-Deklarata e përbashkët e donatorëve mbi rezultatet e PISA në Kosovë: Shqetësuese, të trajtohen në mënyrë serioze/
-Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta/
-Joint Donor Statement on Kosovo’s PISA results/
PRISHTINË, 7 Dhjetor 2016/ Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta, thekon Deklarata e përbashkët e donatorëve, e dërguar sot nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë kanë lëshuar në deklaratë, ku më tej thuhet: Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.
Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.
Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.
Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar./b.j/
Ismail says
Koha mes dy luftërave botërore krijoi dy rryma ideologjike politike skajshmërisht të kundërta e të rrezikshme për mbarë njerëzimin. Derisa fashizmi ishte ideologji e rrezikshme përplasjesh mes popujve dhe grupeve etnike që i pushtonte, kjo ideologji me shtrirje luftërash e pushtimesh, shume popujve ju shkaktoi shkatërrime të mëdha materiale e vuajtje të dhembshme me zhdukjen e substancës njerëzore e të vlerave shpirtërore, fetare, historike e kombëtare. Përhapja e komunizmi që nisi nga Rusia e depërtoi në shtetet e ndryshme evropiane e deri në Kubë, nuk ishte më pak i mëshirshëm se fashizmi. Popujt që i kapi kjo flakë e kuqe shkaktoi dëme te paparashikueshme materiale e shkatërrimin të vlerave shpirtërore e sidomos kombëtare, historike e fetare te popujve. Fatkeqësisht shqiptarët ishim ndër popujt fatkeq që kaluam nëpër purgator të këtyre dy ideologjive të dyja këto ideologji, përkundër rezistencës së madhe shqiptare, ato morën haraç të madh nga populli ynë.
Për kundër politizimit nga fryma ideologjike, shkolla shqipe në përgjithësi, në trevën e Lypjanit dhe të Kosovës në veçanti, në këtë periudhë kohore, për herë të parë mori shtrirje zyrtare e legale, shqiptarët në këto hapësira për herë të parë gjatë luftës së dytë botërore 1941/45 dëgjuan zërin e mësuesit shqiptar dhe lirshëm mësuan për herë të parë në institucionet shkollore, për herë të parë lexuan librin, për herë të parë fëmijët shqiptarë u ndanë nga mësimi në gjuhë të huaj dhe për herë të parë mësuan gjuhën, historinë dhe vlerat pozitive të traditës shqiptare. Shkollat shqipe të kësaj kohë u hapën dhe punuan për disa vjet në disa vendbanime shqiptare në gjithë Kosovës e mes tyre në trevën e Lypjanit u hapën tetë shkolla të tilla shqipe. Ky sistemi shkollor përfshiu një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Kjo shkollë kishte dekor të tejdukshëm ideologjik nga transformimi i jashtëm, por në përmbajtje të procesit mësimor nga reforma e brendshme, për herë të parë në këto treva nxënësit shqiptar dëgjonin mësuesit dhe leksionet për lëndët mësimore me përmbajtje të pakufizuar kombëtare, si gjuhën shqipe, historinë shqiptare, gjeografinë e trojeve shqiptare, artin muzikor dhe artin figurativ të materializuar shqip, shkruanin me alfabet të shqipes e përdornin tekste e plan-programe shkollore kombëtare shqiptare, përkundër se përmbajtja ishte përshkuar me ideologjinë fashiste të lëndës mësimore. Këto ishin vite kur shkollën shqipe e administrohej e udhëhiqej nga shqiptarët e etshëm për kombëtaren e atdhetarinë,. Sikur që do të veprohet më vonë edhe në sundimin mbi katër dekadash të ideologjisë antinjerëzore, antikombëtare e antifetare në kohën e sundimit komunist. Përveç këtyre fazave kalimtare, kur paksa frymoi shpirti i kombëtares. Në etapa të tjera historike, shkolla shqipe ka kaluar nëpër duart e administrimit e drejtimit nga të huajt, kur tekstet, alfabeti e gjuha mësimore ishin ato të okupuesit, turqishtja e arabishtja në mejtepet e medresetë të mësimit fetar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, dhe pas perandorisë turke, anësuesi sllav në sistemin arsimor të shqiptarëve zbatoi serbishten gjuhë të mësimit dhe tekstet me alfabetin çirilik e daskallët ortodoks ishin mjete e veprimtarë të arsimimit me qëllim tjetërsimi të nxënësve shqiptarë.
Gjatë luftës së dytë botërore në trevat shqiptare në Kosovë, shqipja u bë edhe gjuhë e administratës zyrtare dhe gjuhë mësimore për shqiptarët. Shqiptarët edhe pse me rezervë kishin pranuar ndihmën gjermane dhe administratën e pushtuesit, morali i arsyes në këto vite ishte ndërtua me hapjen e shkollës shqipe, por edhe kudo dhe për të gjitha nevojat lejohej përdorimi i shqipes në administratë dhe përdorimin e flamurit kombëtar shqiptarë edhe pse të dekoruar me ideologji të Sëpatës së Likorit. Këto vite shqiptarët kishin mundësinë e lëvizjes së lirë në gjitha trojet e tyre etnike. Në këtë periodë shqiptarët jashtë hapësirave të shtetit historik pësuan ndarje e copëzime. Kosova ishte ndarë në tri zona të pushtuesit. Në fund të 1941 pushteti gjerman dorëzoi Mitrovicës e Llapin që të bashkohen me Shqipërinë, atë mot u vendos që hapësirën e rrafshit të Lypjanit ta administroj forca Italiane. Këtu forcat Italo-Shqiptare krijuan njësi mbrojtëse të kufirit të administratës së re. Ndërsa në shkolla të porsahapura shqipe në disa nga mjediset më të mëdha shqiptare, në të cilat punonin përveç numrit të vogël të mësuesve vendor shqiptarë, më shumicë ishin mësuesit e ardhur nga Shqipëria. Praktikisht në mes luftërave botërore në hapësirën komunale të Lypjanit punonin disa shkolla fillore, në të cilat punon kryesisht mësuesi të ardhur nga Shqipëria. Mësuesit vendor lokal zakonisht ishin intelektual të cilët mësimet e para i kishin marr në shkollat serbe, nga kanë vazhduar në shkollat e mesme shqiptare të Shqipërisë apo mejtepe e medrese të mësimeve fetare e laike jashtë vendit. Në vitet gjatë luftës së dytë botërore edhe në trevën komunale të Lypjanit punuan shkollat fillore shqipe. E kësaj kohe është shkolla në Gadime, e cila pas përfundimit të luftës 1945 do të rifillojë vazhdimësinë e punës së shkollës shqipe. Në këtë shkollë në vitet 1941/45 punoi mësuesi e parë Shefik Spahiu nga Shqipëria, kurse në vitin shkollor 1943/44 mësuesi nga Elbasani Ruzhdi Guranjaku që kishte 55 nxënës, e më 1945 Kadri Breca, nga Elbasani, Sabit Dema e Shaban Kajtazi nga fashti Babush. Pas luftës 1945 nga kjo shkollë dolën shumë nxënës të vyer, shumë nga të cilët në mungesë të kuadrit pas mbarimit të klasës së tetë/VIII/, punuan mësues në shkollat ekzistuese të trevës së Lypjanit e më gjerë. E kësaj kohe /1941-1945/, është edhe shkolla shqipe në Janjevë me mësues Tomë Shoshi e Viktore Ukaj bashkëshorte e Tomë Shoshit që kishin 38 nxënës, dy bashkëshortët më vonë 1943/44 punuan në Prishtinë. Ana Geqovaj me 29 nxënës e Shyqeri Sokoli me 13 nxënës. Vitet tjera 1943/44 punoi Bahtiar Fazliu që kishte lidhje të ngushta me Ilaz Agushin. Këtë kohë shkolla e Janjevës kishte edhe klasën e pestë/V-të/, dhe mësues i saj ishte Idriz Ajeti nga Pjetërshtica. Janjeva me traditë shkollore shekullore që nga 1665, kur qe hapur shkolla e parë me mësuesin e saj Pjetër Mazreku të cilës ekspedita turke pas disa vjetësh ia ndaloi punën e kësaj shkolle. Në mes dy luftërave botërore shkolla shqipe punoi edhe në Shalë/Sedllar/ e cila që në vitin shkollor 1941/42 kishte 74 nxënës me mësues të vetëm Luigj Ndreca-Marku e Bajram Nura nga Gjakova. Kurse shkolla e Kroishtës në vitin shkollor 1941/42 kishte 41 nxënës me mësues Sadik Prishtina, vendas nga ky fshat, i njohur edhe me emrin Mulla Sadiku i lagjes Luma. Ai hapi edhe kursin e shqipes për 32 të rijnë shqiptarë të cilët paraprakisht kishin kryer shkollën në gjuhen serbe, kurs të cilin e përcillnin edhe 6 të rijnë serbë. Shkollë shqipe kishte edhe në Ruc të Ri/1942/ me mësues Hasan Teteli i cili ka vazhduar deri pasluftës asaj kohe nuk kishte mësues serb dhe fëmijët serbe mësonin me shqiptarët i cili nga këtu u arrestua më 1944. Shkolla e Llugaxhisë 1941/42 mësuesi i parë Kadri Brecaj nga Elbasani, i cili kaloi në Gadime kurse punën e tij e vazhdoi Isuf Islami vendas deri 1945, i cili më vonë kaloi inspektor komunal në Lypjan të cilin pushteti atëhershëm e arrestoi. Ndërsa Sahit Islam, babai i publicistit e gazetarit me famë, Nehat Islamit kishte Medresen e Shkupit me Adem Gllavicën e Shaban Kajtazin ishte mësues në mejtepin e Llugaxhisë para Isuf Islamit. Më 1941/43 Në Ribar të Madh mësues punoi Emin Hoti nga Shkodra, dhe kishte 27 nxënës. Edhe Dobrajë të Madhe për herë të parë në historinë e kësaj treve u hap shkolla shqipe, më 1941/2 Me mësuesin Ibrahim Mustafa nxënës i Normales së Elbasanit këtu nxënësve shqiptarë ju mbante mësim në gjuhën e tyre shqipe dhe mësuesi nga Elbasani Halim Subashi. Efekti pozitiv shkollave në gjuhën shqipe ishte njohja dhe lindja dhe rita e dashurisë për gjuhën shqipe. Këto nisma shkollimi në gjuhën shqipe i mundësoi ideologjia nazizmit e fashizmit gjerman e shijuar pozitivisht në aspektin kombëtar nga shqiptarët në Kosovë përgjithësisht. Kjo ndenje pozitive doli mu nga hapja e shkollave në gjuhën shqipe, lejimi i simboleve kombëtare dhe përdorimi i lirë i gjuhës shqipe edhe në administratën shtetërore.
Realiteti i traditës historike për shkollën shqipe edhe në këto treva për nismën e shkollës shqipe, nuk i bie sistemit komunist pas Luftës së Dytë Botërore apo komunizmit sllav, siç zakonisht krekoseshin edhe udhëheqësit shqiptarë të cilët verbërisht i shërbyen atij sistemi antishqiptar. Shijen e kënaqësinë e gjuhës, alfabetit e librit shqip shqiptarët e përjetuan edhe para ardhjes së pushtuesit tonë të dyfishtë, Serbisë që na aneksoi si popull dhe komunizmit sllav që mësyu të na tjetërsojë e të na ndajë nga ndjenja e tërësisë kombëtare.
Ismail says
Refoma në sistemin e arsimit shqiptar
INTEGRIMI KOMBETAR I SHKOLLES SHQIPE
Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia
Historiku i shkollës shqipe varesisht nga sistemet e kohërat, ka kaluar nëpër faza te ndryshme, të cilat në të shumtën e herave ishin kohëra pushtuesit të popullit e trojeve etnike shqiptare, të cilët bashkë me okupimin e trojeve e popullit shqiptar, sundonin e qeverisnin edhe shkollën e shqiptare. Andaj, zakonisht sistemi shkollor, veprimtaria arsimore-edukative e të rinjve shqiptar, në të kaluarën historike, qe nga Perandoria Romake, kur veprimatria shkollore dhe edukimi ne shkollat kryhej në gjuhën latine, me tekste e me alfabet latin. E në vazhdim gjatë periodes pesëshekullore të sundimint osman, kur veprimtaria edukative-arsimore kryhej ne gjuhen e sunduesit oriental turko-arabe me teskte te shumëten fetare arabe dhe me alfabet arabe. Ndërsa, administrata e qeverisja shtetërore kryhej në gjuhën turqishte. Pas vitit 1912, pas aneskimit te trojeve tona nga serbia, okupuesi serb organizoi edhe sistemin shkollor, futi dhunëshëm gjuhën sllave në administratën shteterore dhe ne sistemin shkollor në gjitha nivelet dhe mjediset e trojeve të okupuara shqiptare. Shkollimi ynë gjatë historisë, ka dalluar edhe sipas përkatësisë teritoriale e fetare të shqiptarëve. Pjesa katolike është arsimuar nëpër institucionet kishtare katolike, priftërinje atdhetar katolik shqiptar, përkundër rrezikshmërisë nga okupusi, sakrifikonin, që fëmijëve të bashkëmbasëve krahas mësimeve fetare, t’ju flisnin edhe gjuhën shqipe. Historinë shqiptare dhe traditën kombëtare shqiptare, shumë të rinjë shqiptar vazhdonin edhe mësimet e larta në kolegje të vendit në kudarër të kishës katolike, apo edhe në kolegje e seminare jashtë Shqipërisë, ku studionin e përgatiteshin të kthehen veprimtarë në shërbim të besimtarëve shqiptar në kishave katolike në Shqipëri. Kjo dukuri zakonisht është zhvilluar në pjesët e Shqipërisë veriore e verilindore. Ndërsa, në Shqipërinë jugore aty-këtu edhe në pjesët të tjera të trojeve shqiptare kisha ortodokse në kuadër të kishave e manastireve, ka zhivlluar veprimtari të përafërt të edukimit fetar ortodoks. Shkolla shqipe apo mendimi per shkollen shqipe ka ekzistuar edhe në këto rrethana të okupimin të thellë dhe sundimit të ashpër. Kështu Sami Frashëri në veprën madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e cdo të bëhetë” harton sistemin arsimor për të rinjt shqiptar dhe pakicat të tjera në Perandorin Turke. Shkollat e para nga 7 deri në 13 vjeq, ose shkollat fillore siç i pat quajtur Samiu. Shkollat e dyta Ruzhdije-skolion gjegjësisht gjimnazet e ulëta, shkollat e treta Idadije, gjegjësisht gjimnazet dhe shkollat profesionale, Shkollat e larta Gjthëdie, Gjithmësimet-universiteti dhe shkollat për mësimin e gjuhëve të huaja te vjetar e të reja. Që atëherë zë fill integrimi i shkollës shqipe kombëtare dhe reforma e saj në nivelin ndërkombetar. Veprimitaria arsimore nga okupuesit e populllit shqiptar kishte qëllimin e efektit të shumëfisht. Pushtimit të trojeve e popullit shqiptar, ndryshimin e besimit fetare dhe ndalimin e ndëshkimin e gjuhës, historisë dhe traditës pozitive kombëtare shqiptare. Kështu vazhdoi qe nga Perandoria romake, Bizantine, e Osmane, dhe po keshtu vazhdoi edhe okupusi serb pas 1912. Për dallim nga paradhësit ky përveç gjuhës mësimore serbe, zbatoi edhe forma të ndryshme të dhunës barbare, ndëshkimit të fëmjëve dhe kufizimin e niveleve të arsimit. Serbia, hapte shkolla vetëm aty ku kishte banorë serbe, apo edhe në ndonjë fshat etnik shqiptar, por zakonishte lejonte vetëm shkollimin fillor katër vjeçar, këte e arsyetonte se, shqiptarët konsiderohen me të drejtë shkollim, dhe njeherit iu pamundësonte vazhdimin e arsimimin e mëtejshëm. Kështu u veprua në Kosovë deri më 1941, kur fashizmi pushtoi troje tona. Por, për dallim nga pushtuesit paraprak, kjo ideologji shqiptarëve për të parën herë ju lejoi të shijojnë mësimet shkollore në gjuhën shqipe. Shqipen ta përdorin për gjuhë administrate dhe lirshëm të përdorin simbolet kombëtare Në këto pak vite që në popull thuhet, “pasha qato tri vjet shqipni”, na janë të njohura hapja e disa shkollave fillore në të cilat punonin mësuesit shqiptar, dhe mësimin e zhvillonin në gjuhen shqipe, dhe paralelisht përdorenin tekstet e palnprogramet mësimore në gjuhën amtare shqiptare. Atyre ditëve në Prishtinë u hap edhe gjimnazi i parë në gjuhën shqipe. ”Sami Frashëri” me mësimdhënës shqiptar, ku përveç gjitha lëndëve të tjera mësimore, mësohej edhe lënda e gjuhës shqipe dhe historia shqiptare me gjitha vlerave pozitive të pakufizuara nga tradita e lavdishme kombetare shqiptare.
Vitet e para pas ardhjes së komunizmit, deri sa marrdhëniet Jugosllave-Shqiptare kushtimisht ishin të ngushta, shkolla shqipe në Kosovë mori një shtrirje të përgjithshme. Thuaja në çdo vendbanim u hapën shkolla fillore me mësues shqiptarë. Mësuesit tanë shumica kishin përgatitje të ultë profesionale, apo shumica nga ata ishin me përgatitje shkollore fetare, ose ndonjë prej tyre që ishte shkolluar në Shqipëri. Kishte mësues shqiptarë, përveç atyre që nga koha e fashizmit, me marrveshjen e Ministrit shqiptar Ernest Koliqi ishin vendosur ne treva të ndryshme të Kosoves. Pas fitorës së komunizmit shteti shqiptarë kishte dërguar dhe një numër të konsiderueshëm arsimtarësh në shumë mjedise e nivele shkollore në Kosovës. Ishte vepruar kështu sipas marrëveshjes me shtetin komunist shqiptarë, kishin ardhur në ndihmë shkollës shqipe në Kosovë. Thënë shkurt, gjithë kjo e kaluar e shkollës shqipe, përveç të mirës arsimore, kishte ndalesa e kufizime përmbajtësore programore e materiale. Sepse shkolla shqipe në asnjërën nga këto etapa kohore të zhvillimit, nuk kishte liri as materiale e as qeverisëse administrative, ishte e shtërnguar dhe përcillej nga pushtuesi qeveritar. Secili nga pushtuesit kishte qëllimin e kufizimit të nivelit arsimor të shqiptarëve, kishte mjetet ndëshkuese për çdo veprim të njohjes reale dhe i nënshtrohej kufizimeve të niveleve shkollore. Përkundër të gjithave, mësimdhënësit tanë në përgjithësi e në veçanti ata që dalloheshin me ndonjë veprim kombëtar ato flisnin pë gjuhën apo historinë shqipe, permendnin vlera atdhetare, veheshin në pëcjellje dhe në vazhdimësi mbikqyreshin nga “hijet” e organeve shtetërore. Megjithate, në asnjë mjedis, kohë e nivel shkollore nuk mbeti pa ata mësues athdetarë që sakrifikun në çdo kohë e mënyrë që të thyhet kjo ndales e ashpër ndëshkuese. Këta mësmdhëns atdhetarë në rrezikim e sakrificë personale arritën të shfrytëzojnë ato pak hapësira e kohëra të liberalizmit formal dhe të zgjerojnë e thellojnë veprmtarinë e tyre arsimore në mjediset kosovare në gjeneratat e reja shqiptare. Shkolla shqipe në Kosovë, e ndarë nga sistemi i shkollës kombëtare shqiptare, qeverisej e adminitrohej nga fryma e qeveritarëve sllav. Sllavizmi ortodoks me dhunën barbare mesjetare në vazhdimsë mbikqyrte shkollën tonë nxënësin, studentin e mësimdhënësin shqiptarë, të cilët i konsidronte për armiqë, e shkollën shqipe për çerdhe të prodhimit të armiqëve të saj. Kontrollohej e analizohej secila fjali e teksteve mësimore, përcillej e mbiqyrej nga organet administrative, puna e sjellja e çdo mësimdhënësi. Vite të tëra sistem komunist Jugosllav nuk lejoi hartimi i teksteve nga autorët shqiptar, Tekstet mësimore silleshin nga Beogardi e përktheheshin nga serbishtja. Mësimi i gjuhës shqipe ishte i kufizuar vetëm në vlera hapësinor shqiptare, jashtë shtetit shqiptarë. Tekstet dhe progarmet mesimore pastroheshin nga njësit mësimore ku flitej për shqipen dhe shqiptarët. Në përmbajtjen e teksteve shkollore nuk lejoheshin njësit mësimore të gjuhës, historisë, gjeogarfisë, artit muzikor e artit figurativ me përmbajtje kombëtare, ku mund të mësoheshin vlera kombëtare shqiptare. Nga gjithë kjo katrahurë e dhunës mbi shkollën shqipe, nuk mund të flitej që, sistemin shkollor ta reformojnë vet shqiptarët. Shkolla shqipe gjatë komunizmit, reformohej nga qendra e administratës shtetërore serbe. Na është e njohur reforma e 1975/6, apo reforma e Stipe Shuvarit me ato mësimet e mesme të orientuara, e cila në Kosovë e më gjërë në ish-jugosllavi, deri më 1990/91, bëri eksperimet të dëmshëm me breza shkollarësh të mesëm për të cilat fatkeqësi, disa nga nastolgjikët tanë edhe sot flasin zëshëm, se ato refoma po mos të pengoheshin nga disa qendra e mjedise qeverisëse të atëhershme jugosllave, nuk ishin dalur edhe aq të parëndësishme për sistemin shkollor shqiptarë në Kosovë. Refomimi i shkollës shqipe nga vet ne shqiptarët, në vazhdimësi tի kohëve dhe sunduesve okupues, nuk ishte në dorën dhe kompetencën të vetë shqiptarëve. Praktikisht shqiptarët refomën shkollore e filluan vetëm pas vitit 1990, kur edhe kryem ndarjen nga sistemi shkollor serbe dhe me forcat tona materiale e krijuese drejtuan vet sistemin shkollor, ata vetë qeverisën e punuan në shkollën shqipe në Kosovë. Që pas mëvehtësisë fizike e shpirtërore të shkollës shqipe, nga sistemi i dhunës serbe, kuadri qeverisës e krijues, mësimdhënëst e hartuesit e planprogarmeve dhe teksteve mësimore të shkollës shqipe, vet shqiptarët i hyjnë ndryshimeve cilësore me qëllim të ngritjes së cilësisë mësimore dhe afrimit të shkollës shqipe me shkollën bashkohore mbrendashqiptare dhe të shtetetve më të avansura demokratike të Evropës e më gjërë. Udhëheqësit e shkollës së mvehtësishme shqiptare në Kosovë, pastruan planprogramet e tekstet mësimore nga fryma ideoligjike komuniste dhe frymes farse të vëllazrim-bashkimit e atdhtarizmës së rreme jugosllave. Në përmbajtjen materiale të planprogrameve e teksteve mësimor u bë afrimi integrues kombëtar, lëndët me përmbajtje kombëtare, shpërthekuan frymarrjen më të lirë e të pakufizuar të njësive mësimore të cilat gjatë shkollës komuniste ishin të ndaluara e të ndëshkuara. Lënda e gjuhës e letersisë shqipe, filloi lirshëm të përfshinte gjitha vlerat pozitive artistike e kulturore të traditës historike e kombëtare, nga tërësia etnogjeografike shqiptare e historia e traditës së lavdishme kombëtare tash largoi anatemimiet e personaliteteve dhe ngjarjeve historike, duke përfshirë gjitha vlerat më pozitive të kohëra dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në shkollën e mvehtësishme shqiptare në Kosovë, gjeografia shqiptare zuri vendin e ish-gjeografisë jugosllave, e cila nxënësve shqiptarë për disa dekada ju pamundësoi mësimin e gjeografisë shqiptare, ashtu siç pat vepruar edhe në materjen mësimore kombëtare edhe në lëndët mësimor art figurativ dhe artin muzikor. Kjo shkollë e mvehtëshme shqiptare, pë dekadën e okupimit serbe 1990/1999 në Kosovë, përkundër vështërsive të mdha materiale e cila pasi shkëputjes së financimit nga shteti serbe, vetfinacohej nga prindërit e populli arsimdashës shqiptar, dhuna shkallëzohej edhe me ate se shkolla shqipe ishte e detyruar, që veprimtarinë edukative-arsimore ta mbajë në lokalet private, në Shtëpi-shkolla, meqë dhuna e okupuesit serbë me zbatimin e forcës kishte larguar nxënësit, studentët dhe mësimdhënëst shqiptar nga lokalet shkollore. Në këto rrethana jo të natyrshme shkolla shqipe, karshi kohës e rrethanave te okupimit më tӕ egër, thellojë reformimin e mundshem, në vend të lëndës njësive mësimore dhe lëndës ideologjike marksizmi, në nivelet adekuate shkollore shtoi lëndën për formimin e moralit të shëndosh Edukat Qytetare dhe atë të mundësmitë për komunikim të shpejtë inforamtikën. Pjesa nga tërësia e shkollës shqipe, shkolla shqipe e Kosovës, synonte integrimin kombëtar të shkollës shqipe. Kështu për pak vjet përmes bashkpunimit të ngushtë të ekspertëve arsimor u bë njësimi i teksteve e planprogrameve mësimore të shkollës shqipe të Kosovës dhe shkollës shqipe të Shqipërisë, nga synohej që këtë përafrim ta bëhej edhe me njësitë të tjera të shkollës shqipe, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Përkundër rrethanave shumë të ashpra okupuese e vështërsive të mdha materiale, sistemi shkollor shqiptar në mënyrën dhe formën e pashembullt kryente emisionin e fisnikrimit dhe bashkimit shpirtëror kombëtar. Kjo veprimatri shpirtërore e edukimit e arsimimit ngriti shkallën e veprimit për liri të këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, nga veprimi i rrezistencës paqësore politike dhe ndërkombëatrizimit të çështjes së Kosovës, u ngritë në nivelin e veprimit ushtarak, me të cilin botës iu tëroq vëmendja, jo vetëm të mendoj e të flas shqip, por edhe të veprojë ushtarakisht për të shpëtuar gjendjen e rrezikimit nga katastrofa njerëzore, pastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë. NATO, aleatja e UÇK-së ndali turrin e një dinosauri mbi shqiptarët, Kosova u lirua nga ankthi i një lubie që kishte synim definitivisht të kryejë hollokaust të pashembullt në historinë njerëzore. Shkolla shqipe edhe në këto rretha dhune, vrasjeje, ndjekjeje e dëbimi të dhunëshëm, nuk e ndali veprimtarinë dhe punën e vet. Madje, mësuesit e nxënsitë tanë veprimtarinë esdukative-arsimore e mbani gjallë edhe në qadra e lugina malesh, apo në kampet e strehimit në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, ku nga kërcnimi i ndjekjes serbe ishin të strehura nxënsit tanë. Mbajti gjallë frymen shiprtërore dhe ruajti vazhdimsinë e veprimtarisë mësimore. Duke kaluar nëpër shkallët e këtyre vështërsive, shkolla shqipe në qershor të 1999 doli nga robëria shekullore, në agun e lirisë. Nxënës, student e mësimdhënës u kthyen në trojet e shtëpite tyre u kthyen për të vazhduar vitin e mbetur shkollor 1998/99 dhe për të filluar në frymë e kushte te pasluftësvitin vitn e ri shkollor 1999/2000, praktikisht u kthyen për të filluar jetën e re në kushte e rrethana te reja. Nxënësit, studentët e mësimdhënësit tanë u kthyen dhe gjetën objektet shkollore të shkatërruara, të plaqkitura e të djegura nga forcat e dhunës serbe gjatë 78 ditëve të katrahurës që përjetoi ky popull (24 mars–10 qershor 1999). Nga kjo gjendje e rëndë shkolla shqipe, tash në Kosovën e pasluftës në rrethan e kushte të reja si feniksi rifilloi punën arsimore në vazhdimësinë e tutjeshme të reformës së sistemit shkollor në të gjitha mjediset dhe nivelet shkollore.
Ky artikull eshte shkruar para dhjete vjetesh./Autori/mund te botohet sot.