*Rama: Nuk kemi ndërmend ta presim më PD/
*Basha: Rama donte vetëm një alibi/
*Berisha: Rama e shndërroi takimin bilateral në trilateral/
Kryeministri i vendit, Edi Rama në një deklaratë për mediat pas takimit të shumëpërfolur të zhvilluar sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha bëri me dije se nga takimi nuk u arrit asnjë konsensus dhe PD nuk u bind për të votuar draftin e reformës në drejtësi, edhe pse ky draft sipas Ramës është hartuar bashkërisht nga opozita dhe mazhoranca me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.
“Më vjen sinqerisht keq që nuk e bindëm dot Partinë Demokratike për të votuar së bashku draftin e nënshkruar bashkërisht me parterët strategjikë për reformën në drejtësi. Por më vjen mirë t’u them të gjithë shqiptarëve sot që bëra të gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’u dhënë kundërshtarëve tanë mundësi reale kompromisi pa cenuar përmbajtjen thelbësore të projektit”
Dhe nuk flas vetëm për këto orë që kaluam, sot por kam parasysh një vit e gjysmë përpjekje për konsensus”, tha Rama.
Sipas Ramës, drafti që u vu në tryezë ishte ai i diskutuar në komisionin e reformës në drejtësi, i shoqëruar me një plan disapikësh nga ekspertët amerikanë dhe europianë, i pranuar 100 për qind nga mazhoranca me të gjitha kërkesat e opozitës përfshirë edhe shumicën e cilësuar prej 2/3. Por as kjo nuk e bindi opozitën, tha kryeministri, sipas të cilit tashmë PD nuk ka më asnjë justifikim përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtareve.
Kryeministri tha më tej se me këtë qëndrim PD vërtetoi se nuk e do reformën në drejtësi, por kjo sipas Ramës nuk do të thotë se reforma nuk do të votohet. Ajo do të kalojë në kuvend ku do të votohet me apo pa opozitën.
“Unë nuk u habita se nuk hyj tek ata që mendoj se PD e do reformën në drejtësi. Ndaj kam qenë shumë më i duruar se asnjëherë tjetër dhe kam kërkuar me durimin më të madh, edhe aleati ynë në qeveri. Nuk kemi dashur t’i lëmë shteg PD për asnjë lloj justifikimi, as në sytë e shqiptarëve, as te ndërkombëtarëve. PD s’ka lënë marifet pa përdorur për ta zvarritur dhe ndryshuar thelbin e reformës.
Por sonte PD nuk u tregon dot as shqiptarëve, as Brukselit apo SHBA asnjë arsye që mund të justifikojë mosvotimin e kësaj reforme. Mendoj se PD nuk e do reformën, çka sot besoj se nuk ka njëri që ta mendoj ndryshe, por kjo nuk do të thotë akoma që PD nuk do ta votojë.
Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi, por deri ditën e votës në Parlament, ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin bashkë me këtë tren. Pas këtij takimi, reforma do të shkojë drejt e në sallën e Parlamentit”, tha Rama.
Basha: Rama erdhi me fjalim të përgatitur. Jo për konsensus, donte vetëm një alibi
Kreu i Partisë Demokratike, në deklaratën e tij për mediat në fund të takimit me kryeministrin Edi Rama për reformën në drejtësi, u shpreh se nuk është PD ajo që pengon reformën, por është kryeministri i cili sipas tij erdhi në këtë takim me një fjalim të përgatitur qartazi, pa vullnetin më të vogël për të arritur në konsensus, vetëm për të pasur me vete një alibi.
“Sot ishte një test për reformën në drejtësi. Me siguri kryeministri ka shprehur këtu që është PD ajo që pengon reformën. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot unë dhe bashkëpunëtorët e mi detajuam para kryeministrit propozimin tonë për vendet e rezervuara siç e kërkon Komisioni i Venecias dhe e vetmja pikë që na ndan në draft. Kryeministri nuk pati asnjë argument kundër kësaj, thjesht nuk i pëlqen. Kjo është kapriço dhe mungesë vullneti që t’i japësh vendit reformën në drejtësi së bashku me opozitën. Mazhoranca erdhi me një fjalim të përgatitur, pa vullnet për zgjidhje, në përpjekje për të gjetur një alibi. Erdha këtu si përfaqësues i një brezi të ri dhe pavarësisht konfliktit politik që vjen nga keqqeverisja kjo nuk demonstron asgjë veç vullnetit të mirë”, tha Basha.
Kryedemokrati ritheksoi edhe një herë se e vetmja pikë ku opozita nuk mund të negociojë lidhur me këtë reforme është kapja politike e sistemit të drejtësisë që sipas tij është baza e çdo të keqeje.
“Një drejtësi që bëhet palë me kriminelin, të korruptuarin është dramë dhe pasojë e korrupsionit politik”, tha kryedemokrati.
Ai paralajmëroi dështimin e kësaj reforme, nëse siç u shpreh kryeministri Rama, ajo dërgohet për t’u votuar në kuvend pa konsensusin e opozitës.
Berisha: Rama e shndërroi takimin bilateral në trilateral/
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook ka komentuar pjesëmarrjen e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili në takimin e sotëm Rama-Basha. Sipas Berishës, Rama e shndërroi takimin bilateral në trelateral, ndërsa e ka cilësuar pjesëmarrjen e Vasilit në një takim të nivelit të tillë si shkelje të protokollit.
“Të dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu në takim trelateral duke shkelur rëndë protokollin e takimeve të kësaj natyre. Cili është shkaku i këtij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Ramës kartonin e kuq për koalicionin, mundet që Rama bëri këtë se do te ndaje me Metën bllokimin e reformës ose Meta e ka detyruar të ndaje me të suksesin!?
Sidoqoftë, kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurt me njeri-tjetrin por të pasigurt me veten e tyre!
Le te urojme të dashur miq një marrëveshje te ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve! sb”, shkruan Berisha.
Jakov from Israel says
Me nje ujk si RamaMetaTahiri ,nuk mund te arrihet konsensus sepse PD kerkon nje dekriminalizim total te Parlamentit dhe administrates publike qe po i merr frymen jetes se banoreve .Asnje proces gjyqsor nuk mund te fitohet pa poaguar gjyqtarin –si pasoje te drejten e merr ai qe paguan me shume .Kjo eshte vertetuar disa here rradhazi me vidio apo pa te .Atehere per cfare reforme ne drejtesi duhet votuar ?kjo eshte cdrejtesi e jo drejtesi .Kryemisri shqiptar ka deklaruar (kete e dinte dhe e kishte vendosur ne koke shume kohe perpara )qe draftin ta kaloje ne parlament edhe pa opoziten .Ai nuk mund te largoje nga Parlamenti kriminelet e ndeshkuar nga gjykatat vendese dhe te huaja sepse ata jane aleatet e tij me besnik qe i sjellin e dhe fitimet ne miljona euro .Korbi ,korbit ,s’ja nxjerre syte –ja kjo eshte e gjithe filozofia e ketij procesi per te cilin isha teper i sigurte se ashtu do te ndodhte .Fakti qe Rama sjelle ne takim edhe perfaqesues te LSI –eshte nje shkelje e fjales se dhene ku takimi do te ishte dypalesh e jo tre .Fakti qe nuk kuptoje deri tani eshte ky –si ka mundesi qe PS te bindi aq lehtesisht edhe aleatet nderkombetare e tu hedh atyre HI e kripe ne sy .Aq sylesh jane ata qe nuke kuptojne kete manover DMTH –qe gjykatat te mbeten ashtu sic jane dhe kriminelet te qendrojne ne parlament –sic qendrojne e dhe kryebatijak ne detyrat qe ushtrojne sot edhe pse faktet sic ishte ai i Kavajes ku Kryebashkijaku dha doreheqje menjehere ,por nuk beri kembheqje duke u ulur kembekryq ne detyren e tij me dijeni te plote te kryehajdutit Rama .Sipas meje PD duhet te abandonoje Parlamentin dhe te lere PS ti marr vendimet vet si demonstrim i nje diktature fashiste neomoderne shqiptare –ku turpi eshte heqwur nga fjalori me kohe dhe eshte zevendesuar me fjale e shprehje te tjera si –Ne mbajme zotimet –ne punojme per popullin –ne nuk vjedhim vetem me duar sic njihet ne bote ,por me metoda me te sofistikuara .Njesoje so ne pushtetin e vjeter te komunisteve te deklaruar me banditin e njohur ne bote E.H.