Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë dhe Lidhja e Juristëve e Kosovës/
Pjesëmarësit në Tryezën: “Ora e Debatit Alternativ”, organizuar nga SHBPK dhe LJK, që kishte për shqyrtim temën : “Zajednica Srpskih Opstina”- asociacion, bashkësi, apo “Republika Srpska” në Kosovë, pas ekspozesë së dr. Mazllum Baraliut, kryetar i LJK dhe debatit të gjerë të zhvilluar, nxorrën, këto përfundime dhe rekomandime:
- Koncepti i “ZSO”, në trajtën që po imponohet, është pjesë e luftës speciale kundër Republikës së Kosovës dhe realitetit të ri në këtë pjesë të Evropës, dhe ,si e tillë, përbën sfidë serioze për përspektivën e procesit të normalizmit, demokratizimit, integrimit dhe evropianizimit të Republikës së Kosovës. Në emër të integrimit dhe decentralizimit, imponohet prirja e legalizimit të dezintegrimit të plotë të komunave me përbërje etnike serbe dhe centralizimit të tyre në lidhje me Beogradin.
- Dykuptimësia e qëllimtë termonologjike, në gjuhë të ndryshme është në funksion të kamuflimit të synimit të vërtetë të kësaj ndërmarrjeje, që nën petkun e një asociacioni tjetër të komunave, të futet kontrabandë lidhja, në linje ekskluziviste monoetnike, e komunave me shumicë (të pretenduar dhe të arnuar) serbe, në formën “Zajednica “(Bashkësia) e komunave serbe, model ky, me të cilin ka nisur edhe “Republika srpska”, në Bosnje.
- Kështu siç është disenjuar e gatuar, specialiteti i quajtur shqip :Asociacion dhe serbisht: “Zajednica“, vjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe madje edhe me “Propozimin Gjjihëpërfshirës për statusin e Kosovës, të Presidentit Ahtisari.
- ( Kushtetuta e Kosovës, Neni 124.2. [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj…4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin. 6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Karta evropiane e veteqeverisjes lokale: 10.1 : E Drejta e autoriteteve lokale per asocim ( anglisht :asociation, serbisht: udruženje)10.3. E drejta e autoritetit lokal per te qene pjese e nje asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja)…duhet te njihet nga çdo shtet.
- Propozimi gjithpeprfshire i Presidentit Ahtisari: 9.1, Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin….?
- Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, Neni 31.:Të drejtat e komunave për të formuar asociacione ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) 31.1. Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhemarrin pjesë në asociacionet ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) që funksionojnë, në pajtim me ligjin.
- Kosova ka ndërtuar zgjidhje dhe praktika tejet të avansuara madje edhe favorizuese dhe përtej standardeve evropiane për komunitetet minoritare. Në këtë frymë janë themeluar edhe pa pasur kushtet elementare, komuna të reja me përbërje serbe dhe është themeluar edhe Asociacioni ( anglisht :asociation, serbisht: udruženja) i Komunave, mbi baza inkluzive dhe ghjithëpërfshirëse i cili është ngritur dhe funksionon në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Kartën Evropiane. “Zajednica”, që mëtohet të imponohet, vjen ndesh edhe me natyrën dhe karakterin e Asociacionit ekzistues të Komunave në Kosovë , madje, edhe me të ashtuquajturen “Marreveshje e normalizimit..”
- Ligji i Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi e më gjerë, poashtu aplikon formulën ” bashkëpunim dhe “udruzhenje” ( shqip: shoqatë,) si kornizë ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal edhe atë pa lejuar specifikimin si bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluziviste etnike, siç tentohet të imponohet në Kosovë.
- Pjesëmarresit e tryezës ftojnë përfaqësuesit e zgjedhur të pupullit të Kosovës, përfaqësuesit institucionalë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht përfaqësusit e Kosovës në procesin “dialogues”, që po vazhdon të zhvillohet në Bruksel, si dhe të gjthë individët dhe mekanizmat e brendshëm e të jashtëm, me ndikim në procesin e vështirë të normalizimit të plotë të gjendjes në Kosovë, që duke pasur parsysh, këto dhe rasye të tjera si këto, të kundërshtojnë synimin për t’i impunuar Kosovës, një model me format, kompetenca dhe karakter pa presedan, me formula antikushtetuese, me funksion blokues e defunksionalizues dhe me dimension e karakter eskluzivist monoetnik dhe dezintegrues.
- Duke u bazuar edhe në parimet e integritetit, barazisë dhe reciprocitetit, Kosova dhe perfaqësuesit e sajë ligjvënës dhe ata negociues duhet të insistojnë palëkundshëm në domosdonë e zgjidhjeve me kute e formula të njëjta për problemin e komunitetit serb në Kosovë me formulat e zgjidhjes për probleme të njëjta dhe të barazvlershme që lidhen me komunitetin shqiptar, në Luginën e Preshevës. Me qasje fleksibile por edhe parimore, dhe me zgjidhje të barabarta, të drejta e të qëndrueshme, do të mundësohet realizimi i së drejtave të mirënjohura minoritare dhe ato të vetëqeverisjes lokale, në pajtim me frymën dhe shkronjën e Kartës evropiane, Kushtetutes dhe Ligjit si dhe sipas praktikave pozitive të vendeve tjera me demokraci të zhvilluar e me standarde të përparuara.
Prishtinë, 18 qershor 2015. Sekretariati i Tryezës
Meriman Braha dhe Heset Mazreku