
Nga Shpend Sollaku Noé– Falë mbrotjes bipartizan drejtori i dalë nga epika u rikthye në krye të AdZM-së Fier– Për herë parë pas kaq kohësh shqiptarët vlerësojne njeriun, dhe jo partinë për të cilën votojnë.Kjo ishte fitorja më e madhe në psikologjinë e shqiptarit të sotëm, rendja pas vlerave njerëzore e profesionale dhe jo pas sugjerimeve të politikës. Në mbrojtjen e Çështjes Koçi u vunë në lëvizje të furishme të gjitha mjetet e mundshme të protestës popullore, jo vetëm në Lushnje e përreth, por edhe në gjithë Shqipërinë, madje edhe jashtë saj. Ky qëndrimi që duhet mbajtur përherë kur vihen në diskutim çështjet tona jetike: lënia mënjanë e sugjerimeve politike dhe mbrojtja e të të përgjithshmes. Vetë kështu, duke vënë në qënder të vëmendjes interesat e Shqipërisë, do të na kthehet shpresa se vendi ynë i bukurive të mrekullueshme mund të bëhet edhe vendi i qytetërimit kolektiv.Ky lloj qëndrimi duhet të shërbejë si linjë drejtuese edhe në zgjedhjet politike e lokale. Kujtohuni, jeni ju shqiptarët e thjeshtë që duhet ta drejtoni Shqipërinë, jo partitë – shpesh edhe marioneta të të huajit, edhe kur i huaji njihet botërisht si armik i shqiptarëve. Ministria e Turizmit dhe Ambientit u detyrua të bëjë prapaktheu përballë protestës popullore dhe riktheu Ardian Koçin në ambientin e tij të natyrshëm. Po cili do të jetë qëndrimi i saj me të ardhmen e këtij drejtuesi?– Do të lihet i qetë të punojë, apo do t’i priten mjetet për të vazhduar siç duhet veprimtarinë e tij të mrekullueshme?– Do t’i lihet fjala e lirë, apo do t’i mbyllet goja me scotch?– Do të ngrihet në përgjegjësi në Tiranë për të patur dorë të lirë në pëgërjen me çimento e platmas të AdZm-ve, nëpërmjet emërtimit si drejtor në Divjakë – Karavasta të një lepepeqeje pa shtyllë kurrizore? Sa për shqiptarët, ata e shprehën tashmë mendimin e tyre: Ardiani nuk duhet prekur më nga askush, përndryshe shkohet drejt Pasojash të Paparashikuara. Dëshira e admiruesve të tij të panumurt është që ai tëmbetet atje deri në pleqëri, aq sa do ta dëshirojë, edhe pas moshës së pensionit. Këtë duhet ta kenë parasysh edhe fitues të tjerë të zgjedhjeve në rang lokal apo kombëtar.Në foto: Shpend Sollaku Noé dhe Ardia Koçi tek Strugat ndanë pyllit të Divjakës.