
Aleksandër Çipa/
Arti popullor, sidomos dhe ai qytetar, në kohën e kësaj shoqërie, të krijon atë lehtësim ajerngopes që të shkaktojnë lartësitë në malet e natyrës.
Asosacionin dhe perceptimin e mishërimit të identitetit tënd kombëtar, si asgjë tjetër ta dhuron dhe të ben rob jo pengmbajtës por bukurisht pushtues, pikërisht ky art.
Nata premierë e Asamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore “Ku ka si Tirona” shumëkujt që pati rastin ta përcjellë, sidomos të huajve apo turistëve të rastësishëm, u ploteson dicka qe nuk gjendet guide me e mire per tua rrefyer. Kenget dhe vallet e Tiranes te bindin per nje metropol qe ekziston ne kete forme, por nuk ekziston si deshmi urbane apo arkitekturale sikunder jane kryeqytetet e rajonit e me gjetke….
Urime kesaj trupe qe fatmiresisht ka mbetur, pamvaresisht se ndjell frike cilesimi “ shteteror”!…. Kjo eshte trupe e thesareve dhe visareve te etnokultures dhe sidomos etnofolklorit, te cilat i sjell cilesisht dhe me elegancen e profesionisteve te adhurueshem.
Urime drejtuesit te kesaj trupe qe eshte institucion gjallues! Urime kompozitorit dhe drejtuesit artistik, Mjeshter Sokol Marsi!!
Kostumografia, atmosfera melodite dhe eleganca me gjithe artin e selektuar koreografik nga mjeshtri Genci Kastrati, jane shumeçka e kristalte qe kemi ne institucionin aq te dashur popullor. Ky institucion qe na ka mbetur dhe (lusim Zotin te mbetet), si karakoll i fundit i artit dhe muzikes kombetare ne kete Shqiperi qe mpaket e mpaket nga shpirti dhe shtohet nder shume te keqia…!