeografike, e cila ndodhet në rrafshinën Sibari, ne zinxhirin Pollino pas saj, në të djathtë të luginës së mesme të përroit të Tiros. Ndodhet afer Aquaformosa, Ungra, dhe San Basile. Perballe saj eshte Spezzano Albanese. Firmo edhe pse eshte kaq e vogel ndahet ne dy pjese : Firmo posht ( sotano) dhe Firmo e siperme (soprano)
Gjurmet me te hershme i kemi ne Firmon “ sotano” ( posht) dhe mbajne daten 1486, ku u vendosen 10 familje arbershe
Ne 1497 kemi ngulimet arbereshe ( soprano) ne pjesen e siperme dhe atjte ishin po 10 familje.
Ne vitin 1502, casale e Firmos numeroheshin 10 familje midis tyre Alessio Comite, Gangale, Bellizzi. Keto te tria jane edhe familjet e para te Firmos.
Ne 1503 casale Sottano, rezultonin 23 familje. Mbiemri Prevatà, vjen nga fjala shqipe “Preva” (thuhet se kjo familje kishte origjine luftarake)
Takojme zonjén Adeline Aiello, dikur nje ish- punonjese, ne komunen e Firmos, dhe ne te njejten kohe themeluese e shoqetes me aktive ne Firmo prej dhjete vitesh “Proggetto Donna”, e cila iu dhuron të gjithëve librin mbi Nicola Tarsia.
Eliza Bellizzi, pjesë e administratës pasi na njohi me ambjentin e shkollës, na foli edhe për traditën kulinario. Amvisat e Firmos kishin përgatitur një bufe, e mes tyre edhe Embëlsirën, tradicionale “Mostacciolo”, e cila përgatitet për ditën e martesës. Kjo ëmbëlsirë ka formën e një drejtkëndëshi dhe brënda saj edhe dy pëllumba. Sipas traditës çifti, vendoset përpara kulacit dhe e tërheqin, kush kap pjesën më të madhe ai “ Komandon“ në familje. Po thuajse gjithmonë pjesën më të madhe e marrin gratë, se kur e përgatisin, e presin pak në anë dhe gjatë ceremonisë kur dhëndri e tërheq, thyet, dhe pjesa e madhe i ngelet nuses.
Nxënësit shkuan edhe tek busti i Gjergj Kastrioti Skënderbe, dhuratë nga shqiptarët e qytetit të Lushnjes.
Në fund, ndahen dhurata si edhe vlerësohet me një target nga Komuna e Firmos, Z. Vaxhid Seidiu, koordinator i shkollës së Diasporës në Zvicër. Ishte jo vetën një eksperiencë didaktike por edhe një festë socializimi. Të gjithë së bashku kënduan dhe kërcyen. Protagonist ishin nxënësit Rrugëtimi vazhoi për San Basile
Acquafirmoza \ Firmozë
Mesimi didaktike, te projektit, ” “Mos Harromi Gluhen,” midis nxenesve te diaspores ne Zvicer vazhdon ne Firmoz/ Acquafirmosa.
Ne kete manifestim, priten me dashuri nga femijet e Firmosës, nje qyteze arbëreshe e veçnatë se është multietnike. Në këtë qytezë askush nuk ndihet i huaj. Qyteze integrimi.
Mesueset presin me kengen O è bukura More, te kenduar nga femijet.
Priten me dashuri nga i deleguari i Bashkise se Acquafirmosa,
pergjegjesja e kultures, nga kryetari I Shoqates ” Shkembi ” Nicola Mele i cili I percjelle duke treguar, historinë e qytezes se tyre, arkitekturen, ritin…
Shume banor te qytezes i priten me shume mall si gjaku I tyre i shprishur.
Ne fund, iu dhuruan liber me poezi nga autoret Arberesh, simbol “culinario” te qytezes se tyre. Nxenesit e Diaspores se Zviceres kennduan dhe qendruan me ore te tera te sheshi i Firmozës ku eshte edhe nje nga kishat me te bukura ne Itali, mozaik punuar nga Capparelli, U njohën me arkitekturën e kësaj qyteze duke i njohur me shtëpinë e parë arbëreshe, që ende është që nga viti 1470, si edhe me kishën më antike të këtij ngulimi ku ende mund të shikosh afreske nga më të rrallat.
Faleminderit FIRMOZ per Mikpritjen.
San Basile \ Shën Vasili
Didattica mes nxenesve te shkolles se shqipe te Zvicrës vazhdon ne qytezen e San Vasilit, Shen Basile. Ne kete qyteze priten istitucionet vendore, nga Kryetari i Bashkise z. Filippo Tocci, si edhe nga pergjegjesja e kultures se Shen Vasilit, Francesca Bellizzi
Nxenesit, te shoqeruar nga administrata e bashkise dhe vet Kryetari i Bashkise njihen me qytezen, aspektin historik, vizitojne gjitonine, kishen, ndalojne te shtatorja e Gjergj Kastriotit Skenderbeu, pastaj tek Manastiri Bazilian ku u fabrikuan shume prifterinje qe u bene mesues per arberishten.
Amvisat e qytezes, shtruan nje dreke ne shtepine e quajtur “Skenderbe”, shtepi kjo e krijuar per mysafiret, shkak se te ky fshat nuk ka asnje ristorante!
Shen Vasili/ San Basile, demostroi shpirtin e bardhe e te madh, por qe gjuha ketu nuk flitej nga të rinjtë, dhe as nuk kishte kush t’iua mesonte! Deri diku gjuha fleitej nga moshat e thyera.
Qellimi i kesaj vizite ishte edhe sensibilizimi per gjuhen ne keto qyteza!
Frascineto\ Frasnitë
Ora 16: 00 Nxënësit e shkollës së diasprës në Zvicër u mirëpritën nga nxënësit e shkollës së Frasnitës, së bashku me mësuesit, nxënësit arbëresh si edhe përfaqësues nga institucionet vendore .
Në Frasnitë nxënësit pasi vizituan qytezën, u njohën me pozitën gjeografike, me historikun e saj me kulturën dhe shumë figura të njohura e të rëndësishme si Vicenzo Dorsa, Emanuele Giordano, Luca perrone, Vorea Ujku, Solano, At Bellusci ,e shumë të tjerë.
Ndaluan tek shkolla ku u dha edhe një koncert shumë i bukur mes fëmijëve arbëresh dhe të diasporës shqiptare në Zvicër.
Në fund ceremonia u mbyll me vizitë në Qëndrën Albanologjike dhe bibliotekën Internayionale A Bellusci.
Ceremonia, u drejtua nga Tommaso Bellusci, Presidenti I Bibliotekës Internacionale A.Bellushi i cili foli mbi Bibliotekën si dhe kur lindi kjo Bibliotekë, dhe cili ishte Ate Bellusci.
Fjalen e mori Drejtuese e Qendrës Albanologjike Kerkime mbi gjuhen dhe kulturen arbereshe, Ornela Radovicka; Ky fjalim iu pasua gazetarit Rexhep Rifati, Anetar nderi I Qendres Albanologjike, dhe ceremonia
qytezat e tyre Arbereshet.
Gjate qendrimit te tyre ne Biblioteke, pane regjistrimin e fjales se Ate Belluscit ne New York, per sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, te lirise dhe pavaresise se saj. Jemi ne ne vitet 1989 kur ende ceshtja e Kosoves vazhdoi me pranine e Ingegneri Profesor Tommaso Ferrari, Hartues i Programmit te ketij projekti i cili “kurorezoi” c’do nxenes me Plisin e At Belluscit, dhuruar nga 4000 shqiptar te diaspores ne New Jork, me rastin e nje Konference e mbledhur per sensibilizimit te ceshtjes se Kosoves me 1989 ne pranine e senatorit amerikan arbereshit Josif Dioguardi, nga ku u hodhen rrenjet e para per Pavaresine e Kosoves…
Nxenesve iu dhurua libri Antologjia mbi gjuhen arberore te Greqise, hulumtime te At Bellushit, ndersa mesuesve Qefsere Seidiu dhe Minire Azemi iu dhuruan librin mbi Fjalorin ne tre gjuhë, si edhe Koordinatori DR. Prof Vaxhid Seidiu, iu dhurua libri me shprehje frazeologjike ne arberisht, anglisht, dhe shqipja standart shkruar nga At Bellusci.
Duke konsideruar faktin qe Ate Bellusci ishte edhe nje etnololog, nxenesve iu shperndane edhe souvenir nga territoret e Kalabrise ku themeluan trajtohej si mohim i te drejtave te njeriut.
Ne fund, nxenesve iu shperndane nje bufe e vogel, per tu ndjerë si ne familje.
Kaluan disa caste, te gezuar por edhe te mallengjyera ku si rrjedhoje lote emocioni nuk munguan, por fuqizuan me thelle dashurine, per edhe vellazerine!
Te dashur, Shqiptar, Arberesh, Arberore, Mergate/ Diaspore kudo qe jeni “Mos horrojme gjuhen tone te bukur, ta flasim se ajo tingellon, natyren dhe shpirtin e gjakut tone te shprishur”
Zonja Katerina Bellusci me moshën e saj 90 vjeçare përcjellë mysafirët me këngë.
Dua të shtoj faktin se me shumë sakrifica, pa ndihmën e shteteve, por me zemer dhe vullnetarisht iu arrit ky takim 5 ditor në qytezat arbëreshe. Falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën